E premte, 29.03.2024, 01:59 AM (GMT)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Një urim për mikun tonë

E hene, 09.07.2012, 05:31 PM


Kushtuar Eden Babanit

Një urim për mikun tonë

Gëzuar ditëlindjen, Eden!

Gëzuar dhe qofsh gjithmonë i lumtur me të gjithë ata që të dëshiron zemra! Këtë urim ta bëjmë ne, miqtë e tu, me të cilët qeshim dhe qajmë së bashku. Qeshim për të mirat që ndeshim çdo ditë në rrugë, por edhe qajmë kur shohim se jo gjithçka po shkon në vendin  e saj. Kemi vite që jemi bërë miq dhe këtë miqësi nuk ka mundur askush të na e prishë. Dhe këtë ta kushtojmë ty, o miku ynë i mirë, me atë karakterin tënd të lartë, me atë zëmrën tënde të butë dhe bujare, me atë logjikën tënde të fortë.

Gëzuar ditëlindjen, Eden!

Kujtojmë gjithmonë  ato vite të errëta të diktaturës kur ishe i detyruar të endeshe nga një rreth në tjetrin, nga një fshat në tjetrin për t’u mësuar nxënësve gjuhën shqipe,  çfarë është jeta, çfarë është ndershmëria. Kjo endje t’u imponua nga sistemi sepse ti i përkisje asaj shtrese e cila ishte e destinuar të shuhej, se ishe nipi i një nacionalisti të pushkatuar dhe biri i një mjeku që kishte marrë një kulturë perëndimore, se pate kurajon që, edhe në ato kondita, t’i vije emrin e gjyshit djalit tënd gjë që e pësove me pushim të përkohshëm nga puna. Kujtojmë qëndrimin tënd të vendosur dhe liberal.

Gëzuar ditëlindjen Eden!

Kujtojmë  ditët e përmbysjes së madhe, ku ti iu përkushtove plotësisht, në krah të forcave të djathta, ndërtimit të një shteti ligjor dhe demokratik. Kujtojmë zërin tënd në mbrojtje të shtresës nga e cila ke ardhur, shtresës së ish të përndjekuirve politikë, duke drejtuar me kompetencë gazetën e tyre “Liria”. Kujtojmë gjithashtu edhe drejtuesin e gazetave “Për Mëmëdhenë” dhe “Liria A”. Kujtojmë edhe  artikujt plot vlerë të botuara në organet e tjera të shtypit shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen Eden!

Kujtojmë edhe atë vit të mbrapshtë 1997 kur falangat e zeza të detyruan të marrësh rrugën e kurbetit por, edhe atje, ti nuk rreshte së punuari, nuk rreshte së dërguari shkrime në gazetat shqiptare për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri ku të mos derdhej gjak të pafajshmish, për një Shqipëri të shqiptarëve.

Gëzuar ditëlindjen Eden!

Sot, në këtë ditëlindjen tënde, ne kujtojmë edhe shkrimtarin që sistemi totalitar nuk e la të shprehte prirjet e tij por që, pas vendosjes së demokracisë, shpërthey me të gjithë fuqinë e talentit të tij. Kujtojmë librin mme tregime “Era e Ringjalljes” dhe romanet “Nekrologji”, “Një birrë më pak” dhe “Qoshku i rrëfenjave”  ku, si në një film, na dalin para syve heronjtë e tyre, miqtë e tu me të cilët punoje në kohën e diktaturës, shokët e vjetër të rinisë me të cilët të ndau vetëm burgimi i tyre nga totalitarizmi shtetëror,  apo mbrëmjet e qeta “Tek Fadili” me miqtë e tu të sotëm duke rrokëllitur ndonjë gotë dhe duke biseduar miqësisht.

Për të gjitha këto ne të urojmë me të gjithë fuqinë e zërit dhe zemrave tona:

Gëzuar ditëlindjen Eden

Miqtë e tu



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora