E enjte, 25.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Eleonora Qeparoi: Muzës i thërras

E hene, 09.07.2012, 06:01 PM


MUZËS I THËRRAS
 
Sa here jam ne vetmi,
Filloj e bej apollogji,
Muzës sime i thërras:
Mos më le të pëlcas!
 
Me kohen bejme gara
Na le pas, iken para,
Me beso moj zemer,
Jeta eshte si enderr!
 
Qielli therret nga lart,
Poemat thurrim varg,
Gjerat s’ vene si ne vaj
Jap si shembull ortaknë...
 
Mendjen nuk ndryshon,
Terezine e vet kerkon,
Thote harroje poezine,
Shiko jeten drejt në sy!
 
Pse ta zgjas si terkuze,
Nuk ngjan vec te unë,
Kam dhe shoqe të tjera,
Që theren me ato ferra!
 
Muze, pres hapat e tua,
Eja te lutem rri me mua,
Eja si omen mes stuhise
Shpirti e zemra te ndrise!
 
Im shoq sa here thotë,
Do më donte me fort,
Po te isha grua e urtë,
Të mos debatoj shumë!
 
Do me mbaje si manare,
Jeta do behet me ideale,
Nuk do kishim opozite,
Netet do ngjajne si dite!
 
Kujtoj sa here babanë,
Kur na thoshte me shaka,
Historine si ishin martuar
Pa niste duke ngacmuar!
 
“Mora grua zogë t’urte
Ajo eshte kthyer ne pulë,
S’e kisha menduar kurre,
Se do merrte kaqe vrull!
 
E di dhe une kete pune,
Si e do gruan cdo burrë
Të mos këndojë shumë,
Të mbetet zoge jo pulë!
 
Lere po këndoi si gjel
Kënga në mes do i ngele,
Se burri më i kulturuar,
Bëhet si kalë i harbuar!
 
Andaj te admiroj shume,
Të dua me shpirt o muzë
Eja shpejt kur cel agimi,
Me jep jetë e frymëzim!
 
Po te flasim për fëmijët,
Jane me e madhja dashuri,
Po deshe pak te ndërhysh,
Humorin lehtë u a prish.
 
Prej teje shpejt largohen,
Me kritikat nuk pajtohen,
Jemi nga e njëjta plazmë,
Nuk jemi një gjeneratë!
 
Ndaj dhe ti o muza ime,
Je e mirë sa ngjan si hije,
Po u bëre me konkrete,
Nuk te dua as ty me vete…
 
Rri ashtu sic te kërkoj
Magjike mos u ndrysho!
Se ti nuk me mban mëri
Me jep vrull e gjalleri!
 
Beju flutur, hapi flatrat,
Eja prane o mendje arte,
Ne poetet besojme lehte,
Muzat na ngrene te rete!
 
Eja muzë qofsh e bekuar,
Eja te me rrish kundruall,
Erdhen kohë te vështira,
Bota ka shume mërira!
 
Eja, eja muzë e bukur,
Vërtitu rreth si flutur
Eja bredhim ne lendine,
Ku vjen ere trendeline!
 
Jam munduar si shume,
Mos gjeja tjeter figure,
Nuk gjeta asnjë në botë,
Të luaj rolin magjiplote!
 
Je bijë e denje Perëndie,
Lajmetare ne Tokë e Yje
Shko atje ku te kerkojne,
Beji zemrat te shpresojne!
 
Eja, eja, muzë e bukur,
Eja prane meje si flutur,
Kur jemi bashkë të dya,
Del me e bukur poezia!
 
MOMENTET
 
Ja, si vijnë momentet,
Momentet në emigrim,
Ankthi lëmsh mblidhet,
Transformohet në poezi.
 
Pyesim c’eshte poezia,
Eshte frut nga dashuria,
Ajo hyn brenda ne shpirt,
Herë tek unë, herë tek ti.
 
Dikush e kthen në forcë,
Dikush e kthen në këngë,
Dikush e kthen në elegji,
Një tjetër e trajton gjëmë!
 
Ngjan shpesh herë si retë,
Që ngrihen pezull në qiell,
Herë zbresin vetull vrejtur,
Herë lozin me hene e diell!
 
SA HERË NDODHEMI MIDIS
 
Mes dy rrugëve, mes dy shteteve,
Mes dy ëndrrave, dy identiteteve.
Shume u munduam nuk qe lehte,
Per ta zgjidhur ngushtë u gjetëm!
 
Prisnim ndihmë, diçka të rrefenin,
Rrugen e duhur, me lehtë ta gjenim.
Sa herë qeme mes rrugëve më dysh,
Stuhia e eger, e shemb lehte nje lis!
 
Ka plot momente të tilla per kedo,
Rrugë kryqeve ndodhesh e mendon;
Cila anë o Perendi, është ana jote,
Prandaj dhe busulla ka katër pole!
 
Midis dy drejtimeve, dy vendimeve,
Mes dy identiteteve, dy tundimeve,
Jeta shkon midis, zemer shqetesuar,
Mes botes se huaj, udhëkryq dyzuar!
 
Por ja që u jetoka dhe keshtu si ne,
Me ndarje, luhatje e midise përherë,
Zemer e shpirt ndjehen si dy jetime,
    Shëtisin Globin për një botë të lirë!
 
E KAM INAT GJUMIN

 
Gjumi, thonë te bën mirë,
Të jep forcë e gjallëri,
Të nanurit, të përtërin.
 
Jemi makina biologjike,
Ku zemra punon,
Në mënyrë ritmike.
 
E treta e jetës iken duke fjetë,
Pjesa që mbetet,
Kalon me aktivitet.
 
Futet gjumi në jetën tonë,
Na çlodh, na mpin,
Na ledhaton,
 
Nga një jetëgjatësi e plotë,
Mbetet gjysma,
A veç një copë…
 
Me gjumin nuk dua miqesi,
Do ja punoj, zgjuar do rri,
Të fitoj kohën, se eshte flori!

LUMI MALOR
 
Lumi i vockël gurgullon,
Shushurima vargjet zgjon,
Mos eshte pjese nga oqean,
Ëndrrën time zgjuar mban!
 
Lumi i vockël rridhte shtruar,
Ninulla djepi duke kenduar,
Ç’ishin tere ato pëshpëritje,
Ëndrrat ne qiell i ngrinte!
 
Lumi i vockël i gjarpëruar,
Ç’ vinte me boren nxituar,
Midis bredhave dredhonte,
    Sa dhe zanat i hutonte!
 
© Eleonora Qeparoi
New York



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora