Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Z. Schmitt, e keni ditur që Napoleoni ishte serb?

| E hene, 09.07.2012, 07:29 PM |


Z. Oliver Jens Schmitt, e keni dijtur që Napoleoni ishte serb?

Nga Fahri Xharra

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë,prandaj edhe me instiktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e qorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këte e njollosin atë të të tjerëve  e me këtë rast t`tonën.. Është për çudi që Perendimi iu “hanë”rrenët e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e dij.

Në mënyrën më fëmijëjore dhe aspak shkencore por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre :” Napoleon je Srbin, dokazano! “ - “U vërtetua se Napoleoni është serb !”

Kur Napoleoni paska pas marrë vesh së ishte serb; për këtë vonësë të zbulimit të identitetit të tij nacional paska pas deklaruar: “ Sikur ta dija se  se jam serb ,kisha për të qenë edhe më i madh!

Në takimin e Akademisë serbe ,në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike “ serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq ,thoshte se sa i përketë Etruskëve ,e ëma e Napoleonit kur u zua pas një kryengritjete Korse kundër Francës,paska pas thenë:”Ne nuk jemi Italian edhepse kemi ardhur nga Italia ,ne nuk jemi francez por jemi Etruskë.”Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte serb”. Sipas serbëve  Napoleon Bonaparta ishte pra me origjinë etruske. Kur dr, Jarqçeviqi , akademik, në kohën e tij  paska pas dale me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë : Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë.  Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb ,dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit  paskan qenë etruske.!!!

Po serbët kush janë”?!  Pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjegja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.  Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avar-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. “

Serbët ankohen në qendrimin perëndimor ndaj tyredhe  që me marritë e tyre po e sillkan botën afër katastrofës:“nuk është e quditëshme që psikologu Richard Lin vjen në përfundim:” Serbët janë populli më pak intelegjent i Europës” si dhe Richard Holbruku i cili thoshte” “Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”.  ,dhe më këtë u perhap urrejtja ndaj serbëve nëpër botë. Kur serbët kanë luftuar për ta mbrojtur Europën prej Azisë, Europës nuk i hante palla që ta ndihmon Sërbinë në” Betejat e Dubravicës afër Paraqinit(1381). në ate të Ploçnikut me 1386, të Bileqës më 1388 të Kosovës me 1389, shkruan  Akademik Radovan Samarxhiq. Të dy Riçardët duheshin të turpëroheshin  me thënjën e Kemal Ataturkut në pritjen e luftarakevë serb:” Jam shumë krenar që po takohem me përfaqësuesit e popullit më trim në botë-Serbet të cilët e errësuan famën e Spartës së lashtë dhe popull i cili u zbukurua me kurorat prej gjethëve te dafinës.”

Në “Me  të vërtetën historike kundër jo të vërtetës” Prof. Nikola Kuliç shkruan :”Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”,Sipas shënimeve shumë të vjetra ,serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udheqjen e Skëderbeut (???)  u vendosën në krahinat e Molizes në Jugun e Italisë ,parballë për ballë ,si çshkruante në t e vjetra, “Dubrovnikut tonë Serb”. E kishin jetën ,i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjellta nga Italia shikonin nëdetit Adriatik të tyre. Edhe pse vetëvetës  i thonin me krenari se janë serb,por edhe italianët sit ë tillë i pranuan dhe i regjistruan.

Kanë filluar edhe gjetjet” gjenetike” të gjenit serb nëpër botë.Profesori shkruan se sa  herë  takon gjenin fisnor  të sardenjës ,përqafohemi po si vëllau me vëlla. Gjeni i ynë(serb) u gjet në 70% të popullatës  se Jugut të Italisë.kurse në Hvar -66%,Braç-55%, por duke shkuar më lartë nga Kroacia veriore dhe Slovenia ,gjeni 12a2 nuk gjëndet..

Mu kujtua që në një blog kroat e lexova këtë: Alo, Policia ,dua të lajmëroj vjedhjen e gjenit tonë;Vjedhja e historisë, shkrimtarëve,shkencëtarëve, mbamëndjes historike , e territoreve … tani po na vidhet edhe gjeni nga serbët.   Shumë simptomatike.!

Pa e lajmëruar policinë ,unë po vazhdoj të  e tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike ,lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Ne krahinën e Molizes në shekullin XIV na paskan pas qenë nëndë venbanime serbe. Deri në shek e XV paskan pas mundur të ruajnë ,përkundër ballafaqimeve të ashpra me rrethin dhe kohën ,të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe. . Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj qe e paskan humbur gjuhën serbe ,por në mëndjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre Serbe. Vendet e banuara ishin Cerifelo,Palata, Tavena,Akvaviva, San Feliqe, montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885 gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe,San feliqe dhe në Montemirio.

Alo Policia?  … Me këta serb janë marrë studjues gjerman ,Italian dhe një studjues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian z. Askoli ,pastaj shkrimtari Tomasso Vitale si dhe profesori me themel Risto Kvaqeviqi i cili studimet e ti për serbet e Italisë i ka botuar në    vitin 1885 në : "Glasniku Srpskoga u?enog društva" (Libri 62; i shtypur në shtupshkronjën e Serbisë dhe shitur nëLibrarinë e V. Valozhiqit. Impresionuese !

Këshilltari  i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “ Politecnico di Milano”( Shkurt 1867) shkruante: “ Gjuha sllave e   kolonive është gjuhë serbe,po e njejta gjuhë që flitet nëDalmaci, Mal të Zi , Serbi etj. Kolonitë Serbe e duanin shum regjionin e Molises,dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe ,por edhe atdheun e tyre italinë. Për lirinë e Italisë shkelqeu edhe serbo -italiani Nikola Neri  i cili paska pas vdekur me 1799 se bashku me Paganon,Karaçolin,Karafin. I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e  harroni gjuhën tonë.” Dhe kur paska pas shkuar profesori i lartëpërmendur Risto ,në vitin 1864 e paska pas gjetë të vejën e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia  rikujtuar legjendat serbe!  … Policia ,pse  po vonoheni?

Miodrag  Mihajloviç:”përveq në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një venbanin  i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d' Abruzzo ( Abrushki Sërbi.) Sipas regjistrit të vitit 1591 Vendi Polcarino ishte i pastër  krejtësisht vetëm  me serbë”.

Në këtë hallakamë të vjedhjës së pafytyrë ,pa norma morale e as shkecore të historisë së huaj  e kisha lutur Zotin Oliver Jens Scmitt ,që të thotë të vërtetën  e historisë serbe.

Po a edhe Arbëreshët e Italisë paskan qenë serb? Topi është te Ju Zoti Oliver Jens Schmitt.

Një popull me këto tipare (shënime të shek.X):”...... Kur burri martohej dhe konstatonte se nusja ishte akoma e virgjer mund dhe ta rikthente, sepse sipas tij nëse vlente diçka ajo nuk mund te kishte mbetur e virgjër. Femrat para martesës  e kishin një rregull që kishte të bënte me vashat e reja te cilat shkonin tek burimet e ujit, nga ku atje mund te vidheshin per te bër marrëdhenje para martesës pa ndonje problem. Mbetja shtatzanë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Nese burri nuk arrinte ta linte nusen shtatzanë me konsensusin  e familjes ndërhynte vjehrri ose një i afërt i ngushtë. E veja në pergjithësi vritej duke e djegur së bashku e burrin e vdekur. “ .....Pra një popull që vetëqeverisej  me kësi  lloj  ligjesh.... si mundet të krijon histori?