E premte, 19.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Illyricum Libertas: Reagim ndaj aksioneve të MPB

E premte, 06.07.2012, 07:25 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

Association for Defence and Affirmation of National Identity

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

Reagim

Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, reagon ndaj aksioneve të fundit të MPB në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës, me çrast janë arrestuar dhe më pas deportuar një numër i madh i shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Qytetarët në fjalë janë arrestuar duke punuar me nder në profesionet e tyre në lokacione të ndryshme të Pollogut.

Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për banorë me origjinë nga zonat e thella verilindore të vendit që duke qenë në gjendje të rëndë ekonomike-sociale, gjatë muajve të verës qëndrojnë në Pollog me shpresën e sigurimit të ekzistencës së familjeve të tyre.

Aksionet tashmë të përsëritura disa vite me rradhë nga MPB e Gostivarit dhe Tetovës, na sjellin në kujtesë  veprimet e dikurshme greke të tipit  “Fshesa”, të motivuara politikisht dhe me pasoja të rënda për shtetasit shqiptar.

Policia e Tetovës dhe Gostivarit ka shumë puna tjera për të rregulluar në qytetet në fjalë të cilat gëlojnë nga hajdutë e kriminelë të ndryshëm vendas, që bredhin të lirë rrugëve duke paraqitur rrezik të madh për pronën, dinjitetin e deri edhe jetën e qytetarëve tanë.

Apelojmë që MPB të bëjë punën e vet për të cilën paguhet nga taksapaguesit dhe të mos bjerë pre e aksioneve të motivuara politikisht të përzënies së varfanjakëve shqiptarë nga Kukësi apo Librazhdi, që këtu janë të mirëpritur nga popullata shqiptare dhe ndjehen si në shtëpitë e tyre.

Valon Kurtishi

Kryetar

Tetovë/Oaeneum

05.07.2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora