E shtune, 20.04.2024, 07:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet "Mjeshtri i Madh" Kastriot Tusha

E merkure, 04.07.2012, 06:11 PM


“Romancat shqiptare” i 12 Korrikut një recital pa koment

Nga Albert ZHOLI

Ai mbetet një ndër tenorët shqiptarë më të mirë të të gjithë kohrave. Tenori që është njehsuar me himin Kombëtar që con peshë gjithë shqiptarët në botë kur këndon Himin në ndeshjet ndërkombëtare. E shehh gjithmonë të qeshur por dhe gjithmonë në lëvizje. Zëri i tij tashmë ka kohë që i ka kaluar kufijtë e vendit dhe ka arritur deri në Koren e Jugut. Por atë nuk e dehin sukseset, pasi e di mirë se mbivlerësimi të con në shterpëzim. Eshtë tepër familjar, por mbi të gjitha shumë kërkues për veten ku kritikën më të shëndoshë e sheh tek familja. “Romancat shqiptare”, do të jetë recital i tij i shumëpritur I cili do të zhvillohet në amfiteatrin e Universitetit të Arteve për nder të 100-vjetorit të Shpalles së Pavarsisë. Ai ka kohë që punon për këtë recital, punon ditë e natë dhe me shumë përgjegjësi pasi dhe pjesët që do të interpretojë do të jenë nga kompozitorët më të shquar shqiptarë. Sipas tij ky recital do të jetë i gjithi një surpizë që nga interpretuesi i romancave në vargje, tenorët shoqërues, sopranoja e ftuar etj…”jam nën ethet e recitalit” e mbyll bisedën Kastrioti, dhe balli i mbushet me djersë përgjegjësie.

Çfarë po përgatit së afërmi Kastrioti?

Eshtë në nderin tonë që në këtë 100 vjetor të pavarsisë të shpalosim vlerat tona të vërteta kulturore në të gjitha fushat. Mendoj se një aspekt shumë i rëndësishëm i trashgimisë tonë muzikore është edhe romanca , si një formë muzikore shum e spikatur shprehëse, e cila është lëvruar jo pak nga kompozitorët shqiptar dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm  në edukimin e shijeve tona kombëtare të kultivuara në fushën e muzikës.Por mendoj se në këtë rast jubilar është me vend zgjedhja , përgatitja dhe interpretimi i një buqete romancash të autorëve shqiptarë të interpretuara nga unë dhe të ftuarit e mi.Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve  më datën 21 Korrik 2012.

Kush do të jetë e veccanta e këtij koncerti ?

E veccanta është se koncertet e deri tanishme me romanca vokale kanë qenë të shoqëruara me pianoforte dhe publiku i pranishëm ka qenë i kufizuar. Mendojmë këtë herë ti japim kësaj forme një dimension më të gjerë, për ta ngritur këtë gjini në vendin që i takon në muzikën shqiptare. Besojm se ky aktivitet i shkon shumë për shtat këtij pervjetori , duke nxjerrë në pah pasurinë shpirtërore  të kombit tonë, të mbeshtetur tërësisht në vlerat tona kombëtare.

Cilët do të jenë të “ftuarit”?

Te ftuarit e kësaj mbrëmje do të jenë sopranoja e mirënjohur Suzana Frasheri, kitaristi i mirënjohur Edison Misso, këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo, trompisti  me emër Isak Shehu dhe supriza të tjera që audienca do ti ndjekë gjatë mbrëmjes. Koncertin do ta shoqërojë formacioni orkestal i dhomës së Universitetit tëArteve  i drejtuar nga Mjeshtri  i madh Ibrahim Madhi . Artistët e ftuar në këtë koncert janë ndër më të suksesshmit në vendin tonë. Autorët e përzjedhur do të jenë emrat më të spikatur të muzikës shqiptare si : T.Harapi , A.Mula , A.Lalo , A.Pecci , E.Sina , Z.Çoba , L.Dizdari , A.Paparisto , V.Nova , F. Ibrahimi , R.Dhomi , L.GJoka , I. Shehu . etj…

Për më tej mënyra e konceptimit si do të vazhdojë?

Nuk do të ketë vetëm këngëtarë interpretues dhe shoqërues por  do të ketë një zhvillim akoma më të gjerë ky recital nga mënyra e konceptimit.duke filluar nga orkestracioni duke ruajtur melodinë, harmoninë ashtu sicc e ka konceptuar kompozitori. E gjithë struktura është ndërtuar mbi një fabul unike, në funksion të së tërës ku do te prodominoje lirika dhe romantizmi .

Ju thatë se do të ketë dhe një aktor, ccfarë roli do të luaj?

E veccantë  tjetër e kësaj mbremjeje do te jetë dhe interpretimi i  disa teksteve të romancave nga një artist i mrekullueshëm i skenës  së Teatrit shqiptar .Emrin po ja u lë surpriz .….

Kush ju nxiti për këtë recital?

Kam kohë që e mendoj realizimin e këtij koncerti. Por nxitja kryesore ishte që ta realizoj me rastin e  100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë.

Si vjen në këtë recital Kastrioti? Vij me një garanci të plotë për suksesin  e këtij koncerti. Kam bindjen se ky koncert do të jetë ndër pikat kulmore të festimeve të 100 vjetorit tëPavarësisë.,,,,, Eshtë romanca ajo dhe  krijimtaria e këtyre kompozitorëve të mëdhenj që për mua hyjnë në brezin e artë të Artistëve shqipëtar  që më jep garancinë që  ky concert do të jetë isuksesshëm .Nuk mund të realizohej ky koncert  pa ndihmën e miqve dhe dashamirësve të zërit tim duke veccuar : Bashkinë e Tiranës,  Ministrinë e Kulturës , Posta Shqiptare , Lloto Sportin ,  Shoq.Sig. Interalbania  ,  ANTA ,   Tv. Klan ,  Universitetin e Arteve,  Alb Klima , Optika Troplini, Hotel Diplomat .

Sa ka ndikuar familja në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm.?

Në gjithë  aktivitetet e mia familjen time e kam pasur dhe e kam të pandarë dhe shum afër meje . Ata janë pjesë e shpirtit, pjesë e suksesit, sepse më krijojnë një ngrohtësi dhe harmoni të padiskutushme, për të realizuar arritjet e mia.

Si do ta përkufizonit të qënit femër me syrin e një artisti?

Femra është lulja në shkretëtirë që dhe pse e vetme e kthen shkretëtirën në ujvarë. Eshtë pranvera edhe në stinën e dimrit. Eshtë aroma më e mirë në mes lulesh shumë ngjyrëshe.

Çështë dashuria për Kastriotin?

Një trëndafil që, për nga bukuria nuk ka të krahasuar. Një trëndafil i vetmi në llojin e vet. Në dashuri duhet të jesh vetvetja dhe të transmetosh  shpirtin dhe mirënjohjen, atë që ndjen në qënien tënde në fjalën më të magjishme dhe më të bukur me emrin dashuri.

Çfarë respekton më shumë tek një femër?

Sinqeritetin

Çfarë bën në kohën e lirë Kastrioti?

Ja kushtoj familjes dhe dëgjoj muzikë.

Jeni supertsticioz?

Besoj në punë dhe sinqeritet.

Gatuani?

Hahahahahahaha…me thën të drejtën jo. Ndoshta kam qenë i përkëdhelur në këtë drejtim pasi kam një bashkshorte që s'të lë hapësirë….

Mardhëniet me politikën?

Politika është art në drejtimin e shtetit. I respektoj politikanët por arti i të kënduarit është jashtë ngjyrimeve politike. Kënga është magjia shpirtërore që e bashkon politikën dhe heq parcelizimet.

Vesi që krtitikoni më shumë tek njerëzit?

Mosmirënjohja. Kur takoj njërëz të tillë më sëmbon në zemër dhe për një moment ndihem i dobët. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit. Sa pak frymë do për të dhënë një falënderim, por sa zemra ngre peshë kjo fjalë e thënë me zemër.

Motua nga e cila që udhëhiqeni në jetë?

Dëgjo, puno, krijo dhe kurrë mos dëmto.

Ku ka qenë kohët e fundit Kastrioti?

Unë jam gjithnjë në lëvizje. Kohët e fundit kam qenë në Kanada, në Kore, në Gjermani, në Maqedoni në Kosovë, Mal të Zi. Profesioni im i tillë është. Ndihem mirë kur më vleresojnë pasi unë jashtë nuk përfaqsoj Kastriotin, por Shqipërinë, flamurin kuq e zi, atë flamur që shqiptarët e mbajnë kudo që janë e mbajnë në gji si gjënë më të shenjtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora