E premte, 29.03.2024, 12:15 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ndal Gjakmarrjes!

E enjte, 05.07.2012, 06:04 PM



Ndal Gjakmarrjes! - Top Channel Albania - News -... by TopChannelAlbania

“Në emër të Maries kundër gjakmarrjes dhe ngujimit!” Me këtë moto u bashkuan në Shkodër qindra qytetarë në një marshim homazh në emër të vajzës 17-vjeçare të vrarë për gjakmarrje, portreti i së cilës është shndërruar tashmë në një simbol qytetar kundër këtij krimi barbar.

Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë të Shkodrës, misionarë të shoqatave fetare, studentë dhe intelektualë u bashkuan për të ngritur zërin kundër këtij krimi.

“Jemi këtu sot në emër të Maries, t’i themi ndal ngujimit, në emër të Maries t’i themi shtetit, ngre grushtin e fortë të ligjit kundër këtij krimi, në emër të Maries t’u themi njerëzve që të mos ndjehen të qetë në shtëpitë e tyre, kur ka fëmijë që vuajnë nga ngujimi, në emër të Maries t’u themi të gjithë anëtarëve të shoqërisë shqiptare që të tregojnë qytetarinë e tyre dhe të revoltohen ndaj padrejtësive që u bëhen të tjerëve”, tha në fjalën e mbajtur, Mentor Kikia nga shoqëria civile.

Tubuesit mbanin në duar qindra tollumbace mbi të cilat shkruheshin shkrime kundër gjakmarrjes dhe ngujimit. Tollumbaci i parë u lëshua nga një fëmijë, familja e të cilit vuan nga ky fenomen.

“Unë u bëj thirrje të gjithë fëmijëve, të rriturve, ndaleni gjakmarrjen! Kanuni duhet të shkatërrohet! Po lëshoj tollumbacin e parë e t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, ndalni gjakmarrjen!”

Pasi firmosën një baner kundër gjakmarrjes dhe ngujimit, tubuesit marshuan me qirinj dhe portretin e Maries në duar përgjatë rrugës pedonale për të ndalur marshimin pranë skenës ku fëmijët po përgatiteshin për të filluar Festivalin e Këngës.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në Qarkun e Shkodrës janë 48 familje të ngujuara me 116 persona, nga të cilët, 21 janë fëmijë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora