E merkure, 24.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Lirika e poetit Skënder Kodra

E hene, 09.07.2012, 06:05 PM


Lirika e natyrshme në vargjet e poetit  Skënder Kodra

... vellimin  poetik "Dhimbje  dhe  Dashuri "

..."lexova poezite e poetit Skender Kodra,dhe se bashku me krijimet e tij,

shtegetova ne Athine e Selanik,ne Zyrih e ne Amerike,ndjeva te plote,

mallin e poezise shqipe..."

Dritero Agolli

Pas vellimit te sukseshem me poezi lirike  "Dy here i dashuruar", te redaktuar nga poeti Skender Rusi, poeti lirik korcar , i larguar por jo i harruar, rishafaqet ne poezine lirike me vellimin me te ri, "Dhimbje dhe dashuri ''.

Per nje kohe te gjate gati dy dekadash i merguar larg atdheut,

ringjall vargjet lirike me virtuozitet, para publikut dhe lexuesve te tij te adhuruar, si nje poet i permallur djaloshar ne moshen e pjekurise,

me pjalmin e luleve mbulon vargjet e dhimbjes, dhe me mjaltin e nektarit, embelson e ndez flake dashurine njerezore..

Me mire se kushdo ben komentin letrar artistik ,pasi i ka lexuar me ndjesi poezite e tij, poeti Dritero Agolli,i cili eshte dhe reçezent i librit,nje dukuri e ralle ne moshen e tij te thyer, por dhe nje priviligj per autorin...

Po shkepusim disa fragmente nga prologu parathenes i Dritero Agollit :

- " I lexova poezite e poetit Skender Kodra,dhe se bashku me krijimet e tij,shtegetova ne Athine e Selanik,ne Zyrih dhe ne Amerike,por ndjeva te plote mallin e poezise shqipe.

Ai vetem me trup eshte ne vend te huaj,pasi shpirterish ka mbetur ne shqiperi.

Dhe kjo eshte gje e mire,pasi nuk ka humbur identitetin,origjinen,

pasi duke jetuar larg Atdheut,edhe mund te eksprimentonte ne lloje te tjera poetike, por duke u ushqyer me poezite me te mira te poeteve tane,ka ditur te najape unin e tij poetik, ne lirikat e tij me te bukura,...

Dhimbjen dhe dashurine e ka lidhur me natyren,me njeriun,

e sidomos me bukurine shpirterore te femres.Keto ndjenja ai jep

me finesen e vargut ritmik,me bukrine e epiteteve dhe metaforave,

nga me te bukurat.

Vargjet e poezive te  Skender Kodres,kane muzikalitetin e poezise popullore, mjafton te sjellim nje citim,nje poezi nga me te shumtat qe perbejne kete vellim, te ndare ne dy pjese,'Mall dhe brenge" dhe "Bukuri dhe dashuri ",

Ne qiellin e mbjelle me yje,

nje brazde tymi la avioni,

pastaj u fsheh diku mbi pyje,

s'di nga u nis e s'di ku shkoi.e hapesiren

Zhurma e tij me vlon deshiren,

qe te perkundem permbi re,

ne gjoks te fut gjithe hapesiren,

dhe shpejt te kthehem ne Atdhe....

Poeti Skender Kodra, kudo ku ka shkuar,ka marre me vete mallin,

per shoket e tij te jetes, per Korcen,per vendlidjen ( Arrezene Devollit )

per mikpritjen e fshatareve tane,per miqte e tij te shumte te vjetre e te rinj,

vecanerisht shqetesimin e shokeve te tij  ushtarake,nga te kater anet e Shqiperise ku sherbeu me devotshmeri e perkushtim ...

Keto ndjenja ai i shpreh me gjuhen e figurshme poetike,me vargun transparent, qe flasin per nje bote te pasur shpirterore,pa mllefe dhe inate dhe urrejtje,

por me nje mallengjim deri ne dhimbje te sinqerte..

Le te mbyllim keto shenime te shkurtera ne paraqitjen e ketij velimi poetik

me je poezi te vete autorit

E pazakonte

Pushteti i bardhesise i krrusi ullinjte

dhe rruget per nje cast fryme s'moren,

siper nesh te heshtur shkembinjte,

shinin detin qe grindej me deboren.

D.A.

..... Dhe une do te shtoja pas Driteroit, per bukurine e vargjeve lirike,

se s'ka se si mos emocionohesh dhe nxjerresh lot gjate leximit,

por me njehere poeti me vargun e tij nuk te le te mallengjehesh,

se te fal buzeqeshjen,shpresen ,dashurine,,,,ate buzeqshje te çilter

qe e ndesh ne syte e tij te shkruar mbuluar nga thinjat e tij te fisme,

dhe ti ndjehesh optimist dhe krenar per jeten ,per Atdheun,,,

Veç ne enderra mbreteron gezimi,

shoket dhe miqte prane me rrine,

sapo zgjohem ,tines  vjen zhgenjimi,

kudo shkoj ,perqafohem me vetmine,...

-"i gjori ,...sa bukur,..." - ishin keto fjalet e gruas,e cila eshte  dashamirese

e apasionauar e lirikave,pasi me lexonte me ze poezite e tij, duke fshire lotet , buzeqeshte me syte gazmor,,," bravo Skender"....

Isha ne dileme per te zgjedhur  ndonje poezi apo strofë,qe shprehin lirizmin natyral, tipike e origjinalitetiti te poetit, ku ai i kendon me gjuhen e zemres  dhe ndez dashurinë,,,

Sylarushes

Hajde sylarushe,

se nuk pres dot gjatë,

ikën dallendyshet

dhe po kthehen prapë..

Hajde sylarushe

se me thau era,

nuk mund të bëj ndryshe,

ri e pres ne dera.

..................................

Zgjim pranveror

Lengun e jetës në damarë,

e ndien pema e vishet si stoli,

prill e maji i rinisë ndez flakë,

Zjarr që mban emrin Dashuri,

................................................

Mbaj mend,nuk ishte rastesi qe ne vitet e hershme te krijimtarise letrare te poetit, gazeta Zeri i rinise , e cila botonte krijimet tona pa ndonje censure te forte, do te botonte nje faqe speciale letrare, me krijimtarine e Skender Kodres,me poezi lirike dhe nje,skice letrare,e cila fitoi çmim ne konkursin letrar,por perifrazimi i kryeredaktorit ne krye te faqes ishte inkurajues i cili citonte,.."se eshte nje talent ,i ngjashem me Lasgush Poradecin,",,,e te tjera.

Ai gjate bisedave tona ma kishte shfaqur, se jo vetem e kishte idhull poetin lirik,por e ngacmonte muza e tij,..

Kete do ta ndeshim ne vargjet lirike te tij,por dhe ne poezite kushtuar Lasgushit, liqenit ,mjelvave,natyres te dashuruar.

Le ta leme lexuesin  jo vetem te shuaje kureshtjen por te ndjeje kenaqesine

shpirtore, thelle si ushqim i zemres se tij ,me vargjet lirike te  poezive ....

Ai tani ka neper duar  pergatitjen  e nje vellimi permbledhes, te poezive

me te bukura  te pabotuara dhe ato te shkruara keto vite..

I urojme Skenderit, ne radhe te pare shendet te plote dhe krijimtari te bagate, duke pasuruar si nje gjerdan i arte,, sfondin e poezise lirike,te letersise shqiptare mbare kombetare..

P.s.

Poeti lirik,Skënder Kodra...

Dy fjale per jeten, per ata qe nuk e njohin poetin Skender Kodra..

ka lindur me 20 korrik 1952, ne Arrëz te Devollit,ku mbaroi dhe shkollen tetevjecare.

Nga andej do te largohej si zog shtegetar nga fshati, ne odisene e jetes ushtarake, vazhdimin dhe mbarimin shkelqyer te studimeve ne shkollat ushtarake Skenderbej.

Shkolla e Larte  e Bashkuar Ushtarake, dhe ne vitin 1989 mbaron Akademine ushtarake ne Tiranë.

Me pas ai sherben ne ushtri me funksione  detyra te larta,me devotshmeri dhe me patriotizem , si dhe me profesionalizem ,ku shquhet per perkushtimin dhe obligimin e tij ushtarak, si nje strateg ushtarak, dhe masovik,i shkrire mes shokesh dhe ushtareve te cilet ai i deshte dhe i repektonte si vellezer, ne disa komando dhe reparte ushtarake ne gjithe vendin,duke krijuar njekohesisht  familjen ne qytetin e tij te lindjes, ne Korçë.

Me reformat ushtarake ne ushtri ne vitin 1995,tashme akademiku i profilizuar ,pushohet nga pune e hidhet ne rruge,pa asnje motivacion,...

Ai me pas ,bashke me familjen do te ndjek rrugen  e kalvarit te mergimtarit,

per te siguruar buken e familjes,,neper Europe,kryesisht ne Greqi, dhe ne vitin 1999, mbrin perfundimisht  bashke me familje , ne Amerike, ne Worcester te Massaçuset ku jeton dhe punon e  sot ku gezon simpatine dhe respektin e shqipatreve te shumte ne ate komonitet te degjuar patriotik te emigranteve.  Si gjithe intelektualet e tjere te pafat ne moshen e thyer,. u detyruan te punojne argate,punetore me meditje,ne fabrikat e rendomta te amerikes.

Ai megjithese vjen i lodhur e i dermuar nga puna dhe nga pesha e viteve qe i rendojne ne kuriz, gjen kohen dhe shkruan vargje e poezi neper blloçka,si dikur ne rini,..." shperthime te çastit ,-siç i quan ai ne bisedat private me shoket e tij.

E veçanta e tij eshte se, ai nuk hedh ne internet  dhe ne websitete letare krijimtarine e tij,qe mbase  do te ishte e preferuar nga lexuesit e shumte ne kete fushe...

Le te shpersojme se do e takohemi  e do te lexojme se shpejti edhe ne internet ,me poezite lirike  te Skender Kodres..

korrik 2012

Luan Kalana

New York,USA



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora