Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Lotët e tyre ishin...

| E marte, 03.07.2012, 07:03 PM |


P o e z i

Sejdi BERISHA:

LOTËT E TYRE ISHIN...

Duke më përqafuar
Shpesh më thonë
Ndal o njeri
Ku je duke nxituar

Unë pyes vetveten
Pse më thonë kështu
Dikush më hetoi
Duke u përpëlitur
Dritë të madhe ke krijuar
Po na verbon

Vura gishtin në kokë
Prapë ka nevojë për ecje
Dritën për ta zënë

Të gjithë më shikuan
E Lotët e tyre ishin
Zjarri që më digjte...