E merkure, 24.04.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shkëlzen Berisha do 100 mijë € nga “Zëri”

E enjte, 05.07.2012, 06:31 PM


Shkëlzen Berisha, 100 mijë € dëmshpërblim nga “Zëri”

Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar në Gjykatën Komunale në Prishtinë një padi kundër gazetës “Zëri”, ndaj së cilës pretendon 100 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe shkaktim dëmi moral.

Në njoftim për media të avokatëve të Shkëlzen Berishës, siç transmeton Top Channel, thuhet se padia është ngritur kundër gazetës “Zëri”, kryeredaktorit të saj Astrit Gashi dhe gazetarit Enis Veliu dhe përveç kompensimit financiar për dëmin moral, kërkohet edhe heqja e artikullit nga faqja në internet e gazetës “Zëri”.

Më datë 16 prill të këtij viti, gazeta “Zëri” në Kosovë publikoi një artikull me titull “Sali Berisha me ‘mafinë’ serbe kundër Kosovës” dhe në brendi flitej për një takim të djalit të kryeministri shqiptar me biznesmenin serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliq, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.

Gazeta shkruan se biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha parash tek instancat e larta shtetërore në Shqipëri për të penguar ndërtimin e linjës së intekonjeksionit mes dy vendeve duke bërë që Serbia të sigurojë monopolin e furnizimit me energji për Kosovën, pasi kjo e fundit të vetmen rrugë importi, ka aktualisht vetëm fqinjin verior.

Gjatë muajit qershor Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, kishte hedhur poshtë ankesën e Shkëlzen Berishës, i cili kishte kërkuara të përgënjeshtrohet pjesa e artikullit ku thuhet se ai është takuar me këta biznesmenë dhe të kërkojë ndjesë ndaj tij.

Nga ana e saj gazeta “Zëri” thotë se zotëron provat dhe faktet e nevojshme që vërtetojnë të gjitha ato që janë shkruajtur në artikullin e datës 16 prill.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora