E premte, 19.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Mendime

Shukrije Bunjaku - Mani: Vija kombëtare dhe antikombëtare shqiptare

E shtune, 05.04.2008, 06:11 PM


VIJA KOMBËTARE DHE ANTIKOMBËTARE SHQIPTARE

/Paul Tedeschini: Nji pyetje dashamirse zojes Shukrije Bunjaku - Mani!
E shtunë, 05-04-2008, 03:23pm (GMT+1)/

 Nga Shukrije Bunjaku - Mani*

Shukrije Bunjaku - Mani
Zotni Paul Tedeschini, citimi juaj “  Vetem nji pohim i jueji nuk me perputhet me faktet historike te shekullit te kaluem  te periudhes 1937-1944.”- e para, ai nuk është pohim imi, por kompilim imi nga autori “Remzi Basha: Qyqja Jugosllavia dhe kukulla Italia planifikojnë spastrimin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë më 1937- e mërkurë, 13-02-2008, 07:32pm (GMT)”, dhe ju keni mund t’i shihni thonjëzat?- e dyta, po t’ishte botuar në ndonjë vend tjetër, ka mund të ndodh keqkuptimi, por kur artikujt janë botuar në të njëjtin vend, dhe ju e citoni me datë, domethënë se e keni lexuar?- përse nuk polemizonit me shkrimtarin Remzi Basha, po me mua!? Në rastin konkret, unë edhe mund të mos e kem lexuar fare atë artikull, cituar (në besim) sipas shkrimtarit Remzi Basha, por më ka pëlqyer titulli i mirë me polemizuesen e keqe Rada Trajkoviq, dhe ne nuk duhet të jemi aspak të kujdesshëm me kundërshtarët tanë barbarë, me të gjithë fqinjët tanë pushtues.

Po ju nuk jeni i vetmi që i besoni fashizmi!! Edhe: Hazir Shala, Gani Demiri... thonë se fashizmi në Shqipëri ka qenë negativ e në Kosovë pozitiv!! Konkretisht domethënë edhe kripë edhe sheqer bashkë!?

Dhe duke menduar ashtu sikur ju, i ndjeri Destan Bajraktari e lëvdon fashizmin (se na ka bashkuar, se na e ka lejuar flamurin, na i ka hapur shkollat në gjuhën shqipe...) në prezencën e albanologut Dr. Robert Elsie, por shkencëtari ia kthen përgjigjen: “Ajo ka qenë rastësi!”. Kurse ne themi se ka qenë strategji e taktikë: Hitleri do ta pushtonte botën, tentoi ta pushtonte Britaninë, dhe iu kthye Rusisë, patjetër që i nevojiteshin zona të qeta, apojo? Ama qëllimi i fundit i nazizmit ka qenë: sterilizimi i të gjitha racave dhe shtimi i vetëm i racës “së pastër” ariane gjermane i tipit të bardhë, i gjatë 85 centimetra, me hundën shkabë, me sytë e kaltër... që në praktikë domethënë zhdukjen e shumicës absolute edhe të shqiptarëve!

“Asht pikrisht kjo aresyeja qe qofte Italia fashiste, qofte edhe Gjermania naziste krijuen gjate pushtimit te tyne “Shqipnine e Madhe” ku perfshiheshin ne nji shtet, nen nji qeveri, te gjitha territoret ballkanike te banueme nga shqiptart. Ky fakt asht po aqe i pamohueshem sa mund te mbulohet me shoshe drita e diellit.” (...) “ndoshta un nuk e kam kuptue mire.”- te polemika ime me shovinisten Rada Trajkoviq, e kam sqaruar atë shprehjen joshkencore “Shqipëria e Madhe?- me shprehjen shkencore- Shqipëri Etnike, apojo? Ju nuk jeni i sigurt, dhe kjo nuk ngurroni të polemizoni!? Lëra pastaj “të gjitha territoret”!!

Ju e dini se ku i bie Gjilani?- disa kilometra nga Gjilani për Bujanoc, ndodhet fshati Pograxhë, që ka qenë nën Bullgarinë! Kur shkoni me marrë në të pame hallë Nailen, një familje rrinin me veshë në krah se do ta kalonin kufirin bullgar për të hyrë në pograxhë!?! Ama kalimi i kufirit s’ka qenë fort i zorshëm: një roje po rrinte te ura e katundit, dhe mysafirët para urës dilnin përtej lumit e përziheshin me barinjtë dhe hynin në fshat e dilnin nga fshati. Pra, s’ka pasur “Shqipëri etnike”!

Prandaj, nuk qëndron konstatimi juaj se kinse: “Asht fakt i pamohueshem historik se shqiptart gjate gjithe shekullit te XX nuk kane qene kurr, bile as edhe sot, te bashkuem nen nji qeveri, siç kan kene ne kohen   e okupacionit fashisto-nazist te periudhes 1939-1944.”!!! Në veçanti është tejet e vrazhdë shprehja juaj “bile as edhe sot”: kishim një shtet e tash kemi dy shtete të përkrahura nga superfuqia- Amerika, dhe për juve kjo as çoka peshë!?!

Edhe unë po ju përgjigjem me dashamirësi, por faktet janë kokëforta, gjë që ka rrezik që atë kokëfortësi të ma shartoni mua!?

Dhe për fund zotni Paul Tedeschini, vija kombëtare (Ymer Berisha, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Marije Shllaku...), fqinjët i konsideronin armiq potencialë, dhe bashkëpunonin me të jashtmit për çlirimin e tokave tona, kurse vija antikombëtare të jashtmit i konsideronin armiq dhe bashkëpunonin me fqinjët tanë shovinistë!! Kështu që ju edhe duke e kritikuar Enverin (ku jemi në një barrikadë), po rrezikoni të bini në të njëjtat pozita!?

Dhe nga kush na erdhi ndihma çlirimtare, Ftesa për në NATO!?- nuk bën e nuk guxojmë të jemi mosmirënjohës.

*Autorja është anëtare e Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, kryetar zotni Emin Fazlija.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora