E premte, 19.04.2024, 06:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 2/2012 (III)

E diele, 08.07.2012, 07:00 PM


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 2/2012  (III)
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektor:  Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese.

./.

134-vjetori i Lidhjes së Prizrenit

-Berisha: -Faleminderit Kosovë!-

Lidhja e Prizrenit shënon sot 134-vjetorin e krijimit të saj. Festimet për këtë rast janë zhvilluar në ndërtesën ku dhe u mbajt Lidhja e Prizrenit, 134 vite më parë marrin pjesë dy kryeministra, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, zv. kryeministri i parë Behxhet Pacolli si dhe kreu i PDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti.
Festimet në kujtim të 134- vjetorit të “Lidhjes së Prizrenit” ka nisur me ekzekutimin e himnit tonë kombëtar dhe atij shtetëror të Kosovës. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se Lidhja është ngjarja në të cilën shqiptarët që jetonin dhe shtriheshin në territoret më të gjëra të Ballkanit, që kishin qenë të sulmuar do të mblidheshin në këtë tempull me sloganin “Një komb një qëndrim.”

“Çdo shqiptarë ka vetëm një fjalë, faleminderit Kosovë, faleminderit Prizren, se Lidhja e Prizrenit ishte kryengjarja që do t’u printe përpjekjeve shqiptare për liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovë, se në Kosovë u organizua Lidhja e Pejës, se këtu lindi Ushtria Çlirimtare. Këtu u organizua kryengritjet e mëdha gjigante që solli pavarësinë e Shqipërisë. Faleminderit Kosovë që nuk u përkule kurrë dhe qëndrove në një rezistencë që solli Pavarësinë. Faleminderit Kosovë se nxore burra të mëdhenj, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, luftëtarë të mëdhenj, etj. Faleminderit Kosovë se nxore burra mendjendritur si Ibrahim Rugova, i cili organizoi rezistencën paqësore më të shkëlqyer që Europa ka njohur. Faleminderit Kosovë se djemtë dhe vashat e tua vaditën me jetën, rininë dhe gjakun e tyre lirinë mbi të cilën qëndrojmë ne sot të lirë" theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Lidhja e Prizrentit përbën mrekullinë ndoshta më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave. “Lidhja e Prizrenit shënon ngjarjen më kulmore pas luftrave të Skenderbeut në historinë e kombit tonë. Shqiptarët që kishin qënë objekt sulmesh, barbarish, do të blidheshin në këtë tempull dhe do të zgjonin idealin e bashkimit kombëtar. Kohërat në të cilën udhëheqësit e të gjitha trevave u mblodhën në këtë tempull, ishin orët më të vështira të kombit shqiptar pasi Europa ndodhej në orët e padretësive të saj pasi po vendoste eleminimin e shqiptarëve si opsion politik, coptëimin e kombit” theksoi Berisha.
Kryeministri përsëriti edhe njëherë ftesën e tij për fqinjët që të çlirohen nga paragjykimet për shqiptarët, duke i ftuar ata që së bashku të ndërtojmë një të ardhme europiane. “I ftoj fqinjët tanë të çlirohen nga paragjykimet për shqiptarët. Të përpiqmi të ndërtojmë atë të ardhme të cilën kërkojnë popujt tanë, të ardhem europiane si të ardhmen më e shkëlqyer e të gjithë banorëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në gadishullin tonë” shtoi Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Lidhja e Prizrenit me përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare është organizata më e rëndësishme politike e asaj periudhe. Ai vlerësoi se rilindësit shqiptarë me idealizëm të rrallë vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare.

Kryeministri i vendit, më tej tha se Kosova me gjithë fatin tragjik, e mbetur jashtë shtetit shqiptar, vazhdoi me idealizëm përpjekjet për çlirim.

Thaçi theksoi se pavarësia e Kosovës në shek. XXI e korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve. “Pavarësia e Kosovës i dha kuptim edhe Lidhjes së Prizrenit, Pavarësisë së Shqipërisë, e forcoi kombin shqiptarë”, tha Thaçi, duke shtuar se shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pozicion më të mirë dhe janë faktor vendimtar në rajon.

Më 10 qershor shënohet një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare kombëtare, mbajtja e kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 10 qershor 1878, mbi 300 përfaqësues nga gati të gjitha viset shqiptare, në Prizrenin historik, artikuluan kërkesat legjitime për pavarësi të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike.

Kjo lidhje, paraqet bashkimin më të rëndësishëm të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut, meqë të gjithë shqiptarët u bënë bashkë në kërkesat e tyre kombëtare. Kjo lidhje, i parapriu edhe aktit të ardhshëm madhor, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912.

 

Akademi me rastin e 134 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

 

Në Prizren është mbajtur Akademi solemne me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në të cilën morën pjesë zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare, mbush sot (10 qershor), 134 vjet nga formimi i saj (1878).

Lidhja e Prizrenit njihet si datë me rëndësi te shqiptarët, por këtë vit duket të ketë një mobilizim më të madh për manifestime se sa viteve të tjera, për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me ketë rast janë paraparë aktivitete të shumta për sot në Prizren, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në Kuvendin Shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878.

-----------------------------------------------

 

 

ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËN

Nga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë


E Hënë, 04.30.2012, 06:46am (GMT+1)

1.

Kryengritja e Përgjithshme Antiosmane e vilajetit luftarak të Kosovës (prill-gusht 1912), me ideolog e strateg Hasan Beg Prishtinën,[1] u krahashtri’ edhe në vilajete të tjera me oaze solidariteti politik e luftë të çetave shqiptare; ia mbrrini ta "tronditi nga themelet sundimin osman në Shqipëri"; [2] e rr’galli në imazh e taban "statu-quo"-n në territore të pushtueme e në sfera ndikuese të Perandorisë Osmane, Lidhjes Trepalëshe e të Antantës në hapësinën gjeo-politike të gadishullit gurgac të Ballkanit; udhëçoi në gufimin e ullukimin e Luftës së Parë Ballkanike; "e shpuri Shqipërinë në pragun e fitores së Pavarësisë" [3] më 28 nëntor 1912 kur epokali Ismail Qemal Bej Vlora e ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në Vlorë.

Kryediplomati austro-hungarez, konti Leopold von Berchtold, me një karrierë të suksesshme diplomatike në Paris, në Londër e në San Petersburg, më 13 gusht 1912 lëshoi një "projekt drejtue Europës në favor të kryengritësve shqiptarë",[4] iu apeloi Fuqive të Mëdha të ndërhynin bashkarisht te Porta e Lartë për të zbatue politikën e një decentralizimi vetëqeverisës real në vilajete otomane në trevat shqiptare.

Boshti ortodoks antishqiptar i sllavëve të Jugut e i helenëve të Mesdheut në unison kordon e me aksion zinxhir fort kërkoi në rrugë diplomatike, politike, agjenturore, fetare, ushtarake, që serbët, malazezët, grekët e bullgarët në territoret e Turqisë Europiane: së parit, "të ngrihen kundër propozimit të Berchtoldit për shkak të dëmeve që mund t’iu sillte autonomia shqiptare, si sllavëve edhe grekëve"(!), [5] së dytit, të ngrihen kundër dakordësimit dypalësh të përfaqësuesit mandator të Shqiptarëve, Hasan Prishtina, dhe Qeverisë Osmane në Stamboll me Marrëveshjen e 18 gushtit 1912.[6]

2.

Në kthjellje të 9 tetorit 1912 cakoi "de facto" Lufta e Parë Ballkanike pasi "de juro" u shpall më 18 tetor 1912 dhe u përmbyll "de juro" me nënshkrimin e Traktatit të Paqes në Londër më 30 maj 1913, për të mos u ndalun kurrnjiherë "de facto" gjatë një shekulli kohë: as me Luftën e Dytë Ballkanike (29 qershor–31 korrik 1913); as me Luftën e Kosovës (24 mars-12 qershor 1999) e as me "Planin Ahtisari për Kosovën"; as me Marrëveshjen e Ohrit (13 gusht 2001); as me "Marrëveshjen e Çmilitarizimit" (21 maj 2002) e as me "Planin Coviç" në Kosovën Lindore - Lugina dardane e Preshevës; as me ngjarjet konfliktuale të derisotme (2012) në Mitrovicë e rrethinat e saj shqiptare.

Europa ende e ka të ndezun fitilin e konfliktit të prejkohshëm ballkanik "në oborrin e vet", kurse ne, Shqiptarët iliro-dardanë-epiriotë, e kemi "te dera e shtëpisë" e "mbi çati" dhe dihet ashiqare se kjo nuk do ketë të sosun po nuk iu fik filli te 1912-ta e në varg e vanget e 1913-tës, 1919-tës, 1945-tës… gjersa trevat etnike shqiptare, sikurse është folnue tash tre shekuj, të bashkohen në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan.

Edhe në shek. XXI po thyhen kornizat kushtetuese (ndër)kombëtare-ndëretnike-lokale lidhun me të drejtat e liritë politike, ekonomike, etj. ndaj Shqiptarëve në Ballkan e tashti në cilën pasqyrë ka me e pa vetëveten para kohës e brezave Europa e Bashkuar në këto 60 vjet me Shqipërinë e copëtueme në 6 shtete(!)

3.

Kësokohe, në javët e para të Luftës Ballkanike, Ismail Qemal Bej Vlora, burrshtetas "superior në zgjuarësi, në përvojë dhe në dinakëri",[7] ndodhej jo rastësisht në kryeqendrën e Perandorisë Otomane, i pikangulun në një nga hotelet me emën të Stambollit, i rrethatuem pandamas nga një grup i vogël atdhetarësh shqiptarë, i joshur e i qoshkur në takime politike me miqtë e tij otomanë, në pritje të (pa)ftuara, biles edhe disi të befta e të shpeshta, me diplomatë e gazetarë të huaj.

Këtë lider të formatit të madh shqiptaro-otoman, pas "lundrimeve të gjata e me aftësi, në mes vështirësish, të cilat vërshonin si nubelozë në botën e vjetër kozmopolite Otomane",[8] pas rritjes kulmore të personalitetit e kontributeve të tij ndër shqiptarët në trojet etnike në Ballkan e në kolonitë nëpër botë, veçanarisht në kapërcyell të shek. XX e thirrnin ngutas e përzgjedhshëm në skenën politike dy flamuj: ai i Perandorisë Osmane që po mblidhej rrudhtas nga pjesa europiane dhe ai i Kombit Shqiptar në shpalosje haptas në hartën e re të Europës.

Lideri Ismail Qemal Bej Vlora, si asnjiherë e si asnjitjetër, me cak e cok ia kishte mbrri mjeshtrisht e fuqishëm të ishte njëherash e trinjakërisht manjetik e magjik për interesat strategjike të ditës e të perspektives të Shqipërisë së moçme e në rilindje në Ballkan; të Perandorisë Otomane me perspektivë anemike e retrospektive nostalgjike në shtrirjen euro-aziatike-afrikane; të Fuqive të Mëdha Europiane sidomos të Lidhjes Trepalshe e të lidhjes tjetër, Antanta (ma së forti Anglia, po deri diku edhe Franca).

Ky syç diplomatik me (fok)us politik për "të parin e vendit" që do t’i jepej dhuratë e meritë "freni e froni" i Shqipërisë prej te Pavarësia e deri te Shtetësia e tij, parasëgjithash diktohej ngutas: nga përflakja kërcenuese e Luftës së Parë Ballkanike; nga tronditja e spirravjes e haparavjes të "statu-quo"-së ballkanike deri në përcjellje ç’ekuilibrimesh ndërplanetare; nga çkyemja e Shqipërisë Natyrale etno-historike dhe e pjesës të hartnueme si "Maqedoni" në mes katër shteteve të Lidhjes Ballkanike; nga rreziku pansllav i pushtimit e i monopilizimit të Bregdetit Shqiptar; nga frika e mbetjes "fuçi e ndezun" e gadishullit të Ballkanit nga përplasjet e aleatëve prej synimeve territoriale si në mes Greqisë e Bullgarisë për Maqedoninë dhe në mes Italisë, Helenëve e Sllavëve për Shqipërinë; nga përkujdesja e sforcueme ndërkombëtare për ta mbylltue sa ma shpejt Luftën Ballkanike-Otomane pa ndërhyrje ushtarake nga lidhjet aleancore si Trepalshi e Antanta, e mbi të gjitha pa plasje të një lufte të rrezikshme botërore.

Një gazetar frëng, Stephane Lauzanne, kah fundtetori 1912 e skanon liderin e së ardhmes shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlorën, si "një burrë… i fuqishëm", ia penel portretin "me një mjekër të bardhë që rrethonte dy sy ngjyrë blu, veçanërisht të thellë e shprehës", e pikasë të ravijëzuem "me një grup të vogël njerëzish rreth tij, që diskutonin, komentonin, diskutonin, ndërsa ai rri gjithëmonë i heshtur", flet për karrierën e tij zyrtare në një realitet tipik e domethanës të kohës:

-Shikojeni këtë burrë – më thotë një ditë një diplomat – Ai do të jetë një ministër i parë ndofta edhe kryetar i një shteti që ende nuk ekziston. Në luftën ku po përleshet Europa Ai do të jetë fitues, pa pasur nevojë të nxjerrë shpatën…[9]

4.

Tashti në dy muajt e fundit të vjeshtës 1912 për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkan (Ilirikum) të gjithë – pa përjashtim të gjithë – ishin të vonuar, dhe për ma tepër kjo ishte një vonesë historike e pakthyeshme e me një kosto të jashtëzakonshme politiko-diplomatike e ushtarako-financiare, që ende po e vuajnë autorët e aktorët e asaj kohe dhe po e ndjejnë edhe të tjerët rreth e rrotull.

Edhe "Flamurtari i Shqipërisë"[10] Ismail Qemal Bej Vlora po ecte ngadalë, tepër ngadalë, po me një ecje të pandalshme në intinerarin e tij të fundit për Pavarësinë e kombit të vet. Ecte pa shpatë në dorë si Skënderbeu, po i gatshëm si bashkëkohor të vnonte dorën përbetuese në Kuran e në Bibël. Ecte aq i mendueshëm për kombin e vet saqë thue do të thyhej në mes vertebres kurrizore dhe në të njëjtën kohë ndihej aq i fuqishëm në konstruktin e tij fizik, moral e politik, sa të lartngrinte viganisht Flamurin Kombëtar Shqiptar - peshën ma të madhe të tokës e të historisë shqiptare, të gjakut e të sakrificave kombëtare.

Ai dinte se kur e si me vetëdal’ në krye me hapin e ngadaltë e me fjalën e mat’të, biles kjo ishte një nga meritat e tij, biles edhe kur iu vnohej në ballë, si në ngritjen e Flamurit e në udhjeksi të Qeverisë më 1912 mundoheshin me ia përparësue ndonjë argument anësor: "ishte ma i vjetri në te’tanë delegatët e Kuvendit të Vlorës"(!)

Ndokush mund ta kujtojnë të lehtë ardhjen e Ismail Qemal Bej Vlorës me Dërgatën e Pavarësisë drejt Vlorës së Flamurit po është krejt ndryshe, gjithësesi e vështirë, sepse kjo ndodhte kur "Të Mëdhajtë e Botës" me "mjete diplomatike" i rrinin rrotull "Shqipërisë në Luftë", kur të pabesët sllavë e helenë ishin me armë zjarri në duart e përgjakura nëpër truallin shqiptar e "bestari mbrojtës i vendit" – pushtuesi otoman - ishte i çaraveshur e i çapërpikun pas mbi katër shekuj sundim.

5.

Të ngresh një shtet të ri në luftë është e veçantë, tepër e veçantë, biles nuk ka ndodhë ndokund në planet një akt i tillë treplanësh përveçse në truallin shqiptar e në vitin 1912.

Ky shtet u ngrit në një fushë lufte të hapur të katër fuqive ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria) në përballje me Perandorinë Otomane, që ende e kishte të ndame territorin e lashtë shqiptar në pesë vilajete: Kosova, Shkodra, Janina, Manastiri, Selaniku.

Ky shtet u ngrit në valët e Luftës Ballkanike (28 Nëntor 1912), u njoh si "shtet autonom" në rrethatimin zjarr’ e flakë të kësaj Lufte Ballkanike (17 dhjetor 1912), jetnoi e veproi gjatë e pas Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike (28 nëntor 1912-31 korrik 1913)…

Ky shtet në ato kushte e rrethana historiko-politike të kohës, u ngrit me të gjitha: nga Flamuri te Selia, nga shtrirja kombëtare e njohja ndërkombëtare, nga shkresat zyrtare e kabllimi telegrafik, nga ushtria tek shkollat, nga dërgimi i delegacioneve diplomatike në botë e deri te çuemja e ndihmave humanitare në luftë…

Ky shtet u ngrit’ në luftë, po nuk ishte "shtet i luftës".

Ishte "shtet i paqes".

Pikërisht ngritja e "Shtetit të Paqes" e "Shtetit për Paqen" ishte filozofia e diplomatit të shquem e kryeshtetarit të dalluem, Ismail Qemal Bej Vlorës, që e art-luejti aq mjeshtrisht në kancelaritë europiane të Perëndimit e të Lindjes dhe në tokën etnike shqiptare gjatë periudhës së dy luftërave ballkanike (tetor 1912 - korrik 1913), gjatë përplasjeve politike të brendshme me Esat Pashë Toptanin e Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) dekteri në largimin e tij më 24 janar 1914 nga "froni i pakurorëzuem" nga

6.

Ismail Qemal Bej Vlora art-luejti aq mjeshtrisht në rrugëtimin e tij misionar të Pavarësisë gjatë muajve tetor-nëntor 1912 si në Stamboll, në Bukuresht, në Vjenë, në Budapest, në Trieste, në Durrës.

Shumë pak është folë për këtë meritë të tij, se shumkush nuk don me e nxanë goje, sepse e duan figuren e tij me e lanë në hije, si gjithënjë e si gjithëmonë, se po u përditësue në dritnim si personalitet ka me rrezatue bukur shumë. Për ma tepër kur nuk ia thonë ndonjë fjalë të meritueme tue lanë gjurmë të gdhendshme, nisin e fjalnojnë gjana hamendëse të zhurshme.

Ka asish e kësish që i bien në qafë "Flamurtarit të Shqipërisë", po nuk është krejt e drejt e pastërtisht e ndershme sepse pikërisht ky burrshtetas i Pavarësisë bashkë me vargmalet e historisë na i "hoqi qafe" pushtuesit e shekujve të robërisë.

Të pakten tue krahasimue rrugëtimin e tij nga Durrësi në Vlorë deshtëm me shtrojnue e kapaknue: Vërtetë Ismail Qemal Bej Vlora eci ato ditë nëpër baltë, po ne nuk po e ngrejmë atë nga balta për ta vnue si "Ati i Kombit", sepse u malnue si i tillë gjatë gjithë jetës së vet. Nëse eci në ditë me erë të fortë nuk ka asnjë stuhi a cunam që ta marrin përpara emrin e veprën e tij, sepse është baa q tokësorë e aq hyjnorë saqë ka shkue hyjnisht te Flamuri i Kombit, te Hymni Kombëtar, te Pavarësia, te Liria, te Vlora e Prishtina, te Shkupi e Ulqini, te Çamëria e Presheva, te Mitrovica, te Përjetësia.

"E vetmja punë e mirë rrotull këtyne dy muajve të Luftës Ballkanike, - do të dijenonte diplomati i shquem austriak, Alfred Rappaport,[11]- qe ajo e Ismail Qemalit, d.m.th. proklamimi i vetqeverimit t’atdheut të tij në Vlonë, më 28 nëntor 1912".[12]

Ramiz LUSHAJ

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë

[1] Kosova në vështrim enciklopedik. Botim i AShSh. Tiranë, 1999, fq. 101. ISBN 99927-1-170-1

[2] Prof. Stefanaq Pollo. FESH. Vëll. II. Tiranë, 2008, fq. 1372. ISBN 978-99956-10-28-7.

[3] Akad. Kristo Frashëri. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912). Monografi. AShSh. Tiranë, 2008, fq. 75. ISBN 978-99956-10-14-2

[4] Emil Bourgeois. "Manual Historique de Politique Entragere". Vol. IV. Paris, 1940, fq. 577

[5] AMAE, PE. Turqie Guerres Ballkaniques. T. VI. (Vol. 234), fq. 34. Raport i Descos-it nga Beogradi nistue ministrit të PJ në Paris, më 5 shtator 1912

[6] Noel Malcolm. Kosova – Një histori e shkurtër. Monografi. Bot. i dytë. Prishtinë, 2001, fq. 259

[7] Domenico de Facendis – konsull i Italisë në Vlorë. Telegram drejtue MPJ në Romë. 6 dhjetor 1912.

[8] Uilliam M. Fullerton. Parathania (te): Ismail Qemal Vlora "Kujtimet". Toronto-Kanada. 1968, fq. (V).

[9] Stephane Lauzanne: Au chevet de la Turquie. Quarante jouers de guerre. Paris, 1913, fq. 203-205.

[10] Renco Falaski (te) "Kujtime" të Ismail Qemal Vlora. Tiranë, 2007, fq 14. (Ky vlerësim gjendet në fundfaqe, dorëshkrue si plotësues prej tij)

[11] Stephane Lauzanne: Au chevet de la Turquie. Quarante jouers de guerre. Paris, 1913, fq. 203-205

[12] Alfred von Rappaport Arbengau (diplomat austriak): Rrjedha e punvet në Shqipni. Përktheu nga gjermanishtja Karl Gurakuqi. Tiranë, 1928, fq. 23-24

RAMIZ LUSHAJ

 

 

Xhevat Rexhaj: Festa e 100 vjetorit pa turqit

E Henë, 30.04.2012

 

FESTA E 100 VJETORIT TË JETË PA TURQIT- S’KERKUAN FALJE ENDE PËR PUSHTIMIN DHE VRASJET SHEKULLORE

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Historia e njerëzimit ishte dhe mbetet e mbushur me situata dhe ngjarje të furishme per perudhat kohore që kaloi njerëzimi. Dihet mirëfilli se shekujtë e kaluar ishin shekuj luftërash dhe shekuj gjenocidesh që popuj dhe kombe të ndryshme kishin ushtruar ndaj popujve dhe kombeve të caktuara në regjione dhe cepe të ndryshme të rruzullit toksor. Nji nder popujtë më të vjeter të Evropes ishim edhe ne shqiptarët të cilet historikisht dhe dokumentarikisht perbenim nji civilizim të hershëm qysh se prej Pellazgëve, ilirëve e më vonë u thirrem shqipëtarë që me shekuj e mijëra vjetë mbijetuam kthetrat dhe pushtimet ndër më të egrat që ishte e mundshme. Ky popull qysh në kohen e para krishtit kishte territorin, gjuhën, kulturën, zhvillimin, pasurinë tokësore dhe detare, dhe kishte qenjen e vet të njohur dhe ditur peër ato kohëra. Populli i ynë ishte i shtrirë në pjesen më të mirë dhe më të perfeksionuar nga natyra që të kishte një zhvillim dhe një mirëqenje të duhur falë resurseve të sipër permendura, por në të njejten kohë ishte edhe halë në sy për armiq të ndryshëm që zbriten nga vise të ndryshme për të copëtuar dhe tkurrur tokat tona të mbijetuara me shekuj.

Pas luftërave pra kohës së Romakëve dhe bizantit, shqiptaret disi mbeten ende të shtrirë në nji hapësirë të caktuar duke ruajtur me luftë dhe mund trojet e veta buzë Detit Adriatik dhe Jonë, dhe deri në brendi të Bosnjes dhe Serbisë së sotme, Maqedonis dhe Greqisë. Që kjo të ndryshohej ma vonë shkak u bë pushtimi osman, pra sulltanë i cili në fillim të shekullit të 14 pushtoi Ballkanin në pergjithësi dhe tokat shqiptare në veqanti edh pse ma shumë se 27 vite shqiptarët të prirë nga Gjergj Kastrioti e bënë të pamundurën të mundur duke shkaktua dëme të shumta ushtrisë sulltaneze nga anadolli. Mjerisht me vdekjen e Gjergj Kastriotit edhe u shua me dhunë kryengritja dhe lufta e shqiptarëve karshi turqëve, dhe keshtu Turqia e aso kohshme pushtoi në terë tokat tona arbërore dhe instaloi një pushtet të dhunshem dhe gjenocidial karshi shqiptarëve. Që prej atyre viteve të pas 1480 ve për shqiptaret dhe trojet e tyre filloi tmerri i vërtet që do të zgjaste afer 5 shekuj të terë nënë zgjedhen turke, nën dhunen turke e cila  më vonë do të shoqërohej edhe me dhunen e serbëve, grekëve, malazezve e maqedonve gjithnji me ndihmen dhe shtytjen që ua jepte Turqia e sulltanve që sa më shumë të demtonin dhe lëndonin trungun dhe qenjen shqiptare apo siq na quanin ata “ Arrnautëve”. Shekuj të terë shqiptaria u desh ti pershtatej edhe me dhunë nji jete të re, nji jete barabare të nenshtrueshme nga zullumet turke, u desht të perqafohej nji fe e pa njohur dhe e padashur për shqiptarinë nji fe që me vonë do të sillte pasoja edhe më fatale në trungun mabarë shqiptarë ,ngase do të hasmonte shqiptarët nder veti duke krijue ndasi në baza fetare që permes tyre ta mbante sa më gjatë nën sundim mbarë shqiptarinë. Mjerishtë edhe ashtu ndodhi dhe shqiptarët filluan të kenë dy e tri fe brenda vetes, dhe me kete disi dobësohej kombi, ngase Turqit ishin të interesuar që shqipatrët mos të thirren në komb apo në etni por të thirreshin në myslimanizem ose thenë troç ne bazë fetare! Megjithate edhe gjatë gjithë kesaj katrahure turke kunder shqiptarëve , shumica shqiptare gjithmon mundohej që me kryengritje dhe me luftëra të caktuara ta luftonte armikun barbar nga Anadolli, por mjerisht Turqia ishte forcë e madhe ushtarake dhe i shtypte keto ngritje dhe kryengritje të trimave shqiptarë, keshtu ndodhi edhe në kohen e Rilindjes kombëtare dhe Lidhjes së Prizrenit ku Turqia me dhunë të paparë shkatërroi të gjitha perpjekjet e shqiptarëve që të liroheshin nga turqit, dhe tani më edhe nga armiqet e tjerë që me ndihmen e Turqisë kishin pushtue tokat tona dhe shkaktonin dhunë të paparë kundër shqiptarëve, ndersa Turqia bente sehirë dhe nuk ndermerte asgjë që ti ndalte keto bisha barbare serbo sllave që benin gjenocid ndaj shqiptarëve. Kur kihen parasysh të gjitha këto dhe kur edhe sot e dijmë nga historia se turqit mllefin më të madh e kishin ndaj ne shqiptarëve, nuk lejuan asnji shkollë në gjuhen sdhqipe, nuk lejuan dhe as nuk ndertuan asnji infrastrukturë rrugore apo qytetare, nuk ndertuan asnji spital dhe nuk lejuan që të kishte së paku një ecje ekonomike më të duhur, ngase perkundrazi  ata e eksploatonin krejtë pasurinë tonë për në Turqi. Nga ana tjeter Turqia lejonte serbët dhe malazezët e grekët që të ndërtonin shkolla, kisha, dhe univerzitete në gjuhët e tyre, Turqia i lejonte shkiet, greket dhe malazezet e maqedonet që të shkolloheshin në gjuhet e tyre amtare, i ndihmonte edhe në ndertimin e infrastruktures rrugore dhe qytetare, pra thjeshtë Turqia i stimulonte me çdo gjë armiqët e shqiptarëve ndërsa nga ana tjeter ndalonte çdo gjë për  “ vllaznit “ e tyre nga feja , kjo vertet nuk do komnet dhe me kete kuptohet se Turqia ishte armiku dhe perbindshi kryesor që jo vetem se vet na shkatërroi per 500 vjet, por edh yshti armiqet tanë të cilet edhe ishin “ kaurra “ sipas islamit të tyre që të na vrisnin dhe të na shfarosnin qenjen tonë kombëtare. Kjo nuk do komnet vetem se duhet të thuhet se ishte nji gjenocidë i ndertuar kryekëput kunder shqiptarëve.

Mbas gjithë këtyre katarahurave që përjetuan shqiptarët nën zgjedhën turke filloi nji perudhë e re në fillimet e viteve 1900, dhe athere populli shqiptarë filloi të organizohej më fort dhe më mirë për ti dhenë shkelmin perfundimtarë të semures së Bosforit dhe ta percillte per në Anadollak armikun shekullor të shqiptarëve. Në keto vite edhe në skenën e gjithë botës filloi të levizë nji puhi drejtë nji lufte të re me përmasa botërore, shi për kete shqiptarët e panë rastin që të mund të bejnë punë të mëdha dhe të çlirohen nga Turqia barbare, me gjitha peripecit e mëdha kjo do të ndodhte në vitin 1912, por të ndalemi pakëz edhe me këte rast rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipëris: edhe me këtë rast Turqia luajti lojen e vet të poshter, dhe me lehtësin më të madhe Turqia bëri lojra me tokat shqiptare me marrëveshje me Rusin cariste, keshtu Turqia ua dhuroi tokat shqiptare Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, keto janë të verteta të pa mohueshme edhe historikisht të dokumentuara, por shqiptarët ende nuk po e kanë guximin që këto ti thonë haptas, këte e deshmoi edhe rasti i fundit i rastit të Kosovës para Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë në Hagë ,kur Turqia nuk dergoi asnjër material rreth rastit në fjalë, ngase do ta dëmtonte Serbinë duke treguar tapitë e vjetra turke se Kosova ishte edhe më lart se te Molla e Kuqe, pra edhe me këte rast Turqia dëmtoi qështjen shqiptare si edhe me shekuj me radhë. Viti 1912 vertet solli pavarësin, ama pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë, ngase me dhjetëra mijera kilometra katrore mbeten nen pushtimin e armiqëve sllavë si dhuratë që moren nga pushtuesi i ballkanit Turqia. Shqipëria u pavarësua por jo ajo natyrale, Shqipëria u pavarësua edhe me ndihemn e miqëve europian e amerikanë edhe pse ne kemi merak që shpesh ta shajmë Evropen “ kurvë “ por realiteti është ky se ne duhet ta shajmë Turqin që na la tokat tona të pushtuara nder sllavë të cilet i moren si dhurata për dhanjen e femrave të tyre sulltanëve dhe pashajve turk të krisur.

E tani më sot pas 100 vjetëve shqiptarët kudo në botë pergatiten që të festojnë pavarësin e shtetit t ë tyre, pavarësin e shtetit që mbeti gjysëm shteti, që mbeti shteti më i coptuar në Evropë, e shtetit që doli si më i shkatrruari nga pushtmi i egër dhe i gjatë sulltanez, pra pavarësin e shtetit të mbetur pezull pa gjymtyrët e saja natyrore, Kosoven, Qamerin, Malësin, Iliriden e kështu me radh. Ne kete vit jemi të gëzuar që do të festojmë këte pavarësi, megjithatë kemi pse të festojmë dhe të gëzohemi ngase sot kemi edhe një gjymtyrë në trupin amë kemi shtetin që fitoi lirinë dhe pavarësin e kjo është Dardania, kemi pse të gëzohemi ngase shqiptarët po vetëdijësohen se kemi edhe shumë punë për të bërë që ti qesim per ledine tapitë turke që i mbanë të mbyllura hermemtikisht Turqia edhe sot e kësaj dite, të cilat nuk i tregon se deri ku shtriheshin tokat shqiptare, që sot e kësaj dite  Turqia nuk deshiron ti prish marrëdhenjet me Serbinë, pra ne duhet të punojmë që kur të vijë koha dhe momenti të bashkojmë tokat tona që ishin tonat me mijëra vite. Shqiptarët do të festojnë kete vit 100 vjetorin e pavarësisë, dhe duhet të festojmë së bashku të gjithë shqiptarët, por mjerishtë nuk do të mund të festojnë miliona shqiptarë të asimiluar në shtetin turk, shqiptarë që nuk kanë shkolla shqipe, që nuk kanë emra shqip dhe nuk kanë më as histori shqiptare, ngase i asimiloi edhe ata me dhunë Turqia ose “ vllau “ mysliman?!. Ne shqiptarët do të festojmë por të festojmë pa turqit, ne do të festojmë dhe do të ftojmë miqë në festime por jo turqit, ngase ne u desh me qindra vjet të luftojmë kunder turqëve që të pavarësonim vetem gjysmen e shtetit shqiptarë, pra nuk na duhen turqit në festime, nuk na duhen perfaqsuesit e tyre në festa, ngase ende nuk është rasti e as koha, ngase Turqia ende ska kerkue së paku falje për pushtimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve me shekuj, ngase Turqia ende ska bërë as më të voglin gjest që të pendohet zyrtarisht për të bemat e tyre shekuj me radh, pra shkurt nuk na duhen turqit në këte pervjetor.

Gjermani e sotme ende paguan dëme lufte për hebrenjet, Gjermania ende paguan dëme lufte ndaj Polonisë dhe Frances, pra ende dhe ende vetem per 4 vjet lufte, ndersa Turqia na ka shkatërrue 500 vjet e asgjë të mos bej, jo kjo nuk duhet të lejohet, andaj nuk na duhen në festime, na duhen miqët tanë Evropian dhe Amerikan. Na duhen ata që edhe sot e kësaj dite na e ruajnë qenjen kombëtare, që na çliruan nga sllavi e rusi serb.

Une do të festoi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris dhe ate pa turqit, nese turqit marrin pjesë pa u pendue dhe pa kerkim falje une si shqiptarë dhe si kombtarë me kaqikun tim nuk do të festoi kete 100 vjetor.

Të ketë kujdes paria e Shqipërisë dhe të luaj rolin vendimtarë në pergatitjen madheshtore të  festimeve por pa R. Taip Erdogana....

I nderuari Kryeminister i Shqipërisë, ne shqiptarët si patem si kemi dhe kurren e kurres nuk do ti kemi vellezër armiqet tanë, andaj të jeni në nivel të funkcionit dhe respektit që keni nder shqiptarë, mos ju lutem të na perzihet gjaku kastriot me ata sulltanë- nuk është e mundur kurrë....

----------------------------------------

 

 

INTERVISTË

 

Zeqir Lushaj: Tre çerekë shekulli = Krenari

(Festa tri-dimensionale e familjes së nderuar Kadri Mani- Prishtinë)

-25 pyetje, pak (edhe) si të zorshme, në këtë Ditë të shënuar Trijubilare-

I. Pesë pyetje në lidhje me datlindjen:

1. Si ndjehesh në 75 vjetor? I gëzohesh Ditës së festës, apo ke nostalgji për ditët që kanë ikur?

Përgjigje: - Te libri që e kam botuar kam edhe një fotografi të kahershme, të përbashkët me gruan time, ku qenkam përgjigjur edhe në këtë pyetje, ende pa ma bërë: atëherë kemi qenë më të rinj, kurse tash jemi më të mençur!

 

2. Përse e ndërrove datëlindjen? Aq më shumë pa i pyetur as prindërit dhe as gjendjen Civile!

Përgjigje: Prindërit na kanë vdekur, Ofiqaria ka refuzuar të ma përshtat mbiemërin nga-Osmani, në-Mani, prandaj e kujtoj me neveri atë gjendje “civile”!

Nuk jemi mësuar me kremtimin e ditëlindjeve, nuk e kemi pas shprehi... prandaj tri festat  i tkurrëm në një- trefish më pak (edhe) shpenzime!

3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të doje (më shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?

Përgjigje: - Kalimi nga administrata në arsim: e kisha lexuar “Afërditën” e Sterio Spasës e po fluturoja pakrahë! Dhe merre me mend: ika nga redaksia e Revistës “Jeta e Re”, ku  isha daktilograf-depoist, kur Kuvedi i Krahinës pati blerë fotele të reja e neve na i fali të vjetrat! E lëshova Kryeqytetin e shkova në fshat me idealet e “Afërditës”!

Nga ajo kohë kujtoj kolegët: Xhelil Rama, drejtor, Fasli Maloku, Idriz Zeqiraj... me të cilët  edhe sot jemi tok ose në punë ose në restorantin “TRE PRINCAT”, në Taukbahçe  në Prishtinë! I kujtoj ish-nxënësit tanë, nga të cilët me disa edhe sot mbajmë lidhje... nuk po i përmend me emra se mos po e harroj ndonjërin e më hidhërohen! Kam  punuar jashtë orarit me nxënës më të dobët dhe kurrë s’kam dhënë nota të dobëta! Ama si çdo rregull që ka përjashtim, një nxënës rebel e kam përjashtuar nga Gjimanizi i Vitisë: ia pata dhënë paratë që ta blente abetaren e të më vinte në banesë për çdo ditë, ai kishte blerë cigare!!

4. Si e shpjegoni Ju, zotri Mani që: -Të gjithë i lutem Zotit për jetë të gjatë, ama, me u plakur nuk duam!?

Përgjigje: - E, kjo punë i mbetet Zotit ose Natyrës!?! Ne të dy që shkruajmë, sikur edhe të  tjerët si puna jonë, po lëmë gjurmë në histori: porosi-mesazhe-amanete!!! Ama kundështarët tanë me shkrimet e tyre ia kanë shkruar vetvetes aktakuzat! Prokurorët nga shkrimet e tyre do të ju ngritin paditë penale për vepra antikombëtare, sikur që janë: Rexhep Qosja, Rexhep Meidani...

5. Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?

Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose  vetëvriten pensionistët, invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha flamurin...

Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!!

Nga bota e ndytë s’kemi përkrahje, ngase po na thonë se ne vetë po qevrisim!! Se jemi të lirë e të pavarur!!

Merre me mend, ne për festat tona familjare e kemi ftuar një dynja, por apostafat nuk i kemi ftuar ish-shokët tanë të ilegales as të burgjeve; dhe kuptohet se ata nuk vijnë, por edhe po të vinin, do të bëhej skandal pa një pajtim paraprak?- ngase ata i kanë duart me gjak! Dhe as po bëhen merak! Paskan qenë familjarisht të poshtër, nuk po distancohen as familjarët e tyre; vallë, a kanë pirë të nënës kulloshtër!?

 

II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës

 

1. Thonë se në rininë tende ke qenë shumë simpatik. Sa të sherbeu paraqitja në jetë?

Përgjigje: - Nuk di në kam qenë simpatik?- por kurrë nacisoid! Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, kurse logjikën e fortë nga nëna!! Në rini kam qenë si plak, në pleqëri si i ri!!

Martesa jonë është bërë sa me simpati, poaq edhe me përkatësi politike: gruaja ime është nga një  fshat i vogël-Kosovicë, i cili shpesh quhet: Kosovica e vogël e burrave të mëdhenjë! Kosovica një fshat me 13 shtëpi e me 12 kaçakë! Janë të përmendur kaçakët: Lushi e Veseli, Ajet Bunjaku-Kosovica me tri rrethatore fishekësh!!! Kurse nga lagjja jonë, Bejtë Osmani.

Po çka mendon devja  e çka devejari?

Por çka po flasim ne të dy dhe kush na kupton!?- ne jemi të pushtuar edhe nga burokracia shkencore: FGJSH, Tiranë, 2006, f. 425, emrin-kaçak “e shpjegon”- cub mali!!

Devja e stërngarkuar nëpër vapë nëpër shkretirën e pafund, mendon se tash edhe pak e vjen në oazë ku do të pijë ujë të freskohet e të pushojë... ndërkohë që oaza nuk shihet në shkretirën e paanë, devejari ia hedh mbi shpinë edhe xhyben e vet! Dhe pas pak edhe ai vetë i gjuhet mbi shpinë!!

Dhe lexuesit që i ka “edukuar” Akademia, mund të thonë:

-Për çfarë bëjnë fjalë këta?- për cubni!?! Dhe, praktikisht del se rrahëm ujë në havan!

2. Sa vashave  ju ke thënë “Jo”, derisa hase në legjendarën Shukrije?

Përgjigje: - Atëherë ka qenë tjetër kohë, koha mësitnisë! Po Shukrija e ka pas hallën te një fqinji ynë, dhe ne kemi “biseduar” me ndërmjetësimin e kushërirës Zejnepe: dhe kur e kanë lyp gjithandej, ajo për mua ka thënë-po! Se është një djalë që po çmendet për të!

3. Me fjalët aq të zgjedhura që ia drejtoni bashkëshortes, mos doni ti thoni se: “je lindur për Kadri Manin”.

Përgjigje: - Ashtu disi! Dhe për mirënjohje: po i  the njeriut-mosmirënjohës, s’ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë!

Shukrijes i ka vdekur nëna në moshën 13-vjeçare (sikur edhe mua!), dhe kjo është bërë zojë shtëpie për pastrim e për gatim!! Shukrija është kujdesur edhe për mysafirë: unë në shtëpinë time kam qenë symsafir! Kurrë nuk më ka pyetur se ku po shkoj as kur po kthehem! Edhe ajo ka qenë e lirë, si  zogu në degë, ka mund të fluturojë për Amerikë e për Afrikë... as pa më pyetur mua! Desha të them, fjala-gjelozi, për ne as ka ekzistua as ekziston!!

4. Kush ka vuajtur më shumë: -Kadriu në burg, apo Shukrieja në ‘liri”?

Përgjigje: - Ajo më shumë me fëmijët, me shkollimin e tyre... por herën e fundit e kanë marrë pensionin tim edhe gjatë vuajtjes së dënimit! Kjo është e pakuptueshme për regjimin  enverist, po në titoizëm nuk është përndjekur familja për shkak të individit.

5. Po të ishe sot 20 vjeçar, a do të pranoje të hyje në “Big-Bradhër”?

Përgjigje: - Kategorikisht-JO. Te ZemraShqiptare e kam pas një  reagim: o anglez, mos u bëj anglez! Turpi i dyfisht është i atyre të “fejuarëve” apo edhe të “martuarëve”!?! Dhe shumëfish i prindërve dhe i të afërmëve të tyre!

 

III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe shkrimtar-publiçist.

 

1. Kur e binde veten se, mund të shkruash artikuj, vjersha, libra?

Përgjigje: - Vjersha ime e parë, që nuk është botuar, e ka pas titullin: macja dhe miu: protestoja përse macja e masakron miun e vogël e të shkretë!? Kush e di në dorë të cilit redaktor burokrat ka rënë, dhe si ndonjë maçoku plak që i kalon miu përrreth mustaqeve, i mbyllë sytë, do t’i ketë ardhur mërzi edhe ta hudhë në shportën e hedhurinave!?

I vetmi i ndjeri Dr. Esad Mekuli ishte ai i cili me vjershë në dorë shkonte nëpër shkolla dhe e gjente autorin e bisedonte me të...

Pra, reagimi ndaj të keqes, ose mburrja për një vepër të mirë: u ndërtua një rrugë, një urë...e gjeti kuletën me para dhe ia ktheu pronarit...

Fshati ynë Makreshi i Poshtëm është midis Moravës dhe Gallapit, një fshat si një “doaganë” e fjalëve: si flasin moravalinjtë e si flasin malokët? Rrafshi ka qenë më i pushtuar, andaj edhe më i asimiluar, kodrat as i kanë vyejt pushtuesit as ka guxur të ngjitet andej nga krisja e mamëzerës shpat më shpat!

I përlepnicasi ose i koretinësi... thoshte:

-E mora një xhak (barrë) e nëpër një putinkë (rrugicë) shkova në mulli.

–Jo bre- ju thosha- thuaj edhe në- vodenicë (skr. mullirit) dhe u krye puna!

Kurse malokët e zgjasin  dhe e varisin zërin... pastaj zanorën-u, dhe-o e shqiptojnë disi si-ë:

-Pëla e bani vënë!

Kështu që, dëgjuesi e ka si zor ta marrë vesh në se vezën  e ka bërë pula apo pela!?

Po  më thoshte një katundare imja e martuar në Marec:

-Ti njëherë gabëve, dyherë gabëve... ti shumëherë gabëve!! Tito është për të gjithë...

2. Cila është vepra juaj letrare që e shikoni më me dashuri, dhe pse?

Përgjgije: - Dy kurorat sonetike: “SHQIPJA E LARTËSIVE”, kushtuar gruas time dhe:”NËNË TEREZA E SHQIPËRISË”, kushtuar nënës tonë Tereze që njëherit u bë edhe nënë e botës! Po citohet që Klintoni të ketë shkuar në Kalkuta te përmendorja e Nënës Terze e t’ia ketë puthur sandalët:

-Nëna Terezë, prehu e qetë, ta çova amnetin në vend, populli yt kosovar është i lirë!

Por, ajme, enveristë-stalinistët Nënën Tereze e quajnë shtrigë, kurvë!! Elemendët si Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...

3. Cilin veçoni nga shkrimtarët shqiptarë-sot?

Përgjigje: - Pamëdyshje (jo-paekuivoke!), që veçoj Ismail Kadarenë, me kusht që kurrë më të mos e përmend politikën! Proçkën më të re e ka: Aleancën Kuq  e Zi të Shkodrës, e quajti studentët e Shkodrës kërkojnë! E pra, studentët janë përparimtarë, kurse Aleanca Kuq e Zi është enveriste-staliniste!!

Prandaj habitëm  se si Faik Krasniqi mund të jetë aq naiv e ta theksojnë vijimisht se është anëtar i Alencës Kuq e Zi!?- apo nuk e di?

4. Megjithëse ju na bëni përditë vërejtje drejtshkrimore, a e shihni se shqipja po shkruhet edhe më keq?

Përgjigje: - Bamir (bakeq) Top-tani thotë: mënd, vënd, kuvën, zëmër... gjë që është shkelja më drastike e standardit; duhet:mend, vend, kuven, zemër...

Komi(k)sioni separatist për përpilimin e fjalorëve, i stërvjetruar, duhet të shporret. Ata s’kanë turp që Fjalori i Mehmet Elezit e Bajram Qerimit... janë më voluminozë se ai i Akademisë!?!

5. Edhe sa libra ke në dorëshkrim dhe kur mendoni për t’i botuar?

Pergjigje: - Kam mbi  10 libra dhe  tash që u bëra “bos” mund t’i botoj!

 

IV. Pesë pyetje, si politikan:

 

1. Shumë ish të burgosur e urrejnë politikën, se ajo i futi në burg. Po Kadri Mani, ç’thotë?

Përgjigje: - Politika është një terren i rrëshqitshëm, rrëxohesh e çohesh, përgjakesh... por idealet e larta për liri, ta forcojnë zemrën-çelik! Por vetë fakti  se dikush ka qenë në burg, s’ka asnjë kuptim: burgu është stallë e stala është burg: kush jua ka përshkruar lopëve për atdhetarizëm që një jetë kanë qëndruar në stallën-burg?

Ata që bijen në burg rastësisht,  e përjetojnë burgun sikur edhe ordinerët- katastrofë!  Kurse politikanët janë të parapërgatitur, edhe për burg edhe për varr! Ja liri-ja vdekje! Politikani jeton ndryshe nga ordineri: çon jetë të dinjitetshme, lexon, nuk shoqërohet me këdo... po u përzieve me krunde, të hanë pulat!

2. Pse shumë politikanë ju lënë amanet fëmijëve të tyre: -Mos u merrni me politikë?

Përgjigje: - Ngaase janë budallenj! Njerëzit janë kafshë politike, ata që nuk janë-politike, janë thjeshtë-kafshë! Politika është ajka e kulturës dhe e qytetërimit.

 

3. Më shumë gabime ka bërë politika me Kadri Manin, apo Kadri Mani në politikë?

Përgjigje: - Koleg! Thonë se  tregtarët janë mashtrues, ama nuk janë që të gjithë mashtrues: shefi i furnizimit njofton për ardhjen e një artikulli sot një javë, dhe atë, shefin, e mashtrojnë, e dalin, padashje,- mashtrues! Në rastin tonë jopolitikanët  e mashtruesit ishin Adem Demaçi e Hydajet Hyseni, dhe neve na shembën xhambazët e politikës!!

Mehmet Hajrizi dhe unë i kemi  pas politikanë edhe vëllezërit para nesh, dhe ne nuk mund të gabonim, kur kishim përvojën e tyre.

4. Përveç Ibrahim Rugovës që e vlerësoni shumë, cilin tjetër mund ta përkufizoni si “ideal politik”?

Përgjigje: - Dr. Sali Berishën: ta udhëheqish Shqipërinë, mbase është ca më zor sesa ta udhëheqish Amerikën!? Pavarësisht që ka edhe gabime: gabimi e kobi i një partie fillon me nënçmimin e kuadrove të veta! Nuk është e ndershme që kuadri numër një, Idriz Zeqiraj, të punojnë në ndërtimtari në Gjermani!! Në kohën kur mund të jetë, të paktën, Drejtor i Radio-televizionit,   e të ndërpritet njëherë e mirë ajo: retherotull! (rretherrotull).

Presidentin e nderuar e tradhtoi edhe vetë Kryetari Bemir (bakeq) Top-tani! E ka shkurtuar emrin për të na mashtruar edhe ky pinjoll i tradhtarëve-Toptani!

5. -Je themelues i revistës ShqipëriEtnike. A mendon se, nipat e mbesat tona do ta arrijnë at’ Shqipëri?

Përgjigje: - Po, absolutisht PO! Shqipëria Etnike ekziston ndaj do të ribëhet.

 

V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:

 

1. Kadri, është njëri nga 12 sektet e tarikateve alivjane, e sa për Osman, dihet se kush është. A e pate të  veshtirë të kapërcesh mbi të dyja  e të shkosh të bekohesh në kishë?

Përgjigje: - Vetë bredhritja e gjatë mbi gjysmëshekullore flet vetë; por, më në fund, gjakimi i gjatë për bashkim kombëtar, dha rezultet e veta: unë në Prishtinë rashë në një shoqëri të shëndoshë, në elitën e Kryeqytetit: Dr. Femi Cakolli, mësuesi im i besimit, Abdurrahman Kelmendi-Duri, Hasan Dërmaku, Anton Nikë Berisha, Hajdar Fejzullahu... e kemi Shoqatën RENESANCA SHPIRTËRORE: Ishim në një mbledhje të NDSH-së me kryetar zotin Pashk Staka, një arsimtar veteran drenicak, Beqiri, tha:

-A pajtohemi ne sëpari me Pashk Stakën?

Ne të habitur i zgurdulluam sytë dhe po presim se ku do të dalë ky: si të “bashkohemi” kur jemi të bashkuar dhe vetë ne e kemi zgjerur Kryetar!?

-E!- Këtu qëndron dyfytyrësia shqiptare: a i kemi martesat e përbashkëta, a i kemi varrezat e përbashkëta...!?- andaj për bashkim sot flasin  kodoshët!

2. Në Kosovë, jo pak njerëz të quajnë Demaçi nr 2. Pse e sulmon kaq shumë Një-shin?

Përgjigje: - Kam ngurruar gjatë që ta sulmoja: pikërisht pse më quanin “Demaçi-2”- po mendoja: sapo ta kritikoj, do të thonë, ja bajraktari, nuk po i mjafton vendi 2, por do të dalë i pari!

Kisha parasysh edhe Romanin “Afërdita”: zoti Remko merrte ryshfet, Afërdita nuk merrte. Kur nxënësit i kthenin  vezët e shpjegonin se mësuesja Afërditë nuk i do vezët?- popullata e prishur, po thoshin:

-Shihe njëherë, zuska, nuk dashka vezë, dashka pula!

Jam duke shkruar libër kundër Adem Demaçit:

Adem Demaçi i ka spiunu shokët e vet në hetuesi dhe i ka shpërfillur në liri!!

Përgjigje me libër në libër të Prof. Dr. Hakif Bajramit: “EPOKA E ADEM DEMAÇIT”, Prishtinë, 2009, f. 67; si dhe: Prof. Dr. Hakif Bajrami: “ME RASTIN E 50-VJETRORIT TË DËNIMIT TË PARË TË ADEM DEMAÇIT, MË 1959 (“KOSOVA SOT”, 1-14  shtator 2009

Kur Jugosllavia ishte forcë e madhe në Ballkan, Adem Demaçi bëri Programin revolucionar për shkatërrimin e Jugosllavisë: ne veprimtarët ramë nëpër burgje, lamë nuset e reja, familjet... Kur filloi të prishej Jugosllavia, e ftuam Ademin dhe i thamë: tash është koha që ta realizojmë atë Programin tënd revolucionar?

-Jo, se unë kam zemër poeti!!! (Sabri Novosella)

Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin!

3. Si do të reagonit nëse, Ditën e Festës suaj, në mes të pjesmarrësve, të shfaqej krejt papritur akademik Rexhep Qosja me një buqetë të madhe me lule në dorë?

Përgjigje: - Koleg! E ke fantazinë e zhvilluar! Qosja gjakatar me thënien e vet: Revolucioni i Vonuar Demokratik, e gjakosi Shqipërinë dhe Kosovën! Tash po ta jap një lajm të mirë: paska shkruar në pension akademiku Besim Bokshi, heshtak! Dhe në vend të tij qenka zgjedhur për Kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, demograf, i cili e ka filluar punën me kritika ndaj Qosjes!! Andaj unë ia urova detyrën dhe fillova bashkëpunimin me Akademinë, që deri më tash e ktheja kokën anash të mos e shoh as ndërtesën!

Tirana ia pati mpreh brirët Qosjes: po e quanin rilindas! Disa vajzusha po doktoronin me veprat e Qosjes pornografike-banditeske!

Po ju njoftoj për opinion, se ti e di, revista jonë “ShqipëriEtnike” për një dekadë Qosjen e ka pas në shënjestër të kritikave me mbititull: Mbi 100 intelektualë shqiptarë kanë shkruar për sjelljet antikombëtare të Qosjes!

Artikujt e parë kundër tij i kanë shkruar: Fadil Bujari, Kryeredaktor i “Rilindjes”, Akademik Fehmi Agani, unë... Me libra kanë dalë: Sylejman Aliu: FILOZOFIA E KRROKAMËS (Qosja para pasqyrës), Sami Krosi: “Mëkatet filozofike dhe shkencore, të Rexhep Qosjes së ri”, Shkup, 2001....

Kurse kusht për pajtim, unë e kam formuluar tekstin: kemi qenë llapaqena, betohemi e përbetohemi se nga sot (data) do ta bëjmë KTHESËN.

4.  Përveç operacionit të suksesshëm në zemër, çfarë tjetër i kujton Zvicrës?

Përgjigje: - Zvicra është një shtet reklamash! Reklamash gënjeshtare: kursi për gjuhën është gratis! Ndërsa kursin duhet ta pagush 40.000 franga!!!!

Shef për punë të brendshme ka qenë Aflred Këller, i cili e ftonte tinëzish në bisedë Sokolloviqin! Pastaj Karla del Ponte, proserbe, Dik Maty...Zvicra tradicionalisht, sikur edhe Franca, kanë qenë proserbe: madje ka qarkulluar një informatë se ushtria zvicrane ka marrë pjesë tok me ushtrinë serbe në rrethimin e Shkodrës!?! Kurse Franca që qe kthyer me ne, është meritë e Dr. Murat Bejtës!

5. A mendoni se, fakti që sot je një “milioner i ri- kapitalist”, do sjelli shumë ndryshime në Kadriun e derisotëm?

Përgjigje: - Unë nuk jam milioner! Kam një banesë komode dydhomëshe dhe kabinetin e punës, dhe meqë më ka kaluar mosha për veturë, do ta shes garazhdën që t’i botoj librat... kam tre fëmijë e 11 nipa e mbesa...,-i dashur koleg.

--------------

Të falenderoj miku im i vjetër, që pranuat të më jepni këtë intervistë. I lutëm Zotit që këtë mirësi të ma japin edhe në 80-vjetorin tuaj, veçse atëherë, aty, këmbëkryq në Prishtinë e jo nga përtej oqeanit…!

Zoti të nderoftë, Kadri Man Prishtina.

Zoti e nderofë revisten ZemraShqiptare, që të don e të respekton kaq shumë.

Mirë u pafshim, në përvjetorë të tjerë, më i moshur, por, edhe më i rinuar.

Të fala Shukrijes, krejt familjes Mani e shumë shokëve e miqëve asaj Prishtine e përrreth.

Për ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike, nga Zeqir Lushaj , NJ, USA, Qershor 2012-

 

 

Serbët, Serbia dhe Kombi Shqiptar

Përgaditi: Brahim AVDYLI

Manastri i Pejës me popullsi shqiptare

Me qasje të pavërteta ndaj vetes dhe historisë, me aktivitete të paskurpullta dhe tendencë ekstreme e nacionaliste po bëhen aktualisht si “të njohur” serbët dhe Serbia. Bota është mësuar të gëlltisë të pavërtetat e tyre. Na shtrohet pyetja: a ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht. Kjo na detyron të shkruajmë edhe njëherë shkencorisht për problemet e popujve të Evropës antike dhe të Ballkanit. Kësaj radhe do të flasim për banorët e parë të Ballkanit. Nuk do mend se ne dijmë shumë mirë të vërtetën historike. Populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të Ballkanit. Ne e njohim si pellazgë, si thrak, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]). Pra, shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve hyjnorë-siç thotë Homeri. Ata janë që në kohët e lashta antike autokton në një pjesë të territoreve te veta dhe jetojnë aty edhe në ditët e sotme. Sot, trualli i tyre përfshinë trevat e ngushtuara nga genocidet e pandaluara të “kombeve” tjera në Kosovë, në Maqedoni, në të ashtuquajturat Mal të Zi e në Serbi, në Greqi, dhe në vetë Shqipërinë, që ka mbetur gjallë nëpër luftërat e shpeshta fetare.

Shqiptarët janë themelues të qytetërimit të lashtë antik[2]). Nuk është quajtur kështu në kohët antike, gjatë “Shekujve të errët”[3]), të cilën do ta shqyrtojmë në ndonjë vepër tjetër. Por, po nisemi paraprakisht nga popullsia pellazge. Pellazgët janë njerëzit e shpellave, të maleve, të fushave, të luginave, të lumenjëve, të liqeneve, të bregdetit dhe të deteve. Pellazgë, do të thotë paraprakisht njerëzit që jetonin nëpër pellge, që zënin pritat nëpër lumenj për të ujitur tokat e tyre dhe nëpër liqene e detra të shumtë, të cilat u bënë njëherazi mundësitë e para të shpërndarjes së kësaj race nëpër botë. Raca e tyre qe një racë e veçantë në tërë Evropën. Nga shumë autorë, pjella pellazgë ështëpjellabardhë. Vendin ku jetonin e quanin Pellazgi. Ai shtrihej nga Azia e Vogël e në Ballkan.

Treva pellazge shtrihej nëpër trevat historike paraevropiane dhe jetonte nëpër fise që vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt më të largët, bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Toka ishte shumë e pasur me minerale të jashtëzakonshme. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[4]).

Mund të dëshmohet shkencorisht se në tërë Ballkanin Qëndror, në Dardaninë antike, ose në Albaninë mesjetare, apo Kosovën Moderne, kishte zënë fill qytetërimi [5]). Sinonimi më i vjetër i emrit pellazg, krahas thrakas, është emri ilir, që do me thënë njerëz të lirë, që jetonin të lirë në dete dhe tokë.

Sinonimi alban vie nga fjala alb(p)-an, që do të thotë ana e alpeve, pra malësor, malësi. Mali ishte shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës, më e lartë se kodra, pra maje me kreshta, zakonisht të pjerrta që zbrisnin në lugina. Sinonimiarbanas rrjedhë nga fjala arb-an-nas, që do me thënë banor i fushave, fusharak. Sinonimi arnavud, rrjedhë nga fjala turke (fjalori i osmanlinjëve) ar-na-v(u)d, që do me thënë botanist, kopshtar[6]). Këte e dimë dhe nuk na nevojitet më shumë të shkoçisim.

I ashtuquajturi “kombi serb” është “krijuar” artificialist në Ballkan. Na kanë lodhur me parollat e tyre bajate dhe të paargumentuara. Por, ne po fillojmë nga Shqipëria. Aty shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët, që mund të jetë bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- emrit arbër. Ne e dimë se prej ku ka ardhur emri arbanas. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri e përëndim, dhe quhejDardania[7]). Dardania e vjetër vie nga Troja e këtej, nëpër ngushticat e Bosforit deri në Ballkan.

Perandoria Bizantine ka rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez, ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë emrin prej Kostandinit të Madh, pellazg-dardan nga Nishi (pra ilir, shqiptar), duke e bërë Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi shtat kodra rëre, njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe u quajt Pjesa Lindore e Perandorisë Romake. Bizanti quhej Illirikum, pra Iliria dhe banorët e saj nga pikëpamja e shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin ilirë[8]).

Gjatë shekujve XI-XV emri ilirë, si emër antik e mesjetar, zëvendësohet gradualisht nga sinonimet paoshtu të vjetra:alban (alb-an=malësor), arban (arb-an= fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar) dhe shqiptar (shqipe-t-ar= shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve, fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre.[9]) Bijtë e shqipes quheshin luftëtarët Pirros dhe të gjithë ata që krenoheshin ndër betejat për ta ruajtur të gjallë kombin e tij pellazgo-ilir apo epirotas, sepse ai e mbante në kokë helmetën me kokën e shqiponjës. Kështu quheshin të gjithëbijtë e shqiponjës, pra shqiptarë.

Qysh në gjysmës së parë të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull, kurse udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqi-ptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk).[10])

Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike. E ashtuquajtura “Serbi”- si shtet dhe as si territor etnik e kombëtar nuk ka ekzistuar. Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; ndërsa shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë. [11]). Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Të parët tanë (gegët) u kanë thënë shkja (raje). Shkijet kanë qenë skllavët dhe kanë qenë ata që i afroheshin kishës ortodokse, sepse ajo i pranonte.

Justiniani i Madh ka qenë nip i Justinit nga Nishi, ilir, i cili ja dha emnin Justina Prishtinës dhe luftoi me skllavët anë e përtej deri në vdekje. Nuk kishte djemë, por Justiniani i Madh, djali i motrës, vie nga Taurisiana (pranë Shkupit) dhe bëri shumë për vendin e vet me qëllim që t`i mbronte nga sulmuesit barbarë apo skllavë.

Për këtë detyrë sublime të tij në tërë hapësirën ilirike lindore ka ndërtuar mbi 400 fortesa dhe i ka pajisur këto me armatime dhe paisjen përkatëse. Justiniani ka folur në jetën e tij të përditshme gjuhën që folin edhe sot shqiptarët[12]). Ai i pat bërë fortesa nëpër tërë ilirinë që të mos mundeshin të vinin avarë dhe skllavë, por 100 vjet pas tij, në krye të Bizantit erdhi Herakliu, një kundërshtar i tij, dhe formuloi e nënshkroi dekretin me të cilin u “jepte leje”atyre që të vendoseshin në veri të lumejve Sava e Danub, që nuk ishin toka bosh nga vendasit. Ata e quajtën veten e tyre skllavini. Shumë femra martoheshin me burra të tjerë. U deshën 3 breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me bullgaro-mongole apo turko-skllave të mos e fliste gjuhen e të parëve të vet, por të fliste gjuhën e nënave skllave. Edhe në ditët tona, femrat ruso-sllave po i “marrin” me dredhat e tyre dashurore mëshkujt gjerman.

Perandoria Bizantine sulmohej gjithnjë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme dhe të shpeshta barbare i vendosën çuditërisht në Ballkan, në Anadoll dhe në Azi. Kështu filloi prozesi i simbiozës së autoktonëve (pellazgëve-ilirëve-shqiptarëve) me ardhacakët (turko-sllavë)[13]). Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat tona gjatë kohës antike. As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, por ka qenë Pellagonia, që ishte pellazge-thrako-ilire, vetëm sehelenët (më vonë janë quajtur grekë!) kanë absorbuar tërë mitologjinë nga pellazgët autoktonë, historinë, ndërtimin e kullave, të qyteteve, shteteve dhe minierat që i ka zotnuar pellazgu (pra thrakasit, ilirët, dardanët). Ata kanë ardhur si emigrantë deri në shekullinin e VIII p.e.s. pra, si pakicë kombëtare nga Libia, Siria dhe Egjipti dhe janë ngritur përmes pellazgëve, të kooptuar me anën e dredhive të tyre. Pellazgët kanë qenë hyjnorë dhe nuk kanë ditur dredhi. Nuk kanë pasur as gjuhë të shkruar. Grekët ua kanë imponuar atyre të “mësojnë” gjuhën helene për të pasur mundësi të ngriten në shoqërinë e mëvonshme skllavo-pronare. Si pakicë, janë bërë me “një rol të veçantë” në historinë e absorbuar. Ndër të tjerë, i kanë mësuar skllavët të gënjejnë, vrasin e grijnë autoktonët paqësor e mikëpritës. Emrin “sllavë” e kanë nxjerur nga emri “skllavë” dhe kështu, më vonë, janë krijuar bullgarët, serbët, malaziasit, etj. Femërat e tyre kanë punuar në shtëpitë e pellazgëve, dhe të shumtën kanë ardhur fshehurazi në kontakt me burrat dhe kanë bërë ndonjë fëmijë, që është bërë me kohën një konglomeratë e veçantë. Femrat skllave, përkundër burrave, kanë ditur ti edukojnë fëmijët e tyre në një gjuhë që është bërë “si gjuha e tyre”, të marrë nga gjuha pellazge autoktone[14]). Vllehtë janë një konglomeratë e dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore[15]).

Antroponimet, toponimet dhe mikrotoponimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene)në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e fo-rmuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë hebrenj.

Serbishtja, si “gjuhë kombëtare dhe letrare” është krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq sllavishtja e vjetër përmendet nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona. Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi, quhej „Gjuhë ilire“(Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kyqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej„gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh[16]).

Kombin Serb dhe shtetin e tyre- Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha ortodokse, nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve. Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së këtij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.

Faktori i parë i „krijimit të Serbisë“, si fqinji i parë më i pabesë ndaj shqiptarëve, është faktori historik, që flet për dyndjet kryesore të fiseve turke prej Azisë Qendrore në Ga-dishullin Ballkanik, nga shekulli i VI e deri në shekullin e XIII, si avarët, vllehtë, bullga-ret, kumanët, peçenekët, oguzët, magjarët (hungarezët). Serbët avarë, po themi edhe njëherë, nuk ishin sllavë, por vinin nga Himalajet. Një pjesë e popullsisë vendore ilire, deri ne Danub, është shpërngulur drejtë jugut, ndërsa pjesa qendrore e tyre u detyrua të adoptohej nga pushtuesit serbë dhe të shkrihej gradualisht në gjirin e tij.

Me vendosjen e fiseve turko-sllave në Ballkan (shekujt VI-XIII) filloi simbioza e ardhacakëve me popullsinë autoktone të këtyre vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë. Emri antik pellazg shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh. Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë(bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisëdhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.

Kronikasit bizantinë Halkokondili, Kritobulli, Dukasi na japin të kuptjomë se popullsia e sotme e Kosovës dhe qeveritarët e saj Despoti Stefan Dushani, Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Stefan Lazri, poashtu despot i Rrasisë, ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, njëherë katolikë e nga Millutini e këtej skizmatikë. Ata nuk qenë aspak “serbë”, siç pohon historiografia e rrejshme serbe[19]). Kosova si kuptim gjeografik hyri në histori pas Betejës së Parë të Kosovës (1389) rrëzë malit ALBANIK, në luginën e lumit ALB (Lab, Llab), në përëndim të qytetit xehtar metalurgjik KOSOVA. Meqë beteja u zhvillua në fushën e qytetit Kosovë, gradualisht i gjithë Ballkani Qëndror u pagëzua me këtë emër. Kuptimi Albania zëvendësohet me atë të Kosovës [20]). Beteja e parë e Kosovës (1389), e cila sipas francezit Filip Mezier u zhvillua në Albani, e jo në tokat serbe (sllave), siç përpiqet të „vërtetojë“historiografia e re serbe, i cila asnjëherë nuk u dëshmua me argumente serioze dhe shkencore.[21]) Gjuha serbe ka filluar që nga gjysma e parë e shekullit XVII e jo më herët, seç pretendojnë “historiografët” serbë.

Propaganda serbe e ka përdoruar Betejën e Kosovës (në muajin qershor të vitit 1939) për „idealin kombëtar serb“dhe ka krijuar prej saj një mit të fryer me të cilin përpiqet të justifikojë pretendimet „historiko-etnike“ mbi Kosovën, në të cilin ishte vrarë mbreti (Krajl) Lazari, dhe i cili e kishte komandën kryesore në Betejën e Kosovës, sepse ia kishin dhënë shqiptarët. Beteja e Kosovës nuk ka qene vepër e serbëve, por një koalicion të krishte-rësh[22]) të përbërë nga serbët, shqiptarët, bullgarët, boshnjakët, kroatët, rumunët, hungare-zët, polakët dhe çekët, i vlerësuar si „koalicion antiosman“, me karakter ballkanik dhe evropian. Nga burimet turke del se një ushtrie shqiptare prej mëse 50‘000 luftëtarëve i printe princi i Shkodrës, Gjergj Balsha[23]), ndësa burime të tjera vërtetojnë se në këtë betejë morën pjesë princërit shqiptarë, sidomos gjyshi i Skenderbeut, princ Gjergj Kastrioti. Kjo kishte më shumë karakterin e një kryqëzate për t‘i prerë hovin rrezikut musliman, se sa një lufte me karakter kombëtar. Gjergj II Ballsha, Teodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti ishin në luftë kundër Sulltan Muratit I.

Ndër të vrarët ishin Sultan Murati I, Teodor II Muzaka dhe mbreti (krajl) Lazari[24]). Historiografia e re serbe e përdori këtë sfond historik të koalicionit evropian për qëllimet e veta gjakatare mbi shqiptarët[25]) dhe nuk shpurdhi fare në karakterin historik të kësaj date. Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani ishin ilirë, dardanë, triballë, e nga Millutini e këtej-skizmatikë. Stefan Dushani (1331-1355), që pasonte Stefan Nimanin dhe Stefan Uroshin (1282-1321) shpalli heretikë shqiptarët të lidhur ngushtë me herezinë latine dhe mori masa rigoroze të dënimit të tyre, shumicën me vdekje. Kjo u kodifikua fuqishëm në Kodin e Stefan Dushanit (1349), sepse në këtë kohë kishte marrë hov krishterimi latin.

Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë aty dhe janë shumë kohë para shpikjes së „serbëve“. Ato janë ndërtuar gjatë kohës së sundimit të Bizantit në këto treva, të banuara me popullsi autoktone dardane, illire dhe pellazge, dmth. shqiptare. Këto monumente kulturore vendase i ka përvetësuar elementi ortodoks dhe skizmatikë, të vetëquajtur më vonë „kombi Serb“ dhe ia paraqet botës si monumente historike të vetat. Sundimtarë të dinastisë së Nemanjiqëve (Nimani), disa nga këto kisha i ka meremetuar ose zgjeruar, por jo ndërtuar nga themelet[26]). Qeveritarët e dinastisë së Nimanjëve (Nimanasit-Nemanasit, dhe nga shekulli i XIXNemanjiqët) dhe Stefan Nimani ishin ilirë, triballë, dardanë[27]), dmth. shqiptarë ortodoks. „Serbët“ e Kosovës janë shqiptarë ski-zmatikë dhe kushërinj të shqiptarëve musliman dhe katolikë.

Vazhdimisht përmenden peshkopatat katolike të Tivarit, Shkodrës, Ulçinit, Drishtit, Kotorrit,

Manastiri Deçanit me popullsi shqiptare

 

Breskovës, Rogoznës, Pultit, Gjakovës, Prizrenit, Trepçës, Graçanicës, Shkupit, etj. Duke iu referuar krisobullës së artë të mbretit Stefan Deçani (1330), banorët e pronave te Manastirit të Deçanit ishin shqiptarë dhe vlleh, që dmth. besimtarë të besimit ortodoks. As në këtë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva.[28])Të gjitha burimet kishtare flasin për „latinë“ dhe „skizmatikë“.

Dispozitat „antiheretike“ të Kodit të Dushanit thirrnin në kauzë shqiptarët katolikë, ndaj të cilëve shtoheshin represionet fanatike. Kështu problemi fetar shkrihet e bëhet një me problemin etnik, me ç’rast nëpërmes të goditjes së pjesëtarëve të konfesionit të huaj goditeshin pjesëtarët e një etnie tjetër, dmth. shqiptarët[29]). Ishte hapi i parë drejt asimili-mit etno-kulturor të shqiptarëve dhe konvertimi fetar i tyre me emra sllavë, që shprehte një politikë të dhunshme të asimilimit. Ai është zbatuar nga një numër vogël skizma-tikëve. Nga njëra anë qëndrojnë „heretikë“ të persekutuar e nga tjetra anë qëndrojnë „ski-zmatikë“ persekutues. Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare“[30]).

Krahinat e Pejës, Deçanit dhe Jakovës (Gjakovës) janë pjesëtarë të rajonit të Duka-gjinit. Emërtimin „Metohi“ e përdorin skizmatikët dhe serbët nga greqishtja e vjetër biza-ntine, që do me thënë se kjo trevë është treva ku janë pronat e kishës. Shprehja „Serbia“ mesjetare është shprehje e pansllavizmit, që daton nga shekulli i XIX, sepse në kohën e sundimit të Nimanajve shteti i tyre quhej Arbania-Albania ose Rrasia (emri i kryeqytetit të shtetit në fjalë) dhe banorët e tij quheshin arbanas-albanë ose rrasian. Fjala rras rrjedhë nga fjala shqipe rras:ë.-a, rrasat e mermerit afër Jeni Pazarit, ku edhe sot e kësaj dite ndodhet miniera e mermerit të njohur të Jeni Pozarit.[31]) Fjala „serb“, që do të jetë me prejardhje turke („serbez“, domethënë „i lirë“), barazohet me fjalën „ilire“, që nënkupton popullatën etnike të këtyre vendeve. Popullata serbe ka ardhur në shprehje të distancimit fetar dhe demonizimit të trojeve autoktone shqiptare, sidomos të atyre që pranuan fenë katolike romake. Stefan Dushani i intensifikoj përpjekjet për të asgjësuar faktorin „herezi“ si faktor „destabilizues“ dhe persekutimet ndaj katolikëve. Fenomeni i serbizimit të shqiptarëve në trevat e kontaktit të parë me „sllavët“ erdhi në përfshirjen tonë valë-valë nën sferën e veprimit të shtetit dhe të kishës serbe. Serbët ia arritën koncetrimit më të madh të pushtetit të tyre politik dhe kishëtar. Procesi i serbizimit të dhunshëm të emrave shqiptare iu përgjigj politikës së programuar të asimilimit, që ishte planifikuar nga mbretërit serbë. Kodi i Stefan Dushanit përbën një corpus reati të pakundërshtueshëm. Politika e konvertimit fetar dhe i sevizimit të emrave nuk mbeti pa lënë gjurmë në atë drejtim që i kishin paracaktuar mbretërit “serbë”.

“Shqiptarët në trevën e Kosovës, në pjesën më të madhe ishin të besimit ortodoks, të lidhur me patrikanës së Pejës, dhe mbanin antraponime (emra) të përzier shqiptaro-sllave, ose antroponime fetare ordodokse e më pak bizantine. Përqafimi i ortodoksizmit nga popullsia shqiptare e këtushme dëshmon se gjatë shekujve XII-XV, kur ajo ndodhej në pushtimin serb, kishte qenë e shtërnguar t`i nënshtrohej asimilimit fetaro-ideologjik, që i zhvilluar krahas intensifikimit të kolonizimit, rrezikonte të çonte në ato kushte, në një asimilim etnik“[32]). „E drejta historike e Serbisë“ në Kosovë bazohet në trillime dhe falsifikime të fakteve historike.

Historiografia pansllaviste serbe bëri në fakt falsifikimet e tri fakteve historike:

1) “Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë”,

2) “Beteja e Kosovës nëpërmjet serbëve dhe turqëve (1389)”,

3) “Dyndja e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III çarnojeviçin (1690)”[33]).

Kjo e fundit është gënjeshtra më madhe e “serbëve”, dhe shënon ikjen e tyre nga Kosova dhe Ballkani, nëpër Jeni Pazar e Studenicë, për në Panoni. Ky është një “gabim” fatal i serbëve që e bëjnë qëllimisht disa “doktor” “shkencave” nga libri në libër, dhe në veçanti, “krye-shkencëtari” Dushan J. Popoviqi. Luftërat austriako-osmane vinë si shkak i shtatërrimit të Perandorisë Osmane nga pakënqësia e imponimit të tyre fetar, si vazhdimësi e

Këshilli Kishtar i Patrikanës së Pejës me shqiptarët ordodoksë

Perandorisë Bizantine, e cila kishte ardhur si vazhdimësi e Mbretërisë Dardane, të cilat kishin në prapavijë kombin pellazg-ilirë-shqiptar të besimeve të mëhershme, pra paganë, ortodoksë, katolikë e myliman. I njëti popull kishte qenë në boshtin themelues të këtyre shteteve, së bashku me disa treve të gjëra e të pushtuara të popujve fqinjë që ishin në Perandorinë Bizantine dhe më tepër në Perandorinë Osmane. Të gjitha këto shtete dhe të gjitha këta luftëra kanë karakter fetar, madje edhe luftërat Austriako-Osmane.

Perandori i Austrisë, Leopoldi I, u kishte premtuar popujve të Ballkanit lirinë me kusht që ata të luftonin në anën që e kryesonte ai kundër Perandorisë Osmane. Ishte e pasukseshme përpjekja iluzore e ilirit Gjergj Branku, më 1688, i cili, i propozonte Perandorit të Austrisë, Lepoldit I, që të formonte “Perandorinë ilire”, të shkruar në disa faqe, ku trakasit, ilirët (pra shqiptarët), rrasianët (pra banorët e Rrasisë, Sanxhakut të sotëm), boshnjakët, bullgarët dhe serbët (skizmatikë) dëshirojnë që t`i kthehet liria Evropës dhe Azisë (së Vogël); që ilirët (shqiptarët, boshnjakët, rrasianët) të mund të zgjidhnin despotin-mbretin me titullin e perandorit; dhe t`u jepej liria e besimit, t`u rrespektohen kufinjtë e vjetër, liria dhe privilegjet[34]). Sipas Gjegj Brankut e gjithë popullsia e Ballkanit ishte me prejardhje illire. Ata ishin krijuar të gjithë nga substrati ilir.

Nga këto arësye Gjegj Branku u shpall nga kisha ortodokse “gënjeshtar” dhe “despot rrenacak”. Gjergj Branku ishte i denjë në përcaktimet e veta. Popullata e Ballkanit po skizmatizohej (ortodoksohej) me të madhe në këtë kohë, nëbullgarë, në serbë dhe boshnjak. Vetë gjuha ruse, që ishte bërë nëna e madhe e ortodoksëve të Ballkanit, i kishtethemelet e pasurimit nga gjuhët që vinin prej Gadishullit të Ballkanit[35]). Këte nuk e cenknin fare “gjuhetarët” sllavo-rusë, sado që lejonin të dukeshin ndikimet latine, pa e cekur se gjuha latine, si gjuhë artificiale e krijuar në Romë nga etruskët (toskët e sotëm të Shqipërisë) ishte krijuar mbi ilirët, trakët (ose thrakët) pellazgët e hershëm (kupto: para grekëve); ua kishte përcjellur tërë pasurinë e leksikut, formimit të fjalëve e të gjuhës, sikurse gjërat tjera të bujqësisë, blegtorise, të metalurgjisë, të ndërtimit, të luftës e të paqes. Turqit, si komb, qenë krijuar vonë, në shekullin XX, dhe ishte komb i ri.

Kështu, skizmatikët ortodoksë dhe boshnjakët u morën vesh ndërmjet veti të sulmojnë ushtrinë osmane me britmë të madhe dhe ndikoi që ushtria osmane të frikësohet së tepërmi dhe të lëshojë pozitat e veta. Me 6 prill 1689 konti Ludvig Badeni, kamandanti kryesor i luftëve te austriakëve dhe osmanëve, synonte të pushtojë Nishin dhe përmes Prokupjes të udhëtojë në Kosovë e Prizeren, dhe përmes Kukësit dhe Shkodrës të dilte në Detin Adriatik (i quajtur më parë Deti i Jonë). Mirëpo, ai kthehet për në Vidin (Bullgari), ndërsa në kry të forcave që udhëtonin në Kosovë e la gjeneralin Pikolomini. Ai u prit kudo me entuziazëm nga skizmatikët ortodoks shqiptarë, si psh. në Prishtinë 5000 shqiptarë, ndërsa 3000 kryengritës e morën Pejën dhe me 25 tetor 1689 nga Kaçnaniku kaloi në Shkup, të cilën e kishte goditur murtaja. Sikur Neroni që e shikonte Romën dikur, Gjenerali, duke ndëgjuar muzikë sodiste skenat mizore dhe lemeritëse të Shkupit, që po i gëlltiste flaka. Pas pushtimit të Shkupit vie përsëri në Prishtinë dhe në Klinë, ku 6000 shqiptarë e 1300 qerre dhe mijëra kafshë i kthehen në anën e tij. Në Prizren, Pjetër Bogdani, argjipeshk i Shqipërisë në dioqezën e Shkupit dhe patrik i këlmendasve=shqiptarëve ordodoksë (ku shtriheshin Kosova e sotme, Serbia e poshtme, Maqedonia deri në Selanik) në krye të 8000 kryengritësve nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë fetare (shkije apo të skimazmatizuar quheshin shqiptarët ortodoksë; grekë të Shqipërisë quheshin shqiptarët ortotodsë të skimatuar në Kishën Autoqefale Greke; latinë quheshin shqiptarët katolikë romakë; turq, quheshin shqiptarët e islamizuar), pra të shqiptarët, grekët e Shqipërisë, turqit dhe krishterët (Arnauts, Greeks of Albania, Turks, and Christians) e pritën dhe dhanë betimin e besnikërisë. Ushtria u rrit në 20`000-22`000 shqiptarë, shqiptarë skizmatikë dhe shqiptarë të islamizuar. Atë botë në Kosovë kishte 1% të krishterë romakë; 49% mysliman dhe 50% ortodoksë. Papati pezmin më të madh e kishte në dëpërtimin aq te madh të filozofinë jexhuxh-mexhuxh të osmanlinjëve, që kishte në esencë krishterimin turk të ardhur në shprehje përmes Kishës Ortodokse të Lindjes dhe të trasmetur nëpërmes Xhamisë Synnite Ekumene dhe sulltani (halife, kalif), që qeveriste me Sheriatin (Kur`anin). Prandaj, Papati i quante “turq” ata të rajes islame dhe “serb” ata të rajës ortodokse. Krishterimi latin në tërë Kosovën kishte mbetur në 1% . Kjo e dëshpronte Papatin.

Patriku Arsenije III çarnojeviq kishte ikur në Nikshiq të Malit të Zi nën presionin e Mahmut Beut, shqiptar nga Peja, ndërsa Gjenerali i rrebtë, Pikolomini, i infektuar nga murtaja kishte vdekur në nëntor të vitit 1690. Duka Gjergj Kristian, që ishte edhe më i rrebtë, dogji Shtipin dhe disa fshatra të Lumës, duke shaktuar pakënaqësi të mëdha me sjelljet e tij të liga mbi shqiptarët, shqiptarët ortodoksë.

Për të gjitha këto, Pjetër Bogdani, duke u kthye nga Luma, pasi ishte përpjekur të zbutë zemërimin e shqiptarëve, vdiq me 8 dhjetor 1690. Me shumicë shqiptarët e revoltuar u kthyen në islamizëm dhe një pjesë e madhe vdiçën nga luftërat dhe si pasojë e tyre. Pasiviteti i anëtarëve të tjerë të “Lidhjes së Shenjtë” (të Rusisë, të Polonisë, të Venedikut)ka kontribuar që Perandoria Osmane të korrte sukses pas suksesit[36]).

Shqiptari nga Janjeva, Tomë Raspasani, që e trashëgoi Pjetër Bogdanin, me tepricën e ushtrisë së thyer, me një pjesë të regjimentit kalorsiak “Pikolomini”, dhe me një pjesë të milicisë shqiptaro-“serbe” (shqiptaro-skizmatike) u tërhoq për në fushen e Panonisë.

Sipas Gjeneralit Veterani, që ishte pjesëmarrës në të gjitha pikat e luftës, në Shënimet për gjendjen e banorëve të Kosovës, theksonte tekstualisht:

“Në krahinën e Prishtinës janë 360 fshatra të mëdha e të vogla, një numër i të cilave u rrënuan nga sulmet e “turqëve” (myslimanëve) e të tatarëve.

Në krahinën e Trepçës, ku janë minierat e argjendit, dhe të Viçitrinës, pothuajse janë aq fshatra si dhe në krahinën e Prishtinës, porse janë tani të gjitha të braktisura.

Në Novobërdë janë 60 fshatra, të cilat janë ende të banuara. Kanë miniera të argjendit.

Izjarniku (Zjraniku, Zajçevci i sotëm në Komunën e Kamenicës) janë 30 fshatra të banuara.

Në Janjevë janë minierat e arit dhe të argjendit dhe ka pak fshatra ne te.

Binaku (Gjilani i sotëm) ka 60 fshatra, të gjitha sot të banuara.

Prizreni me Suharekën bashkarisht kanë 105 fshatra.

Opola (Opoja) ka 35 fshatra të banuara.

Hasi dhe Letanji kanë 60 fshatra, gjithashtu të banuara.

Gjakova dhe Reka (Deçani) duhet ti kenë 160 fshatra.

Peja i ka 130 fshatra, të cilat janë gjithashtu të banuara”[37].

Pra, Kosova i kishte përveç 11 qyteteve dhe qytezave, 915 fshatra. Nuk ishte asnjë serbë i sotëm. Pra, nuk kishte as serbë në Kosovë. Dhe, Kosova ishte shqiptare. Krejtësisht në të mirë Kosovës dhe të shqiptarëve ortodoksë (jo serbë) flasin burimet e arkivit të Vjenës dhe të Budmirit. Patriku Arsenije III çarnojeviç nuk e udhëhoqi popullsinë e Kosovës. Ai u bë udhëhqeqës i popullsisë së dyndur, madje nga mbrarë Ballkani. Dundja e madhe e “serbëve” prej Kosovës, ishte më e drejtë të quhet “Dyndja e popullsisë ortodokse dhe të krishterë nga Ballkani”, sepse në atë dyndje ka patur shqiptarëve skizmatikë edhe shqiptarë, vllehë, boshnjak, bullgarë, greko-ortodoksë, jevgj. Këto kategori të shoqërisë së asaj kohe të Ballkanit, ishin kompromituar në luftërat austriako-osmane (1683-1690).

Popullsia e Kosovës ishte rralluar shumë[38])

Ne pamë çka ishte Kosova; çka ishte Trepça, Janjeva, Klina, Peja, Deçani e Prizreni. Le të godasin sa të duan serbët, le të bërtasin e të shkrryhen sa të donë para bashkësisë ndërkombëtare, sepse faktet historiografike tregojnë të gjitha pabesitë dhe lojërat që i kanë bërë ata nëpër faqe të shumta të “historiografisë” serbe, por edhe nëpër qindra takime e konferenca të ndryshme të Evropës, sidomos në Kongreset e Berlinit, Londrës, Parisit, Javcës, etj., që sot janë përvoja të hidhura për kombin shqiptar. Ai ka mbijetuar rëndë, por tani e ka periudhën e rimëkëmbjes së tij. Do ta kuptojë çështjen e vet nëpër qindra e mijëra vite dhe nuk do ti përsëritë gabimet e veta të mëdha...

[1] ) Shiko librin e Edwin Jacques, „Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme“ (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.

[2] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 19.

[3] ) Shiko librat e Aref Mathieu „Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Paris 2003 dhe “Greqia (Mikeanët=Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme”, Paris, 2004.

[4] ) Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10.

[5] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, faqe 11.

[6] ) vepra e cituar, faqe 12.

[7] ) Mark Krasniqi, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12.

[8] ) Shiko veprën e cituar të Prof. Dr. S. Rizajt, faqe 15.

[9] ) shiko veprën e cituar, faqe 34.

[10] ) shiko veprën e cituar, faqet 24-25.

[11] ) shiko veprën e cituar, faqe 17.

[12] ) Gjokë Dabaj, “Stategjia e shqiptarëve”, Shtëpia Botuese Ilar, Tiranë 2011, faqe 51-52

[13] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe“, faqe 15.

[14] ) shish dy librat e përmedur të Aref Mathieut.

[15] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve…“, faqe 10.

[16] ) Po aty, faqe 27.

[17] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot/ Referat i paraqitur në Senatin Belg“, Prishtinë 1992, faqe 9.

[18] ) UNIKOMB: „Libri i bardhë…“, vepër e cituar, faqe 4.

[19] ) Shiko librin e Prof. Dr. Skender Rizaj, „Falsifikimet e historiografisë serbe“, faqe 21 e 23.

[20] ) pa aty, faqe 27.

[21] ) Prof. Dr. S.Rizaj, “E drejta për vetvendosje...” faqe 30-32.

[22] ) Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar, Tiranë 1992, faqe 6.

[23] ) Xhafer Shatri, „Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë“, Mërgimtarët nga Kosova, Genevë 1987, faqe 5.

[24] ) Hamit Kokalari, po aty, faqe 6 e 7.

[25] ) Brahim Avdyli, „Shpërdorim i një date historike për qëllime të errëta dhe gjakatare“, përgaditur për fletë volante të KKIOB-së, më 1989, dedikuar opinionit të gjërë botëror, dokument i pabotuar.

[26] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot…“, faqe 13.

[27] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, vepra e cituar, faqe 36.

[28] ) Po aty, faqe 35.

[29] ) Pëllumb Xhufi, „Heretikë shqiptarë në mbretërinë mesjetare serbe“, te libri „E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi“, ASHS-Instituti i Historisë, Tiranë 1990, faqe 102.

[30] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 87, cituar sipas letrës anonime.

[31] ) Po aty, faqe 88.

[32] ) Selami Pulaha, „Poullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI“, 8 Nëtori, Tiranë 1984, faqe 19.

[33] ) Prof. Dr. S. Rizaj,“Falsifikimet e historigrafisë serbe“, faqe 31.

[34] ) vepra e përmendur, faqe 47-48.

[35] ) shiko veprën e Gjokë Dabajt, „Strategjia e shqiptarëve“, në faqet 61-81.

[36] ) Shiko veprën e përmendur, faqe 48-52.

[37] ) Cituar sipas veprës së përmendur të Prof. Dr. S. Rizaj, faqe 54.

[38] ) Vepra e cituar, faqe 57.

 

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

VRASËS  TERRORISTË  ME  DEKORATA  KA  VETËM  SHQIPNIA !

Nga Fritz RADOVANI

Populli Shqiptar në pragun e 100 vjetorit të Pavarsisë Kombtare nga turqit, si atë ditë me 28 Nandor 1912, kur Europa nuk e konsideronte as Popull dhe as Shtet, vazhdon edhe sot plot mbas100 vjetësh, me porosi të Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë…e parimet nuk i shkelim…!”

Ka thanë i madhi Prof. Arshi Pipa: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë...” Po mbushen edhe 20 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve...

Po kush janë sundimtarët? – Filloni ku t’ ju mbushet mendja! Në të gjitha kohët kur jemi sundue nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë...e deri tek mbret apo sekretarë të parë, tue u modifikue si kryeministra...”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet sot se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë...me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne dylberi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga dylberi vrasës boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi jo ma dylberëve (mbasi asht fjalë e vjeter), po “homoseksualëve” të PPSh, që tash janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”... ose zojgjë kurvash...se kështu i donte PPSh...

Mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit” ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe të pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive anadollake dhe skllavnimin poshtnues të Shqiptarëve.

Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Nuk po pyes fare per Kastriot Islamin apo Skender Gjinushin dhe as Pjeter Arbnorin...mbasi do të duhej me persëritë fjalët e të Ndjerit Don Simon Jubani, po nuk dij me kuptue se si mundet vajza e Filip Çobës së ndjerë, që asht me të ardhë turp me kryesue një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e mnershme të “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun të shoqnuem nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.

Diktatorët terroristët komunistë ma të qelbun i shek. XX, janë vrasësit “heronjë” të mbi 50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rijë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!

E ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqi Balluku, Kadri Hazbiu, Gjin Marku e Bedri Spahiu...me shokë?! Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot e keni të mbathun me dekorata e tituj...

Pa pikë turpi vejushat e tyne kurva po na dalin edhe nder stacione TVShqiptare!!

Po janë edhe ma të poshtër ata që i thërrasin apo i lejojnë me dalë horrat e putanat e me na tregue se ishin të “ndershem”, por “kanë bërë ca gabime, që do t’i korrigjojë historia...”.

E “dr. prof...akademikë” presin paturpësisht se “ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!

Nuk hapen dosjet...Premtime e rrena...Nuk tregohet “pastertia” e figurave politike, edhe Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, veç per ke asht i martuem...Nuk tregohet prejardhja e as origjina e prindëve të qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem terroristë e hajdutë...

E prap ma të poshter janë ata që “nuk bajnë ligj me tregue poshtersitë e krimet e tyne”!!

E kush janë këta?!

I pari Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, Gjykatat e dikasteret... deri tek deputetët ase “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës...që vazhdon me dalë kambëmbikambë e me fustane mbi gju në stacionet “private” të agjentave të vet në TV...

Mosni bre Burra, po a ka mbetë kund ftyrë e gjak Shqiptari!?

Po si lejohen ata tradhëtarë njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!

Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin...në 1946:

“Enver Hoxha me Nishan...

Gjan’ e vet dreqi s’e han...”

Dhe, me të vertetë...jo vetem ata, po as trashigimtarët e dekoratave të tyne!!

 

Melbourne, Qershor 2012.

 

 

 

- T r e g i m -

Shamia e zezë

(ngjarje të jetuar)

 

Telegrami nga Amerika:

“Mbusha 90 vjeç. A mundem me ardhë me vdekë në vendin tim? Baba.”

 

Nga Albana Mëlyshi-Lifschin

 

…!

Avioni kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit në të ngrysur dhe plaku 90 vjeçar kishte pritur ulur në karrigen e ulokut për disa orë derisa dikush qe kujtuar për të. Ai kishte zgjatur një copë letër ku qe shënuar një numër telefoni. Receptorin e kishte ngritur e bija. Me të dëgjuar fjalët “Ju ka ardhur babai nga Amerika”, asaj i kishte rënë të fikët, sikur të kishte marrë një kob.

Muaj më parë familja qe shokuar nga një telegram i ardhur nga Amerika ku qenë shkruar dy rreshta.: “Mbusha 90 vjeç. A mundem me ardhë me vdekë në vendin tim? Baba.”

Me atë bombë në çantën e saj katërkëndëshe lustrinë të zezë, e bija kishte guxuar të trokiste në dyert e qeverisë. Kishte kërkuar të takonte të madhin fare. E kishte pritur ministri i brendshëm, një burre i gjatë me shpatulla të krrusura. Ai, pasi e dëgjoi, i kishte kthyer kurrizin e duke iu afruar dritares që binte në bulevardin e madh kishte thënë:

“E ç’u duhet ky copë plak?”

“Eshtë babai ynë”, kishte guxuar t’i përgjigjej ajo. “Po kërkon leje të vijë të vdesë në tokën vet. Një varr po kërkon!”

“Le të vdesë atje ku është, si qen!”, qe përgjigja ndaj klithmës së saj.

Shpresa se do të mund ta shikonin edhe një herë babanë për së gjalli, u duk se qe fikur përgjithnjë.

* * *

Për Mari-Anën gjyshi qe shndërruar gati-gati në figurë përrallash. Nëna, rrëfimet e fëmijërisë së saj i lidhte gjithnjë me kujtimin e babait. Babai e mbante hopa, i blente rroba të bukura e i plotësonte çdo dëshire. Ishtë vajze e vetme dhe e kishin përkedhelur. Familja kishte jetuar në Shkodër ca kohë, në një shtëpi të mirë e me oborr. Për verë ata banonin në bjeshkë, tek Kullat.. E Mari-Ana fantazonte për atë kohë, shikonte nënën e saj moshatarë me veten, por të pasur e të lumtur… Në gjimnaz, Mari-Ana mësoi më shumë për gjyshin e saj. Nëna mbante fshehur një fotografi të tij me uniformë ushtarake, kur kishte qenë oficer i mbretit Zog. Gjyshi kishte qenë një burrë i gjatë, i pashëm.

Më vonë mësoi se gjyshi ishte ende gjallë e jetonte në Nju Jork. Përralla u kthye në realitet.

“Gjyshi yt është bërë amerikan dhe Amerika është armikja numër Një e Shqipërisë, ndaj kij kujdes. Mos fol me njeri për gjyshin”, e kishin këshilluar.

* * *

Gjyshja nuk e zinte në gojë të shoqin. Nëna thosh se ata ishin dashur shumë me njëri- tjetrin në rininë e tyre dhe gjyshi s’qe martuar më edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë. E ruante kujtimin e saj si relike të shtrenjtë. Anës i pat bërë përshtypje fjala relike. Nëna kishte thënë se gjyshja e fajësonte të shoqin pse kishte ikur nga Shqipëria. “Ndoshta po të ishte i zoti i shtëpisë këtu, punët do kishin qenë ndryshe…” “Kur gjyshja thotë, “kam bërë dymbëdhjetë vjet shkollë”, e ka fjalën për vitet e internimit”, -thoshte nëna.

“Internuar?”, kishte shqyer sytë Mari-Ana në zbulimin e një misteri të ri...

“Ne jemi familje bajraktarësh”, -spjegonte nëna. ”Kur u kthye baba nga lufta e gjeti kullën të djegur. Kishte mbetur vetëm harku i mermertë i derës ku ende dukej i gdhendur emri i familjes.”

Partizanët i kishin vënë zjarrin shtëpisë së gjyshit. Gjyshi s’kishte gjetur askend në atë truall që ta priste kthimin e tij nga lufta. Asnjë frymë të gjallë përreth. E tërë familja, nënë e babë, grua e fëmijë, të gjithë i kishin shpënë në internim. Ishte e pabesueshme! Ai po kthehej nga lufta . Kishte luftuar nazizmin. Mund të ishte vrarë, mund të qe kthyer në dëshmor, ndërkohë që shokët e luftës ia ka kishin syrgjynosur e vrarë familjen.

Ai e ndjeu veten të tradhtuar... Një tradhti e madhe kishte ndodhur ndaj tij, ndaj familjes së tij, ndaj të gjithëve. Para se të shkrehte pushkën e parë kundër nazizmit kishte patur një bisedë të shkurtër me komisarin e brigadës që kishte hyrë në veri: ”Do të vij me ju të luftoj nazizmin, por unë jam nacionalist e dy gjana nuk i pranoj : kapelen me yllin e kuq nuk e ve dhe dorën grusht nuk e baj, sepse këto nuk janë shenjat tona”, -kishte thënë ai.

A thua djegia e shtëpisë dhe humbja e familjes qe hakmarrje për nacionalizmin e tij? Dhimbja e tradhtisë qe e madhe dhe ai s’e kishte mbajtur dot . Iku, iku, larg.. Dyzet e pesë vjet ndarë përsëgjalli nga familja, nga atdheu. I ndarë për së gjalli, por jo i harruar...

* * *

Mari-Ana u rrit me një emër të tingëllueshëm. Madje qe bërë edhe një film për familjen e saj, ku shikuesit i kishte mbetur në mendje imazhi i një të arratisuri me pushkë në krah që kishte thirrur me tërsëllimë: “Kanë djegë kullat e mia?”

Mari-Ana kishte qenë 15 vjeçe kur kishin parë premierën. Ulur në krah të gjyshes së saj, vërente gjithë kohën me bisht të syrit se si do reagonte gjyshja gjatë filmit. Ajo grua ballë-lartë e me një pamje fisnike kishte mbetur e ngrirë ato dy orë rresht me sytë mbërthyer në ekranin e madh. Në një moment të vetëm, Maria-Ana ndjeu një psherëtimë të thellë dhe ajo i kishte shtrënguar dorën gjyshes.

Në shtëpi nana nuk kishte folur asnjë fjalë ato ditë. Miq të shumtë u erdhën për vizitë. Bënin komente për filmin. Maria-Ana ndiqte me sy gjyshen tërë kohën. Ajo, e vetmja ajo, s’kishte thënë asnjë fjalë.

Një ditë, pasi kishin mbetur vetëm gjyshe e mbesë, Mari-Ana e pat pyetur gjyshen për ditën e premierës së filmit: “Ç’qe ajo ofshamë?” “Ah, si s’më ka plasur zemra atë ditë…”, kishte thënë ajo. Vetëm kaq, dhe heshti.

Filmi përjetësonte të birin, heroin. Vite më parë i patën dhënë lajmin se djali i qe vrarë si tradhtar, armik i popullit e trupin i a kishin hedhur e varrosur diku.

Për nënën dhe fëmijët e tjerë, ende të parritur, kishte filluar maratona e kampeve të internimit: Lezhë, Berat, Vlorë… Ishte gruaja e një të arratisuri dhe nëna e një tradhtari.

Kishte shumë vjet që vajtonte në heshtje. Dymbëdhjetë vjet si një pemë e ndarë më dysh nga rrufeja. Burri e një djalë matanë detrave, të arratisur. Një tjetri nuk i dihej varri, vajzën e vetme pa e parë. Herën e fundit e kishin shpënë në Vlorë. Tek mblidhte ullinj i lutej Zotit që së paku të shihte të bijën. Dhe Zoti ia solli në shteg. Të dyja, nënë e bijë shkëmbyen një vështrim të shpejtë e duke fshehur sytë u larguan pa thënë asnjë fjalë. Nëna u kujtua që ishte e internuar dhe vajza u kujtua që e patën ndaluar t’i fliste nënës së saj.

Shtatë vjet pas vrasjes së të birit si ”tradhtar i atdheut” dhe pas vuajtjeve në internime, një ditë, papritur i thanë se e kërkonin në Tiranë, në Qeveri. Përse? Askush s’dinte gjë. E futën në një xhips të shoqëruar me dy ushtarakë. Ku do të më çojnë këtë radhë? Kush tjetër është vrarë nga familja ime, si tradhtar? Për kë tjetër duhet të paguaj? Kishte rënkuar duke kërkuar fundin. Ushtarakët nuk kishin thënë asnjë fjalë gjatë rrugës. Përse më shoqërojnë me ushtarë, a thua kaq e rrezikshme qenkam? I kishin prirë në atë godinë të ftohtë e të rëndë. Pastaj, në një dhomë ku përreth një tavoline katërkëndëshe ishin ulur burra me spaleta e grada, dukej sikur e prisnin. Më i madhi prej tyre e ftoi të ulej në një nga kolltukët e dhomës e pastaj i zuri në gojë emrin e të birit të vrarë si tradhtar. Dhe brenda pak sekondave ndodhi më e habitshmja e të habitshmeve: tradhtari, për të cilin ajo kishte bërë internim e rrethuar me tela me gjemba, qe shndërruar në Hero.

Sa mund të ndihmojë imagjinata për të kuptuar se ç’hoqi zemra e asaj nëne kur i thanë ato fjalë…

“A mund ta shoh djalin?”

“Nuk ke ç’i sheh”, i thanë, “ka shtatë vjet nën dhe...”

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë bënë filmin. Në film të shoqin dhe të birin i kishin vënë në dy llogore armike. Dy njerëz që donin të vrisnin njëri-tjetrin. Ç’farë kërkonin të bënin me zemrën e asaj gruaje? Pse s’e linin të qetë?

“Oh, si s’më ka plasë zemra atë ditë!”, -kishte psherëtirë gjyshja.

Dhe Mari-Ana nuk kishte për t’i harruar kurrë ato fjalë.

* * *

Nuk mund të thoshte se kishte ndjerë ndonjë gjë të veçantë kur e kishte parë për herë të parë gjyshin. Plaku rrinte ulur në divan duke thithur cigaret njëra pas tjetrës. Ishte i hollë, i gjatë, i hajthëm. Mari-Ana përpiqej të shihte përngjasime me fotografinë e oficerit të viteve tridhjetë, por qe e vështirë. Gjyshi atje kishte qenë të paktën 50 vjet më i ri.

Mbi tavolinën e bukës ajo vuri re disa kokrra të bardha të cilat mendoi se duhet të ishin ilaçe që i kishte sjellë gjyshi nga Amerika. Nëna kishte thënë se gjyshi i përdorte ato pas buke për të tretur ushqimin, quheshin alka seltzer.

Të nesërmen dhoma e ndjenjes qe mbushur me kureshtarë për të parë plakun që kishte ardhur nga Amerika. Doktorë, gazetarë, komshinj, kurshtarë, dikush që donte të praktikonte anglishten, (por që gjyshi nuk i qe përgjigjur në anglisht) madje edhe postjeri e kishte marrë vesh që në atë adresë kishte ardhur një amerikan e zgjaste kokën për ta parë që nga dera. Në një moment, gjyshi, duke e parë dhomën plot me njerëz, kishte thënë:

- A nuk punoni ju?

Vizitorët kishin vënë buzën në gaz.

- Punojnë babë, por kanë ardhë me të pa ty.

- Atje nuk e len kush punën, - kishte thënë gjyshi, dhe të gjithë e kishin kuptuar se kishte qenë fjala për Amerikën.

Plaku kishte një kujtesë fotografike. Netët u mbushën me tregimet e tij për kohën para e pas lufte, për arratisjen, për jetën pa familjen, për 45 vjet pritje durimi për t'u bashkuar me të, për miqtë e shokët, për të vërtetat që ai dhe vetëm ai i dinte...Të gjithë mblidheshin në shtëpi para orës tetë të mbrëmjes. Natën e tretë rregulli u prish paksa pasi i nipi, doktori, qe vonuar pak. Nëna kishte parë orën. Ndoshta ndonjë pacient në spital, mendoi. Kur u dha në derë, doktori pyeti me një vështrim të shqetësuar: Ka ardhur njeri? Jo, u përgjigjën. Ne po të prisnim ty.

Ai hyri në banjë. Mari-Anës i ra në sy se i vëllai nuk e ndezi dritën. Kur doli andej, ajo e shoqëroi me sy. Seç ndjeu. U ngrit, hyri në banjë, iu afrua dritares dhe pa në rrugicën e tyre një benz të zi. Iu drodh zemra. Ato lloj makinash ishin të Ministrisë Punëve të Brendshme...

* * *

Të nesërmen, në shtëpi kishte plasur Sigurimi i Shtetit. Ishin tre oficerë. Nëna u priu në dhomën e miqve. Ata i bënë shenjë të mbyllte derën. Nuk ndenjën shumë, por kur dolën, nëna e kthye në kuzhinë e bërë limon në fytyrë. I kishin dhënë ultimatumin që plaku duhej të kthehej nga kishte ardhur.

“Eshtë bërë një gabim, kuptoni? Eshtë bërë një gabim në ambasadën tonë në Itali. Plakut nuk duhej t’i qe dhënë vizë.”

“Përse? Përse xhanëm? Ç’ka bërë ?”, -pyeste nëna.

“Ne jemi këtu për të bërë detyrën”, -thanë ata. “Ju duhet t’i thoni atij të largohet brenda dyzet e tetë orëve”.

Si mund t’i thoshte babait të kthehej nga kishte ardhur se “qe bërë një gabim?” Si qe e mundur të qe bërë një gabim “kaq i madh”?

Plaku kishte vënë re që diçka nuk shkonte atë pasdite. E kuptoi që qeveria po merrej me të. E kishin paralajmëruar miqtë e tij që kur qe nisur prej Amerike. I kishin thënë të mos kthehej në Shqipëri. Ai kishte heshtur e pastaj kishte bërë si i kish thënë mendja e tij.

Sidoqoftë, një parandjenjë e kishte bërë që të mos lajmëronte askënd për ardhjen e tij. Po kthehej në familje pas 45 vjetësh…

- Babë, a don të pish diçka? - kishte folur e bija, pa guxuar të hapte bisedën që e kishin urdhëruar të bënte.

- Jo, asnjë send.

- A don ndonjë ambëlsinë?

Qe shumë e vështirë për të që t’i thoshte babait se ç’po ndodhte. Si mund t’i thosh ”ik o babë nga ke ardhur, se qeveria këtu nuk të do!” “Ç’punë ka qeveria? Unë jam baba i juaj. Kam ardhë tek fëmijët e mi, në shtëpinë time!”

Kush e dinte si do përgjigjej plaku. Plaku heshtëte e bluante.

* * *

Të nesërmen në mëngjes, Sigurimi i Shtetit u dha përsëri në shtëpi. Nëna nuk e kishte zbatuar urdhërin. Kësaj here bashkë me ta kishte ardhur edhe një tjetër. Dukej më autoritar. Duhej të qe edhe më i madh në pozitë.

Ai hyri drejt e në kuzhinë, ku rrinte plaku. Mbi tavolinë, në taketuke qe bërë një pirg i madh bishtash cigare. Ai toku një gotë raki me të (Mari-Ana kishte shqyer sytë. Mendoi se kjo hollësi atij mund t’i kushtonte punën, sikur një nga vartësit ta raportonte më lart) e i tha:

- Ju mund të vini në Shqipëri më vonë, ndoshta, por tani duhet t’u nisim përsëri në Amerikë. Eshtë bërë një gabim në ardhjen tuaj.

- Ani, ani, - tha plaku. - Gabime bahen.

U duk sikur qe i përgatitur për këtë. Gjakftohtësia e tij u dha zemër të gjithëve në familje. Ashtu siç po merrnin ngjarjet, prisnin të ndodhte më e keqja. Vëllai i Mari-Anës ishte i vetmi që e përcolli plakun duke e shtyrë në karriken e ulokut deri brenda në pistën e Rinasit, pranë avionit.

Të nesërmen ai e ndjeu që gjurmohej nga Sigurimi i Shtetit. Ishte dhjetor i vitit 1989.

* * *

Zilja e telefonit e shkëputi Mari-Anën nga mendimet. Ndonjë shok i gjyshit që interesohej për shëndetin e plakut? Daja nga Kanadaja?

Por jo. Dikush e ftonte të punonte në një kafe. Pse jo, kishte thënë ajo pasi i kishte kaluar habija e parë. Duke punuar ndoshta do harronte pikëllimin e saj.

* * *

Atë pasdite, tek lante filxhanët e kafes bënte çudi me veten se si nuk kishte patur fare klientë atë ditë. Bosi i saj kishte hyrë dy herë në kafe dhe kishte dalë po ashtu, me një vështrim të papërcaktuar, pa thënë asnjë fjalë. Ajo bluante mendimet e saj ndërsa lante filxhanët për herë të dytë. Një burrë i vjetër hyri në lokal. Mari-Ana i u afrua ekspresit. Nuk ishte e sigurtë nëse e kishte parë atë fytyrë më parë.

- Turke? Ekspres? - pyeti ajo.

Burri heshti një copë herë sikur të qe vështirë për të vendosur.

- Ma ban një expres, - tha ai duke futur dorën në xhep...

- Nuk paske klienta sot, - vërejti plaku e s’po ia hiqte sytë nga fytyra. Ana qe mësuar me vështrimet hetuese të klientëve. Kjo ndodhte zakonisht me ata që hynin për herë të parë në kafe, jo me klientët e vjetër. Ajo s’foli.

- Sa kohë u bane këtu?

- Pothuaj dy muaj, - tha ajo.

- A ke fillu me e njoftë Bronksin?

- Jo, me thënë të drejtën, vetëm këto dyqanet këtu rrotull ku blej gjëra për familjen në Shqipëri. Kam frikë të shkoj më larg, se mos humbas. Kjo kafe është dy rrugë larg prej shtëpisë së gjyshit ku banoj.

- Si asht gjyshi? - pyeti ai papritur.

Ana e vështroi në fytyrë. A thua e njeh ky gjyshin tim, pyeti veten ajo. Kishte tre ditë pa e parë gjyshin e sëmurë. Qëkurse e kishin transferuar nga spitali Barnabas në Kalvari, Mari-Ana qe ndjerë keq. S’e kishte idenë fare se ku binte ky spital. Qyteti ishte jashtëzakonisht i madh dhe i panjohur për të. Gjergji, një i njohur i gjyshit, i kishte premtuar se do ta shpinte në spital dy herë në javë. Gjyshi kishte kancer në pankreas. Herën e fundit që kishte qenë atje, e gjeti plakun duke rënkuar nga dhimbjet.

“Ma mirë me vdekë sa ma parë se nuk ka ma kuptim me duru këto dhimbje pa shërim”,- i kishte thënë të mbesës. Ana s’kishte parë kurrë një plak të rënkonte dhe i qe dhimbsur gjyshi në shpirt.

I kishte bërë një telefon dajës së vet në Kanada. Ai i kishte thënë se gjyshi nuk kish shpëtim dhe se ai prej andej ishte në lidhje të vazhdueshme me doktorët e spitalit. Pastaj e kishte pyetur se ç’kishte ndërmend të bënte pas vdekjes së gjyshit. A do të rrinte në Amerikë, apo do të kthehej në Shqipëri? Mari-Anës i qenë kujtuar fjalët e të gjithëve që e inkurajonin të rrinte në Amerikë, se “Shqipërinë aty e kishte”. Një i panjohur në telefon që i ishte prezantuar si avokat që merrej me problemet e emigracioniti kishte bërë pothuaj të njëjtën pyetje: “A donte të bënte dokumentet për të qëndruar në Amerikë?” Mari-Ana qe hutuar krejt. Ajo kishte ardhur për gjyshin e sëmurë.

”Pse nuk i thua gjyshit të të adoptojë? Merri një firmë në spital dhe aq!”, -kishte thënë ai.

Mari-Ana qe rrënqethur. Sugjerimi i avokatit për t’i marrë një firmë adoptimi një plaku që po jepte shpirt i qe dukur sa makabër aq edhe absurd. Me sa duket, avokati shqiptar sapo kish hapur zyrën e tij dhe i duheshin klientë. I qenë mbushur sytë me lot. Pas asaj mbrëmjeje, ndjenja e dëshpërimit dhe zhgënjimit s’i ndahej. Qante pothuajse përditë. Qante nga malli për vendin, për familjen e vet, qante për gjyshin që s’do ta shihte më, këtë njeri që sapo kishte filluar ta njihte dhe i qe bërë kaq i dhimbsur. Kishin mbetur kaq shumë gjëra pa thënë.

Plaku qe shtruar në spital vetëm dy ditë pas mbërritjes së Mari–Anës në Nju Jork. Kaq shpejt? I qe dukur sikur ajo ambulancë e bardhë ia kishte rrëmbyer gjyshin për të mos ia kthyer më. Vështronte e përhumbur piklat e shiut që rrëshqisnin ngadalë mbi xhamin e dritarese dhe përtej, një qytet të madh e të pafund ngjyrë gri. Kishte marrë tërë atë rrugë të largët për t’iu ndodhur pranë dhe s’arriti të rrinte as dy ditë me të. Ç’ti thoshte familjes në Tiranë? Kur morën telegramin nga Nju Jorku që i lajmëronte se gjyshi qe sëmurë me kancer, ata kishin ngrirë një moment e pastaj me një gojë kishin thënë: “Nga dëshpërimi!”

I vëllai kishte mbledhur të hollat për biletën e udhëtimit e të gjithë ishin qetësuar me mendimin se së paku gjyshi do kishte dikë nga familja në muajt e fundit të jetës së vet.

Mbetur e vetme në apartamentin e vogël, çdo gjë që shihte përreth qe bërë papritur e shtrenjtë për të; tavolina, shtrati, telefoni me numra të mëdhenj, (gjyshit i qe dobësuar shikimi shumë) gazetat, librat. Lahuta e Malsisë, Shejzat, Kanuni i Lekë Dukagjinit, një libërth i vogël i zverdhur nga koha- proces verbal i një mbledhje të Vatrës, (gjyshi kishte qenë antar i saj) dhe tre libra të shkruar nga vetë ai. Ishin libra dokumentarë të mbushur me fotografi martirësh, datash e ngjarjesh. Gjyshi kishte bërë një listë emërore të familjeve të dëgjuara të Shqipërisë së veriut, të vrarët pa gjyq nga regjimi i 44-ës në Shqipëri. Mes tyre gjeti tetë emra nga familja e saj dhe fotografi të babait të gjyshit: Bajraktari i Kthellës. Ai qe një burrë i veshur me tirqe, me pamje trimi e sy zhbirues. Në krah të tij i biri, një burrë i hajthëm me pak mustaqe. Emrin e tij e kishte dëgjuar nga nëna e saj për herë të parë. E kishin bërë fajtor pa faj për vrasjen e një misionari të lartë dhe e kishin pushkatuar bashkë me disa malsorë të tjerë para një grope të hapur posaçërisht... I rënë në gropë ai kishte thirrur: “Më bini prapë bre burra, se hala s’kam vdekë!”

Qenë nxituar ta varrosnin për së gjalli. Mari-Ana kishte gdhirë mbi ato libra. Librat e gjyshit e kishin lidhur me një botë për të cilën kishte dëgjuar e tani po e prekte të gjallë, të vërtetë.

Si kishte duruar ai pa familjen e vet për dyzet e pesë vjet?

* * *

- Që kur s’e ke parë gjyshin? - e përmendi zëri i klientit.

- U bënë tre ditë dhe pres çdo çast të më thërrasë Gjergji, - tha ajo. - Ai më çon në spital te gjyshi, se unë nuk e di ku ndodhet spitali Kalvari.

- Tre ditë? – tha plaku. - Nuk janë shumë, por…

Ai vuri ngadalë filxhanin e kafesë në tavolinë.

- A e di ti që gjyshi të ka vdekë? - tha ai papritur dhe Mari-Ana e ndjeu veten si të goditur nga rrufeja. Mbuloi gojën me dy pëllëmbët për të mos e lënë britmën jashtë...

Sytë e saj të tmerruar mbetën hapur mbi lajmëtarin.

- Po, - tha plaku, - gjyshi yt është në shtëpinë funerale. Atje është edhe daja yt nga Kanadaja që ka ardhë për me e varrosë ... Bahu e fortë!

Mari-Ana ishte në gjendje shoku. Kishte qëndruar e vetme në një dyqan të zbrazët gjithë ditën, duke bërë çudi pse lokali qe bosh fare atë ditë. Tani e kuptoi që të gjithë klientët dhe bosi i saj e dinin që asaj i kishte vdekur gjyshi. Të gjithë. Ndaj i kishte përfshirë dheu, se askush s’kishte guxuar t'i jepte lajmin e kobshëm për gjyshin. Më së fundi kishin dërguar atë burrë plak me këtë mision.

Plaku nxori një shami të zezë.

- Merre, - tha - kjo do të të duhet. Vëre në kokë siç është zakoni e hajde me mua tash të të çoj tek funeral home.

* * *

Shtëpia funerale nuk ishte as pesë minuta rrugë me këmbë nga vendi ku punonte Mari-Ana. Asaj i kishte rënë të kalonte shpesh pranë asaj godine të ftohtë, bardhë zi, me një indiferencë të tillë sikur ajo dhe Mari-Ana s’do t’u binte kurrë të takoheshin. O Zot, sa frikë e kishte vdekjen ! As në ëndërr nuk e pranonte! Ëndrrat i kishte paralajmërime. I dilnin.

Kishte qenë dhjetor, tamam si kjo kohë, prag i vitit të ri, kur kishte parë atë ëndërr të frikshme: tërmet në shtëpinë e saj! Një tërmet të madh. Katër muret e shtëpisë lëviznin e nuk ishin në gjendje të mbanin tavanin. Tavani qëndronte pezull në ajër duke shkarë anash. Shtëpia kishte mbetur pa tavan. Qe zgjuar nga gjumi e lemerisur: “O Zot, vetëm vdekje mos na dërgo!”

Atë mbrëmje e kishin marrë në telefon nga Tirana. I vëllai i kishte dhënë lajmin e pabesueshëm: “Ka ardhur gjyshi nga Amerika!”

Lajmi kishte qenë diçka krejt e kundërt nga vdekja, por qe një ringjallje me peshën e një tërmeti. Tërmeti që solli vdekjen.

Këtë ndjente ajo tek kapërcente pragun e shtëpisë funerale. Në të dy krahët e korridorit të gjerë ishin hapur dy dyer. ”Dy arkivole”, i punoi mendja vetëtimthi. Nga njëra derë dëgjohej e qara e grave, nga dera tjetër vinte heshtja. Mari-Ana rregulloi instiktivisht shaminë e zezë mbi flokë dhe mori për andej.

Kur u dha në derë, ata që ishin aty kthyen kryet. Me një vështrim të shpejtë Mari-Ana përfshiu tërë dhomën e gjatë në krye të së cilës ishte arkivoli i zbukuruar i plakut, ndërsa në krahun tjetër të dhomës qëndronin ndoshta jo më shumë se pesëmbëdhjetë a njëzet vetë. Midis tyre një burrë me trup të shkurtër veshur me pardesy ngjyrë kremi. Burri binte në sy nga fisnikëria në të parë. “Daja!”, -klithi Mari Ana në shpirt. Ishte një dajë që s’e kishte parë kurrë, por në momentin që sytë e tyre u takuan të dy e njohën njëherësh njëri- tjetrin. Ishte një thirrje gjaku. Ai i ngjante shumë gjyshes. Ajo iu lëshua në krahë dhe ai e mbajti për pak sekonda ashtu, duke ndjerë të qarën e saj, pastaj e shoqëroi tek trupi pa jetë i plakut. Arkivoli qe si një kuti e bukur e veshur në mëndafsh të bardhë pala-pala.

Gjyshit i qe dukur i ngushtë krevati i nënës me çarçafë të bardhë pambuku për të fjetur, por në këtë kuti të mëndafshtë ai dukej se prehej në qetësi. Kishte dashur të vdiste në Shqipëri, ta treste toka ku u lind, por nuk e lanë. Dhe ai, më në fund iu dorëzua tokës që e ushqeu.

Mari-Anës i rridhnin lotët vetiu dhe ndjeu t’i dridhej mjekra.

Ishte një ditë para vitit të ri dhe varrimi qe lënë dy ditë më pas.

Mbrëmja e vitit të ri kishte qenë gjithënjë mbrëmja më e veçantë për Mari-Anën. Ishte ditëlindja e saj. “Ç’dhuratë të solli Viti i Ri për ditëlindje?”, -e pyesnin kur qe e vogël.

“Gjyshin e vdekur… gjyshin e vdekur… gjyshin e…", -rënkonte tanimë një zë i brendshëm, në përgjigje të asaj pyetjeje të largët...

./.

Albana Mëlyshi-Lifschin,

(Nga libri: “Takim me të papriturën”)

----------------------------

Alkimia e Ujit

 

Petraq Risto  

Lavdia ka logjikën e ujit: dhe pa e kërkuar e gjen vetë nivelin. 
Në ujët e Lavdisë: të panumërt të mbytyrit.

Dashuria vlon si uji: e njeh mirë pikën e vlimit
Sado i nxehtë të jetë uji, zjarrin do ta shuaj

Fetusi rritet në ujërat e nënës: me një peshk të artë ngjan në fillim.
Peshku i artë kthehet në Princ: 
foshnja e pa-gëzuar.
me ujë pagë-zemërimi
kjo botë është pa-gëzuar


Tetëdhjetë përqind e njeriut është ujë 
Jeta është ujë dhe sondat planeteve kërkojnë ujë
Pse derdh ujët e kuq njeriu i zemër-uar?

Drita vjen nga përplasja e ujit.
Kur bubullon
perënditë ngrenë dollitë: Dritë! Dritë!
(Dolldritë!)

Lotët janë ujë me njëqind magjira. 
Një njeri gatuan dy milion pika loti
kaq sa zgjat rruga nga Toka te Zoti.

Apokalipsi është ujë
dhe Pëllumbi i Tretë i Noes fluturoi mbi ujëra

Një repëllumb po vjen
me një degë vetëtime
 
plot shi ullinjsh
 
në sqepin që do bëhet
boshti i Tokës.

Krishti eci mbi ujë e pak shekuj pas tij ia behën serfistët
Ajsbergët janë ujë: filozofë të shtatëfishtë. 
Seicili nga ne mbyt një “Titanik”.

Vendi im i rrethuar nga uji: te duart, te këmbët, te zemra, te sytë
veç te buzët e njerëzve ende ngrihen mirazhet e shkretëtirës.

Vendi im i trishtë, i trishtë.

-------------------------------

Shaban Sinani: Dy vende, dy gjuhë?! Është antihistorike!"

 

Nga Shaban Sinani  

“Të gjitha librat e mi janë nyjet e një vargori që shënojnë kodin e identitetit shqiptar”

 

Shqipëria dhe Kosova janë i njëjti komb, i njëjti popull, kanë të njëjtën gjuhë dhe të gjitha tezat me baza fetare, që propagandojnë të kundërtën, janë antihistorike. Ky është mesazhi që studiuesi i njohur, Prof. Shaban Sinani, përcjell përmes kësaj interviste, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Prof. Sinani argumenton se, besimi nuk është faktor identiteti për popullin shqiptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Ai sqaron se, shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i besimit, si faktor identiteti, ka qenë dhe është i gabuar. Në këtë intervistë, studiuesi i njohur ndalet veçanërisht te dy ndër figurat më të mëdha të penës shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, duke analizuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre; raportin mes titujve cilësorë dhe atyre komercial; metodologjinë e një studimi shkencor, si dhe, konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional.

Pyetje: Librat dhe studimet tuaja kanë të veçantë se, veç cilësisë së lartë, trajtojnë dhe probleme madhore të kombit, kulturës dhe letërsisë shqiptare: nga letërsia e madhe e Kadaresë, Agollit te kodikët e Beratit; nga studimet madhore për ciklin e kreshnikëve apo mitologjinë shqiptare tek pritja e shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri etj. Cila është metodologjia juaj dhe çfarë mendoni për studimet në fushën e letërsisë, kulturës dhe historisë?

Përgjigje: E çmoj shumë mendimin e mirë që keni për librat e mi. Eshtë vështirë t’i përgjigjesh me pak fjalë pyetjes suaj. E vështirë sepse argumentet themelorë të studimeve të mia: letërsia shqipe e shekullit të 20-të (me Kadarenë, Camajn, Agollin), mitologjia, etnotekstet dhe eposi heroik legjendar, kodikët e Beratit dhe të Shqipërisë dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës antifashiste, duken gati të pabashkërenditshëm. Dhe është e vërtetë se ndërmjet tyre ka largësi të mëdha epokash dhe fushash studimore. Por ka dhe diçka thelbësore që i bashkon: janë të gjitha nyja të një vargori ndërkohor e mbikohor, që shenjojnë kodin e identitetit shqiptar. Miq të mi, por edhe njerëz kritikë që nuk i njoh personalisht, duke parë vetëm largësinë, jo vargorin vetë, ndonjëherë janë shprehur dyshimtarë për mundësinë e suksesit “duke qenë kaq i përhapur”. Mendoj se për lexuesin mund të jetë më e lehtë ta kuptojë sa i vërtetë është “tepërimi me përhapjen” duke shenjuar se rruga e formimit tim është krejt atipike. U diplomova për gjuhësi historike, i udhëhequr nga prof. Shaban Demiraj, me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe”, që u propozua gjatë mbrojtjes prej të tre oponentëve që studimi të riparaqitej si disertacion doktorate brenda gjashtë muajve. Për shkak të detyrave që m’u ngarkuan menjëherë pas diplomimit, fillimisht si gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit” dhe më pas si ndihmës për çështje të kulturës pranë kryetarit të shtetit Ramiz Alia, e vijova formimin pasuniversitar në shkencat politike. Më 1992 u emërova në Institutin e Kulturës Popullore dhe brenda tre vjetësh kisha përfunduar disertacionin “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, në fushën e etno-folkloristikës, mbrojtja e të cilit u shty tre vjet për arsye që nuk ia vlen të përmenden. Monografia më pas u botua e u ribotua disa herë. Vitin e kaluar përfundova dy studime të tjera monografike, që lidhen me tezën e doktoratës dhe vijim i thelluar i saj: “Etnos në epos” dhe “Tradita gojore si etnotekst”. Kur nisa punën në krye të rrjetit arkivor kombëtar kisha në mendje tre projekte kërkimorë, të cilat i realizova në një proces të gjatë pune. Në vitin 1990 kisha njohur për herë të parë një koleksion dokumentesh origjinalë për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, që ruheshin në arkivin e PPSH (për shkak të detyrës që m’u ngarkua për të sistemuar përfundimisht një dosje me riprodhime të tyre, që do t’u dhuroheshin kongresmenëve amerikanë J. DioGuardi e T. Lantos, të cilët në fillim të qershorit të atij viti vizituan Tiranën - këto fotokopje për herë të parë bënë të njohur në shkallë ndërkombëtare një faqe krejt të heshtur të historisë shqiptare, duke u certifikuar, autentifikuar dhe ekspozuar në Yad Vashem). Po më 1990 kisha paraqitur për botim një përmbledhje me studime për veprën e I. Kadaresë, që njëri nga recensuesit e quajti të pagatshëm për t’u botuar (më vonë, ky specialist i partishmërisë proletare në letërsi, botoi vetë disa libra përshkrimorë për Kadarenë). Sa u takon kodikëve të Shqipërisë, besoj se do të ishte ëndrra e çdo studiuesi që e sheh të arritshme mundësinë e njohjes së tyre. Shpesh mendoj se gjatë tri dekadave pune në disa detyra e fusha kam kryer disa universitete: në gjuhësi e letërsi në fillim, në politologji më pas, në etnologji e antropologji, në histori kulture e qytetërimi, dhe ky ka qenë fati im i mirë. Kështu, duke punuar së paku një dekadë rresht, shkrova e botova librat monografikë “Kodikët e Shqipërisë në ‘Kujtesën e Botës’’”, “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, “Camaj i paskajuar”, “Letërsia në totalitarizëm dhe ‘Dossier K’” dhe të tjerë. Fakti që këta libra kanë pasur dhe botime në gjuhë të huaj (frëngjisht, anglisht, kroatisht) më bën të mendoj se vërtet kanë të bëjnë me kodin e identitetit shqiptar. Ju më pyesni për metodologjinë. Unë shkurtimisht do të thoja se në mënyrën si punoj unë vazhdimisht kam 3-4 projekte në duar njëherësh (nuk ka pasur ndonjë çast në jetën time që të kem pasur vetëm një projekt në punë e sipër) dhe kurrë nuk më ka ndodhur që të mos e di se çfarë do të bëj minimalisht për dhjetë vjetët e së ardhmes. Pak a shumë këtë unë e quaj ideal shkencor.

Pyetje: Në librin tuaj të fundit “’Njerëzit e krisur’ të Dritëro Agollit” ju shkruani se “letërsia e Dritëroit u rezistoi stuhive”. Sipas jush, kjo rezistencë, qoftë e Agollit apo e Kadaresë, ka të bëjë me lidhjet e postet e tyre në atë sistem, apo për shkak të veprës së tyre?

Përgjigje: Mendoj se ajo pjesë e letërsisë shqipe të realizmit socialist që u ka mbijetuar ndryshimeve politike të dy dekadave të fundme, që shprehen në kalimin prej shoqërisë së vigjilencës në shoqërinë e hapur, bën dallimin me letërsinë dogmatike dhe të disiplinuar. Në sistemet totalitare, qofshin të majta si në Lindjen ish-komuniste, qofshin të djathta si në botën latinamerikane, letërsia shihet si rrezik kur bëhet shkas që të kthehet në lëvizje mendimi. Në Shqipëri lëvizjet e mendimit janë të rralla: në traditën shqiptare problemet e zhvillimit më së shpeshti janë zgjidhur me kryengritje, rebelime, revolucione, luftëra e konflikte, madje dhe me atentate. Shoqëria shqiptare e vigjilencës ka qenë e pamëshirshme për ato raste kur vepra e një shkrimtari mund të bëhej faktor ndikues, pavarësisht se në ç’pozitë a funksion gjendej shkrimtari. “Partia të ngre në qiell, partia të fut nën dhé”, pikërisht kështu u formulua zyrtarisht mendimi për një vepër të Kadaresë në fundin e viteve 1970. Për mënyrën si është kontrolluar provokimi ideor në veprën e I. Kadaresë nuk do të zgjatem. Por nuk kanë qenë më të pakëta dhe veprat e D. Agollit që janë kritikuar e ndaluar, sidomos në prozën humoristike dhe në dramaturgji: “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë”, “Baladë për një grua”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, disa tregime dhe cikle me poezi të botuara në fillimin e viteve 1980 në të përjavshmen “Drita” e në “Nëntori”. Këto vepra nuk janë antikomuniste, por disi dalin “jashtë kodit”, pjesërisht a tërësisht. Tek “Zhurma e erërave të dikurshme” karakteret janë atipikë dhe rrethanat edhe më atipike. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nxitet vetvetiu pyetja nëse burokracia është çështje sistemi apo një dukuri rastësore. Kjo është aq e vërtetë, sa përkthyesja bullgare e këtij romani Marina Marinova pati probleme, sepse në Sofje u hap një hetim me paramendimin se autori i vërtetë duhej të ishte bullgar, përqeshja duhej të kishte lidhje me Zhivkov-in, ndërsa Dritëro Agolli duhej të ishte thjesht një pseudonim. Dramat “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua” u ndaluan qysh në shfaqjet e para. Teksti i së dytës u zhduk krejt nga qarkullimi, ndërsa “Mosha e bardhë” u botua në Prishtinë. Nisur nga një pohim publik i autorit, se për dramën “Baladë për një grua” nuk ekzistonte as dorëshkrimi, as daktiloshkrimi, vitet e fundit bëra disa kërkime dhe më në fund teksti u gjet. Së bashku me regjisorin Pirro Milkani, që po punon për realizimin e një dokumentari për D. Agollin, ia dhuruam këtë dorëshkrim disa kohë më parë dhe ju mund ta merrni me mend se ç’kënaqësi shihej në atë çast në gjithë qenien e tij. Për të përfunduar: është shumë e qartë se detyrat apo përgjegjësitë që kanë kryer shkrimtarë si D. Agolli e I. Kadare, po aq sa mund t’u kenë krijuar lehtësira botimi, po aq u kanë krijuar dhe situata kritike. Ndërsa në leximin e sotëm rrethanat e botimit apo të ndalimit të veprave janë pa ndikim, janë thjesht çështje të historishkrimit të letërsisë. Një shekull e ca më parë, në esenë “Le gai savoir”, filozofi gjerman F. Nietzsche pati shpallur se “Zoti është zhdukur, domethënë Zoti ka vdekur”. Gérard Genette, në librin e njohur “Palimpsestes: La littérature au second degré”, zhvilloi mendimin se në botën e sotme s’ka më krijues po vetëm rikrijues. Në vitet 1970, studiuesi francez R. Barthes, duke iu referuar pavarësisë së veprës nga krijuesi, botoi librin “La mort d’auteur”, duke e përjashtuar kështu jetën e shkrimtarit nga përftimi i letërsisë. Në këtë kuptim, në receptimin e sotëm të letërsisë së Kadaresë apo Agollit s’ka më rol karriera e tyre, madje as historia e botimit të veprave të tyre.

Pyetje: Ju keni studiuar dy ndër emrat më të mëdhenj të letërsisë në periudhën e komunizmit. Ku dallon letërsia e Kadaresë nga ajo e Agollit? Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon këta dy shkrimtarë?

Përgjigje: Në të vërtetë, krahas këtyre dy shkrimtarëve, kam studiuar gjithashtu dhe veprën e Martin Camajt, të cilën, për rrethana që i shpjegova, kam pasur rast ta njoh edhe para viteve 1990. Por ju keni të drejtë që e përqendroni pyetjen tuaj tek Kadare e Agolli, sepse monografia ime “Camaj i paskajuar” pak kohë ka që është botuar. Mirë, duhet të kthehem tek krahasimi. Dikur shqiptoheshin disa opozicione shumë të thjeshta, ndonëse nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me tekstin: Kadare paraprin zhvillimin e prozës, Agolli të poezisë; Kadare shkruan letërsinë e qytetit, Agolli të fshatit; Kadare shkruan për lexuesin e Perëndimit, Agolli për lexuesin e vendit; Kadare konteston sistemin, Agolli e qorton për ta shpëtuar nga të këqijat; Kadare është revizionist, Agolli është i besuar. Në mënyrën si lexohej letërsia dikur: si art, ideologji e politikë njëherësh, këto opozicione ishin të nënkuptueshme. Por ndonjëherë formuloheshin e shqiptoheshin edhe publikisht. Në një plenum të Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt në fundin e viteve 1970 u tha saktësisht se shkrimtarët shqiptarë nuk duhet ta kërkojnë famën në Perëndim. I. Kadare disa herë është shprehur se “me kalorësi, prej shumë vitesh, nuk kam pretenduar, madje kam insistuar të shmangem prej çmimeve në poezi”. Duke ardhur në kohën e sotme mendoj se letërsia e këtyre dy shkrimtarëve ka të përbashkët së pari etnografizmin, pastaj mitin e prejardhjes, mitin e lavdisë historike, mitin e qendresës. Pavarësisht se letërsi ideologjikisht të rrethuara prej marksizmit, një ideologji tipike internacionale, tek të dy autorët ka me shumicë albanocentrizëm. Në pikëpamje të mjeteve të shprehjes, mendoj se të dy, duke pasur si ndërmjetëse poezinë e Majakovskit, apo të ashtuquajturin “levnij futurizm” - futurizëm i majtë, përftuan estetikisht dhe teorikisht prej traktatit të Marinetti-t disa nyja thelbësore: mitin e teknikës, industrializimit dhe urbanizimit; fjalorin teknokratik dhe shthurjen e vargëzimit klasik. Do të mjaftonte të kujtonim titujt e dy vepra të tilla të tyre, si “Endërr industriale” dhe “Dashuri e ferrobeton”. Në rrafshin tematologjik vepra e Kadaresë dhe ajo e Agollit kanë afërsi, por në rrafshin sistematik disi largohen. Po ashtu dhe në figurshmëri. Poezia e Agollit është e hapur për gjedhe dhe kode poetikë lindorë, prej rubaive e masnavive perse deri tek hajku e tanka kineze e japoneze. Ndërsa poezia e Kadaresë, duke përjashtuar fillimet, ku ka ndikime të poezisë ruse (Majakovski, Pushkini, Esenini), është kryesisht europiane. Poezia e Agollit është më e afërt me kodin poetik popullor tradicional, kurse ajo e Kadaresë më elitare. Në poezinë e Agollit ka një ndikim të dukshëm prej Naimit (mund të krahasohen “Bagëti e bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”), kurse në atë të Kadaresë më shumë ka prerje ndërtekstuale me Migjenin dhe De Radën. Dukuritë metafizike (dhimbja, trishtimi, humbja, vdekja) janë më të pranishme në poezinë e Agollit. Tek Kadare këto dukuri shprehen në një formë të tërthortë, përmes paraleleve me dukuritë natyrore (shiu, vjeshta, dimri, sëmundja, zymtësia). Në një rast që përmendet shprehja rituale e ngushëllimit “për të mirë” (tek “Dimri i vetmisë së madhe”), për Kadarenë u bë një diskutim i ashpër deri në zyrën e N. Hoxhës. Në prozën e Agollit vërehen gjurmët e një rendi dhe botëkuptimi bektashian (“Njeriu me top”, “Arka e djallit”), kurse në prozën e Kadaresë afëritë përfytyrimore janë kryesisht me fondin e baladave mesjetare shqiptare (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Një dosje për Homerin”, “Prilli i thyer”, “Konkurs bukurie burrash në Bjeshkët e Nemuna”). Karakteret e krijuara nga Kadare e Agolli si rregull nuk u nënshtrohen njëherësh pesë kanoneve apo kodeve të sjelljeve skematike komuniste.

Pyetje: Në librin e saj të fundit, bashkëshortja e Kadaresë, shkrimtarja Helena Kadare, tentoi të sheshonte disi tensionin dhe “të ulte gjakrat”, mes Kadaresë dhe Qosjes. Si e keni parë ju debatin mes tyre? A kaloi ai nga argumenti te sulmet personale?

Përgjigje: Jo vetëm e kam ndjekur, por kam marrë pjesë ndoshta dhe me ndonjë tepërim në polemikën që u hap. Kam shprehur dhe shpreh edhe sot mendimin se besimi nuk është faktor identiteti për popullin shqiptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i besimit si faktor identiteti ka qenë dhe është i gabuar. Identiteti ka të bëjë me etnotipin, është çështje gjenotipike, sigurisht me ndikime prej historisë, por jo e kundërta. Në shekullin e 15-të, kur u shfaq Islami në Ballkan, identiteti shqiptar ishte kodifikuar. Popujt që përveçohen në kohët moderne janë të vonuar. Për mendimin tim Kadare kishte të drejtë kur propozoi për diskutim tezën e identitetit europian të shqiptarëve. Kjo tezë u keqkuptua, u interpretua si një thirrje për rikrishterim të shqiptarëve. Në fakt, edhe sikur të kishte qenë kështu, dihet mirë se thirrjen e parë për kthimin në fenë e të parëve shqiptarëve ua ka bërë Faik Konitza, i cili edhe vetë u ungjillizua. Shumë njerëz këtë mund të mos e dinë, por studiuesit e historisë së letërsisë duhet ta dinë doemos. Po e theksoj këtë, sepse në të vërtetë ideja e Kadaresë u demonizua, sikur të kish qenë ai i pari shqiptues i kësaj “blasfemie”. Kam përshtypjen se në gjithë ashpërsinë e polemikës mund të ketë ndikuar një fakt krejt i parëndësishëm: i ndjeri I. Rugova, me sa dihet, pati pranuar të ungjillizohej. Jam shprehur dhe mendoj ende njësoj, se teza e identitetit të dyfishtë apo të trefishtë të shqiptarëve (ose e “pluriidentitetit”/”multiidentitetit”, siç e propozoi dhe R. Qosja), është prodhuar prej shkollës serbe, që, kohët e fundme, është pasuar dhe nga studiues të tjerë (A. Željaskova, “Albanian Identities”, Sofia 2000). Antinomitë “albanac - šiftar - šiptar”, “albanci - arnauti”, tani së fundmi dhe “albanac - šiftar - šiptar - kosovar”, janë kurthe të ngritura ndaj dijes shqiptare qysh në shekullin e romantizmit. Ak. Qosja, duke pretenduar se duhet të diskutojmë për realitetin (me të cilin identifikonte vetveten), jo për projektet (me të cilët identifikonte Kadarenë), i bëri dëm mendimit shqiptar. Shkencat kombëtare e kanë për detyrë të promovojnë konvergjencën - shkenca e tjetrit le të merret me të kundërtën. Aventurat për krijimin e dy vendeve, dy popujve, dy gjuhëve, duke iu referuar kryesisht dallimit, dhe “dallimi i rëndësishëm” është vetëm ai fetar, janë antihistorike. Pak fjalë edhe për pjesën tjetër të pyetjes suaj. Mendoj se për I. Kadarenë sprova për identitetin europian të shqiptarëve është një vepër aq modeste sa nuk mund t’i shërbente për protagonizëm.

Pyetje: Në shtyp, dhe sidomos në televizon, në të shumtën e rasteve, nuk ka debat të vërtetë dhe profesional, nuk ka ide, por, thënë troç, fjalë që degjenerojnë në sherr dhe banalitet. Sa gisht kanë aktorët mediatikë në këtë mes dhe çfarë mendoni për konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional?

Përgjigje: Kjo është pamja më e shëmtuar e krizës së pashpallur që jeton vendi. Eshtë kriza e mendimit, e shoqëruar prej krizës së karaktereve. Mendoj se aktorët mediatikë, kur e shpallin veten fitues krahas një faktori politik, nga ana profesionale e kanë çfaktorizuar veten, dhe të tillë në Shqipëri ju e dini se ka shumë. Në një vend ku, bie fjala, për të përmendur vetëm një fakt të mirënjohur, zgjedhja e kryetarit të shtetit festohet me birrë “te tymi” dhe me praninë e njëkohshme publike të kryetarit të qeverisë, të kryetarit të kuvendit dhe drejtorit të një televizioni jopublik, si mund të mendosh pozitivisht për emetuesit televizivë? Unë e kuptoj se në shoqëritë demokratike ka media shtetërore dhe joshtetërore, të orientuara majtas e djathtas, të ekuilibruara e të çekuilibruara, biznesi dhe jobiznesi. Siç është dhe “Rai”, për shembull. Por një herë në stinë edhe zëdhënësit e qeverisë bëjnë një sfidë, siç qe rasti i Celentano-s. Meqë ra fjala, e keni vënë re se nuk ekziston më institucioni i zëdhënësit, përveç atij/asaj të kronikës së zezë? Sepse nuk është e nevojshme: zëdhënësit vullnetarë janë dhe më të pëlqyer!

Pyetje: Ju jeni në bordin këshillimor të shtëpisë botuese “Naimi”. Kemi vënë re se u qendroni larg botimeve komerciale (ku fitohen shumë para), dhe zgjidhni, mbi të gjitha, cilësinë. Pse kjo zgjedhje?! Ç’mund të na thoni, shkurtimisht, për politikën e botimeve në Shqipëri?

Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur mundësi të përfitoj nga detyrat që kam kryer, duke përdorur të shkuarën time për botime fitimprurëse. Kam punuar shtatë vjet me Ramiz Alinë, në një nga kohët më të vështira të historisë moderne të Shqipërisë. Kam punuar dhe tre muaj, në ditët më të ndërlikuara të S. Berishës si president i vendit, si njeriu që erdhi në krye të shtetit pa pasur as njohuritë fillestare për sjelljen zyrtare dhe protokollin. Në kohën që drejtova arkivat e Shqipërisë, megjithëse i tejngopur me informacion, vetvetiu në tryezën time kalonin ditë për ditë qindra dhe mijëra fletë fotokopjesh, që linin gjurmë në kujtesë. Por e kam shpallur prej shumë kohësh: do të shkruaj kujtime vetëm kur të jem plakur. Po e përsëris: tani për tani kam projekte të saktësuara së paku edhe për 15 vjet. Ndoshta atëherë do të shkruaj për libra të shitshëm, por dhe atëherë si një detyrim ndaj kujtesës së historisë. Sa i takon pjesës së dytë të pyetjes: mendoj se në Shqipëri nuk ka politikë botimesh. Një ndër tre shqiptarë është shkrimtar, një ndër tre shqiptarë është këngëtar a piktor dhe një ndër tre shqiptarë është emigrant. Kështu, botohen 1500-2000 libra në vit, dhe ka më shumë libra se lexues. Po të shprehej figurativisht, kjo gjendje do të shenjohej si një vijë e drejtë, që është vija e status quo-së, vija mediokre e botimeve të vetëfinancuara, që dalin në publik “për qejf të autorit”.

Pyetje: Veç faktit se jeni cilësor, ju keni edhe një bum botimesh: Çfarë do të marrë lexuesi nga ju dhe krijimtaria juaj në vitin 2012?

Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur disa botime këto kohë. Një mike që mban ligjëratat e letërsisë shqipe në Romë më shkruante me humor para disa kohësh se ishte kënaqur që ishte botuar libri me studime për D. Agollin, por mos kisha diçka të re ndërkaq? E kam thënë dhe herë të tjera: këta janë libra që botohen sot, por pjesë-pjesë në versione të para janë botuar në revista e të përditshme qysh në vitet 1980 e këndej. Në fakt, për vitin 2012, kisha vendosur që, sipas legjislacionit në Shqipëri, të kërkoja të drejtën e “vitit sabatik” (“sabbatical year”), që është e drejta e studiuesit për t’u marrë me veten, me formimin dhe riformimin shkencor në çdo shtatë vjet. Mirëpo sivjet është qindvjetëshi i shpalljes së pavarësisë dhe e shoh se nuk mund të rri mënjanë. Besoj se në këtë kuadër sivjet do të botohet një tekst kolegjial me titull të përafërt “Një shekull letërsi”, pjesë e një projekti më të rëndësishëm që ka Qendra e Studimeve Albanologjike, për një histori antologjike të letërsisë shqipe, prej fillimeve deri sot, ku do të kem dhe unë një autorësi modeste. Pak a shumë do të jetë modeli “Studi e testi”, që është zbatuar me frytshmëri prej Koliqit qysh në fillimet e kolanës “Shkrimtarë shqiptarë”. Por gjithsesi dhe këtë vit do të kem një libër të ri, me titullin e përtashëm “Migjeni dhe mitet”. Në fakt do të ishte më mirë të thuhej “Migjeni pa mitet”: pa mitin e malit, që e pati robëruar letërsinë shqipe për disa shekuj me radhë; pa mitin e heroit, që gjithashtu e pati kryqëzuar letërsinë shqipe tek kreshnikët dhe më pas tek “heroizmi i popullit tonë në shekuj”; pa mitin e revolucionit, që gabimisht studiuesit e kërkuan dhe ia zmadhuan për një gjysmë shekulli pas luftës antifashiste, dhe pa shumë mite të tjerë. Migjeni është shkrimtari që e ktheu letërsinë shqipe në qytet, dhe kjo meritë e tij do të mbetet e padiskutueshme. Migjeni është shkrimtari që, ndonëse bashkohej me Neitzsche-n në pyetjen “Perëndi, ku je?”, tekstin biblik e shfrytëzoi si metatekst më mirë se kushdo tjetër. Migjeni është i pari që bashkoi në letërsinë e tij dëshpërimin planetar të “brezit të humbur”, fuqinë shenjuese të fjalës si në letërsinë simboliste, realizmin social që kishte pushtuar gjithë Europën, kriticizmin e një shekulli që do të kalonte në dy luftëra. Jashtë “shkollës jezuite” dhe “shkollës franceskane”, nëse do t’u referoheshim termave të Koliqit; pranë “Botës së re” po aq sa dhe pranë “Shkëndijës”, Migjeni do të mbetet një “outsider” i letërsisë shqipe të kohës. Libri do të ketë dhe një fashikull dokumentesh të panjohura për jetën dhe veprën e Migjenit, duke përfshirë burime që kanë të bëjnë me etnicitetin e tij, me fatin e “Vargjeve të lira” (ndalimin apo vetëndalimin e tyre), me lidhjet që poeti kishte me grupime ideologjike dhe fetare.

 

Intervistoi Elvin Luku

 

TIRANËSIT E DASHUR, ELSA E MEHMET MYFTIU

 

 

(Në vijim të ballinës…, dy përralla nga libri)

 

 

 

-------------------------------

 

Mbas  prezentimit modest, të librit të këndëshëm të Elsës, me përralla per fëmij, unë do të ju tregoj një të vertetë, (të vertetë per të rritur), sidomos per ata të rritur që e duan dhe e respektojnë të vertetën.

Me shkrimtarin disident Mehmet Myftiu, autor i romanit “Shkrimtari” e shumë e shumë librave të tjera, jam njohur në valën e shëndrrimeve demokratike të viteve ’90. Që nga takimet e para e deri me sot, me at’ Njeri, gjeta një mirëkuptim absolut, mirëkuptim shoqror, politik, publiçistik dhe artistik. Së bashku me Mehmetin dhe shkrimtarin Agim Cerga, arritëm të nxjerrim (falas), 13 numëra të Gazetës ‘Paqa”, botim i Levizjes Shqiptare per Mirëkuptim dhe Paqe.

Më vonë, per figurën shembullore të Mehmet Myftiut do të shkruaj më shumë, por sot, këtu po ju sjell vetëm një bisedë, që Ai, e persëriste, gati gjithëherë që rrimin sëbashku në ato kohë të vështira e delikate:

-More Jahu!

-Po si spjegohet që Ti, ish komunist, që ke punue gjithë ato vite në aparatin  Qendror të organizatave të Masave, Unë, ish disident, i persekutuar e dreqosur, (dhe,-shtonte duke qeshur, Agimi neutral), kemi arritur të kemi një mirëkuptim kaq të sinqertë, një miqësi të tillë me njëri tjetrin?...Dhe shtonte:-Po këta të parët e vendit, pse po zihen e grihen kaq ashpër, o burrë?

…!

Aaah, more Mehmet Myftiu: -Me burra e inteteklual si Ju e Agim Cerga, sa e lehtë është të gjendet mirëkuptimi…Sepse, asgjë nuk na ndanë dhe gjithçka na bashkon.

…Sa herë shkoj në Tiranë me leje nga Amerika dhe ndodhë të kthehem pa e takuar Mehmet Myftiun, një diçka jo të vogël, e ndjej mangut në shpirtin tim.

 

Nga:  Z. L.

 

-----------------------------------------------

 

Nga: Agim Mërturi

 

LODRAT E FËMIJËS

 

Kur vën në radhë lodrat,
Ngjallë fantazinë,
Rrafshon malin, kodrat,
Bën fushë krejt Shqipërinë.

Ecën ecën treni,
Paralele shinat,
Treni shtypë gjarpërin,
Ujqër e shtrigat.

Dhe duke udhëtuar,
Një herë me tren,
Iu shfaq djalit,
Përpara një liqen.

Një traktor ka blerë,
Të lërojë gjithë vendin,
Djali tha i bindur:
-Do plugoj liqenin!

Mori dhe i hapi,
Dy shkopinj të gjatë,
Kështu edhe Van Dami,
Bie në sparkatë
.

----------------------

 

KUR DO TË MËSOHEMI ME MENDIMIN NDRYSHE

- Mbrenda një viti katër provokime! –

Nga Xhafer LECI

Më provokuan vetëm pse mendoj, flas dhe shkruaj sipas bindjeve të mia personale.

Provokimet qëllimkëqia nëpër tubime publike janë sjellje të vrazhda, anti-civilizuese e jo njerëzore dhe mbi të gjitha antikombëtare.

 

1.- Në Heidelberg të Gjermanisë, më 21 maj 2011

 

Në përkujtimin e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, njëri nga organizatorët kryesor të këtij përkujtimi më patë thënë: Çdo diskutues ka në disponim 20 minuta, sepse janë lajmëruar mbi 20 diskutues me referate. E falënderova për informimin. Më erdhi radha të dalë në foltore edhe unë. Për respektin që kam; përshëndeta Adem Demaçin, Zeqir Gërvallën dhe të pranishmit tjerë. Nuk lexova më shumë se 5 a 6 rreshta, njëri nga drejtuesit e komisionit të organizimit më tha: "Të kaloi koha"!

Jo, i thashë, nuk më kaloj koha, kam vetëm një faqe material dhe për këtë më duhën edhe 5 minuta kohë për ta lexuar.

U përmbajta dhe pa emocione vazhdova duke e lexuar referatin tim deri në fund.

Pati diskutues cilët lexuen edhe nga 2 a 3 faqe. Njëri nuk kishte ardhur vetë, por kishte dërguar një referat prej disa faqeve që ta lexojë para të pranishmëve dikush nga miqtë tij. Çuditërisht, pse vetëm mua më thanë të kaloj koha dhe as kujt tjetër jo?!

 

2.- Në lokalet e Konsullatës në Stuttgart, më 26.09.2011

 

Ishte thirrur një takim me ministrin e Diasporës me disa veprimtarë Isha edhe unë, edhepse i paftuar. Meqenëse tema ishte e një rëndësie të veçantë, unë, duke i parë disa nga të ftuarit, mora fjalën dhe fillova nga përvoja e dy fondeve për Kosovën: Fondi i 3%-shit dhe Fondi "Vendlindja thërret". Qëllimi ishte për t`ju faktuar se me njerëzit, të cilët jo vetëm nuk kanë kontribuar fare pak për Kosovën, përkundrazi, ka edhe të dyshuar për keqpërdorime, nuk mund të pritet asgjë e mirë as tani prej tyre. Pa pritur filluan disa zëra zhurmaxhinjësh me tone të larta, duke më thanë se jam dalë jashtë teme... Vërtetë fjala ishte për miratimin e një Draftëligji për Diasporën, por diskutimi im ishte i drejtë sepse kishte të bënte me keqpërdoruesit e dikurshëm, të cilët edhe sot dëshirojnë të jenë në krye të organizimeve. Dihën qëllimet e tyre.Një fjalë e urtë popullore thotë: "Kush e ka mizen ndër kapuq i levizë kapuqi, e kruan kokën". Kuptohët, keqpërdoruesit në mungesë të fakteve përdorin dhunën, zhurmën...

Për shkak të mos prishjes së atmosferës, pa e përfunduar fjalën ndërpreva diskutimin.

Për habi, si veprimtar dhe mërgimtar i vjetër që jam, askush nga organizatorët e konsullatës e as ministrat nuk provuan me asnjë fjalë për ta ndërprë zhurmën!

Posa dolëm jashtë lokaleve të konsullatës, para ndërtesës po bisedoja me drejtorin për politikën e mërgatës, i cili më pyeti: -"A jeni pensionuar" ? Po, i them.

"-A nuk guxon të shkosh në Kosovë?!" Nuk më habiti shumë kjo pyetje, meqenëse e njoh nga vitet 1980-ta, si përqarës kur organizonin demonstarta më vëllain e tij në Zvicër. Iu përgjigja: - Vazhdimisht shkoj në Kosovë, edhe sivjet kam qenë 6 javë.

Para se ta pyesja drejtorin përse ma bëri këtë pyetje, për mua pak sa provokative, me aluzionin e qartë se atje të pret SHIK-u, edhepse, të gjithë ata që më njohin e dinë për kontributin tim kombëtar... Bisedën tonë të pa përfunduar na ndërpreu zëvendëskonsulli, i cili ju ofrua drejtorit të mërgatës, pa kërkuar fare falje për ndërhyrje në bisedën tonë, duke i thënë ati: "Hajde, po shkojmë..."!

Gjithë kjo ndodhi përshkak të pyetjes time në lidhje me keqpërdorimin e fondeve.

 

3.- Në Shtutgart, më 27.11. 2011

 

Qe organizuar promovimi i dy librave, të Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” dhe ai i Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit (Kryetar i Beslidhjes demokratike kombëtare Shqiptare) “Hamid Emin Brunçaj ”Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”.

Ishte e dhimbëshme dhe e pa kuptimtë kur zëvendëskonsulli, me seli në Stuttgart, në fjalimin e tij përshëndeti autorin Nusret Pllanën, por jo edhe Emin Fazlinë!!!

Të gjithë neve e dimë veprimtarinë kombëtare të Emin Fazlisë, i cili, prej vitit 1952, kurrë nuk ka pushuar së vepruari për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Më 1960 Emini është dënuar me 8 vjet burg të rëndë, sëbashku me 4 bashkëveprimtarë të tij të çështjes tonë kombëtare.

Emini ka vuajt 6 vjet burg, Tito me rastin e largimit nga pushteti të kiriminelit, ministrit të brendshëm jugosllav, Aleksandër Rankoviq, amniston shumë të burgosur politik dhe, me këtë rast përfiton faljen e 2 viteve dhe lirohët më 1966.

Më kishin caktuar si referues të flisja për librin e Emin Fazlisë, duke lexuar që në fillim nisi një zhurmë prej nja 3 a 4 vetave, me zëra të lartë. Në shenjë proteste ngrita zërin dhe për mes mikrofonit mposhta zërat e zhurmaxhinjëve. Me të përfunduar diskutimin, falënderova të gjithe të pranishmit që më dëgjuan me vemendje, ndërsa zhurmaxhinjëve u thash:

-Kjo le të jetë në ndërgjegjjen e tuaj.

 

4.- Në Koblenz, më 01.O5.2012

 

Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën Integruese Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan akademi përkujtimore në 30-vjetorin e rënies të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit me krijime poetike të krijuesëve të mërgatës "TRINOMI I LIRISË", i përgaditur nga bashkautorët: Neki Lulaj e Hasan Qyqalla.

Organizatorët më patën bërë ftesë që edhe unë si pjesëmarrës i demonstratave të viteve 1968-1981, si veprimtar i vjetër, të referoj për ngjarjet e1981-shit.

Nuk më shkonte mendja se edhe këtë herë mund të më provokonte ndokush.

Në fillim të diskutimit tim dikush nga pjesmarrësit më zë të lartë më thotë:

“-Hajde ngutu ma shpejt se Jusuf Gërvalla shpejt i ka kryer punët”.

Për mos ta prishur atmosferën e asaj akademie të shkëlqyer, i thashë: - Mirë e keni. Provova të përmbahëm, jo lehtë, shkrimin e lexova deri në fund, por me emocione. Deri kur më me provokime? Pse thirremi në emër të një patriotizmi të rrejshëm, për bashkimin e popullit dhe trojeve tona, kur në maje të gjuhës kemi helmin?!

Dhe, për fund, porosia ime është që:

Diplomacia shqiptare duhet pa tjetër të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjeve të tyre, krahinore, fetare e politike. Të respektojë njësoj kontributin e dhënë për çështjen kombëtare të sejcilit qytetar. Nëse diplomatët shqiptarë janë vetëm në shërbim të atyre që i përkasin të njejtit subjekt partiak, atëherë “diplomatë” të tillë nuk i duhen venditi dhe popullit tonë të shumëvuajtur.

-----------------------------------

 

Etnosi shqiptar

 

Dukuri etno-psikologjike në Lahutën e Malësisë

 

KULTI I ARMËS TE SHQIPTARËT

 

Nga Prof  Dr Kolë Tahiri, Bruksel

Ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

 

Në kohën, kur vepra e poetit tonë kombëtar, me porosi të shkijeve të Beogradit anatemohej, digjej dhe eshtërat e Tij hidheshin në rrjedhën e Lumit Drin, albanologu i shquar, Maksimiliano Lambertx e përkëthente Lahutën në gjermanisht dhe shprehej se: « …Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm se ka randësi në pikëpamje artistike, por edhe pse ajo porsi vena e mirë sa mà shumë vjet të kalojë aq mà vlerë merr, tue qenë se ajo àsht pasqyra, magazina e kopja e shpirtit, e deshirave e pëpjekjeve, e luftës dhe e dekës së Shqiptareve… » .

Kur bëhet fjalë për dukuri etno-psikologjike shqiptare nuk do të thotë, se ato gjenden vetëm tek shqiptarët. Jo, ato ndeshen edhe tek etni te tjera, por  per shqiptaret ato perbejn veçansi; identitet etnik, shprehen ne menyre specifike, shfaqen si elemente psikik mbizoteruese, perbejne ate qe i dallon shqiptaret nga te tjeret, pasqyrojne thelbin e shpirtit, identitetin e tyre te trasheguar brezpasbrezi, deshirat dhe aspiratat e tyre.

Nuk duhet harruar se ne psikiken njerezore, ne mendjen e shpirtin njerezor, kur behet fjale per etnicitet te popujve gjerat nuk ndahen si me thike.

Keshtu, p.sh., dihet se VIRTYTI I NDERIT ndeshet edhe tek bashkesi te tjera njerezore, por, kur eshte fjala per shqiptaret ajo ka shkelqim te spikatur, shpreh origjinalitet, shfaqet ne forma disi specifike, shquhet per veçansi, intesitet e permbajtje qe i dallon ata midis kombesive te tjera, andaj eshte pranuar te specifikohet si  Nderi Shqiptar.

Me kete kuptohen edhe krenaria, sedra, « dy gisht ftyre», dinjiteti, fytyra e burrit, marrja(turpi), personaliteti, pavaresia etj. Ja pra, nje dukuri etno-psikologjike, komplekse, thellesisht shqiptare.

Mendoj se pikerisht ndjeshmeia e larte ndaj fyerjes, ndaj cenimit te nderit, dinjitetit vetiak e familjar perben nje nder shkaqet e thella te zakonit te lashte shqiptare te gjakmarrjes. Eshte, krahas humbjes se njerezve, pronave etj. pikerisht ndjenja e thelle e nderit, sedra e smure, krenaria, deshira dhe kerkesa per t’u paraqitur perpara te tjereve pa njolla,  me « dy gisht fytyre, te barabarte mes te barabarteve, pra, jane nderi i cenuar, krenaria qe rendojne aq shume, ne vetedijen, shpirtin e shqiptarit, sa e shtyjne ate t’i drejtohet shpagimit, hakmerrjes, te marre gjak dhe kete t’a beje ay me doren e vet, pavaresisht veprimit te ligjit etj.

Dukuri e mirenjohur e pershkruar edhe nga te huajt eshte KARAKTERI SHQIPTAR, me cilesite e tij volitive si forca, qendreueshmeria, guximi, trimeria, burreria etj.

Te huajve u ka rene fort ne sy edhe BESA SHQIPTARE, e cila shfaqet e bie ne sy ne marredheniet dhe komunikimin midis njerezve. Besa njihet, si dukuri tipike etnike shqiptare dhe si e tille eshte futur edhe ne fjalorin e disa vendeve. Besa eshte tipar volitiv i karakterit si dhe virtyt moral.

Keshtu shtyllen kurrizore te Kodit Moral te Shqiptareve e perben Nderi Shqiptar me te cilin jane te lidhura pazgjidheshmerish edhe Karakteri dhe Besa shqiptare

Ketu nuk behet fjale vetem ne rafshin sinkronik (historik), por edhe per theksime, nuancime të dukshme, ngjyrime, mveshje të veçanta të cilat vrehen edhe në ditët tona (veshtrimi diakronik). Natyrisht, eshte fjala per doza e shtrirje te ndryshme, sipas krahinave, moshave, kohes historike e madje sipas seksit e secilit individ.

Dy bartesit kryesor te ketyre dukurive etno-psikologjike shqiptare qe paraqiten ne Lahuten e Malesise jane:

a) Shqiptaret me shpirtin e kulturen e tyre dhe

b) Gjuha e lashte shqipe.

Si dukuri, etno-psikologjiek shqiptare, me te veçanta, ne vepren e Fishtes, te cilat trajtohen mjeshterisht dhe qe jane aprovuara nga opinioni i krejt shqiptareve permendim:

- SHPIRTIN liridashës, luftarak e te paneneshtruar me menyrat e shprehjes se vet.

- NDERIN, sedren e krenarine vetiake e ate kombetare.

- TIPARET VOLITIVE te karakterit shqiptare : vendosmeria legjendare, qendresa epike, trimeria, burreria, guximi, vetmohimi etj.

- VIRTYTET MORALE si : Besa, fjala e dhene, mikpritja, miku, ndorja(marrja ne mbrojtje e mikut), bujaria, ndershmeria, sinqeriteti, solidariteti, ndermjetesia, toleranca nderfetare, mirenjohja etj.

- RITET e VDEKJES e te VARRIMIT. Vajtimi grave,

- LIDHJA VETMOHUESE moter - vella.

- MENDESITE MITOLOGJIKE te ruajtura nder shqiptaret, deri ne mezin e shekullit XX- te

-  KULTI I ARMESA dhe nderi i armes tek shqiptaret.

- HYJNIZIMI I TRADITES patriarkale. Amanet e Ali Pashe Gucis, Marash Ucit dhe Dede Gjo’Lulit. Amanetin shqiptare nuk e trete dheu.

- KUSHTRIMI  LUFTARAK, vajtja ne lufte dhe tradita e organizimit luftarak popullor.

- NDERMJETESIA,  trajtimi i te vrareve dhe roberve te luftes.

- BESA mund( nderpret) gjakmarrjen ne kohe lufte.

- TRADITA SHQIPTRE ne qendrimin ndaj gruas ne lufte.

- KUMBARIA E PROBATINIA funksionojne edhe ne betejen per jete a vdekje me armikun.

- SHKEMBIMI I DHURATAVE  edhe ne kushtet e luftes.

- MENIA SHUMESHEKULLORE, mllefi, shpagimi, inati dhe hakmarrja shqiptare qe kullojne gjak e lot etj. etj.

Ne Lahuten e malesise  shpalosen dukshem edhe ato qe do t’i quanim «TRILLE SHQIPTARE» si :

1. Guximi per t’u ngritur kunder me te medhenjeve, kushdoqofshin ata, madje edhe krajlat dhe mbreti,

2. Gatishmeria per mos t’u ndenjur vendimeve të të medhenjeve, madje per t’i poshteruar, per t’i poshteruar e hedhur poshte ato.

3. Prirja per te kerkuar ndihme e perkrahje, vetem nga me te medhenjet.

 

4. Deshira per te kerkuar e lidhur miqesi me te medhenjet e globit, mundesisht superfuqite,

5. Dashuria etnike(kulti i armes) per armen, perdorimi, zbukurimi, nderi vetiak i armes dhe qitja pushke ne raste fitoresh, lindje, dasem, festa etj.

Keto perbejne vetem nje pjese, pjesen me dukeshme qe shprehin mentalitete, ide, mendime, emocione, ndjenja te thella, norma e parime  te botes se mbrendeshme shpirterore, te shqiptareve.

Ato jane paraqitur ne forme te perkryer artistike ne Lahuten e Malesise te poetit madh kombetar Gjergj Fishta.

 

***

 

Shqiptari, lufta, arma, kushtrimi luftarak dhe mbetja (vdekja ne beteje).

(Kulti i armes)

Lufta, si dukuri mbareboterore, dukuri agresive e shpirtit njerezor kushtezohet nga shume faktor e rrethana, qellime e motive te cilat marrin karakter e nuancime ne perpuuuthje  me ?shkesite njerezore te cilat e perdorin ate.

Gjate shekujve  lufta ka qene bashkeudhetare dhe faktor i egzistences, rritjes e shtrirjes se shteteve, kombeve etj.

Per shqiptarët lufta, historikisht ka paraqitur kushte dhe specifika, te cila kane marre ngjyrime etno-psikologjike te veçanta, si ne kuptimin, vleresimin dhe qendrimin ndaj qellimit e permbajtjes se saj, si per mjetet e format e realizimit, si dhe per kohezgjatjen, rolin qe kane luajtur ato, per lashtesine e ruajtjen e tradites luftarake etj., krahasuar me etnite e tjera.

Kete situate e kane kushtezuar edhe mjedisi gjeo-strategjik, te qenit e shiptareve kurdohere pakice krahasuar me invaduesit e ndryshem, por edhe karakteri e temperamenti i tyre etj.

 

Te rikujtojme ndonje nga keto veçansi etniko-psikologjike te shpirtit shqiptar:

 

Si rregull, per popujt e civilizuar lufta perben detyrim ligjor ndaj shtetit, perben ligjin juridik, betimin ushtarak, dhene solemnisht dhe pse jo, edhe «pistoleten e oficerit prapa kokes» etj.

Ndersa, per malesorin e Lahutes, ne mungese te  shtetit dhe ushterise amtare lufta shfaqet si dukuri etno-psikologjike specifike : Lufta eshte mbrojtja me forcat dhe armet e veta te trojeve amtare nga pushtuesit agresor, ajo eshte zanate, mjeshteri qe prej te pareve, lufta perben çe-shtje nderi, krenarie, dinjiteti, lufta eshte norme kanunore qe kerkon zbatim te padiskutue-shem, me moton «O pushken, o furken ?!».

Ai, icili nuk i pergjigjej kushtrimit, i bente bisht atij denohej rende nga ligjet dokesore edhe nga opnioni shoqeror. Dezertuesi çburrnohej, i nxihej fytyra perpara te tjereve, humbiste vlerat shoqerore dhe trajtohej ndryshej nga te tjeret.

Menjanimi nga lufta, pra ndarja nga shoket perbente sakrilegj, ishte diçka amorale, e pafalshme.

Motivet udheheqese, shtytese per shqiptarin ne lufte jane tipike etno-psikologjike te cilat veshtire se ndeshen tek te tjere, pra,jane te veçanta : Shqiptari shkon «me mbete», «shkon me u pre», niset me mendimin se «ne lufte  shkojne nente dhe po te kthehet nji asht sukses». Ne lufte shkohet « O me deke, o me fitue» ! Ai nuk e njeh  friken, nuk i numeron ushtaret e armikut, ai «vdes si me le», sepse « ai qe vdes ne lufte nuk ka deke, por ka le».

Malesori i Lahutes eshte i bindur se trimi i mire edhe «me’i fyshek dahet me ndere». Ai shkon ne lufte me rrobat me te mira, vishet si per feste, sikur po shkon ne dasem. Gjate rruges ai qet(shtie) pushke, vikate, vrapon me pushken nen dore, therret shoket, ia merr kenges majekrahit etj. Te gjithe i pushton etuziazmi, gatishmeria per t’u ndeshur me Shkijet barbare e te pabese. Ja, se, si shterngohet shqiptari kur do te niset per lufte, apo ngjareje te rendesishme :

/Keshtu tha Mashi, e n’kambe u çue,/

- /vu xhurdine edhe u shterngue,/,

- /edhe i ngjiti armet mizore,/ etj.

 

Po keshtu trimi i Traboinit :

 

- « /Dede Gjo’ Luli ’i shpate e gjalle ;/,

- / shtrémnon kesulen, del ne shkalle,/….

- / Keshtu tha Deda, e si shterngue, /…

- /ngjet « alltine » ne flete t’ sylahit,/,

- / ven «mauzerren» mbi sup t’krahit,/ … etj.

 

Malesoret e Lahutes msyjne (turren) ne lufte, sipas mendesive te tyre etnike, me enthuziazem (kenge e pushke), krenare e pa iu dridhe çerpiku. Keto tipare burrerore te karakterit jane skalitur, brumosur tek shqiptaret nder shekuj e luftera te panderprera.

Për mobilizimin ushtarak atij nuk i vjen «lajmethirrja », as nuk jepet «alarm luftarak». Jo ! Per shqiptarin qitet(del) kushtrimi tradicion etnik :

« Pse halis iu dha kushtrimi, /m’kaçanik e del n’qafe t’ diellit, :, /…./ / tym per shpi ka i burre me arme/.

/ Del kushtrimi n’ Shqipni,/ ,/ me ra n’ lufte ka nji per shpi, /,

/ Hiq kushtrim, se na ra shkau !/,

/ Shka à’ m’ shtate vjet e m’ shtatedhete vjet, / n’ndihme n’ Nokshiq me i vojte ushtrise !/ etj.

Kjo eshte tradita etnike e lajmerimit te shqiptareve per lufte.

Zakonisht kushtrimi shoqerohet edhe me tri te shtena (qitje) pushke. Kushtrimi qitet nga persona te caktuar per kete detyre (kreu, bajraktari ose lajmesi). Shqiptaret shkojne ne lufte me armet dhe municionet vetiake, uniformen popullore, me armet e zbukuruara per merak e me disa dite ushqime. Ne kushtrim percaktohej qarte se kush do te mobilizohe per lufte.

 

E kush mund te vepronte ashtu, me përjashtim te shqiptarëve?!

 

Vreni me kujdes pamjen e malesori te Lahutes : Koken e rruar, kapuçin e bardhe tradicional, ne maje te kokes ka nje tufqe flokesh (perçen) per të mbajtur koken e prere, koka lidhet me shall te bardhe i cili kryen edhe funksionin e çefinit per varrosje. Ne uniformen e tij popullore prej zhguni te bardhe bie ne sy jeleku, xhamadani, tirçit e bardhe me shiritin e gajtanave te zinje(sa shplaka e dores) qe nisen nga brezi, menjanjojne gjurin dhe perfundojne tek trina e kembes. Kadareja, kete shirit te zi qe gjarperon per rreth kembes se burrit e krahason me «flaken e rrufese» kur zbret nga qielli.  Vargjet !

 

Arma eshte gjitheçka, siguri, krenari…!

 

Malesori i urte i Lahutes Marash Uci ka lidhje jetesore, te pa zakonte me arme.

-  / pse, sa kje Marashi i ri,/,

- / i pat dale Mbretit n’ ushteri,/,

- / me arme n’dore, me zjarm ne gji,/ ,

- /qi si doke  asht n’ Shqipni./ ,

 

- / Burre i forte e trim si Zana,/,

- /armet i kjene ketij baba e nana:/,

- / babe tagani e nane breshana ,/,

- / vella e moter dy pishtolet,/,

- / dy gjarpnusha prej Stambollet. /

Malesori armet i konsideron si pjese gjenetike, ato i konsideron« babe (tagani), «nane» (breshana), «vella e moter» pishtolet etj. Duke e njohur mire kete lidhje kaq te ngushte te shqiptarit me armen Sulltani ua lejoji shqiptareve mbajtjen e tyre.

Lidhja me armen eshte aq e natyrshme dhe e forte sa qe nis qe ne moshe te re, per te vazhduar tere jeten, madje edhe pas vdekjes. «Te vrarit nuk mund t’i merrej arma !». Perkundrazi,

vrasesi  ishte i detyruar, sipas normave kanunore t’a kthente te vrarin (kufomen) per se mbari, t’i vendoste armen prane (ne kete rast arma nuk mirrej) dhe te njoftonte te afermit per terheqien e kufomes duke deklaruar edhe se kush e kishte vrare. Shih kanunin !

A nuk eshte kjo dukuri specifike, etno-psikologjike e shqiptareve ? Ku mund te gjendet nje binjakezim i tille i njeriut me armen si tek te Paret tane?!

Pavaresisht varferise, shqiptari pushken e kerkon edhe ne fund te Botes, e zgjedh me kujdes dhe, pa tjeter e blen, madje te markes sa me te re, sa me te sigurte e te sakte. E zbukuron dhe miremban per t’u patur zili. Mundesisht, asnje here nuk e ndan ate nga vehtja. Ai e dinte, se pushka lidhet me jeten e tij, se ajo i zbardh faqen ose e turperon, lidhet me integritetin, krenarine e tij.

Pushken shqiptari e mban me krenari dhe sipas menyrave te vetezgjedhura : ne dore, nen krah, ne cep te krahut, mbas qafe, mbajtur me te dy duart, asnje here kraheqafe etj. Ne kuvend, ku secili ka armen e vet ; ate te brezit dhe ate te krahut, keto te fundit vendosen te kryqezuara ne lendine aty afer. Ne pushim ai pushken e mban, sa me prane trupit te vet, midis kembeve te mbeshtetur ne krah, me qyten ne toke, ose mbi te dy gjunjet paralelisht me token. Shqiptari armen, si zanat qe e ka e perdore me shkathetesi dhe saktesi. Per ket ai ben stervitje te veçante, gjuan shejin ne gare me te tjere si ne rate festash, ne dasma etj.

Oh ! sa epitete perkedhelese perdore shqiptarei per armen : e etiketon : «zane mali », « karafile », « grykholle », « gjarpnushe », « kordume » qe kuellet mire etj. etj. nuk kane munguar as kenget kushtuar armes se shqiptarit ne lufte kunder te huajit.  Arma perdorej edhe si mjet kumtimi(lajmesh), jovetem per alarmet(kushtrimet) por edhe per noftime te tjera, sipas marreveshjeve te mepareshme, p.sh., nje kenge lirike titullohe : « Ku ke çike kur qita pushke ?» etj. etj . Atij qe kryente nje pune burrerie, i lindte djale etj. I e uronin : »Te lumet pushka » ! ejj.

Pak kush mund te kete betime per armen siç kane shqiptaret ?  «Pasha armet e krahut» !  «Pasha armet qi m’ i la  baba !» «Pasha kete gryke-holle qi s’me tratheton ! » ,«Hajt gjarpnushe ! t’a puthesha gryken !»  etj.

Vreni nje dukuri tjeter domethenese ! Komandat qe jepen  ne vijen e zjarrit, sipas Lahutes: « Bini, djem se mbet Nike Daka.!/ ,/ Bini Leke,bini malesor !/ / Trima mbrende ! me dore me dore !/, / Bini burra ! mos e leshoni ! /,/ Me dore, me dore, djelm, bre, ka vikate !/, / Mos e lesho, djale, se t’a mbrrina ! /, / Bini, burra, bre, ku u kam !/, / Mole, bre,  kudo qi je !/, / Mos e lesho, bre, Jakup Aga !/ /,/Ah, kadale ! piskati atehera, Jakup Ferri. : ,/ se keshtu trimat nuk e kane- , tre me nji me u pre n’ mejdan !/, / Mbau, Vasil, se ngusht e ke !/, /Ah, kadale ! bre, Zogu i shkines !/, / Ah !, kadale, bre Carnagore ! etj.

Pergjithesisht, nuk ka sharje, fyerje, askujt nuk i preket nderi personal, nuk ka banalitete siç therrisnin malaze-zet etj. te kesaj natyre.  Perkundrazi ka respekt per kundershtarin, fisnikeri. Komandat, ndryshej nga ato te zakoneshme ushtarake dalin nga shpirti i shqiptarit, ashtu shqiptareçe.

Ne brez shqiptari mban rrypin e lekures mbushur me fisheke. Ne kete rryp ngjeshen edhe ar-met e brezit : koburja, thika, pistoleta etj. Bie ne sy, se ne rryp varet vajica metalike, mbu-shur me vaj armesh, por me shpesh me ushuj pule qe kryen te njejtin funksion. Pran saj ruhet «fisheku i vojices», ose fisheku per vetvrasje, shqiptari nuk dorezohet. Po t’i merret pushka shqiptarit paguhet zakonisht me vrasje, sepse  perben turp te madh per ate qe i mirret pushka. Prandaj shqiptari nuk ka deshire qe t’a dorezoje armen, madje as shtetit.

Natyre te veçante perben nderi i armes per shqiptarin. Eshte veshtire te gjenden popuj te tjere kaq te lidhur dhe te dashuruar pas armes. Shqiptaret pushken e quajne si nje nder faktoret e ruajtjes se identitetit dhe lirise se shqiptareve. Pushtuesit e huaj, sidomos ata osman kane luajtur shume me kete pasion te shqiptareve.

Arsenali i armeve vetiake qe perdorin shqiptaret ne luftimet per mbrojtjen e Plaves, Gucise e tojeve te tjera shqiptare paraqitet i larmishem. Ato dallohen nga armet qe perdor armiku i tyre si dhe nga armet e ushterise se rregullt turke. Ja disa prej tyre , që perdornin shqiptaret :

Qe ne periudhen e neolitit te vone ne varrezat ilire jane gjetur armet e kohes, çka do te thote se te vdekurit i futeshin ne varr edhe armet e krahut, zakonisht pushka. Keshtjella e tyre nuk kishte kuptim pa arme zjarri, kullat e ngujimit ruheshin me armet e kohes e ne kete vazhde çdo shtepi duhej te kishte arma si mjet mbrojtje dhe sigurie. Ne kengen popullore theksohet : te paret nje amanet na kane lane : Armet me dhane e mbandej gjane. Pra nga ajo nis çdo  gje.  Eshte kjo tradite e mbajtjes se armeve e cila e ka veshtersuar kurdohere çarmatosjen e shqiptareve. Ne qofte se dikush do t’i mirrte armen shqiptarit quhej turp i cili mund te lahej vetem me gjak.

Pra, malesori i Lahutes, ne pamjen e jashtme perben, objekt atnografik karakteristik, ndersa me mentalitet, botekuptimin dhe shpirtin e vet perben nje dukuri etno-psikologjike te lashte shqiptare. Kujtoni vargjet e Kadaresë tek poema : Perse mendohen keto male… !

 

Fati i mëvoneshëm i raporteve të shqiptarit me armën. Sintezë!

 

- Napoleoni dhe arma e dhuruar Ali pashë Tepelenës.

- Nopça per dashurine shqiptarit per armen.

- Armet dhe mbrojtja e trojeve shqiptare.

- Perpjekjet e qeverisë së Mbretit Zogu I , për çarmatosjen e shqiptarëve.

- Lufta e dyte boterore dhe armet. Duam armë ! Duam armë !

- Armatosja e popullit në monizëm.

- Armet kthehen në armik per shqiptaret.

- NATO-ja dhe ndihmesa e shqiptareve bazuar në traditat e tyre luftarake.

***

 

-  Perfundime :

- Jane te mirenjohura dhe te fameshme dy paradigmat e Fishte shprehur ne Lahute :

- « Ne jem shqiptare, ata jane shkje ! …./ N’ mni te sho-shojt kemi le!

-  E dyta : «Ah ! Europe, ti kurve e motit !/    (Uh ! Europe…..,)

 

Çuditerisht per ma se nje shekull, keto dy profeci te poetit perbene rrefrenin e «bashkejetes»  dhe lufterave midis Shkjeve dhe Shqiptareve, perbene lajmotivin e diplomacisë së fuqive europianë ndaj çeshtjes shqiptare.

Sot peranohet, se shekulli  XXI  ka nisur te flase per shqiptaret. Por, edhe se ata kane deklaruar boterisht se nuk do të ndjekin rrugen e  revanshit, siç e ndoqen Shkjet per me se nje shekull ndaj shqiptareve. Perkundrazi, ata do te ndjekin rru-gen paqesore e demokratike te integrimeve europiane, rrugen e bashkepunimit, dialogut, tole-rances e miqesisë me popujt e Ballkanit.

Na mbetet te lutim Zotin, te harrojme te keqen dhe te shpresojme per mbaresi te çeshtjes shqiptare per te cilen punoi aq shume edhe Fishta i madh !

Ne mbyllje te ketyre shenimeve po ia leme perseri fjalen albanologut Maksimiliano Lam-bertz :… » Me nje fjale, Lahuta àsht shprehja mà e kjarta e dokeve te fshatareve, banore te Maleve të Veriut. E prej se doket e lashta te fiseve malore jane gjykue te zhduken nga tallazet e forta te civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiku i neserm ka per te ia dijte per ndere ne dhjetë a qindvjetet e ardheshme Poetit, i cili ne Lahute te Malesise na la nji ritrat te shqiptarit, te pershkruem nga goja e deshmitareve njekohesore, ashtu si keta e gjeten ne agimin e shekullit te XX me ate ndryshim te vogel,qe Shqiptari pesoi çe prej koheve te largeta te Iliro-Thrakeve ».

./.

 

Qeveria është bandite. Turp

“Bota sot”, 11 prill 2012

 

Nga Gazmend Islami

Politika e udhëhequr nga Hashim Thaçi po poshtëron jo vetëm Kosovën, por të tërë kombin shqiptar. Këtë duhet në mënyrë imperative ta nxjerrim nga politika si shkak i prirjes për të bërë punë, jo në dobi të vendit, ky njeri po qëndron në turbullimet e qarkullimit të gjakut,ka çrregullime funksionale të trurit. Ky ka ngatërruar mekanizmin e ndërtimit të shtetit funksional dhe demokratik. Ky në vend që të angazhohet në diskutime me qytetarin,,ky po funksionon mbi parimin e sistemit diktatorial. E vetmja gjë që mund të themi për të në pikëpamje psikopatologjike është se favorizon korrupsionin, shpëlarjen e parasë, burgosjen e shokëve, ndarjen e vendit, kontrollin mbi gjyqësorin. Ky tregon për prepotencën e tij që është virtyt i të pafuqishmit, që ka një karakter të dobët dhe mundohet ta mbulojë duke u bërë gjoja i pushtetshëm. Dikush si fëmije fiton aftësinë e fuqishme për armiqësi ,më vonë kultura e fituar e mëson që nuk është mirë të përdorësh sharje dhe dhunë, atëherë kur ke luftë brenda vetvetes. Nuk ka gjë më të keqe sesa të vriten njerëzit në vend, në baza etnike. Qeveria struket si macja nën tërves dhe bënë sehir me deklaratat e saj të poshtëruara se dënon sulmin terrorist. Kjo QEVERI, e cila është aq e mjerë dhe e pa zonja për të udhëhequr më një vend që tash ka dalur nga lufta, e po qon drejt një të reja me politikat antikombëtare. Këta e vodhën, plaçkitën, vranë, dhunuan Kosovën. Nuk ndryshojnë asgjë ma ata që udhëhoqën për 50 vite nën Jugosllavi. Kidnapimi i policëve brenda Kosovës dhe shkelja e uniformës se Shtetit nuk i bënte përshtypje Kirurgut Rexhepi. Nuk u turpërua dhe as që mendoj që duhet largohet me një dorëheqje morale...E ku të jap dorëheqje morale ku te ai mungon morali. Në jetën tonë politike mund te gjesh politikan sa të duash, që për çdo dite bëjnë gabime që dëmtojë partitë e veta, por edhe vendin por kurrë një herë nuk mendojnë të tërhiqen apo të japin dorëheqje. Botëkuptimi i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj, e ardhmja paraqitet si obligim qytetarë dhe njerëzorë në mbrojtje te politikës dhe frymës demokratike për tu përballuar me sfida dhe situata të ndryshme. Kryeministri, i cili diti të vjedh vlerat e UÇK-së, diti të burgos, e të bëjë pazare për tokat tona, nga ai nuk pritet se mund të ketë edhe ndjenja kombëtare e morale. Vrasja e të riut në Mitrovicë është kulmi i kësaj qeverie të pistë, e cila përpos deklaratave të pista nuk bëri asgjë. Kjo Qeveri është banditeske ..... nuk meriton të jetë pjesë e jona. Lojërat e saj me Kuvendin, me ligjet, me Gjykatën Kushtetuese, me prokurorinë, na kujton Irakun e Sadam Huseinit, Libinë e Gadafit, Egjiptin e Mubarakut.
Kosova një vend i vogël që mezi e gjen në Atlas, nuk ka diçka të veçantë, që të tjerët të na kujtojnë? Dikur na thuhej si fëmijë, se krejt bota e njeh pasurinë e Kosovës, e tash e shoh se atë nuk e njohin as vendet përreth. Dikur na thuhej se po vidhet rryma nga serbët e tash e shoh se ne e vjedhim vetveten. Dikur pasuritë tokësore e nëntokësore eksploatoheshin nga Beogradi, e tash ne nuk jemi të zotët as t’i menaxhojmë ato. Politikat tona janë çoroditëse të dëmshme për shoqërinë tonë. Sa ti hapim sytë.. Mëngjesin e fillojmë me gënjeshtra? Kur dëgjojmë lajmet janë gënjeshtra, kur dalim në kuluarë dëgjon gënjeshtra. Kur flet me dikë dëgjon gënjeshtra... Kur dëgjon politikanët tanë dëgjon gënjeshtra.... me një fjalë krejt çka shihet me sy dhe dëgjon me vesh është gënjeshtër. Asnjëri nga ne kur zgjohet në mëngjes, nuk zgjohet me realitetin se jemi shteti më i varfër në Evropë. Se jemi shteti që vjedh veten më së shumti. Nuk zgjohemi me realitetin se kemi vendin e ndarë dhe të coptuar. Se kemi Qeverinë më antidemokratike në Evropë. Tensioni është bërë pothuajse i padurueshëm. Ndryshuesit gjithashtu po i dallojnë vetëtimat prapa reve. Por, ata ngurrojnë të sulmojnë njeriun më të fuqishëm në Kosovë, njeriun më të pushtetshëm, që i ka marr të gjitha frenat në duart e veta. Ndryshuesit nuk ndihen ende të sigurt, ende janë të paktë në numër, ende jo aq të vendosur, jo aq të guximshëm sa të përleshen me të vërtetën. Ndryshuesit e thurur me aq vështirësi, rrezikohen edhe të shkatërrohen. Ata duhet ndihmuar dhe përkrahur.
Nuk ka shtete në Evropë që do të mund të jetonte me 80 përqind papunësi dhe me çmime astronomike. Askush nuk do të mund të përballonte jetën me 87 cent në ditë përveç neve që gënjehemi me vetveten. Asnjëri nga ne nuk mendon se natyra jonë është më e ndotura në rajon. Nuk mendojmë që kemi shkallën më të lartë të sëmundjeve kancerogjene dhe me hipertension dhe diabet. Politikat tona afatshkurtër dhe afatmesëm nuk i sjellin vendit tonë ndonjë të mirë. Tash së fundmi qytetarë të dashur ka filluar edhe një betejë e re politike me Serbinë, e cila qysh në fillim ishte e dështuar për ne. Në këto bisedime nuk kemi koncept, nuk kemi transparencë, nuk kemi vizion. As për të tashmen e as për të ardhmen. Klasa politike fëmijëve tanë po ju lë një barrë të rënd mbi supet e tyre. Vendosni si të doni, por vendi ka nevojë për ndryshime.

 

Autori është analist politik dhe gazetar

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

 

 

 

 

 

SHQIPTARËT

 

 

 

PASOJAT E "HARRESËS" SË ÇAMËRISË SHQIPTARE

Nga Sali BOLLATI


E Martë, 02.28.2012, 09:25am (GMT+1)

Si pasojë e antishqiptarizmës së ndjekur nga politikanët europianë, me gjithë përpjekjet dhe luftën e atdhetarëve Çamë bashkë me vëllezërit e tjerë Shqiptarë të krahinave të tjera, Çamëria, një nga krahinat që përveç "gluhës së Perëndisë", me emrat e vendeve fshatrave e qyteteve me kuptim SHQIP, si asnjë krahinë tjetër, me pozicionin strategjik dhe fushat e pasura bashkë me kodrat e veshura me ullinj e limona e portokale, iu shkëput trungut të nënës Shqipëri dhe iu dorëzua grekut!

 

Greqia me atë shovizmin karaktestik mesjetar, e komanduar nga kisha bizantine, në kundërshtim me te gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi vodhi pronat, ju mohoi gjuhen e të drejtat dhe mbasi I vrau I dëboi me dhunë një pjesë të Shqiptarëve Çamë nga Shqipëria e Jugut.

Dhe me këtë genocid e spatrim etnik vuri në lëvizje ëndrën mesjetare "megalidenë" për pjesën e sipërme të Shqipërisë së Jugut duke e baptisur "vorioepir"

Këtu nuk mund të moskujtohet koha e Mbretit Zog, që me perpjekje diplomatike të pandërprera, luftoi për të drejtat e Shqiptarëve të Çamërisë që

Në KOSOVË e ÇAMËRI të VALONTE përsëri FLAMURI KUQ E ZI!!

Fatëkeqësia e "harresës" filloi me komunistat internacionalistë, më 1949 kur ata burra Çamë që I shpëtuan reprezalieve greke,mbas pritjes së përzemërt nga vëllezërit e një gjaku, refuzuan urdhërat e Byrosë politike për t'ju bashkangjitur ushtrisë së komunistave grekë; morrën për "shpërblim" nga komunistat e Enverit, internimin e 900 çamëve në Gramsh-Lozhan. Dhe pastaj e mbyllën Çështjen Çame më 1960.

Në të njëjtën kohë ,ardhacakëve grekë në fushat e bejlerëve shqiptarë të Dropullit, ju dhanë të drejta si ne asnjë vend tjetër, që nga shkollat, ministra e deri në Kryesinë e Kuvendit. Me këto veprime "demokratiko komuniste", ju krijoi mundësinë të quheshin me të padrejtë "minoritet etnik grek". Kështu u pregatit terreni për "megalidenë greke"

Megjithëse ambasadori I pare shqiptar foli shqip me Kryetarin e Bashkise së Gumenicës dhe u njoftua prej tij se jane në Çamëri mbi 40 fshatra që flasin vetëm Shqip; E.Hoxha e bllokoi këtë lajm për të mos e përmendur më Çamërinë!

Dhe bashkë me porositë e tjera, politikanët e këtyre vjetëve të "demokracisë" e mbajnë si të shenjtë, pa shkelur, por edhe as përmendur Çamërinë Shqiptare.

Në fillimin e proçeseve demokratike u krijua Shoqëria Atdhetare Çamëria, por kjo nuk e gjeti anjëherë mbështetjen e qeveritarëve të Tiranës. Përkundrazi me vendosjen e antishqiptarit Janullatos në krye të KOASH, dhe me dhënien e tapive ardhacakëve grekë filluan të gjallërohen edhe më tepër pretendimet mesjetare greke për tokat e tjera të Shqipërisë së Jugut, duke e larguar Çamërinë akoma më shumë nga Trungu Shqiptar.

Me hapjen e shkollave greke edhe aty ku nuk ekzistonte asnjë greko folës dhe krijimin e varezave greke me kocka shqiptarësh të çvarosur, ju lehtësua shumë veprimtaria e janullatosit për greqëzimin e mbarë Shqipërisë ,duke ju hapur oreksi "vorioepirot".

Në Konferencën e PD për Tiranën në tetor 1997, si I ftuar I Shoqërisë Çamëria, ju drejtova me këto fjalë S.Berishes:

Dihet se ne Çamët kemi qënë mbi 95% antikomunista e me krijimin e PD u bëmë të gjithë me të, por qëkur pranove në Shqipëri janullatosin, ju dhe tapitë e tokave shqiptare ardhacakëve dhe vjet firmose Paktin e miqësisë me Greqinë ,megjithë kundërshtimin tonë për harrimin e Problemit Çam; nuk jemi më me ty! S.Berisha më pyeti, tashti mos je me Nanon, unë ju përgjegja se në rast se më fton Nano, do të di si ti përgjigjem edhe atij!"

Mbas marjes së Bashkisë, z.Rama duke I dorëzuar çelësin e Tiranës janullatosit, I krijoi mundësinë për të ngritur një bunker të bizantizmit mesjetar duke vendosur në themele gur me gërma greke

Kur në prill 2004 Parlamenti Shqiptar votonte, Rezoluta Çame humbi për dy vota. Faktikisht do kishte fituar me një votë në rast nuk do ishin larguar para votimit S.Berisha, J.Topalli dhe B.Mustafaj??!( ishte rekomandim alla janullatos!)

Ndërsa Kryeministri F.Nano kishte marrë "lejen e zakonshme" për të vizituar arbreshët në Itali, pavarësisht se të krishterët Çamë ndodheshin më afër.

Më 2005 në një takim të organizuar nga VATRA ne Fordham University këtu në NY I dhurova S.Berishes dhe F.Mediut nga një kopje të librit "Gjurmë Çame" me moton:"Mos haroni se Çamëria është Shqiptare".Por për çudi të dy librat "u harruan" mbi tavolinën e presidiumit të takimit?!

Me një letër dashamirëse, Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria, në emër të 27 Shqiptarëve të lindur në Çamëri e të strehuar kohët e fundit këtu në Amerikë, drejtuar Presidentit, Kryetares së parlamentit dhe Kryeministrit S.Berisha; midis të tjerave shkruhej:

Kohët e fundit jemi shqetësuar shumë për disa ngjarje të atjeshme që dëmtojnë jo vetëm traditat por edhe të ardhmen e Shqipërisë. . Në të gjitha trevat etnike ne shqiptarët kemi jetuar në harmoni të plotë me njeri tjetrin, pavarësisht besimit fetar. Kjo është një karakteristikë shumë dalluese për të cilën me shumë të drejtë krenohemi para gjithë botës së qytetëruar. Jemi të mendimit se përfshirja e pyetjeve të tilla gjatë regjistrimit të popullsisë është e dëmshme për sot e për të ardhmen e vëndit. Jemi të shqetësuar për më tepër, se disa qarqe nacionaliste greke të sponsorizuara edhe nga elemente grekofile këtu në Amerikë, këmbëngulin padrejtësisht në këtë drejtim, ne një kohë që as në Greqi dhe as në SHBA nuk bëhen të tilla pyetje. Theksojmë se para disa vitesh ish Drejtori i CIA-s, z. G. Tenet deklaroi haptas solemnisht se: "ne grekët jemi komplotista të lindur"! Duke vështruar në këtë prizëm shohim se greko-amerikani tjetër z. N. Gage (Gaxojanis), duke u krenuar si kryetar i fantazmës "vorioepir" hyn e del ne Shqiperi duke ngjallur ndjenja antishqiptare me mendime bizantino-mesjetare. Kur këto mendime antishqiptare shprehen haptas edhe nga Konsulli zyrtar i Greqisë në Korcë, me të drejtë na ka lindur pyetja: Mos-abrogimin e ligjit të luftës të vitit 1940 nga Greqia, sot ndoshta dikush përpiqet ta vejë në veprim?!

Por, për çudi, përgjigje nuk morrëm prej asnjërit nga drejtuesat në Shqipëri.

Aspak nuk u çuditëm, por u gëzuam pa masë, kur Departamenti I Shtetit na dërgoi konfirmimin për arshvimin e kopjes së letrës së më sipërme!!

A megjithë mend qeverinë e Tiranës nuk e shqetëson konsulli irredentist grek?!

Këto ditë kur pjesa më e madhe e Shqipërisë vuan nga dëbora e madhe , ministri I Çështjeve Sociale I qeverisë së Tiranës Ksera e gjen më të nevojshme të vejë në Athinë për të falenderuar konsullin grek dhe bashkimin e forcave për të drejtat e tyre si dhe inkurajimin e "ambasadorit" për të ashtuquajtur "vorioepir" për të mbledhur fonde nga grupet antishqiptare këtu në Amerikë??!

Dhe nuk e ka për të parën herë ,para tre vjetësh, (ishte atëhere prefekt I Gjirokastrës-nomeklaturë direkte e S.Berishës), po kyKsera kishte vajtur në Greqi për të lobuar po për të njetin "vorioepir", megjithëse si zyrtar I lartë, duhet ta dinte dhe ta mbante mend mirë se fjala ishte për Shqipërinë e Jugut!!

Ashtu si ish konsullit të Korçës me xhup kinezi edhe ministrit të Tiranës nuk u hyn as edhe një gjemb për thirjet irredentiste në favor të Greqisë-"mikes strategjike"??!,bile

krenohemi se jemi së bashku antarë të NATO-s!

Në fund, ose si I thonë amerikanët "least but not last" po rikujtoj letrën e 16 deputetëve të Partisë greke-LAOS,që para disa ditësh ju drejtuan ministrit të punëve të jashtme greke me kërkesën:

Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio epirit me nënën Greqi?

Kam bindjen se është koha për ne që kemi gjetur mikëpritjen e perzemerte në këtë vend të madh të lirisë,-mikun më të madh të Shqiptarizmës, ashtu si paraardhësit tanë para 100 vjetësh, të bashkuar dhe ndërgjegjësuar të ngrejmë fuqishëm zërin jo vetëm për ruajtjen e integritetit të minishtetit shqiptar të 1912, dhe atë që u arrit për Kosovën Shqiptare ta realizojmë për të gjitha Trojet Etnike Shqiptare.

S.Bollati NY, shkurt 2012

SALI BOLLATI

---------------------------------

Mjaft më me kuislingë !

Nga Shefqet Deliallisi

A kemi ne të drejtë të vazhdojmë të njollosim figura më të shquara të kombit si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, apo nënshkruesit e aktit të pavarsisë si Lef nosi, Mustafa Kruja, etj, etj,etj, sot, pas 60 vjetësh, kur e dimë se ç’ndodhi më pas, kur e dimë, madje jo vetëm ne por e gjithë bota, se ç’ishte komunizmi ?

Përfaqësuesit e hitoriografiasë komuniste vazhdojnë avazin e vjetër me tradhëtarë e kuislingë edhe 100 vjet pas shpalljes së pavarsisë. Por le të kthehemi prapa në kohë. Në vitet e luftës së dytë botërore. Nga patriotët që kishin marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë ishin gjallë shumë prej tyre, madje dhe aktivë në poltikë. Ishin gjallë Lef Nosi, Mit-hat Frashëri, Mustafa Kruja, Ferit Vokopola, Shefqt Daiu, Ymer Deliallisi, Qemal Karaosmani, Petro Poga, Qazim Kokoshi, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Zihni Kanina, e disa të tjerë.

Pozicionimi i tyre ishte i ndryshëm. Disa prej tyre bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Të tjerët jo. Prej këtyre të fundit një pjesë u përfshi në politikë, ndërsa pjesa tjetër jo. E përbashkëta ishte se të gjthë nuk bashkëpunuan me komunistët. Nga ana tjetër, askush nuk mund të guxojë të pretendojë se këta ishin kundra Shqipërisë. Të gjithë ishin aktorë në shpalljem e pavarsisë, ishin njerëz të ditur, përfaqsues të familjeve më të shquara të Shqipërisë, ishin njerëzit më të rrespektuar dhe influntë në krahinat e tyre, e më gjerë. Dy pyetje. Pse një pjesë e tyre bashkpunuan me Italianët dhe gjermanët ? Pse askush nuk bashkëpunoi me komunistët ?

 

Realpolitika

 

Para pak ditësh ndoqa një intervistë me të birin e Hrushovit, tashmë I moshuar, profesor në SHBA. Ndërsa Stalinin ai e konsideroi një diktator po aq të egër, sa Hitlerin, për paktin Molotov – Rinbentrop (mes Stalinit dhe Hitlerit), përgjigja ishte : Stalini për këtë pakt me nazizmin nuk mund të fajsohet, ai bashkëpunoi me Hitlerin për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit të tij...

A nuk bënë gjatë luftës realpolitikë edhe fuqitë e mëdha përëndimore SHBA, Anglia, Franca, që ishin antifashiste dhe antikomuniste njëkohësisht? Fillimisht ato mbyllën sytë, qëndruan indiferentë ndaj gjermanisë hitleriane, duke menduar se ajo do të sulmonte Baskimin Sovjetik Komunist, të cilin e konsideronin rrezikun më të madh. Dhe më pas, kur u sulmuan vetë nga Hitleri, bënë të kundërtën, aleancë me Stalinin, diktatorin gjakatar komunist. Kur politikanët e fuqive të mëdha bënin realpolitikë, pse të mos e bënin këtë dhe patriotët Shqipërisë së vogël, për më tepër kur e kishin të qartë se nuk do të ishte Shqipëria ajo që do të vendoste fatin e luftës botërore ?. S’duhet anashkaluar fakti që në vitin 1941 Gjermanët sulmuan Jugosllavinë dhe e shpërbënë, me ç’rast çliruan dhe Kosovën. Madje, bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Sigurisht që e bënë për interesat e tyre gjeopolitike, por këto interesa përkonin me interesat madhore të shqiptarëve. Pra gjermanët realizuan ëndrën e kombit shqiptar, atë të cilën e ç’bënë pa asnjë hezitim komunistët shqiptarë pas luftës, duke e shitur Kosovën për pushtetin e tyre. Dhe u deshën shumë gjak e sakrifica që kjo ëndër të bëhej realitet (pjesërisht), në vitin 1999, pra pas 58 vjetësh nga NATO, që çliroi Kosovën dhe bëri të mundur shpalljen e pavarsisë së saj.

Ja si e përshkruan në raportin e tij ambasadori amerikan Uillson pranë Qeverisë Greke në Kajro, në vitin 1944, Qeverinë e Rexhep Mitrovicës, njërit nga “kuislingët” më të përfolur nga komunistë, njëkohësisht atdhetar i shquar, dhe nënshkrues i aktit të pavarsisë në vitin 1912 në Vlorë : "Qeveria është e përbërë prej njerëzve, të cilët në të kaluarën gëzonin respekt në vend, dhe disa prej tyre llogariten si njerëzit më të mirë që dolën nga gjiri i Shqipërisë. Shumica prej tyre nuk njihen si pro gjermanë të ndezur e as si fashistë politikë. Disa me të vërtetë ishin miq të Anglisë dhe Amerikës. Nuk gabohet nëse thuhet se ata ishin kundër dominimit italian. Aq sa ndershmëria personale mund ta kapë, ata janë njerëzit me kualitetet më të larta prej gjithë atyre qeverive që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Sidoqoftë, këta njerëz e pranuan sundimin gjerman dhe qëndruan në anën e Gjermanisë….Ata përpiqen me çdo forcë për të mbetur neutralë. Shpresojnë për ta bashkuar mbarë kombin shqiptar si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, në një pjesë kompakte, që do të mundë të miratohej prej ngadhënjimtarëve kushdo që do të mundë të ishin ata (gjermanët, apo aleatët) ...".(cituar nga prof. Nexhmedin Spahiu ).

Pse askush nga nënshkruesit e pavarsisë nuk u bashkëpunoi me komunistët ?

Ata nuk kishin besim te lëvizja nacional-çlirimtare që drejtohej nga komunistët (koha tregoi se kishin të drejtë) sepse i njihnin më mirë se kushdo kush ishin armiqtë historikë të Shqipërisë, dhe kush miqtë e vërtetë të saj. Ata ishin antikomunistë se komunizmin e identifikonin me Rusinë, mbështetsen historike të Serbisë.

Çfarë ndodhi pas luftës me themeluesit e shtetit shqiptar ?

Ata që morën poste në shtetit shqiptar të kohës së luftës, dhe ata që ishin krerët e organizatave antikomuniste, u shpallën kolaboracionistë. Si të tillë, Lef nosi u pushkatua, Shefqet Daiu, Sami Vrioni, Qazim Kokoshi vdiqën në burg, Bedri Pejani ju dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan. Të tjerë, Mit’ hat Frashëri, Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, që për t’i shpëtuar persekutimit komunist emigruan, u shpallën kriminelë lufte. Por dhe ata që kishin vdekur vite më parë, u fshinë nga historia. Të afërmit e tyre ju nënshtruan një persekutimi të paparë. Nuk u kursye as pasardhsi i Ismail Qemalit që u burgos, as djali i Aqif Pashës, që u burgos e më pas u poshtërua duke u detyruar nga komunistët të pastronte WC publike të Elbasanit, as djali i Isa Boletinit, që u vra me atentat nga komunistët. Kështu me rradhë pothuaj të gjithë, Ymer Deliallisit komunistët i vranë dy djemtë, tre vllezërit dhe tre djemtë e tyre.…Shkakun e japin dokumentat publikuar së fundi në librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut , citoj: ”......kapni, arrestoni, dhe egzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këto bëjnë përshtypje në popull” urdhëri lëshuar nga E.Hoxha në 17 nëntor 1944 (f.143). Ndërsa më vonë një nga krerët komunistë rrëfehet për krimet : ”Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë dhe jo kuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut....asnjë s’meritonte të vritej. (f 146)

Spekullime të historiografisë komuniste

Spekullimi i parë: Ne u rreshtuam në krah të anglo- amerikanëve dhe sovjetikëve. E vërteta është se ne u reshtuam në krah të jugosllavëve, dhe indirekt Sovjetikve. Sa për anglo-amerikanët dihet qëndrimi, ata u shpallë armiq të Shqipërisë, u ndërpre çdo mardhënie me ta, madje për 50 vjet.

Spekullimi i dytë: nëse nuk do të ishte lufta nacional çlirimtare, Shqipëria nuk do ishte rreshtuar në krah të fituesve, përpasojë do të coptohej nga fqinjët !!! Duhet theksuar se në dy luftrat botërore, thmeluesit e shtetit shqiptar nuk janë renditur në krahun e fituesve. Shkaku, ndoshta pozicionimi i Serbisë krah tyre. Gjithsesi kjo renditje s’ka pasur asnjë ndikim. Për ilustrim : pas luftës së parë botërore presidenti Willson priti në Konferencën e paqës në Paris pa dallim edhe Esat Pashën, që u rendit me fituesi, edhe patriotët shqiptarë që u renditën me humbësit. Ndërsa pas luftës së dytë, ndonëse u renditëm me fituesit, në OKB u pranuam vetëm 11 vjet pas përfundimit të luftës, kur u pranuan Spanja ish fashiste e Frankos dhe vendet komuniste. Shqipëria ishte vetëm një vend i vogël, pa ndikim në fatet e luftrave botrore.

Spekullimi i tretë : Envar Hoxha të paktën gjatë luftës luajti një rol të rëndësishëm.. E vërteta është se ishte ai, sigurisht si zbatues i politikës së komunistëve jugosllavë, që në këtë luftë hodhi themelet e terrorit komunist, terror që vazhdoi për 50 vjet si një genocid dhe aparteid i shqiptarëve ndaj shqiptarëve.

Në vend të mbylljes...

Çfarë do të kish ndodhur me Shqipërinë sikur të kish ftuar linja e themeluesve të kombit shqiptar?

Shqipëria do të ishte bashkuar me perëndimin që në përfundim të Luftës ; do të kishte përfituar nga ndihma e tij dhe do të ishte ekonomikisht si vendet e tjera perëndimore ; do të ishtm anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s menjëherë me Greqinë ; nuk do të kish pasur genocid dhe vllavrasje ; nuk do të kishte pasur burgime, internime, pushkatime ; nuk do të ishte çfarosur truri i kombit ; nuk do të kishim çuar kot 50 vjet duke u rropatur në një rrugë pa krye, sepse nuk do të kishim rënë nën thundrën e komunizmit.

Nëse do na duhej të zgjidhnim sot, cilën rrugë do të zgjidhnim?

Prandaj dhe njollosja e figurave më të shquara të kombit është e pa kuptimtë, një reminishencë e kohrave të errta që lamë pas.

 

Kadri Mani: Halit Barani një veprimtar
E Premte, 23-03-2012, 07:58pm (GMT)

Kadri Mani

 

Halit Barani një veprimtar

 

12.12.1951, nga Klinë të Epërme

 

O tek len dielli-o e praron-o hana

Halit Baran-o ma nuk-o ban nana!

 

“O jam nga Klina-o një drenicak-e

O s’më kishte hije t’bëhem frikacak-e!”

 

Artist teatri-o as pashë as agë-e

O po arrinë-o deri-o në Hagë-e!

 

O si i vogël-o që i grahte viçit

Me thupër thane-o Millosheviçit!

 

O po çudite-o bre krejt-o nahia

Pse i damtove-o bre trojet e mia!?

 

O nuk jam ardhur këtu-o pa sebep-e

Por me të tregua se je mendjeakrep-e!

 

Njai Halit Barani-o një veprimtar

Shumë e mençur-o mendëve zarar!

 

Autorit librit “Tmerri i dokumentuar”

O syshigjetës asgjë s’i ka-o shpëtuar!

 

O Kryetar-o për të drejta njerëzore

Po i evidenton-o krimet-o mizore!

 

Halit Barani-o mbledh “Fakte e data”

kur t’vijë koha- o të japë-o mandata!

 

Një dëshmi e periudhës-o historike

O për alarm-o të gjendjes autentike!

 

Sfida shumëfarëshe-o dhe akuzuese

Trysni t’ndryshme-o shkombëtarizuese”

 

Për likuidimin-o dhe shfarosjen e tyre

Ashtë përdorë dhunë e çfarëdo mënxyre!

 

O kronikë ngjarjesh-o dramatike

Paskan ndodh në Shqipërinë etnike!

 

Radhitje permbajtësore e kronologjike

O për ta bërë zonjë-o Shqipërinë etnike!

 

Ai ishte që shkeli kufijtë e tragjedisë

O për t’ia kthyer-o lavdinë Shqiprisë!

 

Ai ndonëse relativish i ri një 50-vjeçar

Punëve shtetëformuese-o po iu hynte mbarë!

 

Ky qe Halit Barani më i mrehti vëzhguesi

O dhe në skenë doli vetë sundues-drejtuesi!

 

"36 kufoma me këto duar vetë i kam varrosë-e

Zemra flakë më qitte e shpirti-o m’u ka sosë!-e”

 

O tregon Haliti-o me za fort të mekur

O shihet qartë se sa-o ashtë përpjekur!

 

O shënonte skena e filmonte me kamera

Por si Ivan Goran Kovaçiqi-o te Humnera!

 

Kjo duket të jetë ngjarje e përjetuar rëndë-e

Tek shohim Halitin t’djerësitur kokë e këmbë-e!

---------------------------

 

DUA DIELL…DIELL DUA

Raimonda MOISIU

Ftohtësira ka pushtuar shpirtin tim,

fluturon symbyllur nëpër trupin,që ngjet

si shtëpija e boshatisur e qyqeve.

 

-.-

....Lëviz e vetmuar ,kam ftohtë ,

Si një harabel i mjerë mes dëborës

Që nuk ndjen ngrohtësirë askund.

 

-.-

Me sytë e trishtuar të një murgeshe të re para altarit,

vështroj qiellin,

i kërkoj mëshirë, i lutem me zë

me përgjërim

-të më falë diellin.

 

-.-

Dua diell!

Diell !

Diell dua,

sic duan qëniet e gjalla ajër.

Diell,

që të më ngrohë, të më shpëtojë,

të më ndricojë rrugën, për

në kështjellën e dëshirave.

 

-.-

Diell,

t'i japë shkëlqim,

celësit të florinjtë, dhe

sekreteve të natës.

Diell,

të heqë muret e ftohtë,

që më rrethojnë mua

një grua të vetmuar...!

 

-.-

Si një shpirt i vetmuar, kam filluar të kuptoj ,

hipokrizinë, falsitetin e kësaj bote. E di

nuk kam, për t'u ngrohur

ndonjë ditë,

asnjëherë,

kurrë,

më.

 

-.-

Sorrat janë xhveshur nga ndjenja e hapësirës,

dhe me guakjet e tyre, prishin heshtjen ;guakje

që të kujtojnë ëndërrat e ftohta, të frikshme

si copëza të jetës...

 

-.-

Me këmbët në tokë iki rrugë e parrugë,

shkel nëpër shkurre e gjëmba,

shkel gurët e hedhur nga stuhia,

e detit të trazuar,

nën retë,

që nxijnë,

si sorrat.

Më janë të huaj tashmë,

krevati i argjentë i përkundur lehtë nga

aroma e trupit.

 

-.-

Kam harruar,

melodinë e ofshamave,

dhe rrëshqitjen përtokë të

bardhanës prej hëne

të carcafëve.

 

-.-

Jam nisur të kërkoj një qiri,

të më bëjë dritë,

në burgun e ftohtë të qënies sime.

 

-.-

Flaka e tij të largojë terrin e heshtur,

të largojë errësirën nga puset, në tunelin

e pafund të stinës së

dëshirave të mija....

 

-.-

Dëshiroj t'i marr erë qiririt ,që

ndricon mbi një varr, mbi varrin

e

virgjërisë së

rinisë time.....

 

-.-

Ndjej hapat e stinëve të jetës,

me këpucë të rënda me gozhdë

që vrapojnë mbi trupin tim të brishtë

trupin e një

gruaje të vetmuar.

 

-.-

Thërras erën të më sjellë një shpresë,

kërkoj dikë t'i japë ngrohtësi,ëmbëlsi,

këtij kopështi të vetmuar, me

rrezet e ngrohta të diellit, që ngroh,

kopështin e tij....

 

.-.

T'ia marr lulet e kopështit të tij

t'i mbështet fort,

në gjoksin tim,

T'u jap të pijnë nga gjiri im.

 

-.-

Me zërin e dëshirave të ndezura,

me sinfoninë e ujit që gurgullon,

me dritën e qiririt mbi feminitetin e trëndafilit,

të joshin botën e tik-takeve të zemrës,

si elektrone të lira në tërë akacjen,

e trupit tim....!

 

Unë jam si një akace e harruar,

që pret pranverën,për tu mbushur me lule.

Ndaj dua pak diell,

ndaj dua pak ngrohtësi.

Të vallëzojmë nën tinguj seranatash,

në zjarrminë e flakës së qiririt,

duke bashkuar ngjyrën e syve...

./.

 

 

Yllirian Mërturi

FISIT TË  MËRTURIT

 

Nga: Yllirian Mërturi

 

Në këto kohë, kohë dramatike,

Do t' këndoj një këngë epike.

Historinë e shprush ngadalë;

Per Mërturin, fis krenarë!

 

Kur ra, kalaja e I’skenderit,

Erdhën ditët e kijametit.

Burrat trima që gjallë pshtuen,

Thelle, në male u strehuen!

 

Nuk duruen osmanllinë,

Janë krenar, veç me lirinë,

Ata u shkulën nga bregdeti,

I pari i fisit,  ish Murr Deti.

 

Ngulun n’shkamb,fjetën në shpellë,

Nalt mbi krye, dy plambe qiell.

Na ndan Drini per mjedisi.

Me Berishën, si dy degë lisi.

 

Në shpat malesh ku rrëshqet toka,

Ishin larg, t' harruem nga Bota.

Në kohë t' herëshme e tek e vona,

Veç me Krishtin e armët tona!

 

Bukën në shkamb e kemi nxjerrë,

Një grusht berre, per çdo derë,

Ditë e natë në çdo shtëpi,

Bukë e krypë, besë e burrni.

 

Kushtetutë, ligj per katundin.

Ish  Pleqësia me Kanunin,

Me marreveshje “sunduem” veten.

Mbajtëm fjalën e lidhem besën .

 

Nanat burrenesha, motrat zana;

Gratë malësore, shumë fisnike.

Në çdo punë e luftë që bamë;

Rriten trima e qendruan pranë!

 

Na ndaluen, librin edhe shkollën,

Por, nuk mund ndaluen ODËN.

S' patëm letër, bojë as pendë,

Gjithçka duhej, mbajtun n' mend.

 

Per mos t' harrue historinë,

Lëvruem kangën e rapsodinë.

Per të mos hupun fjala e gjuha.

Ruejmë legjenda e fjalë të urta.

 

Per pastërti, të rracës e oxhakut;

Arkivi ynë- asht’ Lisi i Gjakut.

Lidhun me miqësi dy bajrake;

Mërtur e Nikaj = dy binjakë.

 

Malet tona se njohën tutën!

Vat Buça vetë, nxirrte barutin.

Burrat e dheut çarkun ngrehun!

Ushtarët anmikut kurrë s'ia njehen!

 

Turgut Pasha, gjenerali turk.

Urdheron Prel Tulin: " Dorëzo armët"!

Atje ku je futur, mor’ arrnaut!

"Armët merri"! -, nga Guri Murg.

 

Pritëm derzhavët turra- turra!

Ngusht na pruni diktatura.

Liria,e pronat iu grabiten Fisit!

U mohue edhe Feja e Krishtit!?

 

Si krymi n' lis shpirti pisket!

Djlm e vajza tretun n'gyrbet!

Sterpikë Botës n' të katër anët!

Pa harrue, se ketu janë rrajët!

 

Pesëqind vjet i mundi ky fis!

Sup m' sup vëlla me Berishë.

Çetinë e fortë  dalë prej gurit;

Legjendar, Fisi i Mërturit!

./.

Bruksel, 2012.

 

-------------------------------------------

 

STUDIUESI JAPONEZ KOMENTON KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT
E Djelë, 04.01.2012, 12:17pm (GMT+1)

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto është studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai është autor i librit "Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore", dhe sipas tij, elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike. Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju. Ai ishte në studion tonë në Nju Jork dhe u intervistua nga kolegu, Julian Zyla.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë i interesuar për kulturën shqiptare, dhe veçanërisht mbi Kanunin, për shumë vjet tashmë. Si lindi ky interesim?

Prof. Kazuhiko Yamamoto: 21 vjet më parë, lexova një roman të Ismail Kadaresë, të titulluar Prilli i thyer. Kur lexova këtë libër, mendova se Kanuni [që ishtë njëra prej temave të romanit] karakterizohej shumë prej etikës dhe moralit. Kështu, fillova të kryeja kërkime mbi aspektet etike dhe morale të Kanunit të Lekë Dukagjinit, 21 vjet më parë; ky ishte fillimi i punës sime.

Zëri i Amerikës: Mbi cilat veçori të Kanunit përqëndrohet studimi juaj?

Prof. Kazuhiko Yamamoto: U përqëndrova tek aspektet etike të Kanunit dhe kërkova të gjeja këta elementë etikë duke i krahasuar me traditat antike japoneze. Tradita kryesore e Japonisë antike ishte koncepti i Mikut-Perëndi. Kur një i panjohur vizitonte një shtëpi ai duhej të pranohej si një lloj Perëndie, një lajmëtar i Zotit. Gjatë studimeve të mia, gjeta ngjashmëri midis konceptit të mikut tek Kanuni dhe atij në kulturën antike japoneze. Gjashtë elementë bazë të Kanunit janë: besa, nderi, miku, gjaku, buka, dhe hakmarrja. Gjithashtu hetova mbi konceptet etike të veprave homerike Iliada dhe Odisea. Këto vepra u shkruan rreth 2700 vjet më parë dhe zbulova që gjashtë elementët e sipërpërmendur ndodheshin edhe në to. Pra, unë vura re që elementët etikë të veprave homerike ishin të njëjta me ato të Kanunit. Më pas analizova tragjeditë greke, si për shembull ato të Eskilit dhe Sofokliut, dhe i gjeta këto gjashtë koncepte edhe në ato tragjedi. Megjithatë, disa elementë në tragjedinë greke po ndryshonin, pasi ato po shkruheshin në Athinë, e cila ishte një polis, pra një formë shteti. Mendoj se tragjeditë e Eskilit dhe Sofokliut pasqyrojnë kohët e ndërmjetme të moralit njerëzor: nga ato të një shoqërie pa praninë e fuqisë së një shteti në kohët e një shoqërie ku fuqia e shtetit është e pranishme.

Zëri i Amerikës: Profesor Yamamoto, nëse do të bisedonit me njerëz që nuk i njohin shqiptarët, çfarë do t’u tregonit atyre lidhur me njerëzit dhe me kulturën shqiptare?

Prof. Kazuhiko Yamamoto: Është diçka e vështirë pasi Shqipëria dhe Kosova janë shumë larg prej Japonisë, për shembull. Në Japoni, shumë pak njerëz dinë gjëra mbi këto shtete apo mbi këtë rajon. Prandaj, kur flas me bashkëkombasit e mi mbi shqiptarët, ata thonë se nuk i njohin. Pra, më duhet shumë kohë për të shpjeguar se si është Shqipëria dhe se çfarë vendi i mrekullueshm është. Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë janë shumë miqësorë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe ndaj ne japonezëve. Kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Profesor Yamamoto, cilat janë projektet tuaja të ardhshme?

Prof. Kazuhiko Yamamoto: Kam në plan të vazhdoj kërkimet mbi aspektet etike të Kanunit, duke i krahasuar ato me elementë të kulturave të ndryshme, si për shembull, kultura japoneze antike, ajo moderne si dhe kultura të vendeve të tjera.

www.voal-online.ch

-----------------------

Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve në Europë.

Plot 1 milionë

http://www.facebook.com/sharer.php?u=www.gazetatema.net%2Fweb%2F2012%2F06%2F03%2Fshqiperia-e-treta-per-numrin-e-emigranteve-ne-europe-plot-1-milione%2F&src=sp

Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.

Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:“Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BE-së.”

Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT, transmeton Top Channel.

“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin  Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.

“Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët europian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Malmstrom.

“Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi  është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom.

Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve europianë mendojnë se emigracioni  pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.

-----------------------------

 

Në djall të vejë ky kurbet!!!

 

Nga Miradije Gashi

 

Po afron mesnata, qyteti po fle, pothuaj çdo gjë ka rënë ne fashë. E unë e privuar nga pagjumësia, bëhem sherbëtore e shpresave të mija për diçka që gërryen me mallë e shqetësim. Mijëra mendime më shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje më ndizet si vullkan, Ndjehem e ngarkuar mall e dashuri per ty Atdhe! Të them se më mungon shumë! Kujtesa me kthen në udhet e brezit tim në kërkim të trajtave të reja të jetës për lirinë e popullit, e në këtë udhëjetë larg farefisit, por me zemër e shpirt afër lisave e plisave të vendlindjes.Të shumta janë kujtimet që t'shpalosen tablo të asaj përiudhe të vështirë. Ka raste kur imazhi godet pareshtur me një domethënje të ashper dhe  pamëshirshëm klithë zëri, kthehu se dhe nënës loti shterroi. Po vërtetë, ç'kuptim ka qenja jonë këtu? Para cilit arsyetohet njeriu sot? Ky shqetësim i përhershëm me rremben si dallgë deti. Nata po rrokullisej dhe nën dritën e parë të agut mëngjesor po gdhinë një ditë e re përsëri e rënd katran. Mengjesi ja behu, unë, e kam vështirë t'ju përgjigjem imazheve të mija, duke qenë çështje që i kalonë kompetencat e mija përsonale dhe kjo që po bëj është e tepërt dhe e rënd për shendetin tim . Ne djall të vejë ky kurbet.

 

Po e nis shkresën nga thellësitë e shpirtit nënë,

Për kryeqzimin e shavarinave e pakëz më tej

Ku të kam lënë si një ënderr e pa mbarim

Më rreketë e lotëve tretur në mendim !

 

Vallë, jam dhe unë nënë? Po, por jo si nënat tona dikur!!! Ah sikur bareshë deleve ne vendlindje të isha, aromen e stinës ta ndiesha. Nuk ka mrekulli a kënaqësi që ia kalon. Ah nënë, unë si një degë e vyshkur ne këtë kurbet, botë mister, ruaj imazhet për ju si ishull magjik brenda vetes! Ka momente të rralla  që më sfilon koshienca për një forcë te brëndshme për një të ardhme fare të panjohur tej pafundësisë. Unë do të them disa arsye që mendoj se më mbajtën të pa shkëputur nga trungu. Atdheu më historinë e tij, më dha identitet të veçantë me bëri të ndihem krenare, sepse kam një nënë, një farefis, një tokë, ku linda u rrita, ku mësova dhe kuptova botën, ku më detyruan të largohem por do të kthehem te gjej prehje, dhe një dite do të hyjë thellë brënda tokës, për tu bashkuar më rrënjet e truprojës pellazge. Errësira nuk luftohet më errësirë. Errësira luftohet më dritë. E drita e vetme ne fund tyneli, është shkolla shqipe e cili më turturon në çdo hap. Nënë e dashur, shkolla shqipe ne mergatë më gjason ne Uren e Shejtë,  më stermundime po e ndertoj diten, ndërsa  fytyra të rreshkura e rrenojnë natën! Ah nënë, dashuria jote dhe e çdo nëne tjetër është simfonia biblike e shpirtit te pastër, si arsye e ekzistencës së njerzimit mes natyrës e universit, lidhur dhe bekuar në zhvillimin e përkundjes së frytit njeri. Në këtë natë , nga forca e errësirës munda te ndjej vetëm klithjen tende nënë mes habisë dhe kuriozitetit për jetën, ushqyer nga puthja e jote që jepte forcë diellore. Rrinja ulur ne skajin e dhomës sime të errët dhe mendja me ikën tek ty, nënat janë kudo krijesat më te dashura të njerzimit. Sikur çdo herë tjetër edhe sonte fillova t'i shpalos kujtimet e lëna  peng. Fillova t'i mbledh ato copëza të kohrave, t'i përkedhel më ëndje e t'i përqafoj më mallëngjim. Lotët as sonte nuk i fshij, i lë që të notojnë në udhët që tashmë i nënshkruan dhimbjet ndër ne. Sa isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrimi im! Këto kujtime vetëm sa më trazojnë e turturojnë pamshirshëm. Ku ta gjej ngushëllimin që është mbytur në lot. Përvëlon malli, etja për një fjalë të fjalës djeg! Ndoshta takimi një ditë, jep shpresë, shuan etje, bashkon ura,  na ulë në sofër, na ngrohë te oxhaku . Dhe disi ndjehesh se s'të ka mbytur errësira e metropoleve . Penda ime, gjurmon në misterin e lumit të mendimeve duke i thurur ato në letër. Shkruaj se më duhet të shkruaj, jo për ta ndryshuar botën, por për t’i dhënë jetë fjalës aty ku e ka vendin. Kurbeti për shqiptarët simbolizon një plagë të rëndë sepse asnjë etnie tjetër në Evropë nuk i ka ndodhur të përballojë 100 valë agresionesh të egra, duke filluar që nga antika e deri sot. Kosova nuk lëngon më nën zgjedhën e huaj fizikisht, por shpirtërisht akoma s'është liruar.

 

Në këtë kohë fatkeqe, njeriu shndërruar ne ujk!

Duruam shumë kafshime, deri të grisja e maskës.

 

 

Flamuj dhe libra

Shënime për vëllimin me tregime “Kur takohen flamujt”, të shkrimtarit Hamit F. Gurguri

Shkruar nga Viron KONA

Midis miqve të shumtë, që takova gjatë kohës sime të qëndrimit disa ditor në Boras më 17- 21 maj 2011, pata rastin të njihem edhe me  shkrimtarin Hamit F. Gurguri. Biseduam bashkë si koleg të letrave dhe këmbyem libra. Gjatë mbrëmjes përuruese të përkthimit të librit tim “Eh, more Bubulino!” gjetëm kohë edhe të shëtisnim dhe të këmbenim mendime rreth letërsisë dhe arteve. Biseda jonë ishte e sinqertë dhe rrodhi natyrshëm si vazhdim i një bisede të mëparshme, sikur kishim kohë që njiheshim. Aty, Hamiti më dhuroi librin e tij,  “Kur takohen flamujt”, botim i vitit 2009. E falënderova dhe, sigurisht, edhe unë i dhurova libra.

Kur erdha në Shqipëri, i nxitur nga dëshira dhe kureshtja nisa ta lexoj librin e Hamitit. Fillimisht tërhoqi vëmendjen time fakti, se nga profesioni, Hamiti është jurist, por, siç shprehet recensenti i librit të tij, Bedri Tahiri, Hamiti  “nuk resht së krijuari  vepra të bukura letrare....”

Gjatë leximit të librit “Kur takohen flamujt”, nga faqe në faqe  vëreja se kisha përpara një shkrimtar  të talentuar, që shkruan bukur dhe, me një penë të hollë, krijon e përshkruan skena, ngjarje, episode, që të bëjnë për vete. Madje, gjatë leximit habitesh sesi koha kalonte aq  shpejt e pa u ndjerë. Libri të rrëmben. Personazhet dhe ngjarjet  kalojnë në përfytyrimin e lexuesit si sekuenca filmike, që të nxitin për ta vazhduar me dëshirë leximin dhe të ndjekësh me interesim rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve. Kjo ndodh qysh me tregimin e parë “Petriti i Konicës në Suedi”, subjekti i të cilit zhvillohet në vitin 2009, në prag të pavarësisë së Shqipërisë. Kureshtja për të mësuar vazhdimin, bëhet gjithnjë e më tërheqëse. Aq më tepër, kur përfytyron se, atje, në skajin e largët të banuar të rruzullit tokësor,  interesimi për  Shqipërinë ka qenë përherë i madh dhe i dukshëm. Shteti dhe diplomacia suedeze, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve janë treguar  aktivë në veprime dhe e kanë thënë fjalën pro Shqipërisë me tërë forcën dhe autoritetin e tyre ...

Duke ndjekur rrjedhën e leximit, sillja ndërmend se suedezët kanë qenë të interesuar për Shqipërinë që në vitin 1774, kur shkencëtari Erik Hans Thunman, para danezit Pedersen, shprehej për origjinën ilire të shqiptarëve. Më pas Gustav Adolfi, takoi Ali Pashë Tepelenën, të cilit i dha një relikë të çmuar, shpatën e Karlit të XII, që Pashai i Janinës, e vuri me krenari përkrahë karabinës së falur nga Napoelon Bonaparti. Ndërkaq, shteti dhe mbreti suedez Gustavi i XVI, ishin ndër të parët që njohën pavarësinë e Kosovës, kurse, tashmë një personalitet  tjetër i shquar, albanologu  Ulmar Kvik, me veprën e tij historike dhe shkencore, po ritregon se suedezët po shfaqen si gjithnjë, miq të vërtetë të shqiptarëve...

Ngjarjet në prozën e Gurgurit zhvillohen me ritëm dhe dramacitet, ato kanë forcë tërheqëse dhe përshkruhen nga dialogu  transparent e domethënës. Ndërkohë, që subjekti ka si skenografi kryeqytetin suedez Stokholm, një familje intelektuale suedeze si dhe universitetin e vjetër dhe emër-ndritur të Uppsalës, i cili ka nxjerrë personalitete që kanë fituar respekt me emrat e tyre, jo vetëm në Suedi, por edhe në botë... Stili i përdorur nga Gurguri, ku ngërthehen natyrshëm arti i letërsisë me ngjarje historike, ku shfaqet temperamenti dhe karakteri i vendosur i shqiptarit, përshkrimet e bukura e tërheqëse etj., të gjitha këto, janë mbresëlënëse dhe zënë vend në kujtesën e lexuesit, rritin interesin për të ndjekur zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Shkrimtari, duke iu shmangur stilit deklarativ, përdor suksesshëm  bashkëbiseda tërheqëse mes personazheve,  retrospektiva dhe dialogë, që shprehin fakte jetësore dhe erudicion kulturor. Teksa lajtmotivi i përpjekjeve për çlirim nga pushtimi i gjatë osman, tingëllon në mënyrë ritmike gjatë gjithë faqeve të tregimit. Madje, ai na sjellin ndërmend motivin udhëheqës të hungarezit të madh Shandor Petëf “Për dashurinë fal jetën, për lirinë jap dashurinë”. Rruga  dhe ardhmëria e jetës së personazhit kryesor shoqërohet me ëndrrën dhe dëshirën e flamurit të  lirisë që po vjen...

Ndërsa lexova tregimin “E shpëtuara e detit Jon”, përjetova me dhimbje të thellë  atë masakër të rëndë të një shteti fqinj, ndaj një popullsie të pafajshme. Duke lexuar atë tregim, brenda lexuesit pështillen ndjenja  dhe lëmshe të zjarrtë, që të përvëlojnë dhe të turbullojnë, të bëjnë të mbash qëndrime të ashpra për ato qenie të  shpërfytyruara dhe antinjerëzore, që arrijnë të zhdukin nga dita e diellit, popuj fisnikë dhe vende paqedashëse. Në këtë tregim dramatik, Gurguri shpreh talent, nivel artistik, por edhe një mesazh të fortë demaskues kundër terrorizmit, duke treguar me gisht autorësinë e tyre gjëmëzezë. Më tej, autori i tregimit,  arrin të ngrihet mbi dhembjen dhe të tregoj se në botë ka edhe njerëz, popuj e shtete të civilizuar e të përparuar si suedezët, të cilët dinë t`i vijnë në ndihmë dhe të tregojnë ngrohtësinë e duhur për njerëzit fatkeq, të pafuqishëm dhe në nevojë. Ndërsa nga njëra anë, lexuesi tronditet nga rrëfimi i ngjarjes së dhimshme të goditjes dhe mbytjes së qëllimshme të anijes së mbushur me shqiptarë të pafajshëm, të shpërngulur me dhunë nga vendi i tyre, nga ana tjetër ndjen respekt për ekuipazhin e anijes transoqeanike suedeze, që arrin të marrë në mbrojtje jetën e një vajze, që simbolizon Shqipërinë dhe trevat e vuajtura dhe të shtypura të asaj kohe. Natyrisht, që, me shqiptarët ngjarje të tilla, nuk janë raste të vetmuara. Te shqiptarët, është ende i afërt viti 1997, kur Sibila, anija luftarake italiane, përplasi në Otranto Katrin e Radës, një anije shqiptare me refugjatë, që shkonin për një jetë më të mirë në Itali, por që në vend të parajsës që ëndërronin, anija shkatërrimtare - goditëse  Sibila  italiane, duke goditur si një tigër gjahun e tij, hapi dyert e ferrit për 84 jetë të pafajshme, shumica gra dhe fëmijë.

Me ritëm dhe, ngjarje pas ngjarjesh, vijon edhe tregimi i gjatë “Kujtimi për Naumin”, ku përpara lexuesit shfaqen tipa, karaktere, ngjarje dhe episode interesante, por dhe ku shfaqen ato cilësi të përbashkëta që popujt i kanë kudo dhe kurdoherë të nevojshme, ardhja në ndihmë në çaste të vështira dhe mbështetja  e jetës. Duke lexuar këtë tregim, nuk di pse më vinë ndërmend shprehja se “Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar të gjithë botën”. Ndërsa të mbetet në mendje për dhembjen që shkakton tregimi “Motrat binjake nuk u takuan”, tregimi tjetër ”Marta nga Shpuzi”, që rrëfen nëpërmjet një retrospektive ( një ditari lënë amanet), se, hakmarrjet dhe vetëgjyqësitë, sjellin pasoja të rënda shpirtërore...Duke qenë jurist, Hamit Gurguri analizon  në rrjedhën e saj zhvillimin tragjik të ngjarjes që përshkruan, duke treguar njëherazi fatin e keq të njeriut të pambrojtur...

Tregimet lexohen shpejt dhe të vënë në mendime, sepse tek e fundit, një krijim i mirë, fillon pasi ke përfunduar leximin e tij. Vetëm atëherë, lexuesi bën “bilancin” e ngjarjeve dhe nxjerrë konkluzione, por edhe kalon në mendje episode, situata, zgjidhje dhe përjeton gjithçka në përfytyrimin e tij. Kjo është magjia e artit, që të bën të të mbeten në mendje fabulat dhe karakteret tipikë, me të gjithë detajet. Hamit Gurguri e afron lexuesin në ngjarje dhe, ai, herë është vizitorë i afër i ngjarjes, herë dëshmitarë dhe, herë “pjesëmarrës” aktiv në zhvillimin e saj. Në tregimin ”Motra norvegjeze Berit”, Hamit Gurguri shprehet me respekt për ata njerëz me qytetërim dhe civilizim të lartë, trima dhe të guximshëm siç është Motra norvegjeze Berit, e cila sakrifikohet në dobi të përparimit dhe kulturimit të një populli, fiton dashurinë e tij dhe ndjehet si një pjesëtare e familjeve shqiptare. Por, tregimi rrëfen  në mënyrë origjinale edhe traditat e nderimit të njeriut, zakonet shqiptare të respektit, e dhembshurisë dhe  ndershmërisë njerëzore, që janë karakteristika të popujve të vuajtur, siç tregohet edhe populli ynë, ndaj atyre njerëzve zemërartë, që  duan të mirën, përhapin frymën e vëllazërimit dhe sakrifikojnë për  dashurinë njerëzore.

Tregimi “Ndihmoji Suedinë”, trajton fatkeqësinë e një familje shqiptare nënë regjimin e urryer serb, si dhe mbështetjen që ajo familje e vuajtur gjeti në një vend të përparuar si Suedia. Tregimi ka sens filozofik, ku shfaqen disa mendime të avancuara qytetëruese, suedeze, dashuria për vendin e tyre, dashuri që e shpreh gjithkush në mënyrën e vetë dhe origjinale. Kjo është dhe befasia e këtij tregimi, sa tronditës, aq edhe me ndërthurje të elementëve qytetërues, ku roli i humanizmit dhe dashurisë njerëzore suedeze merr përparësitë e nevojshme artistike. Në disa tregime të vëllimit, Gurguri tregohet mjeshtër i kalimit të situatave nga një mjedis në një mjedis tjetër, e sidomos nga vendlindja Kosova dhe trevat shqiptare, drejt vendeve Skandinave, ku shumë shqiptarë kanë gjetur atje ardhmërinë e jetës dhe të fëmijëve të tyre.

Vazhdojnë tregimet mbresëlënëse njëri pas tjetrit “Mallkimi i babait”, “Ankthi i një vrasësi”, “Ndarja  e të traumatizuarve”,   “Shteti dhe ambienti”,   “Pusho e qetë, nënë! ” dhe, përfundon me tregimin që i ka dhënë titullin librit “Kur takohen flamujt”. Dita e librit në Suedi përkon me ditën e flamurit në Shqipëri. Një koincidencë interesante dhe mbresëlënëse për dy popuj miq. Ndërkaq, sjell ndërmend fjalët e Gurgurit në një intervistë dhënë para disa kohësh:“ Suedia, para 100 viteve, ka qenë shumë e varfër dhe për këtë shumë suedez emigruan për në SH B A, por ata nuk e harruan vendin e tyre,  kapitalin e tyre edhe intelektual, edhe ekonomik e sollën ne Suedi... Prandaj them, pse të mos e japim edhe ne kontributin tonë reciprok, në mënyrë që vendi  ynë të jetë, vend me perspektivë evropiane”.

Hamit Gurguri, në tregimin “Kur takohen flamujt”, të thjeshtë në pamje, por të thellë në mendim dhe me mesazhe të forta në përmbajtje, ashtu si edhe në të gjitha faqet e këtij libri, e shfaq veten si një shkrimtar të talentuar, që ka aftësinë dhe nivelin e duhur krijues për të shprehur ndjenjat dhe mendimet që i vlojnë në zemrën dhe shpirtin e  tij të bukur e fisnik. Urime Hamit Gurguri! Urime për mesazhet e bukura, që në çdo faqe të vëllimit i thurin himn vendeve paqedashëse, i bëjnë jehonë jetës...

Për ribotim- Kadri Mani

 

 

 

KRAHËT E SHQIPES

Nga Prof. Dr. Zenun  Gjocaj, Botoi: shtypshkronja Shkrola, Prishtinë 1012. Botues: Radio Kosova e Lirë

 

Nga Begzad Baliu

bbaliu@yahoo.com

 

Është vepër epike-heroike, kushtuar luftës çlirimtare të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjithësisht, popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kundër terrorizmit policor, ushtarak e paramilitar serb në vitët 1998-9, përmes modelit heroik të epikës letrare në vargje, deri me çlirimin e Kosovës, pikërisht më 12 qershor 1999. Në vepër janë vijëzuar rreth 30 betejat më të rëndësishme shqiptare-serbe, disa minibeteja verbale brendaserbe, si dhe asosh diplomatike ndërkombëtare.

Veprimet në vepër e në terren zhvillohen në tri rrafshe: hapësinore përmes betejash të përgjakshme shqiptare-serbe, betejash verbale brendaserbe rreth dështimit dhe  atyre diplomatike në tryeza. Vepra trajton kontraste luftarake dimensionesh të ndryshme, si lufta kundër së keqes, një ndër idetë bosht të epit, mbi bazën e së cilës krijohet një sistem i tërë luftarak, që e trodiiti botën, duke zënë vendet e para informative në mediumet elektronike botërore, që shkaktoi një organizim përkrahës diplomatik e ushtarak ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës.

Esenca dhe aktualiteti i epit: trajtohet përmes raportit midis pushtuesit dhe popullit të robëruar.

Të këqiat, në ep fillojnë nga pushtuesi, që e shkaktoi luftën çlirimtare të përkrahur nga bashkësia progressive ndërkombëtare.

Thelbi i kuptimit të epit është përpjekja për t’i shpëtuar vdekjes së ngadalshme, përmes shtypjes e shfrytëzimit, por edhe gjenocidit të pahetuar gjithaq, për të mos rënë në sy të botës,

Mënyra e rrëfimit epik përmes vargjeve të rimuara me mjeshtri të rrallë, funksioni i veprimit, krijimi i tablove, imazheve poetike, tipizimi i situatave dhe karaktereve, i detajeve, karakterizimi i personazheve, e bëjnë veprën artistikisht të vlefshme, më tepër se historike.

Epi realizohet brenda një hapësire përmes episodeve të ndryshme, dialogëve sa në një taborr, sa në tjetrin (serb-shqiptar serb-serb; ndërkombëtar / diplomatik, i përzier),

Bota poetike e epit, struktura, sistemi shprehës i tij dhe metrika janë ngritur mbi modelin e krijimtarisë folklorike të epikës gojore. Formulësimet kanë një funksion të vaçantë. Ato përdoren me rastin e tipizimit të heroizmit të personazheve, në detajet e përshkrimit të betejave e ndërluftimeve, gjendjes shpirtërore e fizike të  personazheve etj.

Këtë luftë autori e vëzhgoi, e përjetoi dhe artistikisht e letrarizoi nga afër, si aktivist në krye të informimeve nga terreni i luftës, duke e njohur kështu nga afër frymëmarrjen çlirimtare shqiptare, përballë çirrjeve të tërbuara terroriste serbe, qëmoti, si student, mësimdhënës e aktivist tridhjetë  vjeçar i Lëvizjes ilegale çlirimtare, që nga demonstratat e 68-shit, kur ishte student, të 81-shit, kur edhe vuajti edhe denim, përndjekje e papunësi disavjeçare.

Stili i veprës është i qëndisur me figura stilistike të shumëllojshme, si: metafora, epitete, krahasime etj., që i japin epit shije dhe fuqi shprehëse të gatshme për lexim, përjetim, recitim, e interpretim.

Gjuha e veprës, sidomos frazeologjia e pasur vihen në shërbim të figurshmërisë. Vetë autori është ekspert i gjuhës dhe studiues i leksiko-semantikës e frazeologjisë.

Ideja e veprës përqëndrohet në luftën e drejtë çlirimtare, me gjithë arsenalin e varfër luftarak, por me ndihmën e faktorit diplomatik e ushtarak ndërkombëtar, duke dalur kështu fituese kundrejt pushtuesit barbar, me gjithë numrin shumëfish më të madh ushtarak dhe të arsenalin e fortë luftarak, me të cilin synoi asgjësimin e një populli.

./.

 

Timo Mërkuri: Kur flasim për “Artin Jonian”
E Martë, 31-01-2012, 07:59pm (GMT)

Kur flasim për “Artin Jonian”

 

…dhe ca mendime  mbi librin “Jashtë eklispisit” të poetit Agim Mato

 

Nga Timo Mërkuri

 

Duke lexuar  librin  “Jashtë eklipsit”, duke medituar mbi ato poezi dhe poema, shumicën e të cilave e kisha lexuar edhe më parë, ku kalimthi e ku mendueshëm, varg pas vargu e poezi pas poezie,  po skicohej tek unë mendimi se duhet folur për Artin Jonian, ndoshta duke nisur që nga ky  libër. Kjo për faktin se edhe mendimet dhe konturimet e profilit të këtij arti,  tek ky libër janë “jashtë eklipsit”.

Unë nuk kam ndërmënd të hartoj ndonjë manifest apo traktat teorik për Artin Jonian, edhe për faktin se nuk jam teoricien letërsie, por  disa mendime të lindura gjatë leximit dhe të ballafaquara  në kohë, e ndjej si domosdoshmëri ti shpreh.

1-Ka ca kohë  që shprehja “Arti Jonian” ka fituar të drejtën e qytetarisë, jo vetëm nëpër biseda krijuesish, por edhe në median e shkruar dhe atë të folur, gjer në atë shkallë, sa që, me  të drejtë mund të flitet për një drejtim, rrymë, shkollë letraro-artistike me karakteristikat dhe veçoritë e saj. Fakti i egzistencës së një   shoqate  në Sarandë, me emërtimin “Klubi i Krijuesve Jonianë” dhe organi i saj letrar “Arti Jonian”, janë elementë plotësues në temën dhe idenë time për këtë shkrim. Jo vetëm kaqë,  por mund të themi se emërtimet e  mësipërme, si të Klubit ashtu dhe të Revistës, organ i saj, janë rezultante  dhe konkluzione të  kësaj teme, rrahur miqësisht nëpër biseda krijuesish, në takimet a promovimet letraro-artistike apo edhe nëpër bisedat në shëtitoren e qytetit, mbrëmjeve.

2-Të kuptohemi, nuk e kam fjalën këtu për “kulturën jonike” të antikitetit grek , por flasim për një botë kulturore moderne:

a-gjeografia e të  cilës,  shtrihet në disa shtete që lagen nga ujrat e mesdheut në tërrësi dhe kryesisht të Jonit, në veçanti duke përfshirë në të Shqipërinë Jugore, Italinë Jugore dhe Kalabrinë në veçanti, si dhe Greqinë Veriperëndimore dhe Qipron..

Është tjetër temë fakti  që kontaktet me njeri tjetrin këto shtete i kanë patur, herë herë  shumë të kufizuara, ose herë herë shumë “inatçore”, tipike “ballkanike”.

Kjo se ka penguar faktin që,  tejë klimës së acartë ndërshtetërore, nga të dy anët e piramidave, të çelnin dhe aromatizonin  ajrin të njëjtët trëndafila, apo që  në mes të luftanieve, që e shihnin njera-tjetrën me grykë-synë e topave, të  fluturonin pulëbardhat krahëëndër e ngjyrëpaqe.

b-hapërsira jetike e lëvizjes e së cilës nuk kufizohet nga  vijat e kufive shtetërorë. Piramidat dhe klonet ndajnë shtetet, ndajnë kontaktet fizike të  popujve, por nuk i ndajnë dot kulturat dhe artet, aqë më tepër kur ato kanë të njëjtin shtrat lindjeje.

Jo vetëm kaqë, por ndodh që kulturat dhe artet janë urat e para të miqësimit të popujve, kombeve dhe shteteve. Ballkani ka plot shëmbuj miqësimi të tillë.

c-datëlindja e së cilës nuk matet me vite e dekada, mandje mund të themi se ajo s’ka “lindur“ e tillë, por është   rritur ( dhe ritet çdo ditë) si e tillë, ashtu si fëmija që lind si fëmijë, por rritet si vajzë e bukur a djalosh çapkën.

ç-shikimin e tij plot dritë e ka drejt të nesërmes, pavarësisht se mund të jetë duke të folur për të djeshmen a për të sotmen.

3- Artin Jonian , unë e kuptoj si një hapërsirë të kaltër deti nëpër vargje ( prozë, pikturë a muzikë), plot jod e  lule të vockëla ulliri, që ndjell paqen edhe në mes të  rrebeshit, qoftë ky rrebesh lufte a ndonjë lloj tjetër.

Fjala poetike e Artit Jonian është si një pulëbardhë, që me lojën e saj nëpër e mbi valë, tërheq shikimin e meditimin, qoftë të një djaloshi të dëshpëruar  në fundbotë, nga dhimbja e refuzimit të dashurisë së parë, qoftë edhe e luftëtarit që shkon a vjen nga lufta. Kësaj pulëbardhe i ka hije të fluturojë mbi kryet e …lavdisë me një degë ulliri në sqep. Dhe në qoftë se  nuk mban  degë  a gjethe ulliri, atëherë ne i afrojmë një varg poetik, të kaltër si qielli dhe si shpirti jonë, të bukur si ëndra jonë, të patjetërsueshëm si ne vetë.

Të kultivosh Artin Jonian duhet:

- të jesh i madh sa bota joniane, të jesh fqinj(shpirtëror më shumë se fizik) me Poseidonin ( diku midis qytetit të Sarandës dhe Korfuzit, në thellësinë 5 mijë metra, thuhet se e ka selinë)

-të zgjosh te valët e detit Afërditën çdo mëngez (diku pranë ish Gurit të Madh, te plazhi i  vjetër  e ka patur tempullin e saj, ku detarët i blatonin dhurata)

- te  zhurma e kallamishteve, diku në Butrint, të dëgjosh vajin e Siringës a të Nimfave për Panin e Madh dhe të kesh kujdes mos trazon qetësinë e Amazonave monovise (me një gji) te fusha e Kerstrinës.

-ti lëshë në qetësi kodrat e Hermesit (Eremecit) mbi Sarandë dhe të soditësh  Zeuzin kur qëllon nga Maja e Vetëtimës me rrufetë e tij apo kur i pëshpërit Herës fjalë dashurie me fëshfërimën e lisave të Pilurit…(Prandaj kemi shumë këngë dashurie ne pilurjotët).

-të kërkoni bashkë me mua varin e Ankizmit, babait të Eneas, vdekur e varosur në Sarandë , prej nga mori edhe emrin qyteti Ankizmit (Onhezmit- më von) etj. etj.

-Duhet patur kujdes në Sarandë, miqtë e mi. Po të lëvizësh një gur, nën të zgjohet një legjendë, po të mënjanosh një shkure në breg, mund të soditësh një nimfë, sirenë a ndoshta vetë Afërditën.”Këtu po të gërmosh/të duket se do prekësh dorën e një statuje/zgjatur drejt teje për ndihmë” pohon Agim Mato në një poezi të librit Jashtë eklipsit.

-Por ajo që ka më shumë rëndësi dhe që ka krijuar atë klimë specifike arti jonian, është fakti se të gjitha këto legjenda flasin për paqe, mandje edhe për pendim për luftërat e djeshme, flasin për qetësi e dashuri, mirëdashje e mirëkuptim dhe për shumë dhimshuri, qoftë edhe për Enenë, luftëtarin e çartur të Trojës, që këtu ka ardhur ti japë  vendprehjen e fundit të jatit. Prandaj është dhe pa shpatë. Ndoshta “ja dha” Virgjilit t’ja shpinte në Itali, ku e prisnin beteja të reja, duke lënë të nënkuptohet (ëndrahumburi) se, në këto vise, “ku kanë lindur perënditë” (sa shumë legjenda antike dhe të reja ka në brigjet joniane), njerëzit  duhet të jetojnë paqen e ...perëndive.

-Të kultivosh Artin Jonian do të thotë ti ngresh hymn jetës në mes të mortit, ti japësh frymë paqes në zgrip të luftës, të ngjyrosish me kaltërsinë e detit shpirtin e njerëzve, të mbjellësh në jetët e tyre një… ulli, pavarësisht se prej tyre mund të kesh hequr …të zitë e ullirit.”A e dëgjoni zhaurimën e një hymni që ngrihet sipër tyre”Pyet e spret përgjigje poeti Agim Mato te poema Ullinjtë.

-Te zemra jonë fillon deti, te zemra jonë fillon Arti Jonian dhe prej këtij det-arti ne nisim nëpër botë vargjet tona si pulëbardha.

-Te Arti Jonian rinë lirshëm legjendat e djeshme dhe marrëzitë e  dashuritë e sotme.

-Aty ka vënd për lavdinë e heronjve famëshumë, siç ka vend nderi dhe për  atë  puthjen e parë, të pafajëshme e të papërsëritëshme në magjinë e saj, të adoloshencës.

4-Në shkrimin e tij “Art-organika e poezisë së Agim Matos” prof.Fatmir Terziu bën një zbërthim mjeshtëror të asaj që unë do ta quaja “Pamje anatomike e poezisë së Agim Matos”. Mjeshtërisht miku ynë zbulon dhe  tregon   jo vetëm “trungun, lulet e gjethet e pemës poetike ( po të binim dakort që ta quanim kështu) por edhe rrënjët e kësaj poezie , mandje edhe “shkëmbinjtë që kapërcejnë këto rrënjë”. Unë e kam përshëndetur sinqerisht këtë analizë shkencore dhe vijoj ta rilexoj me kënaqsi, por tani  që i hyra këtij shkrimi, më duhet të them se miku ynë ka haruar një gjë pa treguar. Dhe pikërisht ka haruar të tregojë “ushqimin” që depërton nëpër këto rrënjë  arti dhe na jep atë lulim aqë të bukur poetik.

Në qoftë se më lejoni, unë do tju them se edhe bletët  mbledhin nektarin e luleve, por ndryshe është nektari i luleve të malit të Çajupit, psh  ku mbizotërojnë  disa tipe lulesh dhe ndryshe është  nektari i luleve të Malit të Sopotit, lule të cila janë të ndryshme nga ato të malit të Çajupit. Dhe për pasojë edhe mjalti i  prodhuar nga  bletët që mbledhin këto dy lloje nektari është i ndryshëm, edhe si aromë, por edhe si vlera kurative. Për vlera ushqyese flasim herë tjetër.

Atëherë le të shohim se ku, në ç’male a në ç’fusha  e “ka mbjellur pemën poetike” Agim Mato, për të  analizuar ushqimin që depërton nëpër  rrënjët-nerva.

5-Te poetët sarandiotë, ajo që të bie në sy menjëherë, është  fakti se  kanë një stil dhe një botë poetike të tyren, të dallueshme nga  poetët e tjerë të trevave të ndryshme shqiptare.

Nuk është vargu karakteristik, ajo që na dallon. Përgjithësisht  përdorim një varg të shkurtër, të lirë dhe të thyer, që të kujton përthyerjet e relievit bregdetas mbi  Detin Jon. Përmes një sintakse të goditur dhe një metafore fine, depërtojmë te zemra e lexuesit dhe gdhendim mesazhin e tyre. Por edhe vargjet e rregullta apo vargjet gati homerike (N.Kacalidha) janë relieve të  poezive të shokëve tanë.

Por jo, nuk janë vargjet, ato që i dallojnë, duke  i dhënë secilit profilin e vetë..

Është ajo hapërsirë e kaltër, gati qiellore,  plot yllësi metaforike apo plot njelmësi detare, ajo që të fton ti lexosh dhe rilexosh  dhe të pyesësh veten se nga vjen kjo ngrohtësi në këto poezi, në këto rreshta proze apo ngjyra pikture.

Ata, ngado që venë, detin e marin me vete. Kuptohet  se  jemi pjesë e detit dhe se deti fillon te zemra  e tyre, për të vazhduar më tejë, nëpër brigje. Por ata, gjithsesi e marim detin me  valët e stërkalat e tyre, me aniet e sanallet e peshkatarëve, me pulëbardhat  mbi valë e myshqet në fund të detit.

Gjithë ditën fjalosemi me detin” pohon poeti për të deklaruar te Ode e fëminisë, fq 59, se :     -Jemi ende fëmijët e tu të përjetshëm/shtangur para magjive jonike. Figuracioni  detar vijon pothuaj në të gjitha poezitë dhe ajo që është më e bukura është fakti se nuk krijon asnjë monotoni,përkundrazi, krijon një bukuri detare, të admirueshme, ashtu si valët që përsëritin njera tjetrën, duke qënë dhe aqë të ndryshme nga njera tjetra. “Valët u ngjirën duke folur” dëshmon poeti lidhjen organike me detin .Por deti ska vetëm figuracion  dashurie por edhe dhimbjeje:-“Shkëmbinjë e nënujshëm të luftës së klasave/na e përmbysën barkën e dashurisë. thotë poeti te poezia Dashuri e vdekur.

Idenë e lidhjes me detin autori e jep ndjeshëm kur shkruan te “Shqetësimi pranveror”:- Kam përshtypjen se u mblodhën aromat e tokës/gjithë dritat,gjithëshqetësimet e detit/vetë mendimet e ullinjve dhe më krijuan mua.

Pas kësaj,unë do të pyesja: A ka ndonjëri biografi më të bukur se kjo?

-Ata mund të  jenë  kudo duke shkruar, në një qytet a fshat larg bregdetit, për një temë larg aktualitetit, ndoshta edhe të rahur apo trajtuar nga  poetë e shkrimtarë të tjerë, para tyre. Por   gjithsesi do shkruajnë si bregdetas, të rritur dhe edukuar brigjeve të Jonit. (Kur them si bregdetas, nuk e kam fjalën si banorë në vijën bregdetare Llogara-Kepi i Stillos)  Nga bregdeti do ti marim figurat, ose do ti veshin ato me “mantelin” e ngrohtë bregdetar.

6-Poetët sarandiotë përgjithësisht e mbartin me vete vendlindjen dhe vendorigjinën e tyre dhe e shtrijnë atë përmbi botë, duke “kërkuar” që gjithë bota të jetë si ajo,vendlindja apo vendorigjina bregdetare e tyre, e cila në subkoshiencën e tyre është më e bukura, më magjikja gati gati si një përrallë e gjallë.

Agim Mato, nuk ka jetuar në Fterë, nga ka babain dhe pak fëmini ka kaluar në Konispolin e nënës së tij, por gati në gjithë poezitë e tij, dhe kryesisht te libri “Jashtë eklipsit”, nëpër vargjet e tij dhe në hapërsirat midis vargjeve, gjen kryesisht dhe gati përgjithësisht  Sarandën, Konispolin (nuk e kam fjalën vetëm për poemën “dekonspiruese”  “Qafa e Botës”) dhe …Fterën.

…Tërë këto shënja,këto strehë, murre,  hatulla/I kam patur me vete që nga fëmijëria/ …/Ndoshta pa to/Nuk do kasha gatuar dot brumin e vjershave të mia.. pohon me sinqeritet  te poezia “Tiranë e vjetër”

Natyra, ngjyrat, tingujt te poezitë janë të viseve tona jonike, vargjet plot përthyerje, janë malet e bregdetit jonik. Dhe “mirazhet e përmbysura të qytetit” tim Sarandë, mbi valët e detit Jon i shikon..Ndoshta te ai shkëmbi i madh, ku laheshim në fëmijëri dhe duke “notuar fundo zbuluam se shoqet tona ishin nimfa”.

Në një koment te Fjala e Lirë për një poezi tënden  kam shkruar instiktivisht që, kjo poezi vetëm në Sarandë mund të shkruhet. Pa dashur kisha qëlluar në shenjë, jo vetëm për atë poezi, por për gjithë  krijimtarinë e Agimit. Mandje gjer  në atë pikë, sa që vargjet e tij të përthyera, më konturojmë në fantazi shkallaret e qytetit tim, me ato bungovile metaforash e palma krahasimesh anës tyre..

7-Por nuk është vetëm natyra që mbartet në krijimet e  krijuesve jonianë. Ajo që ka më shumë rëndësi është se ata mendojnë e shkruajnë me psikologjinë e bregdetasit jonian, plot dashuri e dhimshuri. Sa shumë dhimbje ka në poezitë  e tyre dhe me sa art është derdhur ajo në format fine të vargjeve. Mjafton të lexoni ciklin poetik për detarin plak dhe të më jipni të drejtë.Po ska rëndësi dhe pos më dhatë mua të drejtë.Rëndësi ka të përjetoni magjinë poetike të vargjeve të këtij cikli.:-Mbi supet e detarëve/hepoet arkivoli i detarit plak/si një maunë që vozit drejt limanit të saj të fundit.(Varimi I kapedanit fq 74) ose më tejë:-Lamtumirë kapedan!Kur tu hipim anieve/do tu biem sirenave për ty/do tu biem stuhive…dhe velat e tua do të zbardhëllejnë/horizonteve detare.

Dhimbja është pjesë e jetës së poetit(për këtë jam dëshmitar dhe unë) dhe pra,është pjesë e poezisë së tij:- Te porta e gurtë e dimrit…përpëlitet një zog, një zemër.Por më e madhe është dhimbja për  fatet e kombit;-Shqiponja ishte dëbuar nga flamuri Shqiponja fq 54 ose “rrotat e historisë kishin ngecur në baltrat e mesjetës.  Rrotat e historisë fq 53 vargje këto që gjithsesi të  ndjellin  brengë e dhimbje.

Ka aqë shumë dhimbje në këto poezi sa që guxojnë të akuzojnë dhe ti tundin kërcënueshëm gishtin edhe zotit: -Nga kush kishe frikë zot…atëherë…kur kishin frikë dhe shpresat të na trokisnin në dritare?

Por le të  nisim të lexojmë një tjetër poezi :- Tanket derdhin gjakun e luleve. Kur lexova vargun e parë, ndoshta duhej  ta ndërprisja  këtu leximin e poezisë, pa qënë nevoja të shkoja më tejë për të lexuar se:-Dhe unë dëgjoj rënkimin e barit/tufën e zogjve shtegëtarë që vijnë nga larg dhe mërgojnë sërish të tromaksur/ valën që ngjiret duke të folur…

Ky është Arti Jonian, mandje edhe kur je Far i vetmuar në Jug, ndarë nga njerzit nga …lufta e klasave…I nxirrosur e i gëryer nga rrotullimi i galaktikave, i përmjerë nga yjet, i pëgërë nga glasa hënore. I vetmuar e i haruar nga aniet…

-mandje ta kesh zili dhe fatin e Prometheut;- Fat më të mirë kishte Prometeu/ kur i dërgonin Hermesin ti ndëronte gozhdët atje lart….Të paktën këmbënte dy llafe…

Por shpresa është aty ku është dhimbja, dhe kjo e ka shpëtuar poetin,njeriun;-Dhimbjen për ty,si një bukë të hidhur e ndamë/dhe pushuam së qëni rivalë.fq 65 Afërdita)

8-Nuk e di sa dakort do jenë miqtë e mi  me mua, por unë mendoj se kjo botë magjike te poezitë e krijuesve saranditë në veçanti dhe  të lëvruesve të Artit Jonian në përgjithësi e ka burimin te bota e pasur e traditës popullore.  Ndoshta këtu duhet të citojmë Nobelistin Odisea Elitis kur thotë se;-“Asnjë revulucion, as në arte, as në jetë nuk ka më shumë shpresa suksesi nga ai që përdor si pikëmbështetje traditën”.

Të gjithë lëvruesit e Artit Jonian janë njohës të hollë të artit popullor të trevave joniane dhe prej tij kanë marë jo vetëm tema (Dragoi  syrit të kaltër ) por në rradhë të  parë botën shpirtërore të njeriut jonian.

Por te Agim Mato ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe poezia e arbëreshëve, pjesë organike e Artit Jonian, jo aqë për temat se sa për atë bardhësi figurash e  kaltërsi horizonti  që egziston ,jo vetëm te këngët popullore arbëreshe, shumë prej të cilave ai i ka përshtatur në shqipen e sotme, por edhe te arti i kultivuar i tyre.

Më sipër përmëndëm faktin se në poezinë e Agim Matos dhe të poetëve të tjerë sarandiotë  mbizotëron dhimbja. Kjo është e shpjegueshme. Ata jetojnë në një trevë ku këngët e para që kanë dëgjuar, kanë qënë vajtimet e nënave dhe të gjysheve të tyre. Dhe po të kemi parasysh faktin se kënga iso-polifonike trashëgoi nga vajet atë bukuri emocionante, të admiruar e të vlerësuar jo vetëm prej nesh, atëherë është i kuptueshëm djepi ku u përkund dhimbja e  artit jonian.

Por ama , ajo që vlen të theksohet është fakti se tejë dhimbjes shohin jetën, shpresën te e nesërmia më e bukur, atë shpresë që jua kultivojnë dhe lexuesve,si te poezia e bukur e Lejla Malos:-Duhej të pikonte gjaku i saj/në vendet ku fillonin portat e shtëpive tona/që ne t ë vinim në jetë/dhe të dashuroheshim.

9-Të lëvrosh Artin Jonian nuk do të thotë të trajtosh me doemos tema “me det “

Kam lexuar me interesim ciklin poetik mbi Itakën të poetes kosovare Sabile Çekmezi-Basha, cikël i cili qëndron shumë lart artistikisht. Por ama, pasi e lexova, mu krijua përshtypja se Sabilja e kërkonte Itakën diku në… Kosovë, pranë Gjilanit a pranë Prishtinës, duke rendur në shpinë të kalit, si një amazonë e plagosur. Ajo ka të drejtë për …Itakën e saj, por jo për Itakën e …Homerit dhe të letërsisë. Itaka është lufta (jo gjaku i derdhur. Sa pak gjak që paska në këtë luftë të Odisesë. Skuq  prej tij vetëm syri i qikllopit. Sepse gjaku i derdhur dhe vrasjet e pretedentëve në shtëpinë e Odisesë, janë një episode që gjithmon analizohet më vetë, për tu mbyllur pastaj me paqen  e vrasësit-hakmarës Odise me të afërmit e viktimave uzurpatorë .. ) Por mbi gjithëçka, tek Odiseja i Homerit, është ajo klimë paqeje dhe shprese jonike e shoqëruar me njelmësinë e detit, nën një qiell të kaltër me fluturime ëndrash e pulëbardhash.

Kjo klimë mungon te Itaka e poetes kosovare, dhe s’ka si të jetë, se dhe ajo vetë s’kërkon ta thotë  jonianisht idenë e saj.

Me që hymë në këtë temë, le të shohim një poete tjetër nga Kosova, në mos gabohem bashkëqytetare me Sabilen, poeten Albina Idrizi. Në poezitë e saj s’kam lexuar asnjë varg për detin, s’përmëndet gjëkundi bregdeti, ishulli, pulëbardha apo ..guacka.

Por seç ka një ngrohtësi gati jonike, në vargjet e saj, që të bën të kthesh kokën me vëmëndje e të  pyesësh diçka. Unë s’e di burimin e kësaj ngrohtësie te ato vargje.Mund të jenë si pasojë e leximeve të shumta, e kontakteve njerëzore apo fantaziste, por përsëri dhe tek ajo mungon ajo hapërsirë nëpër vargje që të  lejojë ta profilizosh artin e saj si Art Jonian, gjë të cilën mendoj, se ajo as e ka menduar ndonjëherë. Çuditërisht, pra, më afër Artit Jonian qëndron një  temë …aspak joniane , sesa një temë me  Itakën e… shumëpoetizuar, duke të dhënë konkluzionin se tema  e poezisë, është gjëja më e fundit në këtë …temë.

10-Është një botë vërtet e bukur, gati magjike, bota e Artit Jonian.

Mirë se të vini, miq.

Ju presim.

------------

 

LLAPI NË NJËQINDVJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË TË SHQIPËRISË

/Në 201- vjetorit e masakrës të familjes të Demë Ahmetit në Reçicën e Mavriqit të Llapit/

 

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Llapi si një trevë shqiptare deri në vitet 1877/1878 ishte si një qendër shqiptare, sepse përmes tij rruga që lidhte Sanxhakun e Nishit, që aso kohe popullohej me shqiptarë, dhe, deri atëherë nuk kishte se për çka të shquhej, përveç kësaj lidhjeje. Mirëpo, qysh me shpërnguljen e shqiptarëve nga Toplica, Llapi qe treguar mjaft solidar dhe i gatshëm për pritjen e refugjatëve shqiptarë të dëbuar nga trojet e veta prej serbëve në këto dy vite (1877 e 1878). Ai pranoi në gjirin e vet për aq sa kishte pasur mundësi, duke u ofruar gjithë atë që kishin për vete aso kohe. Llapjanët i morën dhe u ofruan strehim dhe ushqim, për çka kishin nevojë më së shumti këta muhaxhirë.

Mirëpo, Llapi kishte hyrë në histori edhe më herët. Ngjarja më e rëndësishme, më e dhimbshme, por edhe më krenare pas pushtimit nga Perandoria Otomane ndër shqiptarë ishte masakra e anëtarëve të familjes së Demë Ahmetit në Reçicë të Mavriqit në Llap, më 28 qershor 1811[1], ku qenë masakruar 28 anëtarë të kësaj familjeje dhe dy mysafirë. Vetë ngjarja, shkaku që i bien kësaj familjeje, tregon se serbët  nuk janë për fqinjësi të mirë, por këtu tregohet e kundërta. Ata ishin dhe janë të sëmurë nga armiqësia me shqiptarët. Nuk është shkak i një borxhi të Demës që i “kishte mbetur” Novicës të Zi. Jo, sepse ata vetëm kishin qenë çuar në këmbë treqind harambashë dhe nuk po dinin se kujt t’i binin nga shqiptarët: kishin menduar t’i binin Mitrovicës, kishin menduar t’i binin Vushtrrisë, por vetë shkina plakë i mëson se nëse duan ata t’i qesin nam vedit, duhet t’i bien familjes së Demë Ahmetit në Reçicë të Mavriqit e t’ia marrin Ajeten e bukur për ta martuar një serb me të. Natyrisht, këtë nuk po e bënin se serbët kishin mbetur pa serbe dhe nuk kishin vajza serbe për t’u martuar. Këtë po e bënin sepse ndër shqiptarë nderi ishte i shenjtë dhe nuk lejohej të përdhunohej nga askush, se shqiptari nuk jetonte pa nder, më mirë do të ishte i vdekur, se pa nder. Me këtë ata po përpiqeshin ta poshtëronin  familjen më të madhe, më të pasur, më të ndershme e më të moralshme në malet e kësaj ane. Se Demë Ahmeti i “kishte mbetur borxh” Nivicës, ishte vetën një përpjekje për t’u arsyetuar Novica se pse kishte ardhur dhe e kishin sulmuar e po donin t’ia grabisnin vajzën Demës, jo se ajo ishte realitet. Këtu, me gjasë, edhe vetë këngëtari e ka “arsyetuar” sulmin. Poshtërimi dhe marrja e moralit të femrës shqiptare ishte më vdekje se vdekja, sepse asnjë vdekje normale nuk është e turpshme, përveç atij që shkon me turp.

Edhe pse po e sulmonin një familje treqind harambashë, ata kishin gjurmuar se kur Dema nuk ishte aty. Do të thotë se edhe kundër një familjeje, ata kishin frikën 300 burra “luftëtarë” frikacakë. Kjo ishte e pazakonte deri në këtë rast. Këtë e bënin dhe e bëjnë vetëm këta për të bërë  panik tek popullata shqiptare. Por, në vend të panikut, që si popull ishte i regjur në luftëra të ndryshme kundër çdo armiku, llapjanët  nuk hamenden, nuk ndalen të vajtojnë, nuk i shikojnë fare trupat e vrarë e të masakruar, duke e ditur se të vdekurit  nuk kthehen më në jetë, por vazhdojnë  në shpëtimin e të marrurve me vete për në Serbi, në shpëtimin e robërve – të dy rejave të Demës dhe nipit tij. Çohet në këmbë i tërë Llapi e Gallapi.  Thuhet se më se njëzet kuaj kishin pëlcitur së vrapuari shpejt për të mbërri në cak sa më parë. Një lagje e Llapashticës, qysh nga  atëherë ka marrë për mbiemër zhurmën, nga alarmi i dhënë atë ditë - Potera[2], që tregon gatishmërinë për ndihmë tjerëve, dhe po të mos ishte ashtu, nuk do të ziheshin e vriteshin të treqind harambashët dhe nuk do të merreshin dy rejat e Demës me gjithë nipin për t’i shpëtuar nga kthetrat serbe. Këtu është treguar sakrifica, humaniteti, strategjia luftarake për të shpaguar të masakruarit dhe për ta ngushëlluar Demën për anëtarët e familjes së tij të masakruar.

Për këtë ngjarje tragjike ka se çka të shkruhet vazhdimisht. Megjithatë, kësaj radhe vetëm në shenj përkujtimi, desha t’i shkruaj këta rreshta që të mos mbetet nën hijen e harresës[3].

Trungu gjenealogjik i Demë Ahmetit me vëllezër. Paraardhësit dhe pasardhësit e tij.

 


 ___________

Marec, 18 qershor 2012-06-18

Manifestim me rastin e përvjetorit të 13-të, të rënies dëshmor të ish ushtarit të UÇK-së, brigada 153, Zona Operative e Llapit (ZOLL), Basri Halil Canolli – Shpendi

 

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

 

Këshilli Organizativ i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Prishtinë, organizoj sot një manifestim të dinjitetshëm,  me rastin e 13 vjetorit të dëshmorit: Basri Halil Canolli – Shpendi. Organizimi u realizu në lagjën Canaj të fshatit Marec komuna e Prishtinës, vendlindja e dëshmorit. Manifestimi filloj ashtu siq ishte programuar rreth orës 12-të duke bërë homazh dhe vendosur kurora lulesh të freskëta tek varri i dëshmorit po në këtë lagje. Në ora 13-të, filloj programi festiv. Bina e përgatitur enkas dhe e stolisur për mrekulli me flamuj kombëtar si dhe me fotografi heronjsh : Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Basri Canolli si dhe të shumë dëshmorëve të Brigadës 153.  Kjo stoli e binës vetëm sa ia shtonte bukurinë lëndinave përplot lule me bar, e të rrethuara me masive malore të mbuluara me shumëllojshmërinë bimore, dhunti këto natyrore që mund ti hasësh vetëm në bjeshkët e Gallapit.

 

Pas këndimit të himnit kombëtar dhe nderim me një minutë heshtje për dëshmorët, fjala iu dha z. Fatmir Sopi, ish zv komandant i Brigadës 153 (ZOLL), i cili me një fjalë përmbajtësore përshkroi jetën dhe aktivitetetin luftarak të dëshmorit: Basri Canolli-Shpendi. “ Basriu u angazhuar në luftën e UÇK-së që nga ditët e para të saj, e në veçanti prej themelimit të Brigadës 153 (ZOLL-i), e cila me veprimtarinë e saj luftarake mbulonte edhe Gallapin e Prishtinës, pra vendlindjen e Basriut. Basriu ishte njëri nga ushtarët e brigadës i cili shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Aftësitë e tija ushtarake ishin të veçanta dhe thuase kishte edhe diçka të natyrshme. Ai drejtoi Njësitin për Intervenime të Shpejta në shumë beteja, ndër më të ashprat që i zhvilloi jo vetëm Brigada 153, por edhe në gjithë hapësirën gjeografike të Zonës Operative të Llapit. Në të gjitha këto beteja, në ball të sulmeve si një zog shqiponje kush tjetër pos Basriut-Shpendit. Basriu kreu detyra me përgjegjësi të lartë dhe gjithmonë doli fitimtar. Jo vetëm ushtarët por edhe ne komandantët, ndjeheshim shumë më të sigurtë, kur në vijat e frontit e kishim pranë Basriun. Basriu ndodhej gjithnjë pran komandantit të Brigadës 153, major, Adem Shehut, i cili e drejtoi në mënyrë përfekte efektivin e Brigadës 153, duke i zbatuar në praktikë gjithë ato mësime të Artit Luftarak Shqiptar, të mësuara në shkollat Akademike Ushtarake të Shqipërisë, por edhe mjeshtritë e luftërave guerile botërore. Dita e 18 qershoroit ’99, për Basriun ishte Dita e Përjetësisë. Basriu me një pese ushtarësh kishin urdhërin nga kom. Shehu, që të bëjnë spastrimin e terenit në disa fshatra të Gallapit si në Krilevë, Leshtar...nga grupe hordhish çetnike serbiane, të cilat edhe pse kishte mbaruar lufta dhe ishte nënshkruar kapitullimi nga fashisti i tërbuar- Millosheviq, ata ende bënin plaçkitje bagëtish, vrisnin barinjë dhe qytetarë shqiptarë, dhe duke shfrytëzuar afërsinë e kufirit serbian, plaçkat i futnin në Serbi. Në mëngjesin e hershëm të kësaj dite (18 qershor ’99), në fshatin Leshtar, çetniko-fashistët serbianë, kishin zënë pritë tinëzare, ashtu siq e kanë zakon, me breshëri armësh  mitrolozë e automatikë hapin zjarrë drejt Basriut me shokë, Basriu edhe në këtë rastë si gjithherë më parë në ballë të grupit, bie në altarin e lirisë, për tu përjetësuar dhe për të mos vdekur kurrë. Basriun, breshëri plumba e kapen në ball e kraharor, ra në krye të detyrës ashtu siq bien trimat dhe atdhetarët e vërtetë. Vrasja e Basriut ishte një humbje e pa riparueshme, jo vetëm për Brigadën 153, por për gjithë UÇK-në. Komandant Shehu me bashkëluftarë e qanë me lot Basriun-shqiponjë, por edhe ndjeheshin dje dhe ndjehen edhe sot krenarë,  që e patën një shok lufte të tillë. Vepra e Basriut do të mbijetojë për breza gjerë sa të ket shqiptarë në këto troje. Çdo respekt dhe nder për familjen Canolli, që neve dhe shokëve të luftës, por edhe gjithë Shqipërisë,  na dhuroi një djalë, vërtet zog shqiponje. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”

Më pastaj fjala iu dha z. Ahmet Isufi, ish kom. I Zonës Operative të Karadakut. Pos tjerash ai tha: “Dëshmori: Basri Canolli-Shpendi, kishte tri karakteristika thelbësore, si ushtarë i UÇK-së. Për Zonën tonë, ishte furnizues me armatim dhe mjete të tjera luftarake. Ishte ndërlidhës shembullor mes ZOLL-it dhe Zonës Operative të Karadakut. Ishte ushtar i disiplinuar dhe zbatues i përpikët i detyrave që i jepnin eprorët e tij. Dëshironte që gjithmonë të jetë në vijën e parë të zjarrit, aty ku ishte më së vështiri. Ishte veprues, por fjalë pak...” Pas tij i erdhi radha ta marr fjalën z. Rexhep Selimi, njëri nga drejtuesit dhekomandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili mes tjerash tha: “Është nder për mua që sot të jem këtu me ju, si dhe në familjen shumë të respektuar Canolli,  në këtë përkujtim të një ushtari siq ishte Basri Canolli. Ai ishte dhe mbeti nderi i UÇK-së dhe i Kombit Shqiptar. Ky vend me këto bukuri të rralla në të shkuaren, sot,  dhe në të ardhmen, ka luajtur dhe do të luaj një rrol vendimtar në mbrojtjen e Atdheut. Ju komandant Sopi dhe të tjerët, ju lutem të mos na i mbyllni istikamet,  sepse ato jo vetëm që do të mbesin një kujtesë qëndrese e krenarie për brezat, por edhe do dëshmojnë se jo edhe aq lehtë u çlirua Kosova dhe u fitua liria, por ndoshta do të na duhen edhe në të ardhmën për ti mbrojtur trojet e Shqipërisë Etnike...”

Nga konferencieri u lexua edhe përshëndetja këtij manifestimi e shkruar nga kom. Adem Shehu, i cili një ditë më parë e kishte vizituar familjen Canolli, por për shkak të obligimeve nuk kishte patur mundësi të qëndrojë më gjatë. Pastaj u dha një program i begatë me këngë e valle folklorike, kushtuar dëshmorit: Basri Canolli si dhe dëshmorëve të tjerë. Një surprizë e veçantë e këtij manifestimi ishte recitimi i një poezie mjaftë përmbajtësore kushtuar Basriut,  e përgatitur si dhe recituar nga “Basriu i Ri” trashëgimtarit me emër të dëshmorit, nipit të dëshmorit, djalit të parë të lindur pas lufte në familjen e Halil Canollit.

E çka mund të thuhet e shkruhet për mikpritjen, bujarinë e familjes Canolli, në krye me babain e dëshmorit, veteranit të UÇK-së, s’bashku me tre djem tjerë, po ashtu veteranë të UÇK-së,  bacë Halil Canollit. Në ball të familjes, plot krenari e burrëri, shkëlqente i tëri, duke përqafuar “shqiptarçe” qindra pjesëmarrës, duke ju uruar mirëseardhje e falënderime për pjesëmarrje. Po ashtu, si edhe herë të tjera, bacë Halili nuk lejon askënd të largohet pa i ngrënë dy kafshatë “bukë e kripë e zemër”, siq shprehet ai zakonisht, dhe pa u freskue me “ujë biluri” të këtyre bjeshkëve  të praruara. Dhe për çudi, dëshmorët, jo vetëm po e sillnin lirinë e popullit, por ata edhe në përjetësi, po e gjallëronin dhe po e freskuakan,  shpirtin e njeriut edhe në vapën më të madhe!!

Më duket se krahas dhëmbjeve për dëshmorin- Basriun, por edhe krenarinë, lumturinë, kënaqësinë shpirtërore, e shijuam sot, jo vetëm ne raca njerëzore,  që ishim prezent në këtë manifestim, por  gëzimin e përjetuan edhe fushat e malet, edhe zogjtë e shpentë e malit, edhe krojet e akullta si dhe gjithë natyra e lagjës  Canaj.

Lavdi dëshmorit: Basri Canolli!

Lavdi dëshmorëve të kombit të të gjitha brezave!

Rrnoftë Shqipëria Etnike

 

Ndal Gjakmarrjes!

 

E Enjte, 05.072012

 

“Në emër të Maries kundër gjakmarrjes dhe ngujimit!” Me këtë moto u bashkuan në Shkodër qindra qytetarë në një marshim homazh në emër të vajzës 17-vjeçare të vrarë për gjakmarrje, portreti i së cilës është shndërruar tashmë në një simbol qytetar kundër këtij krimi barbar.

Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë të Shkodrës, misionarë të shoqatave fetare, studentë dhe intelektualë u bashkuan për të ngritur zërin kundër këtij krimi.

“Jemi këtu sot në emër të Maries, t’i themi ndal ngujimit, në emër të Maries t’i themi shtetit, ngre grushtin e fortë të ligjit kundër këtij krimi, në emër të Maries t’u themi njerëzve që të mos ndjehen të qetë në shtëpitë e tyre, kur ka fëmijë që vuajnë nga ngujimi, në emër të Maries t’u themi të gjithë anëtarëve të shoqërisë shqiptare që të tregojnë qytetarinë e tyre dhe të revoltohen ndaj padrejtësive që u bëhen të tjerëve”, tha në fjalën e mbajtur, Mentor Kikia nga shoqëria civile.

Tubuesit mbanin në duar qindra tollumbace mbi të cilat shkruheshin shkrime kundër gjakmarrjes dhe ngujimit. Tollumbaci i parë u lëshua nga një fëmijë, familja e të cilit vuan nga ky fenomen.

“Unë u bëj thirrje të gjithë fëmijëve, të rriturve, ndaleni gjakmarrjen! Kanuni duhet të shkatërrohet! Polëshoj tollumbacin e parë e t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, ndalni gjakmarrjen!”

Pasi firmosën një baner kundër gjakmarrjes dhe ngujimit, tubuesit marshuan me qirinj dhe portretin e Maries në duar përgjatë rrugës pedonale për të ndalur marshimin pranë skenës ku fëmijët po përgatiteshin për të filluar Festivalin e Këngës.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në Qarkun e Shkodrës janë 48 familje të ngujuara me 116 persona, nga të cilët, 21 janë fëmijë.

Top Channel

 

JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE, GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR

-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-


 



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora