E shtune, 20.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Vetvetja, si qënje së brenshmi dhe së jashtmi

E marte, 03.07.2012, 07:59 PM


Persiatje filozofike

Vetvetja, si qënje së brenshmi dhe së jashtmi

Nga Albert Vataj

Vetja jonë nuk është një koncept filozofik i sofistikuar. Ajo është një formë shprehje e realitetit personal, vetvetor. Pika e thyerjes së këtij dimesioni qenësor është pikërisht aty ku vetëdija joën ka rol bashkues për të dukshmen dhe të padukshmen. Pikërisht aty ngjizet sfida. Jo tjetërkund ne përballemi me atë që jemi dhe duhet.  Është një trajtë e shumëformshme së brendshmi, duke mbetur rreptësisht e pandryshuar së jashtmi. Si pa kuptuar vetja jonë shumëfishohet. Ajo e bën këtë, duke ruajtur besnikërisht vetveten, atë vetvete që shihet. Vetëm atë. Tjetërqysh ajo shpërfaq shprehje përgjatë rrugetimit për të përmbushur misionin. Vendosmeria për të ruajtur të pandryshuar vetveten, është një karakteristikë dalluese. Ndryshimet rrethanore, e bëjnë këtë së brenshmi nesh. Aty është e pamundur të hyhet. Madje, edhe vetvetja e ka të disiplinuar këtë mundësi. Shpesh, ose në të shumtën e rasteve, vetvetja është e painteresuar të shohë mundësitë dhe të shfrytëzojë shanset për të penetruar në të, duke e konsideruar mëse të mjaftueshme, sipërfaqen. Pranimi i të sipërfaqshmes është një ngasje që na ysht gjithnjë e më shumë drejt thjeshtëzimit të pjesëmarrjes në vetvete, dhe në realitetin rrethqarkues, nesh.

Na lipset të jemi tjetërkush, dhe e bëjmë këtë vullnetarisht dhe me bindje se asgjë në veten tonë të sipërfaqshme, nuk ka ndryshuar. Në vazhdë të së gjithes, vetja vihet, ose jemi ne që e përballim me shumë rrethana, që e yshtin atë të ndryshojë dhe duke u tjetërsuar, të përshtatet. Dashtazi, ajo masë fizike e ka dëshmuar se e epërmja e gjanave, hyjnorja e tyne është duka, është pamja, është sipërfaqja. Thua se ne nuk mund dhe ska pse duhet të jemi tjetërçka vetëmse një panoramë, një shkrepëtimë blici, një negativ, apo një impresion estetik i derdhur në një katërcepësh telajoje. Në këtë të tashmë, kur shumë gjana jepen kryekëput ndjesive të sipërfaqshme, është ajo, duhet të jemi ne që s’duhet të ndryshojmë. Brenda nesh, një univers i tërë lëviz. Vërshimi i të shkuares, të tashmes dhe mirazhet e së ardhmes, e kanë transformuar atë në një shtjellë rrapëllitëse. Ngulmi drejt triumfit, përnga zotërimi, motivimi dhe egoja, janë dhëmbëzimi i ingranazheve që duke u kacafytun ndërvedi, bajnë që kjo makinë të lëviz, të ecën, të synojë. Anipse ne si individ, spaku kemi pranu derimtash dy bote, atë të jashtmen dhe atë së brenshmi, kjartazi kena pranu njiherash, se duke qenë dual, shfaqemi dhe jemi, kurrsesi njisoj. Vullnetlirë ose jo, ne kena dakordësu këtë formësim, dialektikën e të qenit kështu, alkiminë e vetvetes në të dy dimensionet. Bota përreth, gjithashtu, dukshëm shfaq ngulmin për me na pranu të dyfishtë. Anda për me përngja brendisë asht dhe metet një andërr e kakohëshme. E gjithmonshme munem me thanë, metet kjo dëshirë. Qasjet për me i kundru si të njëjta, asht ngushtësisht nji udhë empirike, që jo gjithnji gjehet e  përjashtume si mundësi.

E kahershme është qëndresa për të vazhduar së qëndruari jashtë. Anipse jemi ne. Është vetëdija jonë, janë kushtet rrethanore, nevoja për të ndryshuar, domosdoja për tu përshtatur, gjithëkëto që na mbajnë jashtë fortesës së vetvetes. Dhe këtë e bajnë duke na leju për me mbetun të shumfishum, si dëshmi e së vërtetës së kjartësuar në njësinë që sheh gjithnji vetveten.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora