E premte, 29.03.2024, 12:36 PM (GMT)

Kulturë

Brahim Avdyli: “Qielli i paprekur”

E diele, 01.07.2012, 06:28 AM


Doli nga shtypi libri i njëmbëdhjetë, gjegjësisht i trembëdhjetë

i autorit Brahim (Ibish) AVDYLI , ”QIELLI I PAPREKUR”,

e botuar nga Shtëpia Botuese “Brezi ‘81”, Prishtinë.

ISBN 978-9951-424-42-4

Poeti, shkrimtari e publicisti Brahim Ibish AVDYLI ka nxjerrur kësaj radhe librin e tij të veçantë me poezi, që shënon një periudhë të re të arritjeve të tij në fushën e krjimtarisë poetike. Ajo shënon një kthesë të interesimeve poetike të autorit dhe të përpjekjeve të tij.  Në përgjithësi, ai sjell edhe njëherë metaforat dhe simbolikën e vargut poetik, të përdorura si formë të fjalës së arritur poetike në përmbedhjet paraprake. Por,  ajo që vlenë të përmendet me këtë rast është padyshim përdorimi i ironisë, që rrallëherë shndërrohet në sarkazmë të lehtë, të cilat shënojnë preokupimet e reja të poetit bashkë me përdorimin e figurave të tjera. Duket sikur poeti e ulë qëllimisht pak nga pak nivelin e poezisë së përgjithshme të tij, aq sa e lejon atë niveli i lexuesve në përgjithësi, sidomos atyre që më shumë e përdorin për lexim internetin e më pak librat. Por, poeti, shkrimtari e publicisti Brahim AVDYLI arritë dukshëm të zgjerojë edhe mëtutje spektrin e temave dhe të prokupimeve të tij si poet seroz shqiptar.

Poeti merret në radhë të parë në këtë libër poetik me ringjalljen e përgjithshme të miteve nga mitologjia e jonë pellazgjike (ilire dhe shqipe), sikur do me qëllim t’ia kthejë edhe njëherë te veshi lexuesit të mundshëm këto mite pellazgjike dhe shqiptare, që nga Dodona e parë në Dodonën e dytë, së bashku me mitet e tjera për Zeusin, Herën, Dhemitrën, Korrën, Afërditën, Athinën (Thina apo e Thëna shqip), Moirat apo Fatitë, Letën, Apollonin dhe Artemiden, Arianën, Evropën etj. që kryqëzohen me lindjen e racës së bardhë në Evropë, për çka janë të parët e këtij kontinenti shqiptarët e sotëm, dmth. ilirët e pellazgët, që është i njëjti popull që jeton edhe sot në trojet e veta të ngushtuara nga luftërat mijëvjeçare. Ai i thërret orët e maleve (zanat në shqip), që të zbrezin ato në Dukagjin me një sofër pishe të maleve të larta shqiptare (Alpeve shqiptare),  për tu ulur aty Zotat dhe për të mbledhur të dhënat e përbashkëta për drejtësinë, lirinë, kauzën dhe çështjen tonë të përgjitshme, që ka lëvizur krejtësisht nga orbita e vet. Njeriu i ynë, bashkë me të gjithë njerëzit e tjerë të botës, është mjeruar tërësisht gjatë shekujve, është denatyruar, është korruptuar, aq sa të shkaktojë fatkeqësinë e nëntë të poetit, që kryqëzohet në këtë libër me dy linjat e mëdha. Drama e përgjithshe njerëzore kryqëzohet me dramën shqiptare dhe të poetit. Vetmia, trishtimi dhe melankolia e përcjellin kudo poetin…

Libri “Qielli  i paprekur” lexohet me kënaqësi dhe pandërprerje nga faqja e parë e deri në faqen e fundme.

V. d`A.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora