E shtune, 20.04.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Mendime

Nikë Gjeloshi: Lidhja e Prizrenit ide e parealizuar

E shtune, 30.06.2012, 11:15 PM


Lidhja e Prizrenit ide e parealizuar

BISHZ

Tryeza për 100 Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe 134-vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Zvicër, Solothurn, Berntorstrasse 10, dt.16.06.2012.

Nga Dr.sc. Nikë GJELOSHI

Unë do te paraqes pjesë, të plotësuar, nga nje Analizë, me Titull: “Si pati dështuar Lidhja e Prizrenit …”, publikuar në Librin tim “Kosova 1999 – as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar”, EBP “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2002 e 2004, por më plotësimet e bëra e kam emertue „Lidhja e Prizretnit ide e parealizuar“. Ne fund, jo per te paren herë, do te jap pikëpamjet e mia per të ardhmën tonë si komb.

Pas Kongesit të Berilinit (13 qershor 1878), forcat politike shqiptare, edhe pse të copëtuara në bajraqe e interesa grupore, kishin arritur më ne fund të perqendroheshin në tri grupime të mëdha. Dy prej atyre grupimeve nuk kishin percaktue si qëllim te veten çështjen e kombit por forcimin e pozitave nën Mbretërinë Osmane.Lidhja shqiptare e Prizrenit mbajtur me 10 qershor 1878 në Prizren ishte organizue si një levizje e madhe qe nga periudha e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Kjo levizje kishte përbërje heterogjene mbase dhe kishte lënë anash reprezentët të një pjese të popullit sipas përkatësisë fetare. Qellimi i kësaj Levizje ishte: formimi i një shteti autonom qe do të perfshinte vilajetet shqiptare nen sundimin Osman: Vilajetin e Prizrenit, të Shkodrës, Manastirit e Janinës.

Nga raportet jo të mira të shqiptarëve mes veti; nga Fuqia jo e mjaftueshme kundërshtuese me luftë kundër Osmaneve; nga shkaku i mosperfaqësimit te reprezentanteve te popullit sipas perkatësisë fetare, Lidhja e Prizrenit qe kundërshtuar nga diplomacitë e atëherëshme të Fuqive të Mëdha. Keto konstatime deshmohen në relacionet e kohës nga ana e Konsujve të jashtëm me seli në  Shkodër.

Nga trazirat e bëra në vilajete – provinca shqiptare, në fund të vitit 1880, nga Porta e Lartë qe nxjerr vendimi: “Krerët e trazirave të arrestohen dhe të lidhur në pranga të dërgohen në Stamboll”! Në të njëjtën kohë të shpalljes së Fermanit bëhëj propaganda kundër krerëve të tillë shqiptarë me qëllim qe të shkëputej populli prej tyre; dërgohen emisarë per ti akuzue udhëheqësit që kërkonin “autonominë e Shqipërisë” se ata po nxiteshin nga Austria, Italia e Greqia. Stambolli, me një udhëzim të fshehtë, Lidhjën Shqiptare te Prizrenit e cilësonte “prodhim të farës së ngatërrestarëve” në Shqipëri. Porta kishte bërë shpalljen sipas së cilës “Shqipëria është pronë ekskluzive e Perandorisë osmane. Ajo ka në dorë ta bashkojë ose ta administrojë të copëtuar atë, …, dhe se me bashkimin e Shqipërisë në një vilajet do të dëmtoheshin vetë shqiptarët, sepse Shqipëria do të zhdukej ose do të ndodhnin shumë ndryshime qe në të ardhmen e afërt do ta çonin drejt zhdukjes”. Porta e Lartë kishte dërguar Dervish Pashain me 30 batalione për ta ndëshkuar Kosovën për trazirat që kishin shkaktuar “ngatërrestarët” shqiptarë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte reaguar në mënyrë të paorganizuar dhe me vonesë. Derisa Porta kishte vetëm dy taborre, asaj i ishin shtuar edhe 5 të tjera dhe ishin bërë afër 4000 ushtarë, kurse Lidhja nuk kishte arritur të organizohej. Në rrugën për në Ferizaj Dervish Pasha edhe se kishte 30 batalione kishte ndaluar në Shkup dhe i kishte folur popullit: “Kam me vete 300 batalione, prandaj lini ngatërresat, hiqni dorë nga lëvizja”.

Sulltan Abdylazizhamiti II, i pohonte pashai popullit, ka dërguar pusullën: “Nisma për bashkimin e vilajeteve shqiptare është nismë joligjore e 5 – 10 ngatërrestarëve…. Shkëputja e viseve shqiptare nga Perandoria Osmane do t’u jepte shkas fuqive të huaja për t’i aneksuar ato vise”.

Në kërso acarimesh të gjendjes dhe të kërcënimeve shqiptarët: nen një (1), Nuk prekin asnjë nga garnizonet turke që ishin nëpër qytetet shqiptare, si në Shkup e gjetiu; nen dy (2), Nuk emëruan asnjë administrator në shqip në vend të turqve; nen tre (3), Nuk sulmohet mutesafirin osman Tajar Pashai i cili kishte ardhur nga Stambolli si guverner; kater (4), Ishte lejuar Dervish Pashai nga Selaniku, nëpër Shkup e deri në Ferizaj, të arrinte me 30 batalione dhe të stacionohej aty për sulm ndaj ngatërrestarëve; pësë (5), Kindapimi i krerëve shqiptarë në Shkup – 11 anëtarë të Komitetit në prefekturen turke nga ana e Ibrahim Pashait dhe dërgimi i tyre në pranga në Stamboll e më vonë në kala të Rodosit nuk kishte mjaftuar për të konkluduar se duhej radhitje e forcave atdhetare në tërë vilajetet shqiptare ne mbrojtje të Atdheut.

Pse ndodhë kështu?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pos shkaperderdhës se pikëpamjeve te grupimve shqiptare, nuk kishte arritë të artikulonte forcë unike luftarake per të bërë sulme ushtarake me kohë, me shpresë dhe bindje, se: një (1) “Turqia nuk do t’i ndëshkonte rreptë shqiptarët” dhe dy (2), se “ushtarët turq janë pa moral luftarak“ mbase luftonin larg vendlindjeve te tyre. Dervish Pashai megjithatë do të djegë katunde dhe do të rrënojë shtëpi te shumta shqiptare, kurse në muajn shkurt te vitit 1881 në Shkup porosiste shqiptarët: “Shqipëria do të zhytet në anarki nga vetë shqiptarët; shqiptarët…, nuk kanë armë për të mbrojtur vendin e tyre; por Porta nuk do të lejojë rrënimin e as shkëputjen e Shqipërisë”! Dervish Pashai kishte të drejtë, të paktën, në konkludimin se “Shqipëria do të zhytet në anarki nga vetë shqiptarët”.

Pervoja historike, nga atëherë e deri sot, dhe zhvillimet politike shqiptare në ketë perceptim i japin te drejt Dervish pashait. Mbase këtë konkludim të pashait, bërë 131 vjet më parë, shqiptarët do ta vërtetonin në vazhdimësi. Shqipëria bashkë me shqiptarët etnikë në Ballkan jo rrallë do të zhyten në anarki per qfar, në periudha te caktuara kohore, jemi dëshmitarë dhe Ne!

Dervish Pashai, pos fjalëve, kishte orientuar veprimin e vet edhe politikisht: duke dëguar letra nëpër vilajete që populli t’i nënshtohej Perandorisë; që shqiptarët t’u bashkoheshin ushtarëve osmanë kundër rrebelëve shqiptarë; kishte ofruar shpërblime e poste për ata krerë shqiptar që shkëputeshin nga Lidhja. Nga ata krerë Ali Pashë Gucia i ishte përgjigjur pozitivisht Dervish Pashait dhe kishte penguar vullnetarët shqiptarë të udhëtonin për në Prizren. Rezistenca e armatosur kundër Stambollit është e kotë, u kishte thënë Gucia njerëzve që i pengonte në Pejë që të udhëtonin më tutje drejt frontit të luftës, në Prizren. Merret vesh se Ali Pashë Gucia nga Dervish Pashai kishte marrë shpërblim 1000 dukatë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit tashmë kishte kuptue domosdonë e organizimit të gjithë popullsisë në luftë të armatosur. Dhe kishte shpallur pikat për bashkimin e vilajeteve shqiptare, por jo edhe shkëputjen e atyre vilajeteve nga Perandoria osmane?! Shqiptarët me arme të dobëta e pa to i përgjigjen asaj thirrjeje të Lidhjes vetëm nga tri krahina: Prizreni, Luma e Gjakova. Vonesa në kushtrim kishte shtuar dyshimin se bashkimi i vilajeteve nuk ishte shpallur me një mendje.

Lajmet e rreme për 12 ditë, sa kishte qëndruar Dervish Pashai në Ferizaj, për gjendjen në ushqime, dezertime e të tjera lidhur me ushtrinë e tij, kishin vënë në optimizëm drejtuesit e Lidhjes. Derisa Dervish Pashai qëndronte në Ferizaj për të “vlerësuar gjendjen e luftës,” tek ai kishin shkuar krerë te tërë shqiptarë “në pendim” dhe pastaj “kishin marrë detyrat” të vepronin nëpër popull për të sulmuar krerët e Lidhjes për “tradhti”.

Shtabi i Lidhjes së Prizrenit kishte arritur të mobilizonte 5 mijë vullnetarë. Vetëm në luftën e Slivovës, me 20 mars 1881, kishin humbur mbi 400 veta kurse turqit humbin afro 800 veta. Në atë luftë të Slivovës para grykës së topit turk pati rënë Mic Sokoli. Sefë Kosharja qe varur në degë të lisit dhe nuk kishte lëvizë nga aty për tre ditë. Shumica e Shtabit të Lidhjes humbin jetën aty. Në Shtimje kishte humbje të mëdha. Lufta vazhdoi deri në Prizren me ç’rast kreu i Lidhjes me pjesë të Shtabit në krye me Sylejman Vokshin u arratis në malësi të Gjakoves. Osmanët në luftërat e Slivovës, Shtimjes e të Prizrenit kishin zvogëluar numrin e të vrarëve dhe të plagosurve. Arsyeja taktike ishte të mos i jepej ndonjë peshë asaj lufte. Kishin bërë edhe arrestime e deportime të njerëzve për në Azi. Pas shpartallimit të Lidhjes së Prizrenit, Perandoria Osmane kishte vënë në jetë Planin plotësues për vendosjen e administratës osmane në katër vilajetet shqiptare. Vetëm në fillim të qershorit te vitit 1881, pasi ishte krijuar bindja se Lidhja “nuk është më as forcë politike e as ushtarake”, Dervish Pashai kërkonte nga Porta zbatimin e 5 pikave të Planit plotësues: 1) Regjistrimin e popullsisë e të pasurisë. 2) Regjistrimin e rekrutëve shqiptarë, prej të cilëve vetëm ata të Gucisë mund të kryenin shërbimin ushtarak në vend (kjo sepse Ali Pashë Gucia kishte bërë argatin për një konsesion të tillë nga Dervish Pashai, duke sabotuar luftën dhe për atë argat ishte paguar mirë). 3) Regjistrimi i armëve dhe çarmatimi i popullsisë. 4) Nga 4 vilajetet kërkohej të bëheshin 7 sish dhe 5) kerkohej mbajtja e ushtrisë osmane në Kosovë edhe pas operacioneve luftarake.

Historiani dhe ballkanologu shqiptar Skënder Rizaj, per fatin e tokave shqiptare në fillim të shekullit që e lamë prapa, shpjegon se “në prag të shekullit, përkatësisht në vitin 1908 tokat shqiptare u dhënë serbëve, malazezve e grekëve”. Kjo ndodhi sepse “Sulltan Abdylazizhamiti II, për pak para që i ishin dhënë nga ambasadori rus Ignjatov për të ndërtuar Pallatin Mbretëror Ylli-Yldiz, i dha ato toka”. Ky ambasador rus, theksonte më tutje Rizaj, kishte hyrë në haremin e grave të Sulltanit; kishte arritur t’i ndërronte edhe ministrat sipas dëshirës së vet, siç kishte arritur të ndërronte sadriazemin (kryeministrin e mbretërisë Osmane) me prejardhje shqiptare Mithat Pashain, i cili në vitin 1877 i kishte dhënë vilajetin Kosovës; pastaj valiun e Kosovës, i cili nuk kishte arritur të merrte postin (Qamil Pashai bashkë me sekretarin dhe këshilltarin e tij Pashko Vasa), dhe sekretari i sadriazemit Ismail Qemali internohet në Anadoll. Në fund ambasadori rus Ignjatov kishte arritur të futë Turqinë në luftë me Rusinë dhe me fuqite e tjera, kur ajo ishte dobësuar tej mase, dhe vetë kishte nënshkrua marrëveshjen e paqes në emër të Rusisë me Turqinë, pasi rusët kishin arritur në dyer të Stambollit. Nga dëshmia historike kësisoj e hulumtuar nga historiani Rizaj, mund të nxirret konkludimi: “Kur lejohen të huajt brenda, frytet i korrin te huajtë, JO populli”! Konkludimin e Rizajt se Lidhja e Prizrenit u shua nga tradhtarët shqiptarë unë do ta perforcoj me vlersimin se nga atëherë jorrallë u shuan aspiratat dhe sakrificat e shqiptarëve per të jetue të lire e të pavarur në një shtet etnik dhe sot Idea e bashkimit pengohet e mbase tentohet të shuhet nga tradhtarë shqiptarë ashtu qe çështja e bashkimit kombätar të mbetet çështje e pazgjidhur!

Cfarë duhet bërë?

Është ne veprën e idelaisteve, qe: Ideja (si forcë) dhe ideali (si armë) per bashkimin kombëtar të artikulohen dhe bashkimi ynë kombëtar të BËHËT! Per ket angazhohem dhe unë dekada me radhë! Forma e realizimit të kësaj Ideje është e njohur; Janë shkrue dhe Platforma të shumta. Po bëhën levizje e organizime. Idealisteve u mbetet: të forcojnë grup expertesh, sipas kritereve te reprezentimit, duke mos berë gabimet qe u bënë kur po formoheshin grupet per Lidhjen e Prizrenit. Grupet e reprezentanteve, permes organizimeve ekzistuese te idesë dhe idelalit per bashkim, duhet të bëjnë veprime qe t`i detyrojë kreret e institucioneve, perkatësisht ca pashallarë shqiptar të ardhur në fron pa vullnetin e popullit, një pjesë e te cilëve po tentojnë te shendrrohen ne Despot, ashtuqe bashkimi kombtarë të mbeshtetet e mbase dhe të zbatohet dhe nga institucione politike e shtetërore.

Pse te mbeshtetet e te zbatohet nga Institucionet politike e shtetrore?

Sepse ky rrugëtim arrin qellimin me shpejt. Ky errugëtim është i mundëshem politikisht e juridikisht. Është i lejueshem me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet tjera nderkombëtare. Nese kjo Ide e bashkimit hasë ne kundershtime institucionale, atëherë Grupi i reprezentanteve do të njohtonte opinionin publik shqiptar (permes masmediave elektronike e te shkruara) dhe do te bente publike kundershtimet, me emen, te perfaqësuesve te Institucioneve politike e shtetërore.

Në ket rast, te pafavorshem, Grupit të reprezentanteve të idesë se bashkimit do i mbeten dhe dy rrugë demokratike. E para, populli si votues i Instituciove politike dhe shteterore, do te kerkohej te braktisë perfaqësuesit shteteror e politik kundershtar të Idesë se bashkimit, dhe te insistoj qe ne zgjedhjet paralamentare qendrore të radhës per legjislacion dhe ekzekutiv të zgjedhën perfaqësues të cilet në ato Institucione qendrore shtetërore, sapo te konstituohen ato, te shpallin bashkimin shqiptar në një Shtet. Ne rrugën e dytë, permes reprezentanteve të Idesë se bashkimit, do te kerkohej nga populli të artikulohej Ideja e bashkimit permes Referendumit per bashkim. Ne cilendo nga keto rrugë – metodologjit e veprimit janë te njohura dhe shpreh gatishmerinë te kontribuoj.

Forma e regjimit politik dhe e funksionimit te Shtetit shqiptar të bashkuar, si per variantin e parë ashtu per ate te dytin, institucioneve do t`u propozohej nga Grupi i reprezentanteve të Idesë se bashkimit kurse do te aprovohej nga legjislativet perkatërse apo me Referendum. Modalitete te pervojave te popujve e shteteve të unifikuara ka. Nuk do te zbulohej Amerika nga Ne!

Bashkimi i shqiptarëve ne prag te shekullit 21 në një shtet shqiptar unik asht një proces i arsyeshem dhe i dobishem per shqiptarët, dhe per popujt fqinjë. Eshtë i arsyeshem dhe i dobishem dhe per Perendimin.

Në aspektin Historik, bashkimi i shqiptarëve do të permirësonte një padrejtësi e cila u zbatue ndaj shqiptarëve nga faktor të jashtem ne prag te shekullit te kaluarë. Në aspektin gjeopolitik e strategjik: bashkimi i shqiptarëve do te krijonte baraspeshen gjeopolitike te popujve në ketë pjesë të Europës. Shqiptarët e bashkuar ne një shtet etnik – natyral me resurset e veta njerzore, ekonomike e ushtarake do të kenë rol strategjik, do të bëhën më kontribuese per stabilitetin, sigurinë e mirëqenjen e vet ekonomike dhe kontribues të koncepteve strategjike Euro-Perendimore. Andaj ky 100 vjetor i pavarësisë se Shqipërisë sonë politike le te prekë dhe me shum ndërgjegjën e secilit subjekt: politik e shtetëror ashtu qe Ideja e bashkimit, e nisur nga Lidhja shqiptare e Prizrenit 134 vjet më parë, asnjeherë e shuar si e tillë, të mbeshtetet dhe të realizohet me mjete demokratike.

Të bashkuar do të bashkohemi më lehtë në Europën e Bashkuar.

Literatura:

1. LIDHJA E PRIZRENIT, në:

http://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit

2. QOBA, Engjëll, Relacione 22 janarit 1881, Shkodër, 1881

3. RIZAJ, Skender, E drejta historike e shqiptarëve për vetëvendosje, QMP, Prishtinë, 2005

4. GJELOSHI, Nikë, Kosova 1999 – as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar, EBP “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2002 e 2004



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora