E premte, 29.03.2024, 06:47 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Manjola Brahaj nderohet me çmimin ''Rrahman Dedaj''

E shtune, 30.06.2012, 07:26 AM


MANJOLA BRAHAJ, NGA TIRANA, MERR ÇMIMIN ‘RRAHMAN DEDAJ’

Në Festivalin Ndërkombëtarë të letërsisë për të rinj që është mbajtur në Besianë (ish Podujevë), me çmime letrare u nderuan 14 krijues

Nga Milazim KADRIU

Në organizim të OJQ-së kulturore “Prokult“, nga Besiana, është mbajtur “Festivali ndërkombëtar i letërsisë për të rinj“. Festivali u mbajt për herë të parë, kurse u financua nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Kosovës, kurse kishte për qëllim të nxjerrë në pah vlera të reja artistike të letërsisë në të tri gjinitë letrare: dramë, tregim i shkurtër dhe poezi. Festivali synon të jetë tradicional dhe të marrë emrin e shkrimtarit Rrahman Dedaj, për jetën dhe veprën e të cilit foli Fatmir Halimi, ndërsa për krijimtarinë letrare  të tij, Ramadan Oraca. Në këtë festival u përurua edhe një libër i krijuesit Izet Hajdini, me titull “Ujku mbetet ujk”, për të cilin një fjalë rasti e paraqiti Ruzhdi Berisha–Rudi. Më pas u publikuan rezultatet e konkursit letrar që ishte shpallur kohë më parë e ku kishin konkurruar krijues të rinj (deri në moshën 35 vjeç) nga të gjitha trojet shqiptare, të vlerësuara nga juria në përbërje  dr. Kujtim Rrahmani, Milazim Kadriu dhe Fatmir Halimi. Me çmime letrare u nderuan 14 krijues. Në konkurrencën për poezi me shifër vendi i parë i takoi poezisë “Koha ikën” me shifrën “Lali” (Bujar Verbovci), vendi i dytë poezisë “Dheu i përgjakur” me shifrën “Të zhdukurit” dhe vendi i tretë “Një fjalë një lot’ me shifrën Sy-kaltroshi” (Ruzhdi Berisha-Rudi). Në konkurrencën për tregim të shkurtër  vendin e parë e zuri tregimi “I huaji”, shifra “Atdheu”, vendin e dytë e ndanë tregimet “Hija  e dritës”, shifra “Larg“ (Blerta Prebreza) dhe “I vetëm në shi”, shifra “Jetimi” (Mimozë Restelica), kurse vendin e tretë tregimi “Verdhacukja”, shifra “Tirana” (Luela Myftari). Ndërkaq, në konkurrencën me dhjetë poezi që krijuesit kishin konkurruar jo me shifër po me emër e mbiemër vendin e parë e ndanë krijueset Sabina Veizaj dhe Manjolla Brahaj, vendin e dytë e mori Imer Topanica dhe vendin e tretë  Besmira Ibraimi. Ndërkaq, për çmimin  “Rrahman Dedaj” që u nda në orën letrare lexuan O. Dibrani, Q. Sekiraqa, A. Kamerolli, S. Lutolli, A. Pllana, E. Haziri, R. Berisha-Rudi, M. Brahaj, M. Kadriu dhe S. Ismaili-Ilirida. Në fund juria në përbërje Shefqete Gosallci dhe Imer Topanica vendosi që  vendi i parë t’i takojë poezisë “Largësitë” të  autores nga Tirana Manjolla Brahaj, vendi i dytë “E harruara nuk harrohet” të Ardian Pllanës dhe vendi i tretë “Valët e natës së tretur” të Ormirë Dibranit. Organizatori, përpos çmimeve, ndau edhe disa mirënjohje për individë dhe institucione që e ndihmuan qoftë materialisht, qoftë moralisht mbajtjen e festivalit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora