E marte, 23.04.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Rrugëtim i sigurtë poetik

E diele, 01.07.2012, 09:14 AM


RRUGËTIM I SIGURTË POETIK

“ Edhe tek unë e bukur

Me zemër në zemër

Më preke”

A. Marku

Anton Marku, “Në duet me vetveten,”poezi.

Nga Tahir Bezhani

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetit nga diaspora,z.Anton Marku,me titull mjaft karakteristik,”Në duet me vetveten”,me redator Halil Haxhosaj dhe recensent,Muharrem Kurti e Blerim Valla,krijues nga Gjakova. Botoi  biblioteka.”Shtigjet”

Këtë radhë,poeti Anton Marku,i paraqitet  lexuesit me veprën e pestë,pas atyre:”Cikloni i dashurisë”,”Gjurmë mbi hije”,”Dielli i mesnatës” dhe “Vizioni blu”,e cila vepër,pra “Duet me vetveten”, dallon në shumë aspekte nga të më parshëmet. Këtë mund ta hetoi lexuesi i vëmendshëm  që nga qerthulli i parë e deri në të fundit me ngritjen e autorit në cilësi më të lartë të shprehjes poetike. Pra,duke lexuar librin me poezi “Në duet me vetveten”,hetohet një ngritje dhe ecje e sigurt e autorit drejtë lartësive poetike.

Ky libër është i ndarë në pesë kapituj(qerthuj):”Korb i balsamuar”,”Koha e gështenjave”,”Shiu i purpurt”,”Silueta gri” dhe “Vasha e zjarreve”.

Duke u nisur qe nga qerthulli parë e gjerë te ai i fundit,ose nga poezia e fillimit”Post lirie” e deri te “Enigmë”,lexuesi ndeshet me një botë interesante poetike,një botë intensive brenda autorit i cili ndjenjat e veta poetike i baraspeshon  mirë me situata kohore dhe i hedhë lirshëm,natyrshëm,pa shtrëngata,pa komplekse me plot invencion e refleksion  poetik. Me këtë mënyrë të shprehjes poetike ,autori na jep shkas këtë herë t’i gëzohemi rrugëtimit të guximshëm  drejtë majave të poezisë bashkohore.

Në librin “Duet me vetveten”,ndeshim shumë poezi që meritojnë qasje analitike,një nga një,por mendoj se mjafton të cekim disa nga ato me vlera të veçanta letrare.

Kur lexojmë poezinë “Ndryshe”,vërtetë vijmë në një  konkludim  të drejtë se autori,në formë të një monologu,në mënyrë filozofike,shprehë mos pajtueshmërinë  me ecjet e kohës në të cilën jetojmë si bashkësi njerëzore.... Ja disa vargje:

“Kështu nuk e patëm fjalën

Avull që turbullon vesën

Humbur mes acarit

 

Shkoi dita pa e parë

Jeta pa e prekur”...

Mendoj se  është kjo njëra ndër poezitë kulmore të autorit e cila evulon brenda për brenda  qenjës njerëzore dhe del si shpërthim,si revoltë apo rebelim poetik,karshi gjërave e dukurive negative në jetën tonë të përditshme.

Një ngjashmëri gjejmë edhe te poezia”Skelet pa lëkurë”,ku shihet qartë bota e brendshme poetike ngjeshur me fisnikërinë njerëzore të autorit në ballafaqim me përplasjet e realitetit të jetës sonë të përditshme. I prekur emocionalisht,brendia reagon vet te poetët,andaj vargu e ka fjalën me fuqinë shpërthyese ku ndjenjat vijnë në shprehje:

“Qira të lartë

I pagova jetës

Për të mos u tretur

Në mes të vargut

x  x  x   x

Shërbëtorë besnik

I lodhur  nga përulja

Busteve”.

Pra,marr guximin të shprehem lirshëm se poezia e Anton Markut,është një mozaik i gjerë formash të dendura qe përcillen me tehun e hollë të ndjenjës poetike, ku mund të sensibilizohet opinioni krijues e më gjerë. Autori me shkathtësinë krijuese,me elegancë poetike,merr qëndrim artistik karshi problemeve neper te cilat kalohet jeta.

Poeti Anton Marku,si çdo krijues  me ndjenja poetike,nuk ndihet  i qetë,por nga largësia e vendlindjes,me plotë brengë përcjellë ngjarjet kyçe të momenteve historike qe po kalojmë. Kur është atdheu mbi të gjitha,reagimet janë të natyrshme,të ashpra,nostalgjike,plot dhimbje etj...Në këto rrethana,poeti shpërthen fuqishëm me poezinë “Loja me harta”,ku pos tjerash  shkruan:

“Thanë:

Do lëvizin gurët

Në veri,

Në jug

Atdheut po i ligështohet shtati

Një stuhi pezull po e mban

Pas shpinës po i balsamojnë

Portretin e ri

 

Mi zgjidhni sytë të shoh

Se si lumit po i lakohet shtrati

Atdheut shtati......”

Mendoj se poezia e lartcekur nuk do koment për fuqinë e saj poetike dhe aktualitetin kohorë në përmasa edhe ndërkombëtare. Tek e fundit ky është misioni që ka poezia dhe ndikimi i saj në rrathët intelektual....

Të kësaj natyre dhe formave të ndryshme autori ka disa poezi brenda këtij libri e që meritojnë vëmendje dhe trajtim të veçantë.

Në qerthullin e fundit,”Vasha e zjarreve”,poeti na del si një “figurë” tjetër,ashtu siç e do natyrshëm jeta. Në poezitë e pasme të librit,poeti trajton apo skalitë mrekullueshëm,me imagjinatë të skajshme erotike”vashën e ndezur në dashuri,te dashuruar me plot afsh,por edhe besnike e te sinqertë për jetë”-shkruan redaktori Haxhosaj.

Duke qenë larg vendlindjes,malli,dashuria për çdo gjë ,por edhe për vashën,nuk e lënë të qetë autorin,prandaj përjetimet erotike,si erupsion,  vijnë nga thellësia e shpirtit me plot sinqeritet prej njeriu dhe krijuesi. Ja disa nga rreshtat e poezisë “Puhizë e etur”:

“Ti ishe unë

Më afër se flladi

Më përcillje në nisje

Më pritje në kthim.....”

 

“Edhe tek unë e bukur

Me zemër në zemër

Më prekë”.

Marrë në tërësi veprën e fundit me poezi të autorit Anton Marku,”Në duet me vetveten”,mund të themi lirisht se ky libër paraqet një të arritur serioze nga autori i cili në vazhdimësi po përsosë stilin,figuracionin,metaforën poetike,me përcjelljen e porosive të qarta e te forta te lexuesi i nderuar.

Me këtë vepër të Anton Markut,bibliotekat tona janë më të pasura me poezi bashkohore nga autori.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora