Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Augustin Përgega dhe Mal Myrtaj ekspozojnë në Singen

| E hene, 02.07.2012, 05:27 PM |


Dy artistët shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Gjermani, skulptori akademik Mal Myrtaj dhe piktori Augustin Përgega do të hapin sot një ekspozitë arti në Singen të Gjermanisë. Tema e ekspozitës është: “Forma & Ngjyra”.

Augustin Përgega, i cili punon në disenjim për prodhuesin e çokoladës Hohentwiel Schokolade schoko.politan. punimet e tij në pikturë kapin një gamë të gjerë nga realistja deri te abstraktja.

Përgegaj është i lindur në Gjakovë në vitin 1972 dhe jeton në Singen nga viti 1997.

Ndërsa artisti i njohur Mal Myrtaj, skulptor akademik, veprat e tij i krijon në disa materiale, kryesisht në mermer dhe në bronzë. Skulpturat e tij janë të lëmuara, të ftohta dhe prej tyre shpërthen një energji enorme dhe vullnet kreativ, i cili idetë e tij për skulpturën i bën realitet në krijimet prej guri.

Myrtaj është i lindur në vitin 1953 në Pejë dhe jeton prej vitesh në Singen, Gjermani.

Hapja e ekspozitës është bërë, më 29 qershor dhe ajo do të qëndrojë e haapur deri më 2 tetor 2012.

Adresa: schoko.politano, Hegaustrasse 18

78224 Singen

Tel:07731 – 7908 73