E enjte, 28.03.2024, 08:55 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës

E shtune, 05.04.2008, 05:12 PM


LIGJËRATË E MREKULLUESHME E PROFESORIT KOSOVAR – ENGJËLL KOLIQI, NË INSTITUTIN EDUKATIV "NOVOS TEMPOS" NË CONTAGEM:

Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës

Profesor Koliqi, në Contagem u prit si një ambasador i vërtetë: me paradë me flamuj, me hymnin shtetëror dhe me një program kulturo-artistik të nxënësve të Institucionit Edukativ "Novos Tempos" (Kohët e Reja). Autoritetet vendore të Contagem-it dhe drejtuesit e këtij instituti edukativ kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar me institucionet simotra në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e pushtetit vendor thanë: Kur populli brazilian, me shumicë dërmuese e njeh dhe e nderon Republikën e Kosovës, Qeveria Federale në Brasilia, duhet ta njohë sa më parë këtë shtet.

Nga Caio WERNECK

Ligjërata e konkretizuar me programin kompjuterik "power point"
Contagem MG, 4 prill 2008. – Dje, pasdite, qyteti i mirënjohur industrial i shtetit tonë Minas Gerais - Contagem, kishte një festë të jashtëzakonshme. Me ftesë të drejtuesve të Institutit Edukativ "Novos Tempos" (Kohë të Reja), tërë mbasditën e së enjtes këtu ka qëndruar Prof Engjëll Koliqi, tashmë nga të gjithë këndej i njohur dhe i pranuar si ambasador i vërtetë e Republikës së Kosovës. Profesorin kosovar, të shoqëruar nga anëtarët tjerë të Drejtorisë së Institutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS – Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente e parë vikare) dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndërkombëtare), bashkë me drejtorinë e Institutit "Novos Tempos", e kishin pritur edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor – të Prefekturës së Qytetit Contagem: Gil Antônio Diniz (këshilltar i Kuvendit të Qytetit), Lindomar Diamantino Segundo (sekretar i arsimit, kulturës dhe sportit), si dhe Agostinho Silveira (zëvendësprefekt i Contagem-it e ish deputet në parlamentin federal), i cili profesorit ia ka dorëzuar letrën përshëndetëse të Prefektes Marilia Campos, që për shkak të detyrimeve punuese nuk kishte mundur të jetë e pranishme. Në letrën e Prefektes drejtuar profesorit, ajo kishte shkruar:

"PREFEKTURA KOMUNALE E CONTAGEM-IT

KABINETI I PREFEKTES

Letra e Prefektes dërguar Prof Koliqit – e skanuar
Zotëri Ambasador Kosovar Engjëll Koliqi

Ju dëshiroj i përndrituri ambasador një qëndrim të këndshëm në Contagem (Kontagjem) dhe që vizita juaj të jetë e plotsuksesshme. Me keqardhje ju bëj me dije se detyrimet nga agjenda nuk ma mundësojnë pjesëmarrjen në ligjëratën tuaj. Përcillja popullit të Kosovës afektin dhe solidaritetin e të gjithë kontagjemasve.

Malilia Campo

Prefekte e Contagem-it"

Edhe kësaj radhe, siç bën zakonisht, Z. Koliqi ka kërkuar që të mos quhet ambasador, sepse tha se është vetëm një qytatar i thjeshtë dhe i devotshëm i Republikës së Kosovës, por Z. Silveira i ka thënë se tashmë të gjithë këtu e njohin si ambasador i vërtetë dhe i denjë i Kosovës, që po e përfaqëson denjësisht vendin dhe popullin e vet. Ai, mbas kërkesës këmbëngulëse të Koliqit, që Brazili ta njohë sa më parë vendin e tij, ka thënë se shumica dërmuese e popullit brazilian e njeh dhe e respekton këtë shtet ballkanik dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës, prandaj edhe Qeveria Federale në Brazilia, patjetër se do ta zyrtarizojë së shpejti aktin e njohjes së Republikës së Kosovës.

Para se të fillojë ligjëratën, me profesorin kosovar kanë zhvilluar një bisedë të përzemërt, drejtoria e Institutit Edukativ "Novos Tempos", me këtë përbërje: drejtoresha e përgjithshme – Maria das Graças Martins Maia de Araújo (Glícia), drejtori administrativ e financiar – Joaquim Maia de Araújo, përgjegjësja pedagogjike – Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas dhe disa nga profesorët e institutit. Në kërkesën e Koliqit për bashkëpunim me shkollën e vendlijndjes së tij – Stubëll, në Kosovë, drejtoresha e përgjithshme – Glícia është përgjigjur, duke thënë se do të ishte kënaqësi e të gjithëve – drejtuesve, mësimdhënësve dhe nxënësve, bashkëpunimi me një shkollë në Kosovë dhe ka propozuar menjëherë binjakëzimin e këtij instituti me Shkollën Fillore të Stubllës "Dom Mikel Tarabulluzi". Mikpritësit e kanë njoftuar mysafirin e këndshëm me ecurinë e veprimtarisë së Institucionit Edukativ "Novos Tempos" (Kohët e Reja), që megjithëse i ri, me vetëm 10 vjet punë, kishte shumë suksese të mëdha, që do t'ia lakmonin shumë institucione edukativo-arsimore me renome ndërkombëtare.

Pastaj është realizuar pritja zyrtare e Profesor Koliqit, i cili është konsideruar jo vetëm si një ambasador, por si një burrështetas i vërtetë – me parada me flamuj, me hymnin shtetëror dhe me një vallëzim special, luajtur mrekullueshëm nga nxënëset e këtij instituti, të Grupit të Valleve "Teenagers". Ai, me këtë rast, duke i falënderuar mikpritësit ka thënë se këtë pritje madhështore e konsideron si nder dhe solidarizim me popullin e tij të shumëvuajtur, që përfundimisht ka filluar ta shijojë lirinë, në Republikën e Kosovës, që qindëra të pranishëm e kanë miratuar me duartrokitje frenetike.

Engjëlli, me autoritetet vendore të Prefekturës, gjatë paradës me flamuj, organizuar për te, në Qendrën Sportive të Institutit
Edhe kësaj radhe, me ligjëratën e tij, profesori kosovar ka bërë një përshkrim historik të vendit dhe të popullit të tij, që nga shekujt e lashtë, kur ishte Dardania e deri në ditët e sotme. Të pranishmit janë njoftuar me personalitetet iliro-dardanë dhe shqiptaro-kosovarë, që ajo tokë i ka dhuruar njerëzimit, në periudha të ndryshme historike – që nga Konstantini e deri te Nënë Tereza. Duke folur për luftën e fundit çlirimtare, ai ke theksuar posaçërisht heroizmin e kryekomandantit të UÇK-së – Adem Jashari, i cili është flijuar bashkë me familjen e tij të gjërë, me rreth 50 anëtarë. Mu në Kullën e Jasharajve – ka thënë Ai – ka filluar faza vendimtare e Luftës Çlirimtare të Kosovës, që në fund, si aleatë të vërtetë e kanë ndihmuar edhe forcat e NATO-s, që ende vazhdojnë ta mirëmbajnë paqen në atë vend.  Gjithashtu profesori kosovar ka theksuar edhe rolin e pazëvendësueshëm të Presidentit të Ndjerë – të t'parit president të Republikës së Kosovës – Ibrahim Rugova, i cili qysh në vitin 1989 filloi konstruktimin e mirëfilltë të shtetit kosovar, por që – mjerisht – sëmundja e pamëshirshme ia mori jetën dhe nuk mundi ta përjetojë njohjen formale të pavarësisë, siç kërkonte gjithmonë nga ndërkombëtarët. Në fund të ligjëratës 90 minutëshe (megjithë përkthimin nga Profesoresha Vera Lúcia), profesori është përgjigjur në shumë pyetje të nxënësve, të cilët e kanë ndjekur ligjëratën me interesim të jashtëzakonshëm. Që të gjithë kanë mbetur të kënaqur me përgjigjet dhe e kanë falënderuar, publikisht, profesorin.

Mbas ligjëratës, drejtoria e Institutit kishte organizuar një koktej freskues për mysafirin kosovar dhe të pranishnmit e tjerë. Edhe me këtë rast janë zhvilluar bisedime dhe janë shqyrtuar mundësitë e fillimit sa më të shpejtë të një bashkëpunimi konkret të qytetit industrial Contagem, me Kosovën, ku duhet të ndihmohet dhe të investohet ende shumë.

Veprimtarinë e sotme të Z. Koliqi në Contagem e kanë përcjellur edhe massmediat vendore. Edhe te gazetarët është vërejtur një interesim i jashtëzakonshëm për zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj. Ata i kanë marrë edhe intervista profesorit kosovar dhe përfaqësuesve të tkerë të Institutit BRAKOS.

Flamujt shtetëror (i Republikës së Kosovës dhe i Republikës Federale të Brazilit) në paradë, për nder të mysafirit kosovar

Vallëzim artistik për nder të Prof Engjëll Koliqit

Prof Engjëlli në mesin e valltareve (me kërkesën e tyre)

Prof Engjëlli gjatë ligjëratës

Interesim i madh edhe i gazetarëve e fotoreporterëve

Prof Engjëlli, me drejtuesit e Institutit dhe me autoritetet vendore



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi Parlamenti i shtetit Minas Gerais: Ta njohim menjëherë Republikën e Kosovës Engjëll Koliqi: Brazil njihe menjëherë Republikën e Kosovës Xhafer Leci: Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë Ekskluzive - Alma Papamihali: Manifestim i madh ne Frankfurt, me rastin e Pavarsise Miçeku i Shën Mërisë, parku me dëborë i kryeqytetit Memaliaj, Njerëzit rikthehen në qytet Engjëll Koliqi: Presidenti i Kosovës - Fatmir Sejdiu vizitë në Vatikan

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora