E diele, 05.04.2020, 08:19 AM (GMT+1)

Plus » Historia

Pirro Prifti: Beteja e Fush-Kosovës ose koalicioni i fundit shqiptaro-serb

E enjte, 28.06.2012, 06:17 PM


Beteja e Fush-Kosoves-28 qershor 1389

ose koalicioni i fundit shqiptaro-serb

Nga Pirro Prifti

Beteja e Fushë Kosovës është një nga betejat e pakta në të cilën për herë të parë e të fundit 623 vite më parë, shqiptarë e serbë katolikë dhe ortodoksë së bashku me hungazrezë kroatë e boshnjake luftuan së bashku në një koalicion që humbi luftën, dhe që mundësoi osmanët të pushtoni të gjithë ballkanin hap pas hapi, pushtim që u realizua në 1478 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut me dorëzimin e Shkodrës.

Që nga moment kur turqit hynë për herë të parë në tokat arvërore-shqiptare të ftuar nga Karl Topia Princi I Shqipërisë, për të luftuar Balshajt më 1382, dhe deri më 28 nëntor 1912 kur formalisht Shqipëria e cunguar u proklamua shtet i pavarur, shqiptarët nuk pushuan luftën kundër osmanllinjve dhe bëbë shumë koalicione dhe marëveshje.

Në vazhdën e kujtesës historike si sot 623 vite më parë në Fushën e Mullenjave apo Fusha e Dardanisë  u ndeshën për herë të parë koalicioni ballkanik me turqit osmanllinj të cilët kishin kohë që kishin paraqitur synimet e tyre për të pushtuar gadishullin Ilirik i cili u quajt me vonë e sot e kësaj dite si gadishulli Ballkanik.

Sipas kalendarit te sotëm beteja u zhvillua me 15 qershor 1389 por sipas kalendarit ortodoks të vjetër i bie sot me 28 qershor 1389 plot 623 vite më parë. Beteja filloi të mërkurën dhe përfundoi të premtën me vrasjen e Car Llazarit dhe Teodor Muzakës, si dhe me vrasjen e Sulltan Muratit nga arbri-shqiptar Millosh Kobiliqi.

Forcat osmane numuronin nga 27.000-40.000 ushtarë dhe përfshinin jenicerë, spahinj, azapë, akinxhinj, dhe 8000 trupa nga vasalët (por kryetarët e vasalëve-Marko dhe Dragash nuk morën pjesë në luftë.

Ushtria e Car Llazarit numuronte nga 12.000-30.000 vetë, dhe nga këta 1/3 ishte nga arbërit-dardanë-shqiptarë (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Battle_of_Kosovo;QerimDalipi,Historian, 25-02-2005).

Sipas burimeve të tjera, në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbërit, boshnjakët, vllehët, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbërit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.

Përballë ishin rreshtuar ushtritë e princit Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin përforcuar me kontigjente Vllahe të Vojvodës Mircea dhe nga Shqiptarët e Gjergj Balshës me 6000 luftëtarë shqiptarë  (ose sic quhet nga kronika Sundimtar i Shkodrës dhe i arbërve), dhe të Dhimitër Jonimës (Princi katolik i Matit dhe i Lezhës). U fol për 10.000 vetë nga njëra anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke i kthyer shifrat sipas burimeve osmane ose kristiane. Beteja përfundoi me pasoja për aleancën ballkanike, ata u thyen bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë sovrane pushtetin e tyre mbi territoret e principateve. Të dhënat për ushtri të janë të ndryshme. Në Luftë muarën pjesë fisnikët shiqptarë të tjerë si Teodor Muzaka me 1000 luftëtarë, Pal Kastrioti (ose Gjergj-gjyshi i Skenderbeut).

Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t`u përgatitur dhe për t`u mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronistët osmanë, të cilët flasin mbi traktativat diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare. S`ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbërit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari. Jo vetëm që gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndësishme ushtarake.
Studiues të tjerë duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër. Ndërsa lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ata janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen ka ardhur në përfundim se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studiuesit serbë, me qëllim që të minimizohet Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronistët osman, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit. Ai thekson: “Ai (Sulltani-Q.D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”) http://ëëë.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1654&mode=thread&order=0.

Sipas Gjon Muzakës në shkrimet e tij historike thuhet kështu:

Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)

... E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima.

Beteja e Kosovës është paraqitur gjërësisht në këngët epike kosovare (qartësisht arbërore-dardane-shqiptare të cilat përmënden dhe nga historian raguzan Tiberoni), por dhe ato slave. Këngët epike shqiptare-kosovare paraqesin heroin shqiptar Millosh Kobiliqin si personazh kryesor kurse këngët sllave paraqesin Car Llazarin. Millosh Kobiliqi fisniku arbëror që vrau Sulltan Muratin e vërteton etninë e tij edhe nga kënga e vjetër që lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë. Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë:

“Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”

Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e luftimeve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat poashtu na njoftojnë për këto ngjarje. Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë në trajtimin e ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova. Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë. Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë.

“Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”

Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Kjo ngjarje e politizuar tërësisht nga serbët  të cilët kërkojnë që nëpërmjet përkujtimit të kësaj ngjarjeje të japin të kuptojnë se toka ku u luftua kundër osmanlinjve - është e tyrja, vazhdon dhe sot e kësaj ditë kur disa grupe sërbësh u përpoqën të hynë në vrushti –Mitrovicë gjoja për të përkujtuar ngjarjen. Në fakt kjo ngjarje është përkujtimore edhe e gjithë ballkanik sepse përfaqëson një pjesë të historisë së Ballkanik dhe të popujve të tij që luftuan kundër një invazioni.

Nga ana tjetër, kanë ndodhur paradokse të mëdha  në Jugosllavinë e atëhershme të cilat janë trashëguar edhe sot si pasojë e nacionalizmit dhe armiqësisë së vjetër në ato treva: nga njëra anë, një pjesë të popullatës kosovare- komunitet me origjinë turke kanë ngritur një tyrbe në përkujtim të Sulltan Muratit të Parë nga komuna Osmangazi e Bursës në Prishtinë dhe e Mazgit, i Obeliqit në të cilën prehet disa veshje të Sulltanit,  dhe nga ana tjetër serbët kanë ngritur një përmendore në Fushë Kosovë në përkujtim vetëm të Car Llazarit dhe të serbve duke harruar që 1/3 e ushtrisë së Koalicionit ishte shqiptare!!!

Megjithatë e vërteta do të dalë në shesh për serbët e indoktrinuar dhe ata do ta kuptojnë se arbërit e atëhershëm dhe serbët e atëhershëm ishin më tolerantë se të sotmit dhe ishin të integruar sidomos në raste vështirësie dhe halli. Le të shpresojmë që këto data historike të bëhen ura lidhëse dhe integrimi dhe jo dasi nacionalizmash pa të ardhme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT