E enjte, 25.04.2024, 10:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Nevojë për frymë të re demokratike

E hene, 02.07.2012, 07:11 PM


KOSOVA DHE UDHËHEQJA E SAJ, KA NEVOJË PËR NJË FRYMË TË RE DEMOKRATIKE

-Shpresat e popullit të Kosovës janë të drejtuara kah rinija e vendit,dhe pasuria më e madhe e një vendi është rinia !

Nga Dedë Preqi

Pas shumë krizash ekonomike dhe politike dhe përshkak të pakënaqësisë gjithëqytetare, Kosova ka nevojë të domosdoshme për një frymë të re demokratike, në mënyrë që mos të thëllohet kriza e gjithmbarshme e vendit. Udhëheqja e tanishme e krijuar në mënyrë artificiale në mes PDK-së, dhe AKR-së, ishte vetëm një lojë e demokracisë së shfrenuar, e cila nuk tregoi rrezulltate, të cilat përputhën me nevojat e qytetarëve të saj. Kjo qeverisje e dy partive në kualicion dhe me disa parti të vogla, premtuan aq shumë, sa që nuk arritën asgjë për të realizuar, së paku minimumin e premtimëve, sa do pak për ta zbutë gjendjen e mjerueshme e qytetarëve të vet, të cilët jetojnë sot në kushte sikur në vitet parake, ku shumica e tyre nuk kanë as kulëm mbi kokë. „Populli thotë, më ëndërra nuk jetohet“. Ky ambient politik nuk ka qëllime dhe nuk ka kapacitete me orientime ndërtuese të vendit dhe nuk i përshtatet nevojave qytetare, me ç’rast qytetari i ndershëm e ka humbë besimin te votuesi i vet, dhe është zhgënjyer me besimin që ia ka dhënë votuesit, duke mos përfituar asgjë nga e drejta e vet qytetare, në të kundërtën pushtetarët e vendit u pasuruan në shkallën më të lartë dhe pa të drejtë me ndjersën e popullit të vet. Si pasojë e shumë shkaqëve e problemeve ekonomike dhe sociale të qytetarëve të vendit, qytetarët detyrohen dhe kanë plot të drejtë të kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre,   kërkuar zgjedhje të parakohëshme në Institucionet e vendit, duke afruar kushte të reja në zgjedhje, për krijimin e një fryme të re demokratike, nga rinia e arsimuar, e shkolluar , e edukuar dhe e fuqishme e Kosovës.Kjo është detyrë e domosdoshme e brezit të ri, e cila do të jetë e padjallëzuar dhe e paisur me një frymë të shëndoshë demokratike, në përputhshmëri me frymën e demokracisë së vendeve të zhvilluara perëndimore, dhe të pa drejtave në Kosovë ti vëhët një STOP,njëherë e pëgjithmonë, që mos të nëpërkëmbët më, nga njerëz të pa ndërgjegjëshëm, të cilët përmes korrupcionit po e përvetësojnë tërë kapitalin dhe djersën e popullit, duke e mbështetë arsytimin se, dje ishte krahu i luftës dhe sot, kanë të drejtë të bëjnë çka do, që u vie për dore...

Shpresat e popullit të Kosovës dhe jeta e  tyre, janë të drejtuara kah rinija e vendit, gjegjësishtë nga ata të cilët kanë kryer studime të larta  të nevojshme, në vend dhe jashtë vendit, sidomos në vendet perëndimore. Pasuria më e madhe e një populli, është rinija e atij vendi, apo shteti, siq është edhe Kosova, e cila e ka rininë më të re se 25 vjeqare, dhe është një ndër vendet me popullsi më të re në Evropë. Mirëpo, nëse kjo rini nuk ka përkujdesje institucionale dhe shtetërore dhe nëpërkëmbët duke e lënë pa përspektivë, aty nuk ka zhvillim të infrastrukturës njerëzore dhe as zhvillim  të infrastrukturave tjera të atij vendi. Nëse ua lëshojmë sytë sot qytetëve më të mëdha në Kosovë, sidomos Prishtinës si kryeqytet, të bien në sy skena të tmershme të njerëzve të lodhur e të humbur vullnetin, të cilët nga skamja dhe kushtet e jetës së pa përballueshme, shtriejnë duart, duke kërkuar lëmoshë rrugëve të qytetit, atëherë kjo gjendje e mjerueshme e vëllezërve dhe motrave tona,pa marrë parasysh dhe minioritetet tjera, duhet që t‘ia  tërheqin vërejtjen jetës luksoze, e cila dallohet më të madhe nga „milionerët e mëdhenj të Kosovës së vogël“. Realiteti i kësaj gjendje duhet ta ndërgjegjësoj vetëdijën e shoqërisë tonë kosovare dhe vetëqeverisja aktuale nuk ka se me çka të krenohet, apo të krekoset me punën e saj, sepse një gjendje e tillë sociale nuk ka ekzistuar edhe para shumë vjetëve, edhe para luftës së fundit në Kosovë. Kosova në gjendjen e sotme është vendi më i varfër , vendi më i korruptuar, vendi me një shëndetësi më të pa zhvilluar në Evropë, vendi ku popullata për kokë të përsonit jeton me 87 cent në ditë, dhe shumë gjëra të dhimbshme mbizotërojnë në këtë vend, atëherë, me çka të mburret kjo qeveri ? Ishte kënaqësi e vërtetë, kur u çlirue Kosova dhe u arritë pavarësia , por nuk është kanaqësi, kur këto fryte të pavarësisë, të mos i gëzojë në mënyrë të barabartë sot qytetari i saj. Kosova ka nevojë urgjente për një frymë të re demokratike, e cila do ti bashkojë forcat e reja në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja dhe kushte më të mira për qytetarin e vet. Kjo frymë e re demokratike, që buron nga rinija intelektuale e vendit, do të synojë që pakënaqësitë qytetare, t’i shdërrojë në një energji të re, në një frymë të re demokratike, që nuk është e korruptuar dhe as e djallëzuar. Populli i Kosovës e ka vuajtë me „lëkurë“ dhe ka derdhë shumë gjak, për ti gëzuar frytet e lirisë dhe demokracisë së sotme, por nuk e ka ditë se shteti i Kosovës, do të „degradohet“ nga shkeljet e pa mëshirshme të njerëzve të vet. Prandaj, shpresat janë të mëdha në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet ti fitojë fryma e re demokratike(rinia e vendit), e cila në të ardhmën e afërt do zgjedhë rrugën e drejtë, e cila do të na kthejë dinjitetin dhe do ta mundësojë jetësimin e frytëve të lirisë. Sfidat që duhet ti ketë Kosova përpara vetës, kërkojnë një frymë krejtë të re demokratike,dhe krejtë ndryshe nga kjo „qeverisje e shfrenuar“, duke mos mbajtur peng të ardhmën e qytetarëve të vet, por bashkimin e forcave të reja politike dhe energjinë përparimtare, e cila mund ta ndërtojë Kosovën dhe vizionin për të ardhmën e saj.QEVERISJA E SOTME E KOSOVËS, DUHET TË TËRHIQET SA MË PARË DHE NË VEND TË SAJ, TË UDHËHEQIN FRYTET E REJA TË DEMOKRACISË , QË BUROJNË NGA RINIJA E SHËNDOSHË E KOSOVËS, PËR NJË KOSOVË MË TË BEGATSHME DHE MË TË SIGURTË.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora