E merkure, 24.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Editorial

Pal Sokoli: Liman Zogaj hallkë ndërkulturore Shqiptaro-Gjermane në Essen-Werden

E shtune, 05.04.2008, 06:11 PM


Liman Zogaj së bashku me trupën
Liman Zogaj hallkë ndërkulturore Shqiptaro-Gjermane në Essen-Werden

Nga Pal Sokoli

Në kuadër të veprimtarisë kulturore te qytetit  Essen-Werden në muajin qe shkoi, Theater im Werden- inskenoi dramën “Trojanet” te autorit më të moderuar te klasikëve grek, Euripidit, me regji të z. Manfred Braumann. Si veprimtari kulturore ndoshta edhe nuk do të ishte shumë e rëndësishme për publikun shqiptar sikur mos te ishte 1) Rrëfimi pas rënies se Trojës, qe lidhet me paraardhësit tanë pellazgo-Ilirë dhe migrimi i tyre edhe nëpër tokat ilire dhe me gjerë, dhe 2) Sikur njërin ndër rolet kryesore te kësaj shfaqje(Menelau) të mos i ishte besuar një artisti dhe krijuesi shqiptar, zotit Liman Zogaj. Para se te ndalemi të kjo dramë të ju përkujtoj se z.  Liman Zogaj nuk e ka për të paren here qe paraqitet në skenat e teatrit gjerman këtu ku jeton ne Essen-Werden, edhe vitin e kaluar  në komedinë e Hugo von Hofmannsthals ” Der Unbestechliche” gjithashtu ne regji te z. Manfred Braumann  z. Liman Zogaj u dallua me lojën brilante dhe u lavdërua nga shtypi gjerman i qytetit të Essenit.
         
Liman Zogaj pothuaj se ka bërë për veti publikun e Essen-Werden-it qe nga publikimi i librit te tij”Kosovë  nuk ta mora diellin”në gjuhen gjermane,mu në kohen kur Kosovës i duhej ndihma më e madhe në publikimi e fatit të saj. Publikimi i këtij libri u prit shumë mirë edhe nga shtyp i këtushëm gjerman e sidomos nga gazeta lokale Werdener Nachriechten,Kurier etj.
            

Liman Zogaj në përjetim të njërin nga rolet
Te drama “Die Troerinnen”,” Trojanet”, Liman Zogaj kishte njërin ndër rolet kryesore, rolin e Menelaut, qe edhe u duartrokit në mënyrë frenetike nga të pranishmit, përkundër asaj qe personazhi i luajtur prej ti, kishte tipare negative. Një grup i grave Trojane pas rënies  se Trojes duke pritur transferimin  e tyre si robina, në mënyrë narrative sjellin pothuaj se tërë ngjarjen, dhe fatin tragjik te Trojës dhe Trojanëve  ne skenë. Rritja e ndjenjës se vetëflijimit te Trojanet, ku herë- herë edhe i gëzohej fatit të zi të vdekjes, vetëm të çliroheshin nga vuajtjet dhe përbuzjet e Athinasve grekë, sikur kur Polixena vdes te varri e Andromena i gëzohet vdekjes se saj. Pastaj shpresa e vetme e një  trashëgimtari te Trojës shuhet të mbretëresha e Trojes, Hekabe kur i marrin te vetmin trashëgimtarë nipin Astyanax-in. Dialogjët në mes te Menelaut dhe të Hekabesë, pastaj mes Helenes dhe Menelaut i dhanë publikut një interesim te jashtëzakonshëm sepse lidhej me fatin përfundimtarë te aktorëve kryesor të ngjarjes. Ne mesin e gjithë kësaj dinamike me një lëvizje te shkëlqyer skenike Liman Zogaj dallohej me interpretim artistik.
  . 
Liman Zogaj është edhe anëtarë i Lidhjes se Shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani dhe udhëheqë grupin organizativ të manifestimeve të ndryshme të LSHKASH,por edhe aktiviteteve tjera përkushtuese nëpër Gjermani.
Ka marrë pjesë ne festivale te teatrit amator në Kosovë dhe ka kontribuar ne inskenimin ne shumë pjesëve dramatike të autorëve të ndryshëm por edhe pjesë teatrale të shkruara vet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora