E shtune, 20.04.2024, 01:42 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Nuk di çka paraqet personaliteti akademik (!?)

E diele, 01.07.2012, 06:04 PM


NË KËTË RAST, NUK DI ÇKA PARAQET PERSONALITETI AKADEMIK (!?)

Nga Ymer Halimi

Para tre vitesh, kur ishte koha e zgjidhjes së rektorit të UP-ës, një profesor në kalim e sipër në rrugë, më  llafosi: “a i lexove emrat e atyre që kishin konkurruar për rektor dhe ata që ishin zgjedhë në bord të universitetit?”. I thash të vërtetën: Jo.

-Të lutem, lexoje dhe vazhdoi bisedën: ore aty ishte një ish nxënësi i imi që ka ngel, me dhjetë njisha e tash kërkon të bëhet rektor?! Dhe ofshajti: O Zot, a është e mundur kjo?! Po ai ore ... i shpjegoj edhe ca gjëra tejet negative.  Me pak humor i thash: po çfarë do të thotë kjo? A nuk mund të bëhet sot rektor ai që ka ngelë në gjimnaz,  apo ai që ka krye fakultet me mesatare gjashtë!? Ky nuk është përjashtim në demokraci?! Pse të mos bëhet kur dikush i fali: magjistraturë e doktoratë? Kështu hapen dyert e krimit intelektual, dhe më nuk bënë përshtypje më të thënë të drejtën. Atë kohë, i lexova emrat e konkurrentëve dhe pash një konglomerat të gjitha profileve, si në rrafshin profesional, të thirrjeve universitare, po edhe nga të gjitha ngjyrimet politike të partive, po edhe emrin e atij që e kishte shqetësuar profesorin. Kishte të tillë që i eliminonte rregullorja për zgjedhje të rektorit në UP, por te ne ligji zbatohet në mënyrë selektive si në kohën e pashallarëve, e pse te mos konkurrojnë. Bile... Kishte ca emra që me punën e vet kishin rrezatuar veprim pozitive në rrafshin shoqërore dhe shkencore, gjatë gjithë kohës, por me pas u tërhoqën nga gara për rektor dhe mbetën në garë militant partie. Edhe kjo e shqetësoi opinionin akademik i cili shushuriste, ndoshta jo me pak arsye. Po zgjedhjet e këtij viti si do te janë!?

1.

Kjo, atë kohë, me kujtoj empirizmin Rektorit të Universitetit të Evropës Qendrore, në Budapest, Alfred Stefan, që pas një hulumtimi të bërë për shtetet në tranzicion, shkruante: “...nuk shihet ndo një ndryshim nëse është diktaturë apo demokraci”. Por, profesori Stefan nuk nxori në pah edhe atë se te tranzicioni, në shumë vende, shfaqen edhe elemente të anarkisë, që diktatura nuk e ka, dhe kjo aq më shumë, kur primitivet vishen më petkun e pushtetit, apo kapin ligjimitetin akademik.

Mjerisht në gjithë pasluftën, askush nuk u kujdes që emrit të Rektorit të Universitetit, t’i përcaktojnë personalitetin me integritet intelektual, moral e kredibel politik, ashtu siç e shtjellon vet emri, i cili rrezaton vizion, maturi, guxim intelektual, e gjithherë përdor vendime në favorin e interesit të përgjithshëm. Posti i Rektorit të Universitetit ndryshon shumë nga posti politik, (mjerisht është politizuar) se politikanit mund t’i mungoj akademizmi, morali i kërkuar nga Platoni, Aristoteli apo Kanti, por  Rektorit te Universitetit, apo dekanit nuk duhet të mungojnë kurrë! Dy kuptimsia e të vërtetës te rektori e dekani në Universitet është inegzistent përjetësisht, por të politikani ka vend.

Mjerisht, këto kritere u anashkaluan qe sa vite edhe në njësi akademike ku zgjodhën ca udhëheqës, dekan dhe prodekanë,  që kanë (kishin) karriera akademike mjaft diskutabile, dhe aspak të respektueshëm e pa vizion, por kanë përsosmëri përkuljeje para pushtetarëve të partisë që u përkasin. Edhe sot, unë dhe kolegët e mijë, në njësinë akademike ku jemi, po edhe te të, tjerat nuk kemi asgjë para vetes si program të shtjelluar nga pretendentet për dekan, por nga thash e të thënët njeri për tjetrin, jemi mbështetur për muri. E pabesuar...tepër primitive!  Ne anën tjetër, shume intelektual janë barikaduar ne taborre zgjedhësish, si kundërshtar të urryer, armiqësor. Pretendetet, kërkojnë mbështetje formale e informale, brenda dhe jashtë njësive akademike, nga grupe interesi e individ pa fare kriteri. Por, duhet te jetë e çartë për te gjithë se: “gjërave u jepet rëndësi edhe për domethënien”. Kështu, stafi udhëheqës  i njësive akademike po bëhen tepër te varura nga këto grupe interesi, jashtë institucional, e kjo është (dhe doli) tepër e dëmshme për institucionin akademik, dhe u ngulfat mendimi zgjedhor, dhe aq me shumë, kur u kërkua qe besnikëria e votës te dëshmohet e fotografuar. Kur është përfol fare nuk e kam besuar, por sot kjo është krejt e saktë. Në këtë rast, më nuk di çka paraqet personaliteti akademik (!?) Dhe tash e besoj kur dikush e thoshte se një “sms” i vetëm, Rektorin aktual e bëri Rektori të UP-ës, apo krejt ngjashëm edhe paraardhësit e tij edhe ca anëtarët të Këshillit Drejtues të UP-ës, dhe ja tash ku ndodhemi: kur mendimet fisnike duken marrëzi, e padrejtësia takon vesh të shurdhër, ku mendimi i lirë sikur zhvillohet në hapësirë pa ajër, qe nuk ka dëgjues e as dëshmitar, ku arkitektura shpirtëror e një universiteti që priu në procese te shoqërisë kosovare, si promotor në të gjitha rrafshet, tashmë shihet si anije pa timonier që e përplasin erë të detit, dhe shqetësimi shihet ne fytyrat e të gjithë neve.

Pse e gjithë kjo luftë për këto poste: për të shpalos vizionin e karrierë, apo poste për të grabitë!? Kjo e do një analizë psiko-sociologjike.

Por,

2.

Te shpresojmë se në këtë verë shumë të nxehtë Kosovare, kësaj radhe edhe UP-ja së fundit mund të këtë “pak fat”, dhe dhasht Zoti, të zgjedhën për anëtare të Këshillit Drejtues në UP, rektori e dekanë,  personalitet me integritet moral e intelektual, që kanë vendosmërinë e “po” dhe “jo”-s, të mbrojtja e të vërtetës, e qe kanë vizionin të çartë për atë qe pat thënë rektori aktual me rastin e zgjedhjes se tij, se: “UP-ja është në pikën më të ulët prej themelimit te tij e deri më sot”, por gjendje që degradoi edhe më shumë ne mandatin e tij. Prandaj, udhëheqësit e ri, lë t’i kthejnë emrin kuptimplotë UP-ës,  kur kuadrat që nxori u bënë mjek të shkëlqyeshëm, profesor të respektuar, inxhinier, profesionist që udhëhoqën me plotë sukses shoqërinë Kosovare,  dhe së paku punën në UP ta sjellin në rrafshin e vlerësimeve reale, UP-ja të mos jetë parking i moshës rinore derisa ua shterin energjinë e frikshme, por hapësirë e perspektives ne jetën e tyre. Duhet ta ndalin rrëshqitjen morale në UP, të diferencojnë punën e suksesshme të profesorit, me punën e profesorit që abuzon, të mos paguhet mos puna e të ndalohet që më pesë termine ligjërata të mbyllin semestrin, se dikush qenka njeri me ndikim politik apo i grupit informal. Të ndërpritet praktika e ligjërimit të asistenteve, se profesorët janë vardis në vende tjera pune, t’i funksionalizojnë institutet shkencore se vërtet aty mund te bëhet shkencë, e që sot janë (kushtimisht) në vdekje klinike (e përdorë edhe në një rast tjetër), t’i pajisin laboratorët për ushtrime të studentëve, e jo kërkesat të vihen në shportë, t’i ndalojnë profesorët të mbajnë deri katër (ka edhe më shumë) lëndë të fushave të ndryshme, thua se janë me çmim nobeli. Të ndalojnë që një profesori apo asistenti të mbaj edhe 10 orë mësimi në një ditë të vetme, me kusht që ditëve tjera të vrapojnë pas honorarëve jashtë UP-ës. Te merren me reforma në mënyrën e mirëfilltë, e t’i perceptojnë ato drejtë e jo te mbesim përherë në fazë fillestare – reformë mbi reformë. `

Prandaj,  para se të marrin votën e anëtareve te Këshillit Mësimor-Shkencor, Senatit apo Këshilli Drejtues, dekanë dhe rektori, le të ekspozojnë vizionin e tyre si do i zgjedhin këto e ca probleme te tjera, të cilat ngritin mundësi që studentet tanë në UP, të marrin dijen që e meritojnë.

Të shpresojmë që këtu e këndej, Rektori e prorektorë, lë të na mbesin në kujtesë,  për atë që UP-së i hapin një perspektivë te re, e jo për byfe të mbyllura në Universitet, për ndeja ne kafene nate për pazare politike me njerëzit e politikës e parapolitikës, për intervista boshe, për blerje mirënjohjeje e tokash, për mbushje të kontove me euro nga burime te panjohura, për dhënie vetes titull profesor emeritus e zhvatje në tendere, për pranim te diplomave false, për vendime kundërligjore, për ekskursione në ndeshje futbolli. Te shpresojmë se do te kemi rektorin e dekanët me akademizëm e moral, qe nuk jetojnë ne vetëkënaqësinë primitive të të qenit rektor e dekan, por me ndjenjën e përgjegjësisë para dyzetmijë studentëve.

Të besojmë se UP-ja ka forcë ta kaloj këtë gjendje tepër te renduar!

Prishtinë, 26.06.1012.

Ymer Halimi / Profesor në FM dhe ish deputet në Kuvendin e Kosovës/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora