E marte, 16.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikle poezish nga Engjëll Koliqi

E shtune, 30.06.2012, 07:43 AM


Engjëll Koliqi

 

S’TA KUPTOJ SHFRENIMIN

 

Mund të hypësh në qiell,

gjithandej,

në gjithësinë e pafund të humbesh

...

Mund edhe të rikthehesh,

shkarravitur përdhe,

pa shpirt të mbetesh

...

Unë gjithnjë jam unë,

nuk dorëzohem,

as nuk ta kuptoj shfrenimin

Milano, 22 shtator 2005

 

MBULUAR ME ZJARR

 

Si në shekujt e mesjetës

Ndeshje traditash

Me qëllim të pamotivuar

Duke u shtyrë mes miteveve në fërkim

Shumë dashuri të shkelura

Këngë dhe përkëdhelje i kanë harruar

Duke u martuar nga më të vegjlit e fatit të pafat

...

Lecco, 2 dhjetor 2006

 

JEMI KËTU NE

 

Mos ke frigë

Ne jemi këtu

Për ty

Dhe vetëm për ty

Mos u merakos

Këtu jemi ne

Për ty

Plot  gatishmëri

Dhe me dashuri

Milano, 20 dhjetor 2005

 

SHSHSH – SHQIP

 

Shortin e kanë hedhur

Shqip

Shota ka filluiar vallen

Shqip

Shtëpia – themele e kulm gëzon

Shqip

Shartet psalme bëhen

Shqip

Shtrohet sofra e madhe

Shqip

Shtrihet kuvendimi

Shqip

Shpalohet vendimi

Lecco, 3 nëntor 2001

 

NË MES FJALËVE

 

Ma shpreh një dëshirë

Ta fal një besë

Arbëresha ime

Velenxë e shekullit të ri

Rri me shpresë

Ma thuaj dëshirën bukuri

Edhe në mes fjalëve n’qoftë

Ta fal një dashuri

Lecco, 4 nëntor 2001

 

JU THËRRAS ME KOHËN

 

Gjithandej biejnë

gjethe mëkatesh

bari i traditave është tharë

varfëri vjeshte...

Acari troket në derë!!!

A ka kush të nxej’ shpirtin arbëror?!

Koha thërret!!!

A është kush gjallë?!

O shqiptarë!!!

Lecco, 4 nëntor 2001

 

NUK TJETËRSOHEM

 

Unë jam unë

Do të më njihni patjetër

Megjithë ligjet e mia

Megjithë vlerat

Megjithë vendosmërinë

Megjithë traditat

Megjithë shpirtin

plot dashuri

plot shpresë

plot vendosmëri

plot besë

Lecco, 4 nëntor 2001

 

SIPAS MERITAVE

 

Në nisje fluturoje

Mbi ligje të forcës

Gjithandej këndoje

 

Pastaj hezitoje

Ndërmjet venomeve

Të ndalesh o t’vazhdoje

 

Në fund vajtoje

Ata t’kishin dërmuar

Nga vdekja dot s’shpëtoje

Milano, 26 nëntor 2001

 

NË IKJE

 

Nëpër rrathë gënjeshtrash

Sillesh e pështillesh

Dalje nuk gjen dot

-

N’rrokullisje t’shekullit

Pluhuri t’ka mbuluar

Për jetë e mot

Milano, 26 nëntor 2001

 

NË (PA)RASTËSI

 

Nën fjolla tymi

Bukuri e mbuluar

Në pasditën e stinës së tretë

Të gjeta

Pa dashuri

Dashuri në tru duke bluar

Me mençuri

Të preka

Bisht kohe duke kafshuar

Monza, 24 nëntor 2001

 

JETËHUMBUR JE TI

 

Në bisht të fjalës tënde

Një besë është plagosur

Një dashuri është sakatosur

Mbeturinë e shekullit të tërbimeve

Kij mendjen

Të gjtihë të kanë parë

Duke shpurdhur e duke sharë

Mabse ke kuptuar

Vetë e ke parë

Dhe je bindur

Në fronin e pushtuar

Jeta jote ka përfunduar

Fidencë (Fidenza), 26 nëntor 2001

 

RRETH MULLARIT

 

Sillen e pështilen

Në emër të dashurisë

Gjymtyrë të besës thyhen

Nëpër puthje

Sy e faqe pështyhen

Nëpër epshe

Shpirt e ndjenja pickohen

Me venome të qendrës

Për ideale të zhveshura

Interese plot mëkate

Me lëkurë dhelpëre mbulohen

Parma, 26 nëntor 2001

 

TË SHOH...

 

Me syrin e kohës së ardhur

Me mendjen e njerëzisë

Me ligjet e besës

Me syzat e së vërtetës

Me velin e dashurisë

Me fuqinë e vendimit të marrur

Cesano di Roma, 26 nëntor 2001

 

NDËRMJET KARAKTREREVE TONA

 

Një shtrydhje fjale

Pikon mëshirë

Qeshjet e shpirtit përsëriten

Zemrat hedhin valle

Lindë

Rritet

Kurorëzohet

Një e lavdishme dashuri

Pieçencë (Piacenza), 1 dhjetor 2001

 

PËRTEJ FJALËVE

 

Ngriten e shihen shumë të dala

Mullanjë pështyme

Plot

Lëpirje... lëpirje...

Histori pa histori

Dashuri pa dashuri

Nëpër orët e jashtëkohës

Në gjithë shekullin e natës

Luftëra të mbretërive t’errësisës

Tërbohen deri në vetëzhdukje

Çeta djajsh n’ordi

Lodi, 1 dhjetor 2001

 

PAK MË ANDEJ

 

Nëpër qindëra mijëra rrokullisen

Trushkrumbuar

N’mbretërinë e gënjeshtërave dalldisen

Milano, 1 dhjetor 2001

 

TI E DREQIT FARË

 

Kur lumi i realitetit

I përlan valët vërdallë

Me gurin e mëkatit n’qafë të lidhur

Lakuriq mbi zallë

Para botërave e zotërave

Vetë u bëre përrallë

Milano, 1 dhjetor 2001

 

NË MBRETËRINË E DASHURISË

 

Duke u ngjitur shkallëve

N’hapërim me shpresën

Besa m’përqafoi

Fati më përftoi

Stina m’lulëzoi

Viti udhë m’liroi

Shekulli m’hapi derën

Bashkë me Ty

Brenda më pranoi...

Milano, 1 dhjetor 2001

 

NË MËNGJESIN E KURORËZIMIT

 

Mëshirë e dashuri

Nga stina e natës të dalura

Kërkojnë histori

Puthje nën rrezet e agut

Fat premtojnë

Me dy riga shi

Bar’ i jetës nis’ rritën

Një jetë madhështore merr udhë

Drejt amshimit

Në të bashkuara dy

Milano, 1 dhjetor 2001

 

 

SIÇ PO SHIHET

 

Shumë drunj pa gjethe

Andej e këndej

Vjeshtë e tretë

Dimri troket në derë

Me ligje acari ngarkuar

Me shumë përralla

Plot kopalla

Të kohës së mbaruar

Gënjeshtëra zgjuar përherë

Me të vërtetë

Këndej e andej

Regjim epidemishë nën ethe

Lecco, 1 dhjetor 2001

 

PËRTEJ LIGJIT

 

Valle turpi vlojnë

T’kallaitura me dashuri

Paligjësi kalërojnë

 

Darkë mbeturinash shtrojnë

Gjithandej n’anarki

Interese t’fëlliqta kryqëzojnë

 

Predha pabesie drejtojnë

Mbi të njomen rini

Stinë e vite tërbojnë

Lecco – Parma, 1-4 dhjetor 2001

 

MBETA GJALLË

 

Sa e sa herë u përplasa me vdekjen

Edhe sot

Gjaku më rrjedh në damarë

Zemra vazhdon tik-taket e jetës

Gëzon fara ime

Këndon fisi im

Unë mbeta gjallë

Për hir të së vërtetës

Fidencë (Fidenza), 4 dhjetor 2001

 

NË SHTATË RREGULLAT

 

Në rregullin e parë

Me ligj natyror rritem

 

Në rregullin e dytë

Shpirtërisht ripërtrihem

 

Në rregullin e tretë

Natyrshëm martohem

 

Në rregullin e katërt

Me bekim të Zotit shtohem

 

Në rregullin e pestë

Truall e vatër i mbroj

 

Në rregulline gjashtë

Loken rikurorëzoj

 

Në rregullin e shtatë

Të gjitha ju dëshmoj

Milano, 4 dhjetor2001

 

PLOTËSI

 

Në dasmat e stinëve

Plot shend

 

Në ndejat e pasdarkës

Plot aheng

 

Në vitrinat e moteve

Plot histori

 

Në poret e jetës

Plot dashuri

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

NË PASTËRTINË E SHPIRTIT

 

Dy pika djersë

Dy pika gjak

Dy pika lotë

Në pastërtinë e shpirtit

Gjithmonë t’i ruaj

Një fjalë e një besë

Një të vërtetë e një hak

Një dashuri për jetë e mot

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

KËNDEJ FJALËS

 

Brenda respektit

Ndërmjet intereseve

Me rregulla

Diç kam provuar

Hë për hë

N’bazë të projektit

Në mes fortesave

Pluhuri e mjegulla

Duhet harruar

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

FAJTORI MUNGON

 

Ai e ka bërë

Ndoshta ajo

Nuk e dijmë ne

-

Nuk duhej ndodhur

Por ja...

Fajtor s’ka ndër ne

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

TË BASHKËDALUR

 

S’njohën fjalë kurrë

As besë

As dashuri

Në shekullin e natës së tyre

Kurrë s’u ngopën

Duke dhier e duke kafshuar dashuri

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

KUR MUNGON...

 

Kur mungon fjala

Mendimet përzihen

Në mjegullirë humben

 

Kur mungon shpresa

Humbet vullneti për jetë

Njeri e njerëzi zhduken

 

Kur mungon dashuria

Shpirtëra han urrejtja

Zakone e tradita tunden

 

Kur mungon e vërteta

Dritë as mot më s’ka

Jetë me vdekje munden

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

KËTUPARI...

 

Miu njëherë kaloi

Nëpër mustaqe

Udhën e mësoi

Pasi nuhati

Dashurinë ia kafshoi

Në çdo rast

Kur erdhi helmoi

Lecco, 4 dhjetor 2001

 

NËN HIJEN E TRËNDAFILIT

 

Në një stinë dielli e kish përcëlluar

Në tjetrën dashuria e kish djegur

-

Në një stinë koha e kish harruar

Në tjetrën erërat e kishin ngjeshur

Lecco, 5 dhjetor 2001

 

UNË ME TY

 

Ta preka motin

Me dashurinë e lehtë

Ta vodha stinën

Me diellin e nxehtë

Ta hapa rrugën

Teposhtë e përpjetë

Lecco, 5 dhjetor 2001

 

KUR HESHTJA IME FLET

 

Të shoh shpirt

Me dashuri e me nder

Në zemër seç fshehë

Më shumë se tjetër herë

Një puthje ngujon

Një këngë me shend e verë

Një kujtim të largët

Një freski si behari n’pranverë

Një siguri t’besueshme

Një gatishmëri përherë

Një...

Romë, 17 dhjetor 2001

 

HARRONI TË SHKUARAT

 

Motin e lig

Temperaturë e mjegull

Pluhur e stuhi

Harroni

Të shkuara qofshin

Me vetë në furrig

Me flamat nën sqetull

Me terr e me zi

Lecco, 31 dhjetor 2001

 

PROMOVIM

 

Kujdes-kujdes

Hapni sy e veshë

Një mot të plleshëm

Plot vepra t’përmbushura

Po jua paraqes

Me laps e me besë

Lecco, 31 dhjetor 2001

 

KU MBETE?!

 

Ti që shekullin e ri nise

Kah ia mbajte

Kah shkove

Ku mbete

?!

Ku të vunë në histori

Çka të dhanë në gjeografi

Ku mbërrijte n’dashuri

?!

Ku mbete

Kah shkove

Kah ia mbajte

Ti që shekulline ri nise

?!

Ku të lanë në politikë

Në rrugë a n’parlament

N’teori a n’praktikë

Lecco, 31 dhjetor 2001

 

 

 

 

ME NDËRGJEGJE T’HAPUR

 

Kodrat e ditës i kaloj

Edhe urat e rrënuara

-

Plagët e stinës i shëroj

Edhe vitet e harruara

 

Barrikadat e intereseve i shkrij

Edhe mjegullën e ligësisë

-

Zjarrin e diplomacisë e lëpij

Edhe akullin e dashurisë

Stubëll, 8 shtator 2002

 

FRONI PRET

 

Hëna po ikën

Bashkë me natën

Po shuhen edhe mitet

-

Dielli po vjen

Bashkë me ditën

-

Ndërrim stinësh

Dashuria po rritet

 

Gjithçka është gati

Për kurorëzim

Froni pret

-

Me stinën e re

Athua vjen një gëzim

Athua kemi mbret

Stubëll, 17 shtator 2002

 

VAZHDON VALË E JETËS

 

Në kalendar

Sot u bë një kapërcim

Një hap para

në shekullin e ri

Gjithandej e gjithëkëndej

Brenga e shpresa n’fërkim

Armiqësi e aleanca

Urrejtje e dashuri

S’ndalet kurrë

Valë e jetës n’vazhdim

Me teori e praktikë n’projekte

Deri në pambarim

Gjurmon e vulosë histori

Lecco, 1 janar 2002

 

NDËRMJET VENOMEVE

 

Një zjarr dashurie djeg

Një vendim përcëllon

Me shkas

Një interes tërhjek

Një jetë mbaron

Lecco, 1 janar 2002

 

NË HAPIN E PARË

 

Me besë po të ftoj

Me plot krenari

Në hapin e parë

Në fron të ngritesh

Në timen mbretëri

 

Që në fillim të garantoj

Në pranverën e shekullit të ri

Në hapin e parë

Me shpirtin tim nisesh

Plot me dashuri

Lecco, 1 janar 2002

 

NË MOTIN E RI

 

Një vetëtimë

Zjarr dashurie seç vlon

Një bubullimë

E vërteta alarmon

Bie shi

Bar jete mugullon

Harkon ylberi

Dashuria frytëzon

Lecco, 2 janar 2002

 

ME ËNDËRRËN BASHKËZGJUAR

 

Mëngjesin përqafoj

Në motin e ri

Vdekjen sfidoj

Me traditë

Me venom

Mbretëresha ime të ftoj

T’vulosim bashkë dashuri

Lecco, 2 janar 2002

 

KUR TË GJETA

 

Kur të gjeta

Ndala orën

Minutat ia mora

Dhe sekondat

T’i dhurova

Bashkë me shpirtin

Disa çaste

Me besë mbushur

Plot dashuri

 

Kur të gjeta

Ndala shekullin

Motet ia mora

Edhe stinët

T’i dhurova

Bashkë me shpirtin

N’përjetësi

Me besë mbushur

Plot dashuri

 

Kur të gjeta

Ndala Zotin

Bashkë me shenjtër

Dhe me engjëj

Parajsën ta dhurova

Me shpirtin tim

N’përjetësi

Me besë mbushur

Plot dashuri

Lecco, 2 janar 2002

 

NJË PËRGJIGJE

 

Në vargun e pyetjeve

Kurrë t’panumëruara

Vetëm një herë t’u përgjigja

Me vulën e shpirtit

Ja ku m’ke

Plot me besë

Të ndezur n’dashuri

Lecco, 2 janar 2002

 

S’MERRET VESH

 

Thuaj fjalë

Është heshtje

Thuaj zhurmë

Është dashuri

-

Ori drita e pakohë

Ore moti i pazot

-

Thuaj dashuri

Është fjalë

Thuaj heshtje

Është zhurmë

Lecco, 13janar 2002

 

ENGJËLLUSHE NJERËZIE

 

Vend as kënd

pa të kërkuar s’lash’

 

Mbretëreshë

 

Në prehër të Yllit të Mëngjesit

ulur isha

kur të pash’

 

Nën rrezet vezulluese s’të njoha

Yllin e pyeta:

Kush është?!

 

Mbretëresha e bukurisë

më tha

Perëndesha e dashurisë

është vërtetë

Engjëllushe e njerëzisë

Romë, janar 2002

 

NUK HARROJ

 

Larg e afër

Me ty jam

Afër e larg

 

Nuk harroj

 

Jetë e dashuri

S’ndalen dot

Dashuri e jetë

 

Nuk harroj

 

N’mendje e n’shpirt

Të kam xhan

N’shpirt e n’mendje

Milano, 27 janar 2002

 

PSE E LA ANASH

 

Psherëtiu e qeshi

Përnjëherësh

Motin nxiu

Shpirtin zhveshi

 

Shtrëngoi dhëmbët

Fjalë kafshoi

Nxeu kokën

Pështyu këmbët

Monza, 27 janar 2002

 

ME MBRËMJEN

 

Strukur ish’rinia

Gjithandej

Shpirtëra në dridhje

Këngë t’përflakta

Dhe këndej

E ngrysur dashuria

Monza, 27 janar 2002

 

SHPIRTI MË S’DURON

 

m’i lironi motet

historinë e gjeografinë

më shekullin tim

o të vetëshpallurit padronë

 

menjëherë

 

përndryshe rrebelohem

futem vetë

gjithsesi

me timin venom

Lecco, 27 janar 2002

 

TEJ PËRFLAKJES

 

Minutat m’i kanë kafshuar

Orët dhe ditët m’i kanë ngrënë

Javë e muaj m’i kanë humbur

Stinë e vite m’i kanë gllabëruar

 

Shekulli im

Megjithëse i djegur

Megjithë plagët që i pikojnë gjak

Megjithë zemrën e ngrirë

Mbijetoi dhe shkroi një histori

 

U ngrit nga varri

Shekkulli im i ringjalli

Me bij e me bija

Me fjalë e me besë

Me të bëra e me fakte

Pastroi plagët

Me këngën ngadhnjimtare

Po marshon

Drejt amshimit

Me njerëzi

Me shpresë e me besë

I bekuar me dashuri

Parma, 30 janar 2002

 

SI T’IA BËJ?!

 

Një më thërret këndej

Një tjetër andej

-

Kah t’ia mbaj nuk di

N’këtë botë a përtej

!??!

Një gjë e kam vërejtur

Tek unë edhe n’gjeti

N’ëmbëlsinë e dashurisë

I hidhët është realiteti

!??!

Kur një më thërret këndej

E një tjetër andej

-

Të strukem në botën time

Apo t’ia mbath’ përtej

Bolonjë (Bologna), 30 janar 2002

 

UDHËKRYQ DASHURISHË

 

N’udhëkryqin e kohërave

Një dahsuri e vjetër

Me vaj e me këngë

Përnjëherësh

Kërkonte drejtimin për në botën tjetër

 

N’udhëkryqin e kohërave

Një dashuri e re

Me djersë e me gjak

Mbuluar

Kërkonbte drejtimin për në një fole

Firencë (Firenze), 30 janar 2002

 

PËR TË JETUAR

 

Teket t’i ngacmoj

Deri në kufi

Urrejtjen ta sulmoj

Ta fal një dashuri

 

Ende pa më pyetur

Një përgjigje ta jap

T’keqen s’ta bëj t’mirë

Por edhe të jap hak

 

Bashkë me shpirtin

Ta jap dritën

Bashkë me dashurinë

Ta fal´ ditën

Romë, 14 shkurt 2002

 

DERI NË AMSHIM

 

Kohën e kafshuar

s’ua fal dot

as vjeshtë

as pranverë

as dimër

as verë

 

Me mundime

rifitoj gjithçka

edhe me sakrifica

ribëj botën time

megjithë qeniet

në t’shpirtit pastërti

plot me dashuri

sot

nesër

sivjet

në mot

përherë

Romë, 14 shkurt 2002

 

DUKE IKUR

 

Labirinteve të kohës

Keq ishin penguar

Me zorrët nëpër këmbë

-

Rrotë e historisë i kish’ shkelur

E ishin shtanguar

Me shpirtëra nëpër dhëmbë

Romë, 14 shkurt 2002

 

ENGJËLLUSHA IME

 

Rëndon edhe trenin

Në gjarpërim mes Alpeve

Kjo zemër e stërngarkuar

Me mallin për Ty

Engjëllushe e stinës sime

-

S’e gjen dot frenin

N’këtë mot të rasteve

Ky shpirt i dashuruar

Dhe tjetër s’sheh me sy

Engjëllushe në jetën time

Lecco, 18 shkurt 2002

 

KUJDES ME MUA

 

Po ma preke ditën

Ta jap natën e përjetshme

-

Po ma kafshove stinën

Ta ha motin krejtësisht

 

Po ma preke motin tim

Ta marr kohën e vlefshme

-

Po ma gjakose shekullin

Ta prej jetën n’kokë e n’bisht

Firencë (Firenze), 18 shkurt 2002

 

NË MOTIN E LIG

 

Ditë e natë pak kishin dalluar

Të mëdhenj e të vegjël n’humbje ishin bashkuar

Një këndej kish humbur këngën

Një andej n’pafundësinë e kotësive zhytur kish mëngën

Gjithandej terr

Gjithkëndej tmerr

Korbi i zilajmit seç rrinte vëngër

Gomari i shkretë thoshte – jo jam në ëndërr

Një plak i kërrusur seç përbehej në rini

Një çun e një vashë – pandalur kërkonin dashuri

Gjithkëndej tmerr

Gjithandej terr

Mëkati dot s’lëvizte – seç na kishin zënë derë

Stinët gjithëngatërruar – s’shihej kund pranverë

Dhe shumë e shumë gjëra që nuk i kam shkruar

Bashkë me tmerr e err na mbetshin harruar

Romë, 18 shkurt 2002

 

SOT NË KOSOVË

 

Në grykën e fjalëve

Shfrenim

Si atëherë

Rrumpalla plot kopalla

Në mbretërinë e të marrëve

Pa çmim

Burg pa derë

Anguillara (Romë), 18 shkurt 2002

 

N’LARTËSI

 

Mot i lig

Re – mjegull

Vetëtima gjarpërishte

Bubullima pa cak

Pika të ngrira pezull

Bracciano (Romë), 18 shkurt 2002

 

EJA DITA IME

 

Eja

Të gjithë të presim

E imja ditë

Mos ngurro

Moti është i yni

Mos u frikëso

Jemi bashkë në rritë

Eja

Dashuriplote

E madhja ditë

Romë, 20 shkurt 2002

 

SA PËR BE

 

Erdha

Me zemrën në dridhje

Me unin tim

Me shpirtin n’lajthitje

Tash jam në kthim

Romë, 20 shkurt 2002

 

MJERISHT

 

Me pikat e lotit

Rrjedhin dëshirat

Me pamundësitë

Ëndërrat parakalojnë

 

Me stinët e motit

Ndërrohen të nxirat

Me paligjësitë

Tradita margjinojnë

 

Me emrin e Zotit

Përzihen fëlliqësirat

Me dreqëritë

Shpirtëra trazojnë

Bracciano (Romë), 22 shkurt 2002

 

NËN RRUFE

 

Dashuri të strukura

ndrojtje

heshtje e (pa)imponuar

...

Subjekte të kërrusura

pa mbrojtje

ligj i (pa)shkruar

...

Relieve të padukura

ndotje

mot’ i (pa)trazuar

Firencë (Firenze), 22 shkurt 2002

 

Ç’PO NDODHTE?!

 

Degëve të drurit pa gjethe

I pash’ varur

Shpresat e dashurisë së plagosur

 

Diç më pyeti zemra

Përgjigje dot nuk gjeta

 

Orë e zezë thonin

Në një ditë të stinëve të ngatërruara

Në motin e lig

 

Diç më tha shpirti

Asgjë nuk kuptova

Lecco, 25 shkurt 2002

 

E PABESUESHME, POR...

 

Ç’kërkon këtu

Nën nënqiellin e dashurisë sime

Më thuaj

Kush të solli

Për cilin qëllim

?!?

Ç’po bën ashtu

Pse zdrajohesh mbi ditën time

Më thuaj

Ç’marrëveshje këtu të polli

Me cilin çmim

Monza, 25 shkurt 2002

 

PRAPA PERDES

 

Në mbretërinë e territ

Me ligjet e epokës suaj

Dashuri keni plagosur

Gjithandej

...

Në lëmshin e sherrit

Me kodet e lidhura duaj

Liri keni sakatosur

Gjithkëndej

Milano, 25 shkurt 2002

 

ME MENDIMIN

 

Kujtesa seç pranon

Të veshur dashurinë

Me vulë

Shpirti vërteton

Me ty përjetësinë

 

Eja pra

 

Shpirti seç pranon

Të veshur dashurinë

Me vulë

Kujtesa vërteton

Me ty përjetësinë

Bolonjë (Bologna), 25 shkurt 2002

 

UNË ME TY E TI ME MUA

 

Si dy zogj n’kërkim t’lirisë

I këndojmë bashkë dashurisë

-

Unë me ty e ti me mua

-

Jemi ndalur e po mendojmë

A t’thyejmë heshtje e t’fillojmë

 

Për hir t’shpirtit e t’lumturisë

Thërrasim stinën e dashurisë

-

Unë me ty e ti me mua

-

Këngën dot nuk e ndalojmë

Dashurinë do e shijojmë

Firencë (Firenze), 25 shkurt 2002

 

NËN SOFRËN E PËRMBYSUR

 

Gjellën e derdhur lëpijnë

Mbi gotat e thyera

Me fjalët e zjarrit satanik

Sipas zakonit të tyre

Llomotisin

...

Për lavditë e traditës së tyre

Këndojnë një këngë

Pa artikullim

...

Njëri-tjetrit ia djegin fytyrën

Gjak në plagë lëpijnë

Copa mishi kafshojnë

Sipas zakonit të tyre

Fletëza ditari grisin

Firencë (Firenze), 25 shkurt 2002

 

ME DËSHIRËN TËNDE

 

Në rrugë jemi nisur

Në mëngjesin me shi

Pa i htënë njëri-tjetrit

ku shkojmë

kur mbërrijmë

Me marrëveshjen në heshtje

Ecjen po vazhdojmë

Me shpresa t’përbashkëta

Dashuri të shijojmë

Firencë (Firenze), 25 shkurt 2002

 

ME DËSHIRËN TIME

 

Udha do vazhduar

Shpirti do respektuar

Denjësisht

Dëshira jote do plotësuar

Dashuria do shijuar

Firencë (Firenze), 25 shkurt 2002

 

TË GJITHË LE TË NA LAKMOJNË

 

Më erdhi dita e re

Zog në dritaren tënde më bëri

Ohhh!

Ëndërrbardhat tua

Nëpër këngët e mia kalojnë

 

Me zemër e me shpirt

Këtu jam i tëri

Ohhh!

Po rinisim dashuri

Të gjithë njerëzit le të na lakmojnë

Firencë (Firenze), 2 mars 2002

 

Ç’PO PRESIM

 

Seç na thërrrasin

Bashkë

Dëshira me dashurinë

Për kënaqësinë

Për lumturinë

Ç’po presim?!

Përgjigjemi?!

Në çastin kohor

N’këtë mëngjes (para)pranveror

T’përgjigjhemi zemër

Me shpirt

Dashurisë t’i vëjmë emër

Firencë (Firenze), 2 mars 2002

 

LABIRINTEVE TË DASHURISË

 

Humbem e drejtohem

Me melodi t’serenatave

Me shkrepëtima poetike

Me përkëdhelje e me puthje

Deri në arenën e shpirtit tim

Gjithnjë përbirohem

Prato, 2 mars 2002

 

M’U RIKTHE

 

Më kërkoje ti

Nëpër ditë e nëpër stinë

Gjithandej e gjithkëndej

Labirinteve të dashurisë

Unë i tërhequr

S’të shihja

Mbase as nuk të dëgjoja

Pse

Tash i prekur

Me kaq mall të kërkoj

Velenxë e shijes sime

Mos m’i shih gabimet

Mua pak të ndrequr

M’i rikthe shikimet

M’i harro dështimet

Në emër të dashurisë

Me besë të njerëzisë

Milano, 2 mars 2002

 

BASHKË

 

Me krahë dashurie

Fluturojmë

Bashkë

Në mbretërinë e këngës

-

Si zakonisht

Me dëshirë zemre

Pa sherr as pa bisht

-

Me dritë njerëzie

Natën shpojmë

Bashkë

Shkëlqimin ua marrim

yjëve dhe hënës

Monza, 2 mars 2002

 

ME LIGJ E PA LIGJ

 

Mbi shkallët e prishura

Dashurisë së vrarë

I kanë vënë protezë

Me ligj e pa ligj

Ngjyra kanë ndërruar

Duke i zëvendësuar

Me ngjyrën e zezë

 

Përkundrejt zakonit

Dashnorit të marrë

Hequr ia kanë plisin

Me ligj e pa ligj

Pas plot përbuzimesh

Gërryer ia kanë varrin

Duke ia sharë fisin

Monza, 4 mars 2002

 

KRONIKË INSPEKTIMI

 

Në nëntokën e rrugës së paudhë

Mbretëri gjarpërinjsh

Zakone pa ligje – plot

Fjalë e fjalime

Urdhëra e imponime

Premtime e dështime

Ngatërrim stinësh

Mot pa zot

Në regjimin e paçmim

Të mbushur me krim

Pafuqi njerëzie

Vajtime pa lotë

...

Milano, 4 mars 2002

 

TË RILINDUR PAS VDEKJES

 

Nga kërthizat e paprera

Gjak i thithnin njëri-tjetrit

Ditë kurrë pa parë

T’përlyer nga jashtëqitjet

Lëpinin njëri-tjetrin

Në bythën e palarë

Parma, 4 mars 2002

 

E PABESUESHME NJË NDODHI

 

Do të ju flas për një ndodhi

Pa shaka as pa mahi

-

Siç i thoshte horoskopi

Komedinë ia polli moti

 

Thellë në malin plot vyrtyte

Kishte hyrë - kafshonte fryte

 

Ç’prej se i ka ikur rinia

Lidhur n’pranga e mba dashuria

-

Atje n’mal ikur nga vapa

Kafshon t’reja e lëpin plaka

 

Ja se ç’bën pra njaj trimi

Hiç më i madh s’është se zhapini

-

Dhe kur malit i doli flaka

Ai vazhdonte t’lëpinte plaka

 

Për ta shpëtuar, syzeza kur e kapi

Kërceu zhapini e shuplakë ia flaki

 

Kur e panë që po i djeg zjarri

Edhe plakat ikën nga mali

-

Nga inati e heq edhe plisin

Trim zhapini që e lëpinte lisin

 

Por, kur do Zoti me mrekulli

Seç fillon një rrebesh shi

-

Nga shiu i madh seç u fik zjarri

Edhe zhapini doli nga mali

 

Pa shaka as pa mahi

E kam parë vetë këtë ndodhi

Romë, 8 mars 2002

 

SHKIJET

 

Kah na erdhën retë e zeza

Nga Karpatet o breza-breza

Na e nxinë ditën e na e nxinë motin

Na e fëlliqën fisin e na e shanë Zotin

Nën rrufe e nën vetëtima

Bythëcullakë o pa brekë - pa tlina

Me vrer dreqi e trurin valë

Plot fobi o përmbi shqiptarë

Nëpër shekuj e nëpër vite

Historinë të shkruar me mite

Në Europë e seç janë të parë

Për të djegur e për të vrarë

Kanë larë n’gjak tokën e Ballkanit

Sipas ligjeve të shejtanit

Shkojnë e luten o nëpër kisha

Jashtë hanë njeriun o sikur bisha

Edhe botës me politikë

Me zjarr gënjeshtërash ia mbyllin sytë

I Madhi Zot jo – jo s’ka harruar

Dielli i tyre ka perënduar

Tash kur krimet ua pa bota

Si durojnë më, dita as toka

Le të ikin o nëpër terr nate

Prej kah erdhën, o në Karpate

Le të futen në varr për së gjalli

Edhe aty do i kafshojë djalli

S’i duron më dot historia

I mallkojnë o plaku e fëmija

Orte, 9 mars 2002

 

NË KUVENDIN E CUBAVE

 

Fjalë pas fjale rrjedhin sharjet

Sheshohen mëkatet dhe përçarjet

-

Ti i ke fahet o qen Rrapushi

A t’kam thënë se je kërkushi

-

Qepe njëherë more derr shkjau

Klani yt, kështu na përçau

 

Klani juaj si rruspia

Jeni zhytur te mafia

-

Të pangopur me t’majme rroga

Trurin jua ka pirë droga

 

Rroçkodellë ju t’Fatosit t’Nënës

Me Panterën e zezë për dritë të hënës

Seç na e pëshurrët komunizmin

E keni dhier internacionalizmin

 

Kemi vërejtje nga Greqia

Do nxjerrë hak mbase Serbia

Problem na polli kah Maqedonia

Do na e fusë mirë edhe Rusia

 

Mbylle ‘iherë or torollak

Ç’ka Serbia të nxjerrë hak

Të gjitha ato që ia kemi premtuar

Me devotshmëri i kemi realizuar

 

Maqedoncit n’rrotë të s’ëmës

Vetë nuk dijtën t’i bien lëmës

Greqi e Rusi qofshin me marre

Se na mbetën borxh shumë pare

 

Qepeni more tradhtarë

T’keni turp të quheni shqiptarë

Na e futët thikën n’rruzë të shpinës

Me shkije e komunistë mu në mes t’Prishtinës

-

Shporruni o të pafytyrë

E keni nxirë kombin mynxyrë

N’rrotë të s’ëmës me shtatëqindmijë dreqër

Me komunizëm e me shkije lugetër

 

Sikur n’kohën kur ishte Dulla

U përzien grushta me shpulla

Pam-pam-pam plumbat kërcasin

Njëti-tjetrin cubat vrasin

 

Po perëndon epoka e kuqe

Bashkë me turpe e me huqe

Qeshë qyteti e gëzon katundi

Kriminelëve po u vjen fundi

Bologna-Milano, 9 mars 2002

 

SOT E NË AMSHIM – E DUAM GJALLËRINË

(sot e 21 vjet më parë)

 

Nuk shkon më kjo çorbë

Nuk përbihet

Kupto

Ne jemi këtu

Den-babaden

O shkja – bir shkine

-

Republikë e Kushtetutë

O me hatër – o me luftë

-

Tepër  na ke gërryer

na ke kafshuar

mbi kokë hypur

na ke përdhosur

na ke sakatosur

Stop

Ndal më

Në tokën time vetë

Jam pronar e mbret

Den-babaden

O shkja – bir shkine

-

Kosovë po se po

Serbi jo se jo

 

Heu more shkja – bir shkine

Edhe sot - pas kapitullimit

tërbimet s’i ndal dot

o i pafe e i pazot

Me dorën e tradhtarit

Me fuqinë e djallit

Vjen e m’vret pas shpine

-

Megjithatë gjallë jam

Nuk vdes kurrë

Shpirtin të mbjellur në amshim e kam

I pavdekshëm jam vetë

Den-babaden

N’tokën time – mbret

 

E vogël a e madhe

Është kjo dhe tjetër s’bëhet

Veç Tokë Shqiptare

 

Ik shkja – bir shkine

Në shtrat të nënës sate

Atje në Karpate

Se s’të shpëton dot krimi

As OSBE-ja

As OKB-ja

As BE-ja

As frika

As Amerika

As Jelcini

As Putini

-

Tridhjetë shekuj më parë

Këtu ish’ Iliri

Dardania kjo Kosovë

Sot është Shqipëri

Me ne që rrojmë

E duan gjallëri

 

Sado që m’ke vrarë

Unë prapë jam i gjallë

Pra – shporru o shkja-bir shkine

Se s’më vrtet më pas shpine

Ik n’shtart të nënës sate

Atje në Karpate

Aty ku u rrite

Me dreqër e me mite

Atje me zakon krimi

Të thërret babë Jelcini

Të pret vëlla Putini

 

Ne këtu jemi

Den-babaden

Edhe sot

Me dashuri plot

Me besë e me Zot

Duam gjallëri

Në tokën tonë të lashtë

Që e quajmë Shqipëri

Milano, 11 mars 2002

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora