Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cameron Diaz

| E diele, 08.04.2007, 07:24 PM |


Cameron Diaz
Kameron Diaz, modelja që u bë aktorja më e paguar e Hollivudit 

Modele qysh në moshën 16-vjeçare, Cameron Diaz u shfaq papritur në filmin “The Mask”, përkrah aktorit Jim Carey, duke filluar një karrierë në kinematografi, që do ta çonte atë në listën e aktorëve më të paguar në Hollivud. Roli në filmin “The Gangs of New York and ai në Charlie’s Angel” i dhanë aktores shumë kandidatura për çmime prestigjioze.

Me paraqitjen e saj të pazakontë, talentin dhe dashurinë për jetën, Cameron Diaz e ka vënë veten në listën e disa prej filmave më të mëdhenj. Audienca e pëlqen shumë atë. Në adoleshencën e saj kur përballej me gjërat normale të moshës, si shkolla apo të dashurit, Cameron punonte si modele, duke pushtuar faqet e revistave me reklama për “Calvin Klein” apo “Levi’s”. Por Cameron ruante brenda vetes ëndrrën për t’u bërë yll kinematografie dhe plotësisht mund të themi se kjo grua energjike e plotësoi ëndrrën e saj me një karrierë të shumanshme filmografike.

E veshur mirë dhe me elegancë, Cameron ka një personalitet të gjallë dhe të pëlqyeshëm që i jep dritë skenës. E propozuar për disa lloj çmimesh, përfshi atë të aktores së dytë më të mirë në filmin e vitit 1999 “Being John Malovich” në Akademinë Britanike të Çmimeve, si dhe për “Globin e Artë” për të njëjtin film, karriera e saj njeh vetëm ngritje. Ajo njihet edhe për rolin që luajti me Tom Cruise në filmin “Vanilla Sky”, ku edhe u propozua për aktoren më të mirë të dytë. Diaz ka shumëllojshmëri rolesh nëpër filma dhe tashmë i është bashkuar klubit 20 milionë dollarësh me filmin “Charlie’s Angel: Full Throttle”. Në vitin 2002 ajo luajti në filmin romantik, “The Sweetest Thing”.

Cameron Diaz ka një shpirt që të bën për vete, duke e përdorur atë në arritjen e suksesit të saj në shumë role të zhanrit të komedisë. Ajo ka arritur të transformojë veten nga filma të mirë, në filma që kanë pasur sukses të konsiderueshëm. Ajo ka luajtur edhe në filma me buxhet të vogël të suksesshëm, si ai i vitit 1995, “The Last Supper”, e deri tek filmi mjaft fitimprurës “There’s Something About Mary”.

Pavarësisht futjes së saj disa herë në listën e veshjeve të dobëta, ajo e ka tejkaluar këtë me renditjen e saj në revistën “Empire”, si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit. Ajo është zgjedhur nga revista “People”, si një nga 50 njerëzit më të bukur në botë në vitin 1998. Në vitin 2002, ajo ndryshoi stilin me filmin dramatik të Scorcesit “Gangs of New York”, ku luan rolin e një hajduteje xhepash, dhe bie në dashuri me Leonardo Di Caprion.

Korrieri