E enjte, 18.04.2024, 09:32 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën…

E merkure, 11.07.2012, 05:54 PM


Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord”  bebin me nënën…

Nga Keze Kozeta Zylo

Nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn festuan me gëzim dhe krenari të ligjshme mbylljen e vitit akademik 2011-2012.  Shumica e vogëlushëve me bluzat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit Kombëtar ku në to ishte shkruar urimi: “ Mire se të vini të mesoni gjuhën shqipe”, ndriçuan dhe më shumë atmosferën e mirëpritjes në mjediset e shkollës publike amerikane në Brooklyn.

Edhe pse i nxehti digjte mbi fytyrat e tyre ëngjëllore, ata përsëri luanin, takoheshin, qeshnin dhe çuçurisnin me njeri-tjetrin si miq dhe shok të vjetër shkolle.           Ç’mrekulli të ndodhesh pranë botës së fëmijëve, t’ju mësosh gjuhën e nënës dhe mbas disa orësh mësimi të dëgjosh prej tyre biseda në shqip…

Nuk ka më forcë shtytëse, shpirtërore dhe patriotike të dëgjosh nga goja e prindërve: “Bekuar qofshin mësuesit dhe themeluesit e shkollave shqipe që ju mundësuan fëmijëve shqiptarë të mblidhen në fundjavë për të mësuar gjuhën shqipe dhe të lidhen përjetësisht me njeri-tjetrin si vëllezër dhe motra me gjak shqiptari”!

Për mësuesit është një detyrë jo e lehtë, veçanërisht kur je në dhe të huaj, pasi gjërat vështirësohen shumë, jo vetëm për faktin se fëmijët më së shumti flasin anglisht në shkollat amerikane ku ata marrin edukimin e përgjithshëm, por s’mund të mohohet se ata e përdorin anglishten dhe nëpër shtëpia…

E dyta dhe jo më pak e rëndësishme se e para, si themelues të shkollave shqipe ju kemi marrë fundjavën ditën e pushimit që ata mezi e presin për të tjera aktivitete, por kur bashkëpunimi prindër, mësues, nxënës bëhet shumë i frytshëm për rëndësinë kombëtare që ka mosasimilimi i fëmijëve në Diasporë, puna jep frytet e veta, të cilat ne i vjelim me kënaqësi të papërshkrueshme.

E treta çdo gjë është tërësisht në forcat tona intelektuale dhe pasionante, pasi është krejtësisht ndryshe me shkollat e Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur, ku në shkollat publike atje, vë dorë shteti ( nëse vë, por që me kushtetutë duhet), kurse këtu është dëshira dhe dashuria për gjuhën tonë që lidh kombin siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord”  bebin me nënën…

Nxënësit e shkollës vazhdojnë ta mësojnë gjuhën e ëmbël shqipe, për të cilën sakrifikuan jetën qindra mësuese martirë, ku njeri prej tyre ishte dhe Ilia Dilo Sheperi babai i gramatikës shqipe, i cili i bëri luftë të hapur Patrikanës së Stambollit dhe u dënua me vdekje nga shovinistët grekë, por ai iu drejtua shovinistëve me këto fjalë: "Edhe po të më vrisni, edhe po të më therrni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip!"

Programin e shkollës shqipe e drejtonte mësuesja Blerina Bejleri.  Nxënësja e shkëlqyer, Dea Bejleri e cila ka një dashuri qysh në embrion të nënës për shkollën shqipe hapi programin.  Pasi janë kënduar hymni i Flamurit nxënësit kanë vazhduar me Hymnin e Shkollës Shqipe dhe ja disa nga vargjet:

Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë/.

Programi ka vazhduar me recitime nga nxënësit të cilët ishin përgatitur me aq zell dhe dashuri nga mësueset Blerina Bejleri, Lavdije Misku, Xhemalije Kajushi, Ornela Melo, Betulla Bollati dhe Mira Racanelli.  Kështu kanë recituar nxënësit Samet Ramadani vjershën “1 Qershori”, “Djali dhe Shqiponja’, Laert Kabashi, “Shihni sa u rrita dhe loti i djalit arbëresh”, Teuta Spaho: “Mirela e gëzuar”, Aron Kovaci: “Tik-tak”.

Më vonë grupi i fëmijëve kanë shoqëruar në kor me zërat e tyre të ëmbël Samet dhe Elsaida Ramadanin në këngën “Beni qytetari”.

Po ashtu dhe Dea Bejleri ka kënduar këngën: “Shqipëri o vendi im””.

Pas këngës kanë recituar përsëri nx?n?sit e m?suese Lavdies si Elsaida dhe Dea “Abetare libri i parë”, “shoku im” Jasini, Shahini dhe Danieli.

Ndërsa nxënësit e Staten Island u bashkuan në këtë program dhe kishin sjellë recitime plot dritëza shqipërie.  Kështu këngëtarja dhe pianistja e vogël Kristina Melo

recitoi plot passion poezinë “100 Vjetori i Pavarësisë” poezi që u prit me duartrokitje të stuhishme ngase përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy vëllezërit Dorant dhe Donart  si dhe motrat Erza dhe Adea Balidemaj të cilët vinë rregullisht nga Nju Xhersi recituan gjithë emocion dhe me dashurinë e thellë në shpirt për gjuhën shqipe poezitë: Skënderbeu ku Doranti simpatik dukej si nje Skenderbe i vogel, Gjuha jonë, Para Flamurit dhe Ulqini.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë dhe nxënës që nuk janë në këtë shkolle si Alba e cila plot dashuri dhe mirësi shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kësaj shkolle në të ardhmen.

Nxënësja ëngjëllore Alba Ujkashi dukej sikur i kishte të shkruara në sy 36 shkronjat e alfabetit dhe i recitoi aq bukur dhe plot pasion në publik.

Ndërsa Eron dhe Elsa Çobaj veshur me kostume kombëtare i dhanë dhe më shumë gjallëri koncertit.  Eroni duke u përulur para Flamurit dukej si një Isa Boletin i vogël, që me siguri do ta vazhdojnë dhe në të ardhmen rrugën e Arbërit.

Programi u mbyll me këngën aq popullore, këngë që ka marrë dhenë në gjithë trojet shqiptare: “Xhamadani vija-vija”

“Xhamadani vija vija/ Është Kosava o është Shqipëria/ Rreh si zemër çiftelia/ O sa e madhe o është Shqipëria”/…

Pas programit të pasur artistik janë dorëzuar çertifikatat shkollore nxënësve nga themeluesi dhe drejtori i shkollave shqipe z.Qemal Zylo përgatitur nga Dr.Valbona Zylo Watkins.

Me çertificatë mirënjohjeje janë vlerësuar dhe mësueset e shkollës të cilat shprehën dashurinë dhe respektin e pakufishëm për punën që po bëhet në shkollë.

Të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë të lumtur për të kaluar një verë të bukur dhe për të ardhur me energji të reja në shtator, për vitin e ri akademik 2012-2013.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora