E merkure, 24.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Mehmeti: Njeriu me dashuri të madhe për popullin e vet

E diele, 01.07.2012, 09:07 AM


Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duhet të fokusohemi: çka na bërën të haujt e çka i bëmë ne vetes tonë, kush e përmirësoi e kush e prishi imazhin e shqiptarit në botë, përse sot suedezët janë 100-vjet para nesh, derisa ishim ne para tyre, me çka mund të mburremi e me çka duhet të turpërohemi para qytetërimeve?

NJERIU ME DASHURI TË MADHE PËR POPULLIN E VET

Deri sa njeriu  nuk matet për nga ana fizike se sa është i madh, por nga mendja e veprimi i tij, edhe popujt nuk maten nga milionat, por nga njerëzit çfarë i ka brenda

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

Gjeografikisht Izraeli është një shtet i vogël, por ai ka njerëz të mëdhenj. Një nënë kurrë nuk mund të thotë se ka djem të mëdhenj, kur ata kanë trup të madh, por kur ata e duan Nënën e tyre. Vetëm atëherë ajo është e kënaqur dhe e lumtur. Ajo do të duronte  edhe pa ngrënë e pa pirë, sikur ta donin djemtë. Izraeli edhe nga numri i banorëve nuk është i madh. Kam harruar, por aty rreth tre milionëshit sillet diku, po them nëse nuk e kam gabim, sepse ka kohë që nuk  kam lexuar për të.

Mirëpo, sot (më 21 qershor 2012) po lexoj se “Nobelisti Eli Vizel heq dorë nga çmimi i shtetit hungarez”, ndërsa më poshtë shkruan se ai heq dorë nga ai çmim pse që në Luftën e Dytë Botërore. Këtë çmim e ka marrë në vitin 2004 nga shteti hungarez, ndërsa, tani, pas tetë vitesh ai heq dorë nga ai çmim! Lumë ky shtet për njerëzit e vet! Po kur do të vetëdijesohen shqiptarët të bëhen të këtillë!? A do të ndodhë kjo ndonjë ditë, për deri sa ata vrapojnë pas çdo kocke, kur nuk ndalen së vjedhuri shtetin e vet, kur jo pa para, jo shpërblime, por japin edhe para për t’u bërë shtetas i shtetit që i vret! Dhe këtu, nuk do të dalloja askë, duke u nisur nga qytetari, tregtari e diplomati shqiptar.

Ne, që i kemi të freskëta masakrat e gjenocidin serb, dhe sot, shumë nga shqiptarët janë lojalë të tyre. Kjo është çmenduria shqiptare. Edhe këtu matemi nga të gjithë se sa ne jemi për shtetin. Madje, duke u nisur nga lart-poshtë po edhe në të kundërtën.  Ne 3 e kemi bojkotuar pushtetin serb millosheviqian në tërë dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX, përse nuk i bojkotojmë edhe sot të gjitha qarkullimet me Serbinë, duke u nisur edhe nga kalimi përmes saj për në shtetet evropiane, e të mos flasim me tregtinë, që Serbia i merr milionat prej nesh. Edhe për këto do të duhej vetë qytetarët ta bojkotojnë, shumë lehtë do të ishte kjo. Nëse tregtari bie mall nga Serbia, qytetarët të mos e blejnë, le t’ju flejë në depot e në shitoret e tyre, do detyroheshin ta kthenin prapa, ose më nuk do të hynin në të. Nuk do të sillnin më mall serbi në Kosovë. Dhe kështu, do të ndërpritej. Kështu edhe ndërkombëtarët do të ishin më këmbëngulës për gjithçka. Kështu do të duhej të vepronim të gjithë. Diplomatët pa popull nuk do të mund të bënin asgjë.

Kjo  do të ishte një vetëdijesim për ne, do të tregonim se nuk duam bashkëjetesë me armikun tonë, tani, na u bë shekullor.

Prandaj, Eli Vizel, për hesapin tim edhe si nobelist, del edhe më i madh. Sepse tregohet njeri që e do atdheun dhe popullin e vet mbi të gjitha vendet dhe popujt e tjerë, e sidomos kur ata bëjnë apo kanë bërë keq në popullin e tij.

E heqja dorë nga medalja “Kryqi i madh” për shkak të vrasjes së dhjetëra mijëra hebrenjve  hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, tmerret e të cilëve i ka përjetuar edhe vetë  nobelisti Vizel ka një porosi të madhe për ata që kanë sy edhe vesh.

E për shqiptarët, sot po shihet: Janë lëshuar se kush po vjedh më shumë, madje hajni edhe krenohet, edhe kërcënohet, edhe vret... dhe ai mbrohet...e nuk dënohet!

Deri sa të ndershmit ndjehen si të turpëruar, jo se ata  e meritojnë atë, por pse ndjehen të turpëruar nga të turpëruarit. Që botës po i japin një imazh shumë të keq, duke qenë në krye të partive shqiptare dhe në pushtet, që tërësisht e kanë harruar shtetin dhe popullin.

Shumë, shumë keq!

 

Mbititulli është i redaksisë-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora