E enjte, 28.03.2024, 01:08 PM (GMT)

Mendime

Palush Domgjoni: Liria e mediave

E shtune, 30.06.2012, 07:18 AM


Nga Palush DOMGJONI

Liria e mediave është mase me e mire e matjes se demokracisë se një vendi,  se sa është Kosova demokratike dhe sa është Kosova shtet i se drejtës, për ketë flasin sidomos faktet e ditëve te fundit;

Këto dite ne Kosove po ndodhin çudira, kur lexon mediat me lajme rreth politikes dhe veprimeve te qeverise se Kosovës , te duket diçka e pa besueshme për një shtet qe gjendet territorialisht ne Evrope dhe qe pretendon te jete pjese e Unionit Evropian. Për çdo dite politikanet tanë qeveritare flasin për integrime , por veprimet e tyre te përditshme janë kundër integrimeve, nuk munde te kesh integrim me një qeveri qe pretendon beje ligje antidemokratike, te cilët i ngjasojnë te kaluarës se hidhur komuniste.

Ne vendet demokratike Kodi Penal dhe i Procedurës penale kane një rendësi te madhe, pasi qe mbron te mirat juridike  p.sh. ato individuale: Jeta e njeriut, integriteti personal, lirinë dhe pronësinë dhe ato te përgjithshme p.sh. Ambienti,  Qetësia publike…

Për hartimin,  ndryshimin  e  një kodi penal dhe te procedurës penale duhet nivel i larte i eksperteve te se drejtës penale,ata qe kane përvoje dhe njohin edhe Kodet penale te vendeve me një demokraci reale dhe shtet te se drejtës, sie dhe njohës te drejtave te njeriut,  e jo siç ndodhe ne Kosove ku ne Komisione për hartimin e ligjeve marrin pjese jo ekspert, bëhen shpenzime koti , duke shkuar shpesh jashtë shtetit p.sh. ne Tirane neper  hotele te ndryshme luksoze,  kinse për te „punuar“ ne hartimin e  ligjeve apo ndryshimet e tyre, duke u sorollate me shume kafeneve te Tiranës apo neper qytete tjera, pa qene e nevojshme te bëjnë një gjë te tille.

Ne sistemet parlamentare, ligjet 90% i harton qeveria dhe ia dërgon parlamentit për votim, qeveria është sponzorizuesi kryesor, andaj edhe kësaj  radhe  ketë  projekt për ndryshim te kodit penale dhe te procedurës penale e ka bere qeveria- ministria përkatëse( e drejtësisë) prandaj nëse kryeministri Thaçi është deklaruar se po ndihej i turpëruar me vendimin e Kuvendit, përderisa zëvendësi i tij dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi kishte dhëne dorëheqje duke mos u pajtuar me këto nene, atëherë duhet pyetur kush e themeloj komisionin për hartimin e këtij Kodi, kush e solli ketë ne parlament,  a erdhi nga qeveria apo vallë nga ndonjë NGO?!!!. Pse turpërohet  zoti Kryeministër?!, Po te ishte iniciative e qytetareve ky projekt Kod apo nga ndonjë nisme deputetesh, do te kishte logjike deklarimi i zotit Kryeministër,  por përderisa ky Kod ka dale për mes qeverise, te cilën e Kryeson ky zotëri dhe u votua, e u mbështet me se shumti nga deputet qe i beri po ky kryeministër me vota te vjedhura e jo te votuar nga populli, atëherë i tere Turpi bie mbi qeverinë e jo dikujt  tjetër. Ne Kodet penale dhe te procedurës penale  te vendeve me një demokraci te zhvilluar dhe me një shtet te se drejtës, mediat  kane lirinë e shprehjes dhe lirinë e  te drejtës qe te refuzojnë të dëshmojnë,  sipas Nenit 10 te Konventës Evropiane për te drejta te njeriut dhe vendimeve te Gjykatës Evropiane për te drejta te njeriut sa i përket interpretimit te këtij neni, gazetareve ju njihet e drejta e mbajtjes se sekretit për burimin e informacionit dhe e drejta qe te mos dëshmoje për ketë, siç ju njihet p.sh te afërmve familjar,  Avokatit, Psikiatrit , Psikologut , po ashtu ju njihet kjo e drejte edhe gazetareve. Vetëm vendet jo demokratike ku qeveria sundon dhe kontrollon çdo gjë nuk vlejnë këto te drejta. Fatkeqësisht ketë qeverisje e ka edhe populli i Kosovës edhe pse nuk është qeveri e popullit te Kosovës, sepse nuk doli nga vota e lire por  nga ajo e vjedhur, nga kjo vote dolën deputet parashutiste te cilët  te pa votuar u bene pjese e parlamentit te Kosovës , e te cilët tani po tentojnë qe te miratojnë ligje qe vetëm ne vendet  me një qeverisje diktatoriale munde te hasesh.

A luajti rolin e duhur opozita ne ketë rast?!! Sipas informacioneve te dhëna opozita heshti a duhej heshtur ne këso rastesh , pse quhej  opozite përderisa e heshte një veprim te tille te pozitës ne pushtet qe është anti demokratik dhe ne kundërshtim me Konventën Evropiane për te drejtat e njeriut. Opozita si thuhet shume me te drejte është faktor i rëndësishëm kundrejt qeverise. Ekzistenca e opozitës duhej te pengoj shndërrimin e  partisë qeveritare ne parti shtetërore. Ne shtetin demokratik ka për detyre kontrollin e qeverise, qeveria duhet te kujdeset  qe qeveria te përfaqësojë interesat e atyre qe ia dhëne votën. Opozita duhet te kritikoj programin e qeverise dhe te tregoj se çfarë programi do te kishte nëse qytetari do ia kishte dhëne votën asaj, andaj çfarë do i thotë qytetarit opozita ne ketë rast se ne ishim kundër,  por heshtëm dhe kodi kaloi , ne nuk jemi fajtor pse këta deputet militant te antidemokracise e votuan dhe e mbrojtën me fanatizëm një Kod qe i ngjanë se kaluarës se komunizmit dhe ne heshtëm! .

Një vend qe nuk ka mediat e lira dhe te pavarura nuk është shtet demokratik, liria e medias është masa me e mire për matjen e demokracisë ne një vend, mungesa e saje dëshmon diktaturën.  Shteti demokratike dhe i se drejtës duhet te garantoj lirinë e mediave , lirinë e individit dhe te ia mundësoje pjesëmarrjen e tij ne jetën politike. Ai i cili kundërshton keqpërdorimet e pushtetmbajtësit i kritikon dhe proteston kundër tij, nuk duhet te kërcënohet me arrestime dhe dënime, nuk duhet te i rrezikohet vendi i punës dhe mos te i mundësohet realizimi i kërkesës për një proces te drejte dhe gjyqësore. Nuk duhet te i mohohet mbrojtja e drejte dhe e paanshme gjyqësore nuk  duhet qe gjyqtari te jete ne rolin e funksionarit te udhëheqësit politik , për ketë ke rastin e zyrtarit te komunës se Mitrovicës i cili edhe pse ka fituar çështjen deri ne Gjykatën Kushtetuese , atij nuk i është realizuar e drejta, sepse administrata nuk respekton vendimin Kushtetues, kjo dëshmon sa është vendi ynë shtet demokratik dhe shtet i se drejtës, sepse ne demokraci i gjithë pushteti ehte i bazuar ne ligje dhe sovraniteti i popullit gjene kufijtë e tije ne te drejtat themelore, demokracia nuk munde te mendohet pa këto te drejta themelore.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora