E premte, 19.04.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ëndërra të thyera të Profesor Tonin Guraziu

E shtune, 05.04.2008, 05:32 PM


Dje,100 vjetori i lindjes së Profesorit Tonin Guraliu

Nga Gjovalin Lazri - G. 55

Profesor Tonin Guraziu u lind me 30 mars 1908. Ai i perket brezit te pianisteve koncertiste, krijues dhe pedagog i diplomuar shkelqyeshem ne Konservatorin"G.B.Martini" te Bolonjes ne vitin 1932. (Konservatori i pare i themeluar ne Itali ne vitin 1804)
Me pergatitje te larte profesionale dhe me vizion te qarte prej artisti, kthehet menjehere pas studimeve ne Atdhe, ku me pasion te veçante i pervishet jetes artistike, si asaj solistike, ashtu dhe drejtimit didaktik e pedagogjik, duke hedhur keshtu bazat si ne fushen e interpretimit, ashtu edhe ne ate te shkollimit pianistik bashkekohore.
Prof. Guraziu eshte pedagogu i pare i pianos ne shkollen tone qe ne vitin 1946, e me vone ne vitin 1962 (ndonese per nje periudhe te shkurter edhe ne Konservatorin shteterorte Tiranes). Nje kontribut te vlersuar ka dhene gjithashtu edhe si koncert-maester ne Filarmonine e Shtetit, qe nga viti 1947-1963 ne sherbim te tropes artistike te ketij institucioni. Jane brezat e pare pianiste ish nxenes e nxenese te profesorit, sot mesues e mesuese me pervoje ne edukimin e shkollimin e pianisteve te rinje si: N .Hakiu , Af. Tartari ,B.Plumbi, M.Kristidhi, A. Kareco, E. Kacidhja, N. Nace, A. Morina, D. Sinojmeri, E. Fico, L. Beshiri, R. Radoja, L.Tafaj, Z. Aliko, M. Hoxha, e shume te tjere qe deshmojne me se miri per keto arritje profesionale me keto tregues kaq te avancuar tekniko-muzikal dhe interpretativ qe moren nga kjo periudhe nga mesuesi i tyre i pa harruar Tonin Guraziu. Sot me perkushtim e pjekuri profesionale, keto mesues po transmetojne denjesisht kete eksperience kaqe te pasur ne shkollimin e talenteve te reja.
Profesor Tonin Guraziut i atribohet fillimisht organizimi dhe konsolidimi global i elementeve kryesor te mesim-dhenjes, duke filluar me ato tregues te mirefillte didaktik, deri te ato veçori specifike te fushes solistike te ekzekutimit dhe te interpretimit. Profesori e njihte mire repertorin didaktik dhe ate koncertal, si dhe veprat madhore te repertorit te pianos (sonatat, koncertet, balladen, pjeset e bravures, etj.) te cilat i zoteronte dhe i demostronte rregullisht para nxenesve; njihte mire menyrat me te mira te impostimit e te vendosjes ne piano, i perkushtohej gjate bazes se imte teknike perkatesisht me ushtrimet e duhura sipas natyres se cdo nxenesi.
Profesor Guraziu ishte nje pianist i pergatitur profesionalisht, gjithashtu kishte dhe nje formim te gjithaneshem, kulture te gjere muzikore, si dhe zotronte disa gjuhe te huaja. Ne oren e mesimit kishte nje perkushtim te veçante ndaj nxenesve, vepren fillimisht ta qartesonte teknikisht dhe emocionalisht, duke ta bere ate te dashur e te kuptueshme si dhe te nxiste deshiren per studim.
Me natyren e tij gjithmone te afrueshme, te dashur dhe konfidenciale, shprehte gjithnje vetem inkurajim, dashamiresi dhe respekt. Edhe ne fushen krijuese prof. Guraziu njihet per krijimtari te bolleshme e cilesore. Ka realizuar disa vepra pianistike si: "Fantazia Malesore" (1946), "Shiroka" (1950), "Valle Mat jane" (1951), etj. si edhe "Metoden" e pare per piano te botuar ne vitin 1958. Nje ndihmese te vyer gjithashtu ka dhene edhe si perkthyes i disa operave per skenen tone, qe ne ate periudhe ishin ne repertorin e kohes.
Ne jeten solistike koncertale ishte shume i impenjuar, i kompletuar profesionalisht dhe shume rezultativ. Akoma dhe sot i kemi te gjalla emocionet dhe kenaqesite qe na i dhuronte profesori me lojen e tij te paster dhe te sigurt, te realizuar teknikisht dhe emocionalisht. Qe ne momentin e uljes ne karrige, te krijonte nje respekt e figure vertete prej artisti, me nje shikim te perqendruar dhe shume domethenes , dinte ta prezantonte vehten. Loja e tij ne piano karakterizohej nga nje tingull i qarte dhe i plote, me drite e hapsire, shquhej per nje vemendeshmeri e perpikmeri profesionale ne realizimin e kerkesave te repertorit qe ekzekutonte.
Profesori angazhohej shpesh edhe ne koncertet recitale se bashku me koleget dhe artiste te kohes si: M. Kraja, T. T. Koco, Gj. Kosturi, J. Truja, M. Ciko, K. Antoniu, qe ne ato vite ishin shume te shpeshta e cilesore. Per ne do te ngelet i pa harrueshem emocioni i veçante si dhe kenaqesija shpirterore qe profesor Guraziu na dhuroi me koncertin e Grigut ne La minor ne Mars te vitit 1955, ku se bashku me violonçelistin Ymer Skenderi, i cili luajti koncertin e Dvorzhakut ne Siminor, nen drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, ishte nje nga koncertet me te sukseseshme te asaj periudhe. Koncerti evidentoi qarte vlerat tekniko-interpretative te profesor Guraziut. Ne kete koncert spikati nje loje shume korrekte, me emocion dhe saktesi profesionale, duke entuziasmuar publikun dhe justifikuar plotesisht opinionin e artdashesve, si dhe vlersimin maksimal te kritikes se kohes, si nje pianist i plotesuar teknikisht dhe muzikalisht.
Ne vazhdim tejetes koncertale teper te dendur dhe te suksesshme te prof. Guraziut, padyshim qe koncerti qe e evidentoi me gjeresisht e qe ka ngelur i paharrueshem ne mendjen e ne shpirtin jo vetem te artisteve, por ne mbare spektatorin qe mbushi ate nate sallen e madhe te Teatrit Operas dhe te Baletit, ishte si round ta quajme ne sot, "Koncerti i Lamtumires", koncert ky qe u dha ne kuadrin e 90 vjetorit te lindjes se prof. Guraziut me 14 Mars1998. Kjo ishte nje mbremje jubilare e organizuar ne menyre te perkryer, ku ju be dhe ceremonia e rastit.
Te pranishem ne kete koncert ishin instrumentiste, kengetare e kompozitore, si dhe personalitetet me te larte te artit dhe te kultures. Ky koncert do te ngelet ne kujtesen e secilit nga ne si nje nga kujtimet me te bukura, jo vetem i realizimit artistik te programit, por dhe i mbresave me te larta njerezore, i dashurise, respektit, e kenaqesise qe u gershetuan kaq bukur ne ate mbremje muzikore. Ai nuk ishte vetem nje koncert i vlerave profesionale, par dhe nje takim i sinqerte me njerezit me te dashur te tij. Gjithshka ne kete koncert te jepte vetem kenaqesi, respekt dhe dashuri, mbase e perziere dhe me pak "trazira", kjo per faktin se ne kete periudhe profesori kishte filluar te ndjente pak dobesi fizike, dhe te konstatonte nje shendet ne renje. Duhet thene se te gjithe ate nate kur dolem nga koncerti ishim vertete shume te entuziasmuar, po dhe te befasuar nga loja e perkryer e profesorit. Me plote te drejte ne ato momente secili nga ne e krahasonte kete koncert me lojen me te bukur dhe plote vitalitet te rinise se tij. Ishte kenaqesi e veçante te shikoje profesorin ate mbremje, me shkelqim dhe miresjellje qe i buronte nga shpirti, me ato sy plot kenaqesi dhe optimizem.
Edhe mbas ketij koncerti profesori ndjehej i mbushur ne shpirtin e tij, ai shprehej vazhdimisht dhe ne vizitat e shpeshta qe bente periodikisht ne shtepite e ish nxenesve te tij, te Elit, Nores, Aferdites apo te Lalit, per deshiren e piksynimet qe kishte per koncertet e ardheshme, por kete here me pikesynime me te largeta; ai do te shkonte kete rralle aty ku kishte kujtimet dhe nostalgjine e rinise se tij, periudhen e arte te studimeve, duke fiIIuar me Milanon, e pastaj me Parisin.
Fatkeqesisht kjo i mbeti vetem nje enderr, nje enderr e keputur dhe e pa realizuar, mbasi
domosdoshmeria per nje nderhyrje kirurgjikale ja nderpreu shpejt dhe pa pritur deshirat e tija, te cilat i kishte enderruar ti realizonte me kohe. Profesor Tonin Guraziu u nda nga jeta ne 10 Janar 1999, duke lene mbrapa nje emer te merituar, respekt, dashuri dhe vlera te larta profesionale ne fushen solistike, ne krijimtari dhe ne pedagogji, arritje keto qe rrezatojne akoma edhe sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora