E marte, 16.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Kooperativa

E merkure, 11.07.2012, 06:59 PM


Xhavit Gasa

KOOPERATIVA.

(Skicë)

Në kohën e kolektivit të bujqësisë, burri i shquar për zgjuarsi dhe maturi, jo vetëm në zonën e Matit. por edhe më gjërë KROS SKURA, i bëri pyetje sekretarit të partisë që kryesonte një ekip për ngritjen e kooperativave në ato zona. Mbi ç'bazë bëhet ky kolektivizim? Kur as koha e Skënderbeut, as kanuni i Lekës, as qeveria e I Qemalit dhe as kushtetuta e Zogut, nuk ka pas një program të tillë. Sekretari ju përgjigj se ky kolektivizim bëhet mbi parimin leninist. Ky Lenini, a ka pas shumë dele, dhi, lopë apo tokë që ka dhënë për kolektivizimin?-

Pyeti përsëri Kros Skura.Kolektivizimi  bëhet vullnetarisht apo me urdhërin e partisë dhe të shtetit? Ore xha Kros, kolektivizimi bëhet vullnetarsht. Kur bëhet vullnetarisht, pse kryetari i degës së brenshme ju kërcënua një fshatari se nuk hyn në kooperativë brenda 24 orëve, do të shkul mustaqet para popullit? E nisa këtë shkrim me këtë histori të shkurtër reale, që nuk është e veteme, por kështu është tërë historia e ngritjes së kooperativave, që propaganda e kuqe, e ngrinte në shatë qiej, si fitoren më të madhe të partisë dhe popullit.

Kolektivizimi i bujqësisë e çveshi fshatarin nga toka, nga bagëtia, ndërsa çfaqej dhe propogandohej drama TOKA JONË. Partia quante fitore të madhe reformën agrare, që tokat ju mori pronarëve dhe ju a shpërndau fsahtarëve. Tani po ju a merte përsëri fshatarëve dhe pronari do të ishte shteti.Shqipëria u kthye në rendin skllavopronar, ku pronari i vetëm skllavopronari  ishte shteti, dhe skllevrit ishin fshatarët. Skllevrit (fshatarë), punonin me orë të zgjatura, që kur zbardhte dita në mëngjes dhe kur perendonte dielli në mbrëmje.Nuk

guxonin të preknin asgjë, nga prodhimet e pronës që quhej e përbashkët, nëse ndokush kapej me ndonjë frut apo diçka tjetër ndëshkohej rëndë.Kooperativat prodhonin shumë produkte, si grurë, misër, fruta e perime, mish, vezë, qumësht etj.Të gjitha këto i merte pronari i madh shteti. ndërsa skllevrit(fshatarët) ushqeheshin kryesish me bukë misri, grurë vetëm një ose dy muaj në verë. Cilësia e bukës ishte skandaloze, mishi jepej me racion, për raste festash dy ose tre herë në vit, qumështin dhe prodhime të tjera blektorale nuk bëhej fjalë. Skllevrit (fshatarët) paguheshin me një pagë qesharake, për 10-12 orë punë, merte lekë që nuk mund të blente as një bukë misri.Kjo ishte KOOPERATIVA, që pashallarët e kuq e quanin si arritjen e tyre më të madhe, eh.. sa të drejtë kishte pas ai burri i urtë dhe i mençur KROS SKURA......



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora