E enjte, 25.04.2024, 06:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Bebeka Alla, artiste, piktore, grimiore dhe fotografe

E hene, 09.07.2012, 06:03 PM


Bebeka Alla, zëri i heshtur i çdo shfaqjeje operistike, artistike

Nga Albert Zholi

Një ditë surpizë

Para disa kohësh kur isha për vizitë në Itali, një i afërm i familjes, emigrant në Firence më çoi në zyrën e një avokati që ishte i apasionuar çmendurisht pas operës dhe baletit. Në hyrje të derës në krah të djathtë më tërhoqi vëmendjen një kalendar. M’u duk kalendar shqiptar. Fshiva sytë. Jo! Nuk u gënjeva. Sapo u afrova afër pashë të shkruar qartë në Kalendar i vitit 2012, ku kishte 20 personalitet të Operës shqiptare dhe të disa vendeve të botës. Në fund shikoj realizuar nga Bebeka Alla, mikja ime e heshtur. Sa u gëzova. Pasi e përshëndeta mikun e pyeta: Ku e keni gjetur këtë kalendar? Ma ka sjellë një miku im këngëtar operistik që e thërrasin vazhdimisht në Tiranë për të kënduar pjesë të ndryshme. Pse pyete më thotë? Pyeta sepse ajo që e ka realizuar këtë album është mikja ime, një grimiere, parukjere dhe një fotografe e talentuar. Ai u befasua. Ka bërë një realizim perfekt më tha. Kalendar të tillë i kam shumë për zemër. Mund të rri dhe pa bukë, por pa parë opera njëherë në javë nuk mund të rri më tha miku italian. Opera të zgjat jetën të çon në botën e bukur të hyjnive qiellore. Më vjen mirë që kjo lloj gjinie muzikore po gjen shtrat të ngrohtë edhe në Shqipëri.

Kalendari me personalitete

Një kalendar i veçantë një kalendar shumë profesional, ku bie në sy zbërthimi artistik i figurave qendrore të këngëtarëve të operave në kalendarin e vitit 2012, të realizuar me mjeshtëri nga grimierja, parukerja dhe fotografja e talentuar Bebeka Alla. Janë plot 20 këngëtarë operistikë shqiptarë dhe të huaj ku bien në sy: Simona Bertini, Annaldo Kllogjeri, Aleksandër Stefanoski, Leonrado Gramenga, Victor Sierra, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Dorina Selimi, Mariana Leka, Irini Nikolla, Ylber Gjini, Eriona Gjyzeli, Sonila Baboçi, Manjola Konjari, Armando Likaj, Christopher Fel, Lindita Kola, Cangiz Sayin, etj., të cilët  kanë kaluar nga duart e mjeshtres Bebeka Alla për t'u shndërruar në personazhet e pavdekshme të operave si "Trovatore", "Toska", "Falstaff", "Lucia di Lamermour", "Kiss me Kate", "Turandot", etj.

Të 20 artistët protagonistë të kalendarit 2012, ishin dhurata më e bukur që ky institucion u ka dhuruar këngëtarëve të vetë, por edhe të huaj duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet e tij krijuese. Puna e TOB-it vitet e fundit ka afruar shumë spektatorin dhe duke sjellë gjithmonë e në rritje shfaqje me nivel të lartë artistik ka bërë që në çdo stinë ambientet e TOB të ziejnë nga njerëzit. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e artistëve të huaj në skenën tonë të  Operës dhe baletit ku në këtë arritje skenike një vend të veçantë zënë edhe portret-personazhet e krijuara nga Bebeka Alla, e cila sipas Cikos: "Është një mjeshtre dhe artiste e skenës, e cila jep kontributin e saj si piktor-grimiere, jo vetëm në këtë institucion, por dhe në spektakle dhe shfaqje të tjera koncertale, të teatrit, musikaleve, etj".

Bebaka Alla është zëri i heshtur i çdo shfaqjeje artistike operistike, ku prej mëse 20 vitesh shumë artistë mbajnë firmën e shndërrimit të saj skenik dhe portretet e krijuara prej saj janë mirëpritur dhe janë duartrokitur nga mijëra spektatore.

Ndjesia e saj për kalendarin dhe TOB-in

“Jam ndjerë shumë mirë pasi të gjithë personazhet e mia janë ndjerë po aq mirë se unë. N.q.s do kisha pakënaqësi nga ana e tyre do ndihesha keq. Por ndihem dy herë më e lumturuar pasi këngëtarët e huaj operistik më kanë falënderuar në mënyrë të veçantë. Ende ndihem  e gëzuar që munda t'u dhuroj këtë kalendar, këtyre figurave të shquara pasi ishte një ide e hershme e imja, e cila gjeti mbështetjen e miqve të mi. Gjej rastin t'i falënderoj të gjithë për këtë bashkëpunim artistik dhe me nivel”.

Roli i Bebekës në grimin e personazheve

Në teatër, opera, balet, personazhet tjetërsohen tërësisht në moshë dhe në karakter. Një rol mund ta luaj një aktor apo këngëtare e madhe në moshë kur në rol duhet të ketë moshë krejt tjetër dhe në fillim të shfaqjes për shkak të grimit asnjë nuk e njeh. Ky është roli i grimieres. Një rol që ndoshta nuk përballet direkt me spektatorin, por që ka rëndësinë e vet. Pastaj është zëri ai që i bën spektatorët ti njohin. Pra ky është roli i padukshëm i grimieres në skenë. Roli i grimieres në skenat botërore ngelet kurdoherë parësor  dhe pse ata marrin pak nga lavdia e shfaqjeve. Kështu është dhe me Bebekën që dhe pse bën një punë kolosale, rri në hije, askush nuk kujtohet për të thënë dy fjalë për punën e saj, dhe pse ajo për të bërë një karakter rri me orë por edhe me ditë.

Vështirësitë në grim

Besoj se ka shumë vështirësi-thotë ajo. Madje mund të them që personazhe të veçantë duhet të punosh me orë, pasi duhet të jetë në funksion të pjesës që luan. Ka të drejtë! Kur shikon se si ajo punon me një përqendrim total befasohesh. P.sh, të kesh një personazh në jetën e tij normale dhe do ta kthesh nga të ri në  të vjetër duhet të fillosh të punosh me rrudhat e fytyrës, që ka elementë të  posaçëm dhe deri tek flokët. Sa punë rraskapitëse. Art shumë i vështirë, por po kaq dhe i bukur.

Pika më delikate e grimit

Në fjalorin profesional quhet derdhja e fytyrës. Kur realizohet derdhja elementët e tjerë janë më të lehtë, pasi më vonë shtohen të gjithë  elementët që janë rrudhat, zgjerimi i faqeve dhe e një hunde të re. Me këto elementë fillon tjetërsimi i personalitetit.

A ka pas shkollë për grimiere?

Në sistemin monist u hap një kurs për  grimier, parukier në  Teatrin  e Operës,  por  vetëm për Opera dhe në Teatër. Kur është futur për  herë të parë në ambientet e studios në shkollë jam habitur, thekson Bebeka. Nuk  kishte  parë ndonjëherë paruke, por vetëm kishte dëgjuar për to. Në fillim u  tremb  nga  paruket  po aq sa u befasua. Një shkollë që nuk kishte ekzistuar më parë. Pati fatin që të ishte në këtë shkollë që i hapi shumë dritare në jetë.

Disa  personalitete  kryesore  të artit dhe të kulturës  që ka grimuar

Në Opera  ka shumë,  duke  nisur  që nga Ramiz  Kovaçi (që nuk jeton më) , Gaqo Çako, Edit Mihali, Zoica Haxho, Mukadete Bara që është në fushën e baletit, Albert Janku, këto janë vërtetë personalitete     larta.

  teatër

Takimi me teatrin ka qenë aksidentalisht për të dhe ajo  ka grimuar jo pak personalitete.  Ka punuar me Ndriçim Xhepën, Luiza Xhuvanin, Alfred Trebickën, Ema Andrean, por    vonë,  në vitin 2003 pati një ofertë nga  regjisori Gëzim Kame. Pranoi  me    shumë kënaqësi dhe aty preku me të vërtetë  gjigandët e  teatrit. Aty punoi  me Robert Ndrenikën, Guljem Radojën, Rajmonda Bulkun, Ema Andrean, Bujar  Asqeriun dhe u ndje mirë. Ishte një marrëdhënie  shumë e  mirë  që punuan të  gjithë bashkë. Doli një punë, ku me të vërtetë pati suksesin e vet dhe për të  qe një dritare  më shumë. Për  të gjithë këtë punë  që bënë  bashkë në vitin 2004-n,  aktorëve u  dhuroi një kalendar. Kjo  ishte  një gjë  e bukur dhe u prit shumë  mirë  dhe ishte  hera  e parë  që ajo mori përsipër të dal veç punës së grimit edhe me fotografinë. I gjithë kalendari ishte i ndërtuar nga ajo.

Bebeka fotografe

Po. Ajo fotografon vetë. Të gjithë personazhet që ka bërë grim u kam bërë dhe foto. Madje, mund të themi se ka fotografuar të gjitha këngëtaret më në zë të Shqipërisë që nga Eli Fara, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Rovena Dilo dhe deri tek Artiola Toska. Duke punuar në grim, duke krijuar personazhe filloi dhe t’i fotografojë ato. “Ti kem kujtim. Ti kem si pasqyrë pune. Si do ta pasqyroja punën time disavjeçare? Si mund të prezantohem përpara të tjerëve? Tashmë po bëj albume me fotot që kam bërë grim”, shpjegon ajo.

Një profesion i heshtur

Po, sepse kam grimuar mijëra e mijëra personazhe dhe nuk i ka ruajtur. Që  në momentin kur kam kapur aparatin me  dorë unë ndjehem e plotësuar,  se kam se çfarë të tregoj.

Zhani Ciko

Bebeka Alla është një mjeshtre dhe artiste e skenës, e cila jep kontributin e saj si piktor-grimiere, jo vetëm në këtë institucion, por dhe në spektakle dhe shfaqje të tjera koncertale, të teatrit, muzikaleve, etj.. Emri i saj tashmë gëzon respekt të plotë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora