| E merkure, 04.07.2012, 06:38 PM |
Dy
persona, të cilët tentuan të merrnin peng një aeroplan civil në Kinë u rrahën për
vdekje nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, bën të ditur media zyrtare në Kinë.
Sipas njoftimit të medias, dy burra tentuan të marrin peng avionin e linjës
Tianjin Airlines që po kryente një udhëtim brenda Kinës.
Autoritetet thonë se personat që tentuan pengmarrjen qenë muslimanë Ujgurë dhe ata i thanë 101 pasagjerëve në aeroplan se do të merrnin kontrollin, por nuk arritën dot te ndarja e pilotit pasi u rrahën barbarisht dhe u lidhën kokë e këmbë. Aeroplani u kthye në aeroportin e nisjes. Pengmarrësit u dërguan për mjekime në spital, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra nga pasagjerët.
Gazeta
Shqip