E shtune, 20.04.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Mark Vuji: Vetëvlerësimi mësimor (V)

E diele, 24.06.2012, 06:18 PM


VETËVLERËSIMI MËSIMOR

OSE

TË NXËMË, TË SILLEMI E TË KOMUNIKOJMË ME TË TJERËT, DUKE KONTROLLUAR RREPTËSISHT VETVETEN, MBËSHTETUR DHE NË DRITËN E OPINIONIT SHOQËROR

 

NGA PROF. AS. DR. MARK VUJI

 

KONTROLLONI ÇDO DITE NOTEN MESATARE

 

KLASA E XI

 

VITI SHKOLLOR 2008 - 2009

SHKOLLA JOPUBLIKE “MATIA” LEZHË

 

Numri i nxënësve sipas regjistrimit

 

07-08

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

N.VJET

1

7

7

7.2

6.9

-

-

-

-

-

-

Larguar

2

5.6

5.1

4.9

5.5

5

5

4.6

4.8

5

5

5.3

3

9.1

9.3

9.1

9.1

9.4

9.4

8.8

9

8.6

8.8

9.2

4

6.4

6.2

6

6.1

6.3

6.3

6.1

6.1

6.2

6.4

6.5

5

8.3

8.5

8.6

8.6

8.7

8.7

8.3

8.8

9

9

9

6

5.5

5.4

5.5

5.5

-

-

-

-

-

-

-larguar

7

6.6

5.5

5.6

5.6

6.4

6.4

6

6.6

7

7

7.3

8

6.1

6.1

5.8

6

6

6

6.2

6.4

6.5

6.6

6.5

9

6.8

5.6

6.2

6.6

6.8

6.8

6.8

6.5

6.7

6.8

6.9

10

5.8

5.3

4.7

4.9

5.1

5.1

4.8

5.2

5.3

5.4

5.4

11

6

5.5

5.8

5.5

5.5

5.5

4.6

5.4

5.4

5.6

6

12

7.4

6

6.1

6.2

6.4

6.4

5

6.4

6.5

6.6

7

13

6

6.9

7.1

7.2

6.9

6.9

6.7

6.7

6.9

7

7

14

5.5

4.5

4.9

4.9

5

5

4.7

5.1

5.2

5.4

5.2

15

5.3

5.4

5.1

5

5

5

5.3

5.1

5.1

5.1

5.4

16

 

5.7

5.8

5.8

5.5

5

5

5.1

5.2

5.4

5.8

17

6.4

5.7

5.6

5.6

5.9

5.9

5.1

6

6.2

6

6.2

18

 

-

-

-

-

-

-

4.6

4.7

5.3

5.3 i ardhur

Nota mesatare

7.1

6.1

6.1

6.1

6.2

6.2

5.8

6.4

6.5

6.2

5.3

 

Krahasimi me perfundimet vjetore

 

 

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

N.VJET

 

 

 

Përmirësime

3

10

7

8

1

1

12

15

13

18

 

 

 

Qëndrime në vend

2

-

7

2

2

2

2

3

5

1

 

 

 

Keqësime

12

7

3

5

12

12

1

1

1

-

 

 

 

%

18

18

18

26

46

13

18

36

37

47%

 

 

 

 

Në këtë tabelë duken qartë çrregullimet e rënda në ritmin e të nxënit, që u reflektuan në kalueshmëri. Në tetor 18%, në nëntor 18%, në dhjetor 18%, në janar 26%, (semestri i parë u mbyll me 46%), në shkurt 13%, në mars 18%, në prill 36%, në maj 37%, (përfundimi vjetor 47%).

Kjo gjendje ishte tepër serioze. Disa e quajtën si të pamundur për ta ndryshuar. Për të gjetur ndonjë zgjidhje, u organizua një konsultë me disa mësues me përvojë të gjatë në punë me nxënësit, të cilët rekomanduan të merreshin këto masa.

Së pari, të punohet për të forcuar besimin reciprok mësues-nxënës, që ishte tronditur shumë.

Së dyti, u kërkua që të gjithë nxënësit të ballafaqoheshin me produktin e punës së tyre, me qëllim që ata të bindeshin se duhet të ndërronin qëndrimin ndaj punës mësimore.

Së treti, u tha që të publikoheshin me kujdes shenjat e para të përmirësimit, që mund të dukeshin tek nxënës të veçantë.

Së katërti, u mendua që t’i jepeshin më shumë kompetenca këshillit të klasës, me qëllim që ata, luftën për ndryshim, ta shikonin edhe si vepër të tyre.

Së pesti, u hodh ideja që përpunimi i vizionit personal të lidhej me përgatitjen për Provimet e Maturës, që do të jenë vitin e ardhshëm.

Së gjashti, u mendua që të hidhet ideja “Të luftojmë për të siguruar një diplomë dinjitoze”, që përbën bazën e vizionit të përbashkët.

Së shtati, u kërkua që çdo aktivitet që do të bëhej për ndryshimin e gjendjes, të pranohej nga të gjithë. Gjithnjë  kërkohej t’i jepnin përgjigje pyetjes “A ta vazhdojmë luftën për përmirësim?”. Zakonisht përgjigja ishte: “Pa tjetër!”.

Mësuesja kujdestare filloi punën. U rralluan notat negative. U shtua numri i pesave. U vu re se çdo përmirësim krijonte një farë kënaqësie, por nuk ishin të rralla edhe rastet kur shfaqej dhe një farë mospërfillje për ndryshimet. Semestri i parë i vitit 2009-2010 ishte disi ndryshe. Kalueshmëria ishte: në tetor 23%, në nëntor 40%, në dhjetor 40%, në janar 52%. Semestri i parë u mbyll me 53%. Siç shihet, në krahasim me një vit më parë, u dukën shenjat e para të përmirësimit.

Tani u mendua që, në fund të ditës së mësimit, të organizoheshin takime pesëminutëshe, ku të analizoheshin rezultatet e ditës, si në të gjitha klasat tjera. Ndikim pozitiv pati dhe komunikimi çdo mëngjes i emrave të nxënësve, që një ditë më parë ishin vlerësuar me dhjetë ose kishin bërë përmirësime. Në komunikimin e mëngjesit filluan të dilnin edhe disa emra nga kjo klasë. Bile numri i përmirësimeve u rrit disi shpejt. Kjo u bë bazë për të realizuar ndryshime të reja në këtë kolektiv. Edhe tre a katër nxënës filluan të marrin 8 apo 9 dhe në mënyrë të veçantë, kur merrej ndonje dhjetë, të gjithë gëzoheshin. Qëndrimi mospërfillës ndaj përmirësimit, pothuajse u zhduk. Kur u mbushën 100 ditë luftë për ndryshim, numri i nxënësve që bënë përmirësime u rrit ndjeshëm. Dërgimi në familje i fletë-përgëzimeve ndikoi pozitivisht mbi ritmin e tyre të të nxënit dhe krijoi një gjallëri më të qëndrueshme në klasë. Analiza ditore e rezultateve, komunikimi në mëngjes i emrave që bënin përmirësime dhe dërgimi i fletë-përgëzimeve në familje, krijuan një situatë afektive, që ndikoi shumë mbi ritmin e tyre të të nxënit. Filloi proçesi i vetëvlerësimit të ritmit të të nxënit. Parashikimi i notës që mund të merrshin po të pyetëshin, shpesh përputhesh me vlerësimin e mësuesit. Kjo ishte një shenjë tjetër, që tregonte se ata po merrnin një drejtim pozitiv. Ndodhi ajo që pritej, gjendja në semestrin e dytë u përmirësua dhe më shumë seç mendohej. Shih më poshtë tabelën e ritmit të të nxënit.

 

SHKOLLA JOPUBLIKE “MATIA” LEZHË

2009-2010

 

KONTROLLONI ÇDO MUAJ NOTËN MESATARE

KLASA  XI

 

Numri i emrit të nxënësit sipas regjistrit

07-08

08-09

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

NOTA

VJETORE

1

5.6

5.3

5.41

5

4.64

4.9

5

4.6

5.2

5.3

5.4

5.5

5.5

2

-

-

4.86

-

-

-

 

-

-

-

-

-

Larg

3

-

5.3

5.38

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Larg

4

6

6

5.95

5.2

5.93

6

6

5.8

5.76

5.92

6

6

6

5

6.4

6.5

6.2

6.3

6.33

6.78

6.8

6.45

6.8

7

7

7

7

6

8.3

9

8.7

8.61

8.56

8.76

8.8

8.5

8.85

8.8

8.9

9

9

7

-

5.5

5.72

5.92

5.85

5.82

5.85

6.6

6.3

6.4

6.4

6.2

6.3

8

5.8

5.4

4.9

4.84

5.26

5.5

5.53

5.72

6

6

5.46

5.3

5.3

9

6.6

7.3

5.94

6.53

6.5

7.38

7.4

6.36

7.3

7.3

8.3

8

8

10

-

-

7.29

7.41

6.95

8.5

8.6

6.8

7

7

7

7

7

11

-

6

6.98

7.07

6.9

7

7

7

7.3

7.3

7.8

8

8

12

6

7

7.2

7.46

7.1

7.38

7.4

7.66

8.23

8.2

8.4

8.4

8.4

13

6.4

6.2

6

6.23

5.8

6.3

6.4

5.77

5.8

6.2

6.4

6.5

6.5

14

6.1

6.5

5

5.76

5.8

6

6

5.25

6

6

6

6.1

6.2

15

7.4

7

6.37

6.61

6.7

7.38

7.4

7.5

7.5

7.5

7.6

7.6

7.6

16

5.3

5.4

5.05

5.18

5.1

5.38

5.4

5.9

5.3

5.5

5.5

5.6

5.6

17

6.8

6.9

7.79

7.77

7.7

8

8

8

8.5

8.2

8.6

8.4

8.5

18

7.1

5.3

6.16

6.39

6.34

6.73

6.77

6.5

6.8

6.84

7

7

7

 

 

VETANALIZA

 

TË DHËNA

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

N.VJETORE

% KLASËS

23

40

40

52

53

46

66

80

73

100

100

N.MESATARE

6.16

6.39

6.34

6.73

6.77

6.5

6.8

6.84

7

7

7

PËRMIRËSIME

6

10

4

14

15

5

8

6

9

6

6

KEQËSIME

10

5

11

1

-

8

5

1

1

3

3

M.ME ARSYE

164

91

163

138

525

181

118

118

77

518

518

M.PA ARSYE

132

44

14

7

136

-

-

-

2

6

6

 

Shënim: Krahasimi bëhet gjithnjë me përfundimet e vitit shkollor 2008-2009

 

Mësuesi kujdestar

 

Të dhënat e kësaj tabele na njohin me ritmin e të nxënit të kësaj klase për vitin shkollor 2009 - 2010.

Të shikojmë kalueshmërinë. Tetori 23%, nëntori 40%, dhjetori 40%, janari 52%, (semestri i parë u mbyll me 53%), në shkurt 46%, mars 66%, prill 80%, maj 85%, semestri i dytë u mbyll 100%. Disa nxënës të nivelit të tretë plotësuan objektivat minimale për të kaluar klasën. Po e shikojmë gjendjen sipas notës mesatare. Tetori 6.1, nëntori 6.3, dhjetori 6.3, janar 6.7, semestri i parë 6.7, shkurti 6.5, marsi 6.8, prilli 6.8, semestri i dytë 7, nota mesatare vjetore 7. Në krahasim me një vit më pare, ndryshimi është i ndjeshën. Si klasë, viti shkollor 2008-2009 u mbyll me 47%  dhe me notë mesatare 5.2, kurse në vitin shkollor 2009-2010 kaluan të gjithë, nota mesatare u ngrit në 7. Në provimet e maturës i ruajtën rezultatet që kishin arritur dhe patën një ngritje të vogël. Klasa hyri në grupin e nivelit mesatar. Ky shembull vërtetoi se ndjekja e përparimit në mënyrë të re, jep rezultat të mirë.

Disiplina pozitive vë në lëvizje botën e brendëshme të çdo nxënësi. Ajo ka forcë të madhe nxitëse dhe problemzgjidhëse individuale e kolektive.

Mësuesi kujdestar, me profesionalizëm të lartë, gërshetoi mirë vizionin individual me atë kolektiv. Për të realizuar këtë sukses, mësuesen e ndihmoi forcimi i vetëvlerësimit me rigorozitet të punës së saj.

 

11 . 2 – 5.  DISA KONKLUZIONE PËR PUNËN E MËSUESIT KUJDESTAR

 

Mësuesi kujdestar përbën një hallkë të rëndësishme në thellimin e përgatitjes së nxënësit si vetëmenaxhues i qëndrimit të tyre ndaj punës mësimore dhe si vetëvlerësues i rendimentit të saj, që lidhet shumë me ritmin e të nxënit.

Në këtë proçes duket forca e ndikimit të bashkëpunimit në mes të mësuesit kujdestar, të mësuesit të lëndës dhe prindërve për parandalimin e rënies së ritmit të të nxënit.

Siç shihet, kjo është një formë e re për ndjekjen e përparimit, që mbështetet tek ballafaqimi i nxënësve, nëpërmjet të vetëvlerësimit me arritjet e tyre, që i nxit ata të kërkojnë forca në vetvete për kapërcimin e gjendjes dhe për të ecur përpara me ritmin që kërkohet.

Kjo mënyrë e re e ndjekjes së përparimit bën të mundur që të hiqet dorë nga gjyqi i notave që bëhej më parë, e shpesh mësuesi kthehej në një kërcënues dhe paditës të nxënësve tek prindërit, të cilët ushtronin dhunë verbale dhe jo rrallë edhe fizike mbi ata. Mësuesit kujdestarë, duke nxitur nxënësit për të vetëvlerësuar ritmin e tyre të të nxënit, duke zbatuar kulturën e inkurajimit, i edukon ata me psikologjinë e ndryshimit dhe të përmirësimit deri në shkallën më të lartë të mundshme, gjë që ka vlera të mëdha edhe për jetën.

 

11 . 3.  FAMILJA MUND TË BËJË SHUMË PËR AFTËSIMIN E FËMIJËVE SI VETËVLERËSUES TË MENAXHIMIT TË RITMIT TË TË NXËNIT

 

Shkolla, pa ndihmën e familjes, nuk mund t’i aftësojë nxënësit si vetëvlerësues të vetëmenaxhimit të punës që bëjnë për normalizimin e ritmit të të nxënit, për vetë faktin se ajo e ka kohën të kufizuar.

Prindërit e sotëm mund të plotësojnë punën e shkollës në këtë drejtim, sepse, pothuajse të gjithë janë me arsimin bazë dhe një pjesë e konsiderueshme dhe me arsim të mesëm e të lartë.

 

11 . 3 . 1.  RITMI I TË NXËNIT FORMOHET EDHE NË FAMILJE

 

Fëmijët brenda 24 orëve, 18 i kalojnë në mjediset familjare dhe vetëm 4 - 6 orë qëndrojnë nën kujdesin e shkollës, prandaj çdo prind ka përgjegjësi të plotë për mënyrën se si fëmija i tij e shfrytëzon kohën për të përgatitur mësimet, për të zgjeruar horizontin shkencor, për të zhvilluar talentin që mund të ketë, për të kryer detyrimet familjare, për t’u argëtuar etj. Dihet se fëmijët e shpërdorojnë kohën, sepse nuk dinë ta shfrytëzojnë atë siç duhet dhe si rrjedhim dëmtojnë ritmin e të nxënit, prandaj nga prindërit kërkohet që t’i ndërgjegjësojnë ata se në çdo moshë dhe në çfarëdo pune që të bëjë, njeriu duhet të dijë të vetëvlerësojë se si e shfrytëzon kohën që ka në dispozicion për të bërë një detyrë të caktuar, që konkretizohet me sasinë e cilësinë e prodhimit që realizon që në shkollë kjo gjë shprehet nëpërmjet notave që merr secili. Kjo punë nuk bëhet vetëm me këshilla të përgjithshme, sepse ato japin pak rezultat dhe kthehen shpejt në diçka të zakonshme e nuk ndikojnë më tek fëmijët, kurse vetëvlerësimi për mënyrën e shfrytëzimit të kohës, i ballafaqon ata me rezultatet e punës së tyre, që i kënaq ose i shqetëson dhe në të dyja rastet, ata preken në shpirt, gjë që i nxit të punojnë për të bërë përmirësime të mëtejshme.

Po japim ndonjë mendim se ç’mund të bëjnë prindërit për t’i ndihmuar fëmijët për të menaxhuar normalizimin e ritmit të të nxënit.

Së pari, ata duhet të njohin pikat e forta dhe të dobëta të fëmijëve, që lidhen me zbatimin e orarit të të nxënit, që ndikon shumë mbi normalizimin e ritmit të tyre në punë për përgatitjen e mësimeve.

Së dyti,  është e domosdoshme që prindërit të punojnë për të bindur fëmijët për dëmin e madh që i sjell formimit të tyre shkencor, vesi i keq i shtyrjes së afatit të kryerjes së detyrave, që bëhet shkak për çrregullimin e ritmit të të nxënit.

Së treti, kërkohet që fëmijët të ndërgjegjësohen që të përcaktojnë drejt kohën për të ndjekur emisionet televizive, internetin etj., që kjo punë të mos të bëhet pengesë për përgatitjen për mësim, për argëtim dhe pushim të rregullt.

Së katërti, prindërit, që në moshë të njomë, duhet t’i ballafaqojnë fëmijët me arritjet ose mos arritjet që mund të kenë në punë për ruajtjen dhe konsolidimin e ritmit të të nxënit.

Së pesti, në dimër, prindërit duhet t’u sigurojnë fëmijëve ngrohje në dhomën e punës ose në këndin e studimit, sepse ata nuk mund të mësojnë në mjedise bashkë me të rriturit, që janë në kohë të lirë dhe bisedojnë për probleme nga më të ndryshme.

Së gjashti, në pranverë, fëmijët kanë dëshirë të qëndrojnë jashtë. Ata duhet të këshillohen që të mos harrojnë përgatitjen për mësim.

Së shtati, prindërit duhet të konsultohen me mësuesit për problemet e parandalimit të rënies së ritmit të të nxënit e bashkarisht mund të përgatisin edhe këshilla për fëmijët, si kjo që po paraqesim më poshtë.

 

 

KËSHILLA  PRINDËRISH

 

për fëmijët, që përpiqen të vetëmenaxhojnë dhe të vetëvlerësojnë drejt ritmin e tyre të të nxënit.

 

·         Kini kujdes që të mos të shpërdoroni kohën, sepse ajo është flori e shkuar floririt. Çdo punë duhet bërë në momentin e duhur.

·         Programet televizive dhe ato të internetit t’i ndiqni pas mbarimit të përgatitjes të mësimeve të ditës, por pa dëmtuar kohën e gjumit.

·         Për t’u përgatitur për ditën e hënë, punoni të shtunën disa orë paradreke dhe po kështu të dielën. Tërë kohën tjetër mund ta përdorin për të ndjekur aktivitete të ndryshme.

·         Kur të mbaroni përgatitjen e çdo lënde, shënoni në librezë notën që shpresoni se mund të merrni të nesërmen po të pyeteni.

·         Edhe në rast se nuk pyeteni, mund të bëni vetëkontrollin, duke krahasuar përgjigjet që japin shokët me përgatitjen tuaj.

·         Kini kujdes që në vetëvlerësimin e ritmit të të nxënit të jeni sa më të saktë.

·         Zbatimi i këtyre këshillave për normalizimin e ritmit të të nxënit, ju siguron suksesin që dëshironi.

 

Sot, për prindërit, janë krijuar kushte të favorshme për të bashkëpunuar me shkollën, sidomos në qytet, ku telefonizimi është bërë masiv dhe mund të këshillohen me mësuesit në çdo kohë.

Prindërit duhet të heqin dorë nga përdorimi i dhunës verbale apo fizike, gjoja për t’i nxitur fëmijët që të mësojnë. Një veprim i tillë s’bën asgjë tjetër, por i fut ata në situata stresi, kurse ballafaqimi me arritjet ka forcë të madhe motivuese. Ata, që e njohin mirë gjendjen reale të fëmijëve të tyre dhe që marrin kontakt një herë në javë, qoftë edhe me telefon me shkollën, mund t’i orientojnë dhe t’i ndihmojnë ata që të bëjnë vetëkontrollin e vetëvlerësimin e ritmit të tyre të të nxënit, që është konkretizimi i cilësisë së shfrytëzimit të kohës.

Së fundi, prindërit që ia lënë spontanitetit ritmin e të nxënit të fëmijëve, ata bëhen vetë shkaktarë për prapambetjen e tyre. Tani nuk mjafton më takimi me mësuesit një herë në muaj. Sot, për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë me ritmin e të nxënit normal, duhet një informacion shumë i shpeshtë, me qëllim që të merren masa në kohën e duhur për të mënjanuar luhatjet që shfaqen në ritmin e të nxënit të fëmijëve dhe që shkatërrojnë formimin e tyre të përgjithshëm.

Është e vërtetë se mjaft prindër nuk kanë shumë kohë për t’u marrë me fëmijët, por një gjë e tillë është e domosdoshme, prandaj ata duhet të kenë parasysh këshillën e Nënë Terezes: “Gjeje kohën për të punuar, shpërblimi është suksesi”. Të ndihmosh fëmijët se si të vetëvlerësojnë ritmin e të nxënit, do të thotë të investosh për të ardhmen e tyre, e thënë ndryshe, për t’i përgatitur për jetën.

Edhe vetë prindërit duhet të vetëvlerësojnë punën e tyre që bëjnë me fëmijët, jo vetëm për ritmin e të nxënit, por edhe për të gjitha punët tjera, që lidhen me formimin e tyre shkencor dhe etiko-moral. Kjo i shërben përsosjes së vazhdueshme të punës edukative në familje.

 

11 . 4.  DREJTUESIT E SHKOLLËS DUHET TË KAPIN NË KOHË SHKAQET E ÇDO LUHATJEJE TË RITMIT TË TË NXËNIT NË KLASA TË NDRYSHME DHE ME BAZË SHKOLLE

 

Drejtuesit e shkollës, problemet që lidhen me aftësimin e nxënësve si vetëvlerësues të ritmit të të nxënit, duhet t’i ndjekin, jo vetëm me përparësi, por edhe me kompetencë pedagogjike, sepse ky është një problem i vështirë, që kushtëzohet nga shumë faktorë, që duhen njohur nga të gjithë aktorët që punojnë me nxënësit, të cilët nuk duhet të harrojnë se ai lidhet me cilësinë e përpunimin të dijeve në orën e mësimit, me krijimin e atmosferës për të mësuar në shkollë e në shtëpi, me cilësinë e punës së mësuesit kujdestar e të prindërve për t’i mbrojtur ata nga stresi i natyrave të ndryshme dhe për t’i larguar prej rretheve shoqërore, që e kanë humbur interesin për shkollën etj. Për të pasur sukses, këto probleme, është e domosdoshme që të zgjidhen në kohën e duhur dhe me cilësi sipas kërkesave psikopedagogjike bashkëkohore. Sigurisht, këtë punë nuk mund ta udhëheqin drejtuesit mediokër, që nuk luftojnë për të mësuar të rejat në fushën e mendimit pedagogjik dhe nuk kanë shpirt krijues dhe vetëvlerësues për cilësinë e punës që bëjnë.

 

11 . 4 – 1.  KUALIFIKIMI I BRENDSHËM NË SHKOLLË DUHET TË TRAJTOJË ME PËRPARËSI AFTËSIMIN E MËSUESVE PËR T’I PËRGATITUR NXËNËSIT EDHE SI VETËMENAXHUES E SI VETËVLERËSUES TË RITMIT TË TË NXËNIT

 

Zgjidhja e këtij problemi kërkon dije e përkushtim. Po japim disa mendime që i kemi marrë nga intervistat me disa drejtues të suksesshëm, për këtë aspekt të punës në shkollë.

 

KUJTESË

për drejtuesit e shkollave, që luftojnë për t’i aftësuar mësuesit që të përgatisin nxënësit si vetëmenaxhues e vetëvlerësues të aftë të ritmit të të nxënit.

 

·         Drejtuesit duhet të njohin përgatitjen shkencore pedagogjike që ka çdo mësues, për të realizuar formimin e nxënësve si vetëmenaxhues dhe si vetëvlerësues të ritmit të të nxënit.

·         Ata, duke u mbështetur në shkallën e përgatitjes së mësuesve, kërkohet që të organizojnë aktivitete të ndryshme kualifikuese, që t’i ndihmojnë ata për t’i përgatitur nxënësit si vetëvlerësues të ritmit të tyre të të nxënit dhe në të njëjtën kohë t’i nxisin që të vetëkualifikohen.

·         Herë pas here është e domosdoshme që të organizohen tryeza të rrumbullakta për të diskutuar rreth përvojës së fituar, me qëllim që proçedimet racionale të futen në sistemin e punës të të gjithëve. Duke vepruar kështu, me kalimin e kohës, çdo shkollë krijon përvojën e vet.

·         Shtypi i brendshëm i shkollës, ku u bënë eksperimentet per vetëvlerësimin, botoi herë pas here përvojë nga mësuesit dhe nxënësit, ku problemet e vetëvlerësimit të ritmit të të nxënit, zënë një vend të rëndësishëm. Veç kësaj, këtu botohet dhe buletini vjetor “TË RUAJMË PËRVOJËN E FITUAR, TA KONSOLIDOJMË DHE TA PASUROJMË ATË”, ku publikohen zgjidhje konkrete psikodidaktike e socialpsikologjike të realizuara në shkollë dhe që kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes së saj.

 

Drejtuesit e shkollës duhet të kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme mjete e rrugë të reja për kualifikimin e vetvetes dhe të mësuesve për problemet që lidhen me aftësimin e nxënësve si vetëvlerësues të ritmit të tyre të të nxënit me qëllim që ata të vazhdojnë me sukses këtë proçes gjatë gjithë jetës me ritmin që do të kërkojnë zhvillimet e ardhshme shkencore e sociale.

 

11 . 4 – 2 .  SI MUND TË NDIQET RITMI I TË NXËNIT NGA DREJTORIA

 

Në shkollën 12-vjeçare jopublike “Matia”, Lezhë, e ndoqëm për tri vjet me radhë këtë problem me bazë klase e shkolle me qëllim që të zbulonim praktikat didaktike, që bëjnë të mundur që nxënësit të aftësohen si vetëmenaxhues dhe si vetëvlerësues të ritmit të tyre të të nxënit dhe ndikimin që ka pasur kjo punë për formimin e tyre shkencor. Për të nxjerrë konkluzionet për këtë studim, kemi zgjedhur disa klasa tipike brenda kornizës së arsimit parauniversitar, si klasën e tretë të fillores, që fillon të punojë me nota, klasën e gjashtë, që kalon nga puna me një mësues në krijimin e marrëdhënieve me shumë mësues dhe në klasën e dhjetë, ku nxënësit në shkollën e mesme ndeshen me metoda e kërkesa me nivel më të lartë shkencor dhe pamë se si mund të ndiqet kjo punë nga drejtuesit e shkollës e ç’efektivitet ka.

Zgjidhja e shqetësimeve që shfaqen në këto klasa vlen dhe për klasat e ndërmjetme. Po paraqesim tabelën që pasqyron ritmin e të nxënit të klasës së tretë, ku si bazë është marrë nota mesatare.

 

SHKOLLA JOPUBLIKE “MATIA” LEZHË

2009-2010

 

KONTROLLONI ÇDO MUAJ NOTËN MESATARE

KLASA……III……….

 

Numri i nxënësve në regjistër

07-08

08-09

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

N.VJET

1

SH

SH

10

10

10

10

10

10

10

10

10

10

10

2

M

M

8.34

8.66

8.70

8.71

8.7

8.5

8.6

8.6

9.2

9.2

9.2

3

M

SH

9.3

9.84

9.85

9.92

9.9

9.88

9.88

9.88

10

10

10

4

M

M

8.8

8.9

8.9

9.5

9.4

9.44

9.40

9.40

9.5

9.5

9.5

5

SH

SH

9.91

9.92

9.92

9.93

10

-

-

-

-

-

-

6

SH

SH

9.91

9.92

9.92

9.93

10

9.77

9.80

9.80

10

10

10

7

SH

SH

9.86

9.91

9.93

9.94

10

9.94

9.94

9.94

10

10

10

8

SH

SH

9.66

9.68

9.68

9.7

9.7

9.73

9.73

9.73

10

10

10

9

SH

SH

9.73

9.74

9.75

9.9

9.8

9

9

9.40

10

10

10

10. Nota mesatare si klasë

SH

SH

9.5

9.6

9.6

9.7

9.5

9.7

9.5

9.8

9.8

9.8

9

 

VETANALIZA

 

TË DHËNA

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

NOTA VJETORE

% KLASËS

100

100

100

100

100

100

100

100

100

100

100%

N.MESATARE

9.5

9.6

9.63

9.7

9.71

9.53

9.59

9.8

9.82

9.83

9.83

PËRMIRËSIME

-

8

8

8

8

-

3

4

2

2

 

KEQËSIME

-

-

-

-

-

7

1

-

-

-

 

NX.SUKSESSH?M

4

4

4

4

4

1

4

4

6

6

 

M.ME ARSYE

-

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

M.PA ARSYE

-

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

Shënim: Krahasimi bëhet gjithnjë me përfundimet e vitit shkollor 2008-2009

 

Mësuesja e klasës

 

Siç shihet në tabelë, për çdo nxënës është dhënë përfundimi vjetor i klasës së parë e të dytë (M = mirë, SH = shumë mirë) dhe pastaj për çdo muaj, semestër dhe në fund të vitit, është rregjistruar nota mesatare e çdo nxënësi. Klasa, gjatë të tre viteve, ka qëndruar në nivelin mbi 9. Ritmi i të nxënit ka qenë i qëndrueshëm dhe relativisht i lartë. Kjo duket edhe në vetanalizën, ku mbizotëron prirja për përmirësim, kurse numri i nxënësve të suksesshëm ka ardhur duke u rritur, sidomos në semestrin e dytë, gjë që flet jo mirë, sepse ende shfaqen shenjat e rritjes së mobilizimit në fund të vitit, që është karakteristikë e të mësuarit me hope. Suksesi i kësaj klase shpjegohet dhe me frekuentimin shumë të mirë në mësime. Nuk kanë bërë asnjë mungesë. Të gjitha këto tregojnë se edukimi i nxënësve, që të mësojnë me ritëm normal, fillon që në klasë të parë dhe zhvillohet gjatë të gjitha viteve të shkollimit dhe pastaj vazhdon deri në fund të jetës.

Si përfundim, mund të themi se që në kopsht dhe në fillore, hidhen bazat për një ritëm të të nxënit të qëndrueshëm.

Anëtari i drejtorisë që ndoqi filloren, organizoi tryeza të rrumbullakta në fund të tetorit, në janar, në mars dhe në maj, ku u diskutua për ecurinë e kësaj klase, në mënyrë të veçantë për faktorët që ndikuan për të mbajtur nën kontroll  ritmin e të nxënësit nga fëmijët e kësaj moshe.

Nga studimi doli se pikat më të forta të kësaj klase kanë qenë: frekuentimi i rregullt, që ndikoi në sigurimin e kalueshmërisë së plotë dhe me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme, me notë mesatare mbi nëntë. Numri i nxënësve të suksesshëm ka ardhur duke u rritur.

Pikat e dobëta: përsëri u shfaq rritja e mobilizimit në semestër të dytë, që është shenjë e të mësuarit me hope.

Nga vëzhgimet e vazhdueshme, rezultoi që mësuesja, gjatë këtyre viteve, është ngritur shumë nga ana profesionale, sidomos për problemet që lidhen me ruajtjen e ritmit të të nxënit në fillore. Ajo vetëvlerësoi me rigorozitet punën e saj.

Tryezat e rrumbullakta shërbyen për të çuar përpara kërkimin e rrugëve të reja për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit të nxënësve të ciklit të ulët.

Po japim ritmin e të nxënit të një klase tjetër tipike, kur nxënësit kalojnë nën drejtimin e shumë mësuesve.

 

SHKOLLA JOPUBLIKE “MATIA” LEZHË

2009-2010

 

KONTROLLONI ÇDO MUAJ NOTËN MESATARE

 

KLASA…VI…..

Numri i nxënësve në regjistër

07-08

08-09

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

N.VJET

 

1.

10

10

9.4

9.6

9.2

9.16

9.17

9.5

9.3

9.4

9.5

9.51

9.5

 

2.

10

10

9.9

9.9

9.9

9.87

9.89

9.9

9.9

9.9

9.9

10

10

 

3.

9.7

9

7.7

7.9

7.9

7.75

7.76

8

8

7.9

8

8.11

8

 

4.

10

10

9.6

9.6

9.6

9.71

9.74

-

-

-

-

-

-

 

5.

9.9

9.1

9.1

8.9

8.6

8.52

8.59

8.9

8.6

8.3

8.5

8.45

8.5

 

6.

10

10

9.3

8.8

9

9.11

9.14

9.3

9.5

9.7

9.7

9.57

9.5

 

7.

-

6.4

6.3

6.4

6.5

6.49

6.57

7.1

6.9

6.9

7

6.95

7

 

8.

10

10

9.8

9.8

9.9

9.96

10

9.8

9.8

9.8

9.8

10

10

 

9.

9.6

9.1

7.6

7.9

7.3

6.94

6.95

6.8

6.7

6.8

6.9

6.78

6.8

 

10.

10

10

9.6

9.6

9.5

9.40

9.43

9.8

9.6

9.6

9.5

9.61

9.6

 

11.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

12.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

13.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nota mesatare si klasë

9.8

9.7

8.8

8.8

8.7

8.69

8.72

8.8

8.7

8.7

8.7

8.77

8.8

 

 

VETANALIZA

 

TË DHËNA

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

NOTA VJETORE

% KLASËS

100

100

100

100

100

89

89

89

100

1oo

1oo

N.MESATARE

8.83

8.84

8.74

8.69

8.72

8.72

8.7

8.72

8.75

8.77

8.8

PËRMIRËSIME

-

-

1

1

1

7

7

6

6

1

1

KEQËSIME

9

9

9

9

8

2

2

3

1

6

6

NX.SUKSESSH?M

2

3

3

3

3

3

4

3

5

5

5

M.ME ARSYE

29

30

19

27

101

29

18

27

18

109

203

M.PA ARSYE

-

-

4

-

4

-

-

7

-

7

22

 

Shënim: Krahasimi bëhet gjithnjë me përfundimet e vitit shkollor 2008-2009

Mësuesi kujdestar

 

Kjo tabelë paraqet ritmin e të nxënit trevjeçar të klasës së gjashtë, që është një moment tepër delikat në jetën e nxënësve, është koha kur ata, ndryshe nga në fillore, që kishin të bëjnë me një mësues dhe shpeshherë për pesë vjet detyrohen që, menjëherë, të hyjnë në marrëdhënie mësimore me shumë mësues, që kanë secili kërkesat e veta, që për nxënësit krijon një situatë të re psikologjike dhe jo aq e lehtë për t’u përballuar, sidomos për problemet, që lidhen me ritmin e të nxënit. Me përjashtim të nxënësve me numër 2 dhe 8, siç lexohet në tabelë, që e kanë ruajtur për tre vjet me rradhë notën mesatare vjetore 10, të tjerët kanë pësuar një rënie të lehtë nga 0,4 – 0,5. Nxënësi me numër 7 ka realizuar një ngritje premtuese nga 6,4 në 2008 – 2009, në 7 në 2009 – 2010, kurse rënia e nxënësit me numër 9 është rezultat i disa problemeve të mprehta sociale në rrethin e tij familjar.

Klasa u mobilizua për të ruajtur angazhimin në punë, për të forcuar vizionin e përbashkët, që kishin formuar që në fillore. Tani nxënësit filluan të thellohen në vetëvlerësimin e përpjekjeve të tyre për të siguruar një ritëm normal të të nxënit. Mësuesit i ndihmuan që të organizojnë punën në mënyrë të atillë që ata të njihen me progresin e arritjeve të tyre, por edhe me rënien, qoftë edhe e përkohshme. Mësuesi që di të organizojë punën në atë mënyrë sa nxënësit të kuptojnë gjendjen e tyre, sukseset dhe çrregullimet në ritmin e të nxënit, ai i vë ata më shpejt në lëvizje për të dalë nga gjendja dhe për të ecur përpara. Pra, vetëvlerësimi është një nga mjetet me të vërtetë të fuqishëm për të normalizuar ritmin e të nxënit. Në sajë të një pune të organizuar me rigorozitet shkencor, klasa erdhi gjithnjë duke u përmirësuar. Vetëm në mars dhe në prill pati një rënie si kalueshmëri, kurse në të gjithë muajt tjerë, ishte 100%. Po ta shikojmë gjendjen nga nota mesatare, duken më mirë lëkundjet në ritmin e të nxënit. Gjatë të gjithë semestrit të parë kishte shumë keqësime, duke u krahasuar me notën vjetore të një viti më parë, kurse përmirësimet ishin të pakta nga një muaj në tjetrin. Në semestrin e dytë, kur u familjarizuan me kërkesat e shumë mësuesve, ndryshoi gjendja në favor të përmirësimeve, nota mesatare si klasë, asnjëherë nuk ka ra nën 8.6, kurse viti shkollor u mbyll me notën mesatare 8.8. Siç shihet, edhe në tabelë, çrregullimet në ritmin e të nxënit, më me forcë u shfaqën në semestrin e parë dhe erdhën duke u zbutur në të dytin. Kjo tregon se ata filluan të kristalizojnë vizionin e ri personal dhe të kuptojnë dhe punën që duhet të bëjnë për realizimin e tij. Në semestër të dytë filloi të ndjehet efekti i ndihmës së mësuesve në terësi dhe i mësuesit kujdestar në veçanti. Kjo shpjegohet edhe me faktin se tani, ata u aftësuan për të bërë vetëvlerësime më cilësore. Mësuesit, duke i ballafaquar nxënësit në çdo orë mësimi, javë e muaj me arritjet e tyre, për problemet e ritmit të të nxënit, ndikuan pozitivisht që shumica e tyre arriti të mos bien nën notën mesatare 8 ose 9. Po ta shikojmë si klasë, nota mesatare nga 9.8 dhe 9.7 në klasën e katërt dhe të pestë, ra në 8.8, kurse gjatë muajve asnjëherë nuk ka rënë nën 8.3. Kjo tregon se mësuesit që punuan me ta i kanë ndihmuar për të kapërcyer vështirësitë, që lidhen me ruajtjen e ritmit të të nxënit.

Në këtë rast, në tryezat e rrumbullakta, që u organizuan në momente kyçe për të analizuar format e punës për të siguruar një ritëm të lartë të të nxënit, janë thirrur dhe mësuesit e fillores. Me këtë u synua që të krijohet një opinion profesional për nevojën e kërkimit të formave të punës për zgjidhjen e problemeve të ritmit të të nxënit në arsimin bazë. Në këto takime, të gjithë e pranuan se gjetja e rrugëve për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit, përbën çelësin e suksesit për një përparim bashkëkohor të nxënësve.

Siç shihet, këto diskutime shërbejnë për të organizuar një kualifikim shumë aktiv të mësuesve, që siguron bashkëveprimin profesional në mes tyre, në kushtet e një ambienti real kërkimor.

Po japim edhe tabelën e klasës së dhjetë, që përfaqëson një moment kyç në jetën e një të riut. Është koha kur vizioni personal dhe ai i përbashkët plotësohen me elementë të ri, që, për t’u realizuar, kërkojnë dije e përkushtim. Është koha kur nxënësi e kupton se kush është dhe kush aspiron që të jetë. Në këtë stad moshor krijohen tensione të forta. Ka mjaft raste kur kushtet nuk janë të favorshme dhe u duhet të kapërcejnë vështirësi tepër serioze mësimore dhe sociale. Në klasat e dhjeta krijohen kolektiva të reja me nxënës të ardhur nga disa shkolla 9-vjeçare me kërkesa e nivele të ndryshme. Kjo është një dukuri që duhet të studiohet me kujdes.

 

SHKOLLA JOPUBLIKE “MATIA” LEZHË

2009-2010

KONTROLLONI ÇDO MUAJ NOTËN MESATARE

 

KLASA……X…

Numri i nxënësve në regjistër

07-08

08-09

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

S.II

N.VJET

1.

9.70

10

9.69

9.71

9.65

9.75

9.85

9.84

9.79

9.92

9.9

9.92

10

2.

9.50

9.60

9.33

9.38

9.36

9.42

9.50

8.45

8.75

9.57

9.4

9.56

9.79

3.

8.10

8.00

5.82

6.32

6.49

6.37

6.50

5.45

6

6.83

6.8

7

7

4.

8.50

7.90

7.15

7.50

7.61

7.95

7.92

7.45

7.93

7.72

7.5

8.23

8.29

5.

9.60

9.70

9.44

9.52

9.53

9.56

9.57

8.81

9.06

9.70

9.6

9.16

9.57

6.

7.10

7.10

6.52

6.72

6.65

6.93

7.14

7.1

7

7.25

7.2

7.4

7.71

7.

8.20

8.00

7.38

7.20

7.11

7.25

7.35

7.22

7.27

7.08

7

7.13

7.64

8.

8.40

8.10

8.14

8.52

8.58

8.28

8.35

7.25

8.61

8.81

8.8

8.45

8.57

9.

9.60

9.70

9.33

9.28

9.07

9.29

9.42

9.08

9.14

9.25

9.4

9.64

9.64

10.

6.40

6.20

5.59

5.56

5.46

5.60

5.57

4.85

5.17

4.5

4.6

5.5

5.64

11.

8.20

8.00

7.64

7.50

7.26

7.32

7.57

6.54

6.83

6.61

6.4

7.23

7.36

12.

 

8.50

7.94

7.81

7.83

7.69

7.64

6.4

7.44

7.5

7.3

8

8

13.

9.60

9.50

9.45

9.38

9.36

9.45

9.57

9.07

9.1

9.58

9.4

9.7

9.71

14.

7.20

5.60

5.42

5.40

5.75

5.70

5.85

4.88

5.28

6

6

5.8

5.86

15.

9.50

9.40

9.15

8.74

8.51

8.78

8.78

8.00

8.1

8.27

8.3

9

9

Nota mes. si klasë

 

-

 

-

 

8.52

 

7.91

 

7.88

 

7.95

 

8.04

 

7.97

 

7.9

 

8.1

 

8.1

 

8.2

 

 

VETANALIZA

 

TË DHËNA

T

N

DH

J

S.I

SH

M

P

M

Q

S.II

N.VJET

% KLASËS

93.3

73.3

73.3

93.3

93.3

73.3

73.3

73.3

73.3

 

9.3

9.3

N.MESATARE

8.52

7.91

7.88

7.95

8.04

7.97

7.9

8.1

8.1

 

8.2

8.25

PËRMIRËSIME

1

2

3

6

6

5

4

5

6

 

 

9

KEQËSIME

3

1

2

0

0

2

1

2

0

 

0

0

NX.SUKSESSH?M

7

7

7

6

7

6

5

6

7

 

8

8

KL.SUKSESSHME

Po

Jo

Jo

Jo

Jo

Jo

Jo

Jo

Po

 

Po

Po

M.ME ARSYE

33

18

36

172

259

38

42

54

47

25

206

465

M.PA ARSYE

6

0

4

13

23

4

6

15

13

4

42

65

M.GJITHSEJ

39

18

40

185

282

42

48

69

60

29

248

530

 

Shënim: Krahasimi bëhet gjithnjë me përfundimet e vitit shkollor 2008-2009

Mësuesi kujdestar

 

Le të përpiqemi ta lexojmë tabelën e ritmit të të nxënit. Nga 15 nxënës që ka klasa, 9 prej tyre, duke zbatuar kërkesat e vetëvlerësimit, për tre vjet arritën të ruajnë në parametrat normal ritmin e të nxënit, me pak luhatje, që shkojnë nga 0.3 - 0.9. Si kalueshmëri s’ka rënë asnjëherë nën 73%, kurse si notë mesatare gjithnjë ka qëndruar mbi 7.88. Numri i nxënësve të suksesshëm ka ardhur duke u rritur. Në semestrin e parë ishin 7, kurse në fund të vitit 8, ose mbi 50 % e klasës. Nxënësit me numër 3, 6, 10, 11 dhe 14, kanë pësuar rënie. Ata nuk arritën që të mbajnë nën kontroll ritmin e tyre në punë, kurse ai me numër 10 kishte shqetësime familjare. Megjithëse lufta për një ritëm të lartë të nxënit bën të mundur të goditet mirë vesi i keq i të mësuarit me hope, përsëri vërehen rënie të lehta në muajtë e parë të semestrave. Në fillim të vitit, që u tregua më shumë kujdes nga mësuesit, ritmi i të nxënit ishte më i lartë se në fillim të semestrit të dytë, kur ndjekja nuk u bë në nivelin e duhur. Kjo flet se ritmi i të nxënit është shumë i ndjeshëm. Sadopak të dobësohet puna për forcimin e tij, ai bie në raport me kujdesin që tregohet për ta mbajtur atë nën kontroll.

Po të shikojmë rubrikat: përmirësime e keqësime, shohim se në tetor ka më shumë keqësime dhe pastaj kanë ardhur duke e marrë veten dhe përmirësimet vinë në rritje, pavarësisht se ka luhatje në dhjetor, mars e prill. Edhe në klasën e dhjetë u vërtetua se kur vetëvlerësimi i ritmit të të nxënit ndiqet me përparësi, rreziku i lëkundjeve në ritmin e të nxënit minimizohet dhe mund të parandalohet. Ritmi i të nxënit kthehet në një dukuri të qëndrueshme kur ndjekja e tij shtrihet që nga kopshti e deri në maturë. Fëmijët e kopshtit dhe nxënësit, stad pas stadi, edukohen me një shpirt sistematik në çdo lloj pune që bëjnë.

Për të patur sukses ritmi i të nxënit, duhet të mbështetet dhe më veprimtari ndihmëse, për të cilat kemi diskutuar edhe më lart, si: takimet pesëminutësh në fund të ditës së mësimit, komunikimi i rezultateve pozitive çdo mëngjes, që është quajtur “Gëzimi i punës”, fletë – përgëzimet që  dërgohen në familje etj., që krijojnë një atmosferë kënaqësie të ligjëshme për çdo nxënës. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për të mbajtur të ndezur atmosferën për punë. Gëzimi i punës ka forcë të madhe motivuese. Akademiku Gjergj Fishta e vlerëson krijimin e situatave të gëzimit si një nxitje për punë. Ai thonte: “Me gëzim e me entuziazëm i dilet në krye të çdo vepre, … Gëzimi sa e sa herë, duket se i përtrin forcat e një të riu, i jep nxitje të re vullnetit të tij, mendjes së tij krijuese idealesh të madhnueshme, i jep guxim e trimëri. Prej gëzimit kanë le shpesh ide të naltueshme e vepra të çuditshme. Ai na bahet ndihmë si pa u kujtue, ndër të gjitha të vështirat e kundërshtimet që na ban me ndie ma tepër të mirën, të vërtetën, të bukurën…”,- dhe vazhdon: - siç thotë Keptler, gëzimi është armiku më i madh i trishtimit, që asht vdekja e shpirtit dhe e trupit për një të ri”. (Gjergj Fishta, vepra-10, faqe 200).

Në momentet e përjetimit të rezultateve pozitive të një dite më parë, shpirtrat e nxënësve i pushton gëzimi, por në të njëjtën kohë të gjithë meditojnë për gjendjen dhe diskutojnë me vetveten se ç’duhet të bëjnë për të bërë hapa të ri përpara. Në këtë rast bëhet një vetëvlerësim i heshtur për problemet e ritmit të të nxënit, që ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për motivimin e nxënësve që të luftojnë për rezultate gjithnjë e më të larta.

Tani mund të themi se vetëvlerësimi i ritmit të të nxënit ka forcë të madhe motivuese. Nxënësi zbulon tek vetja aftësi e mundësi për të ecur përpara, qoftë edhe në fillim me ritëm të ngadalët. Nga ndjekja trevjeçare e këtij problemi, ne jemi bindur se publikimi i përmirësimeve ka ndikim të fortë mbi psikologjinë e nxënësve dhe kur bëhet në mënyrë sistematike, vlerat e tij janë të padiskutueshme. Siç shihet, këtu kemi të bëjmë me filozofinë e ndryshimit, të cilën nxënësit e mësojnë në punë e sipër, në luftë për të realizuar rezultate gjithnjë e më të larta dhe të qëndrueshme, sot në shkollë dhe nesër në jetë.

Siç e pamë, kjo ndjekje e re e përparimit i ka çliruar nxënësit nga gjyqi i notave, nga dhuna verbale, nga paragjykimet shpresevrasëse. Këto aktivitete zhvillohen mbi parimet e kulturës së inkurajimit, që ka në themel të saj ngrohtësinë dhe gadishmërinë për t’u dhënë fëmijëve ndihmë për të kapërcyer vështirësitë pra, që krijojnë situata shpirtërore shpresëdhënëse për të kapërcyer pengesat e për t’u vënë në rrugën e suksesit. Këto mekanizma psikodidaktike mbajnë të ndezur luftën për një ritëm të lartë të të nxënit nëpërmjet të një vetëkontrolli e vetëvlerësimi rigoroz, gjithnjë nën kujdesin e mësuesit psikolog, që di të ngjallë te nxënësit shpirtin e perspektivës. Vetëvlerësimi, si proçes didaktik, është i vështirë, por është i domosdoshëm që të futet në stil të gjerë në sistemin e punës të çdo nxënësi. Kjo është kërkesa numër një për të realizuar “Mësimdhënien me në qendër nxënësin”, që kërkon dije e përkushtim, aftësi për ta përqëndruar nxënësin në fokusin e fenomenit që studiohet.

Edhe komuniteti mund t’i nxisë nxënësit për të vetëvlerësuar me përgjegjësi ritmin e të nxënit. Kur presidenti i Amerikës i jep fletën e nderit një nxënëseje nga Petrela, mendoni se ç’ndikim ka tek nxënësit e tjerë një nderim i tillë.

Është i njohur fakti që mosha shkollore ka nevojë t’i njihen meritat. Një fletëlavdërimi apo një dhuratë simbolike, nxënësit i ndihmon që të kuptojnë vlerat e vetvetes.

Tryezat e rrumbullakta që lidhen me kërkimin dhe gjetjen e rrugëve për të aftësuar nxënësit për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit, kishin karakter kualifikues. Disa prej tyre u kthyen në mbledhje të këshillit pedagogjik. Kjo u bë me synim që të krijohej një opinion profesional i qëndrueshëm për nevojën e ruajtjes së ritmit të të nxënit në kufinjtë normal që nga kopshti dhe deri në maturë. Që ky objektiv të realizohej, kërkonte mbështetje konkrete zyrtare.

Në mbledhjen e këshillit të mësuesve, që iu kushtua studimit të përfundimeve të klasës së VI për mbajtjen nën kontroll të ritmit të të nxënit (2007 - 2008), lindi dhe mori formë ideja me forcë të madhe motivuese, që përfshin të gjithë mësuesit, “Sot do të jap mësim më mirë se dje dhe ensër më mirë se sot!”, të cilën nxënësit, për ngjashmëri, e bënë të tyren dhe e adoptuan, “Sot do të mësoj më mirë se dje dhe nesër më mirë se sot!”  Ky orientim i ri mund të merret si thelbi i luftës kundër të nxënit me hope.

Por edhe kaq nuk mjaftonte. Kërkohej dhe një mbështetje e fortë profesionale.

Në një mbledhje të këshillit të mësuesve (2008 – 2009), doli në dritë ideja madhore për zgjidhjen e problemeve të shkollës: “ÇDO MËSUES DUHET TË JETË INSPEKTOR I VETVETES”, që Qeveria e Nxënësve iu përgjigj me një vendim të saj shumë të rëndësishëm: “ÇDO NXËNËS DUHET TË BËHET MËSUES I VETVETES”.

Në mbledhjen e këshillit pedagogjik të tetorit 2010, u përpunua ideja, që u kthye në vendim: “ÇDO MËSUES I SHKOLLËS SONË DO TË JAPË MËSIM ÇDO DITË NË NIVELIN E MËSIMEVE TË HAPURA TË SUKSESSHME”.

Edhe Qeveria e Nxënësve premtoi që do t’i përgjigjen kësaj kërkese me një përgatitje ditore shembullore masive.

Siç shihet, këtu kemi të bëjmë me një risi pedagogjike interesante: çdo hap përpara që bëjnë mësuesit, ajo merr jetë po të shoqërohet me një mbështetje të fortë nga nxënësit.

Si përfundim, mund të themi se këto vendime të këshillit të mësuesve dhe të Qeverisë së Nxënësve u bënë në bazë për të siguruar një ritëm pune gjithnjë e më të lartë e më të qëndrueshëm, qoftë nga mësuesit apo nga nxënësit. Ata u bënë ide udhëheqëse për të gjithë, sepse ishin produkt i shpirtit të tyre, që frymëzohej nga nevoja për një profesionalizim aktiv dhe të nivelit të lartë, me synim që t’i afrohemi standarteve arsimore europiane në përgatitjen shkencore dhe etiko-morale të nxënësve.

 

PËRMBLEDHJE

 

Ç’PËRFITIM KANË NXËNËSIT NGA MBAJTJA NËN KONTROLL E RITMIT TË TË NXËNIT NËPËRMJET VETËVLERËSIMIT

 

Nxënësit që shfrytëzojnë vetëvlerësimin për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit, sigurojnë çelësin e suksesit në të gjitha llojet e përpjekjeve që bëjnë për të fituar dije dhe aftësi për t’i interpretuar e argumentuar vlerat e tyre si dhe për t’i zbatuar ato në sfera të ndryshme të prodhimit.

 

Le ta shikojmë problemin më konkretisht.

 

·         Nxënësit, duke u aftësuar për të vetëvlerësuar ritmin e të nxënit, zbulojnë mundësitë që kanë për të përballuar vështirësitë e luftës për formimin e tyre shkencor dhe etiko-moral.

·         Duke vetëvlerësuar ritmin e të nxënit, ata njihen me mundësitë që kanë dhe fitojnë besimin në vetvete për të përcaktuar vizionin personal dhe objektivat konkrete për ta realizuar atë.

·         Nxënësit, duke vetëvlerësuar ritmin e punës në grup, e pranojnë më shpejt vizionin e përbashkët, që lidhet me përparimin e klasës dhe të shkollës, sepse njohin më mirë mundësitë që kanë.

·         Duke u edukuar për të punuar me ritëm të lartë dhe vizionar, nxënësit kualifikohen më shpejt për t’u bërë të suksesshëm në të gjitha drejtimet në nivelin e shkollës së tyre dhe më tej.

·         Duke punuar për një kohë të gjatë për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit, ata formojnë bindjen se vetëvlerësimi është një nga mjetet më të mira për të çliruar sistemin e punës së tyre nga të metat dhe për ta pasuruar e përsosur atë.

·         Duke u përpjekur për të siguruar një ritëm të të nxënit bashkëkohor, ata përfshihen natyrshëm në luftë për të realizuar objektivin madhor “ÇDO NXËNËS DUHET TË BËHET MËSUES I VETVETES”.

·         Ruajtja në nivelin e duhur të ritmit të të nxënit nga nxënësit brenda e jashtë orës së mësimit, është çelësi e suksesit në luftën për të fituar dije.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora