E merkure, 23.10.2019, 11:17 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Ilir Bega: Si luajta djalin e madh të Mere Fizit

E marte, 26.06.2012, 05:43 PM


Flet aktori dhe regjisori I RTSH dhe filmave artistikë Ilir Bega

Kam lujatur me Arben Imamim tek filmi “Njeriu me top”

Si luajta djalin e madh të Mere Fizit

Ja pse  u ndërpre xhirimi i filmit “Pengjet”

Nga Albert ZHOLI

Ka realizuar regjistrimin e 75 dramave, 14  Koncerte të Vitit të Ri, regjisor i disa filmave artsitkë dhe komedi, por për të janë pak. Në dukje natyrë e qetë, në punë tepër impulsiv dhe kërkues. E gjen natë e ditë pranë godinës së TVSH apo në Teatrin Kombëtar, ku regjistron të gjitha dramat e këtij Institucioni unik. I thatë por i thantë thotë populli. Kështu është dhe Iliri. Elegant, por që vesin më të madh si dhe mikun në rrugët e gjata të xhirimeve ka cigaren. Me një punë titanike ai është bërë pjesë e historisë së tij RTSH, fidanishtes së parë të medias vizive shqiptare. E shikon gjithmonë buzagaz edhe kur punët nuk i shkojnë mirë.  Nga shumë emisione apo spektakle ku ai ka qenë regjisor, veçon emisionet speciale për Mbrëmjet e Vitit të Ri, ku ai më shumë ka punuar me humoristin Koço Devole. Mbushur me emocion, ai rrëfen natyrshëm, jetën  e tij 35-vjeçare në TVSH, ku ka sa ditë të bukura po aq dhe ditë të vështira mbushur me makth. Por e thotë me plot gojën, RTSH nuk e zëvëndëson me asnje TV tjetër.

Flitet në rethet e regjisorëve se ju keni lënë në mes xhirimet e nëj filmi artistic që titullohej “Pengjet” A është e vërtetë kjo dhe çfarë mund të na thoni për këtë film?

Përsa thatë është e vërtetë. Ishte viti 1987 kur unë fillova të realizoj këtë film. Ishte nëj film që e kam dashur shumë. Spunto për këtë film e mora nga nëj ngjrje reale që ka ndodhur në jug të Shqipërisë. Eshtë një ngjarje e plotë, rrënqethëse. Kur ma bënë present këtë ngjarje menjëherë më shkoi mendja për nëj film artistic. Ideova menjëherë dhe aktorët. Ngjarja mu fiksua sikur të isha dhe vetë në të.

Mund të na e përshkruani pak ngjarjen?

Konkretisht filmi flet për disa pengje që kishte marrë ushtria gjermane në luftën e dytë botërore kur ishte në jug të vednit konkretisht në  në fshatin Vuno. Mbi fasht në një majë mali ishte një manastir i vogël por i bukur. Këtë Manstir e ruante një nënë me njq qen. Ajo njëkohësisht përkujdesej për Manastirin duke pasur si besnik qenin I cili slinte njeri të futej brenda pa e lidhur apo pa I bërë zë e zonja. Pikërisht në këtë Manstir të shenjtë gjermanët vunë një antenë ndërlidhjeje. Me anë të saj ata lidheshin me Korfuzin dhe më tej me Berlinin. Gjermanët donin ta ruanin nga forcat partizane këtë antenë. Ata e dinin se partizant kishin dije për këtë natenë dhe mund at godisnin me top apo me mortaja. Për këtë ardye ata rrëmbyen shmë burra të fhsatit dhe I mbyllën brenda në Manstir të lidhur. Vetëm kështu ata ishin të sigurt se partizanët nuk do të qëllonin.

Brenda kësaj periudhe që ata ishin brenda ndodhi ndonjë ngjarje e rënëdësishme?

Aty ndohën shumë ngjarje por unë do të veçoj ngjarjen më aganë e fhsatit. Bashkë me grupin ë fshatarëve gjermanët kishin marrë edhe aganë. Ai u premtoi shumë  mondea floriri gjermanëve me kusht që ta lironin. Ai dërgoi habet në fshat dhe I sollën florinjtë. Gjeramnët edhe floririn e mbajtën edhe aganë se lëshuan.

Ju i filluat xhirimet pikërisht në këtë vend?

Jo. Këtë Manstir unë e pashë  nga afër dy herë, por nuk ma mbushi mendjen. Ai ishte rrënuar shumë. Ashtu nuk do të dilte ideja ime.

Ku i filluat xhirimet?

I filluam në një fshat të Sarandës, pikërisht në Dhivër. Aty ishte një Manstir më I mirëmbajtur. Por problem kishim ndriçimin, duhej shumë ndriçim ndaj morëm një gjenerator nga ushtria shumë të fuqishëm.

Cilët ishin aktorët kryesorë në këtë film?

Kisha zgjedhur shumë aktorë të mirë. Midisa tyre ishin Jani Riza, Ilia Shyti, Tinka Kurti, Stavri Shkurti, Jani Petro e shumë të tjerë.

Pra Tinka do të luante rolin e gruas me qen që kujdesej për Manstirin?

Po. Atë rol. Në fillim mendova që në atë rol të luante Margarita Xhepa. Mendova të ishte një gura e qetë, e dashur, e ëmbël. Por duke pasur parasysh se kishim të bënim me gjermanët, ndryshova mendje dhe thirra Tinkën që është një gura e fortë, plot temperament, me zë potent, e papaërkulur.

Pse u ndërpre ky film kaq i bukur?

Ah pse! Sot nuk mund të besohet por athere po. Kryesorja ishte se do xhirohej edhe kisha brenda Manastirit. Pra do filmohej edhe kryqi. Dihej atehere lufta kundër fesë. Feja ishte “Opium për popullin”. Kjo bëri që të dikutohej shumë, shumë ky film. Por ngjarja zhvillohej në kishë, nuk mund të shamngej. Aty ishte e bukura. Athere në Komitetin Qendror për Kinostudion kujdesej Manush Myftiu  dhe Anastas Kondo. Ata disa herë kishin shprehur rezerva për këtë film. Kryesisht Mnaush Myftiu. Ata rezervat ja kishin shprehur Drejtorit të RTSH, Marash Hajatit. Dua të them se Marashi solli një frymë të re në television. Ai në të vëretë donte realizimin e filmit por sbëhej shaka ën atë kohë. Marashi caktoi folësin e  talentuar dhe gazetarin Virgjil Kule të jepte vendimin. Virgjilin e kasha shok lagjeje. Një intelektual I mirëfilltë dhe me shumë pregatitje. Kjo ishte thikë me dy presa për të. Ishe në ëmdyshje. Unë e dija çbluante ai brenda vetes, e dija që ishte me të dyja duart për po. Por për të shmangur ndonëj icident të mëvonshëm na tha të mos e vazhdojmë. Ne ishim në Sarandë tek Turizmi I vjetër kur na sollën lajmin. Të gjithë aktorët kane qarë kur u tregova. Kishim bërë 22 ditë xhirime. Afërisht gjysma e filmit. Të gjithëve u kish pëlqyër filmi. Skenarin e filmit e kishte bërë  V. Leka. Kaq (qesh).

Kur mbaroi studimet Iliri dhe ku u caktua pas përfundimit të studimeve?

I mabrova sudimet në vitin 1974. më meëruan në RTSH, por në atë kohë ndodhi periudha e shkurtimeve kështu që smunda të rri aty. Më caktuan si actor në Teatrin e Gjirokëstarës së bashku me Admond Budinën dhe Alfred Bualotin. Më çuan aktor  për arsye se kur isha në shkollë unë realizova disa filma dhe më kishin piketuar si actor të mirë. Aty ndeja plot tre vjet. Nuk spikata në role, pasi pot ë punoja mirë do bënin çmos të më mbanin. Kështu që pas tre vitesh erdha sërishmi në RTSH, pas një punë njëvjeçare në Kinostudio.

Kë pedagog kishit pëgjegjës grupi në shkollë dhe cilët aktorë të sotëm kishe në grup?

Të fanshmin Mihallaq Luarasi. Ai s’të falte. Se ngatëronte kurrë miqësinë me preofesionin apo shkollën. Ishte korrekt, kërkues, I drejtë. Prej tij ne mësuam shumë. Ne në kurs ishim 26 veta. Por pas viti të parë ngelëm 13 pasi Mihallaqi ata që svlenin i la në klasë. Shok klase kisha  Fadil Kujovsa, Elida Janushi, Eliza hajati,  Perika Gjezi, Edmond Budina, Vladimir Muzha,  Dhimitra Plasari, Alfred Bualoti, Nikolla Llambro, Spartak Pecani etj..të gjithë edhe sot janë aktorë me emër.

Në vitin 1977 kaluat në RTSH. Cili ishte emisioni I parë që realizuat?

Ishte një emisonq ë dhe sot e kam ndër mend sikur po e realizoj së pari. Titullohej “Fjala poetike në ekran”.  Këtë e realizoja me aktorët e Teatrit Kombëtar të culët vinin pa shpërblim. Këtu lidha shumë miqësi me Margarita Xhepën, me Reshat Arbanën dhe shumë aktorë të tjerë.

Plot 35 vjet në RTSH, cilat janë emisonet e tjera ë ju kanë dhë ën më shumë sadisfaksion?

Ka qenë tri koncertet “Vallëzojnë shqipet” me nha një orë e nëjzet minuta. Ka qenë një emison me këngë dhe valle me artistët e “Ansamblit Kombëtar. Aty kisha Besim Zekthin, Lili Cingun, Enver Birkon dhe këngëtare si Vaçe Zela etj... Xhirimet  janë bërë në Palaltin e Kongreseve, Palaltin e Brigadave, në Currila, në kavalishencë etj…Edhe sot këto  tre koncerte kujtohen me nostalgji…Por do të veçoj dhe regjinë e 14 Festivaleve në RTSH me skenografinë e të talentuarit Rexhap Alia. Dekoret e këtij Festivali ishin shumë domethënëse.

Por pjesa më e madhe e punës tuaj regjisoriale për ju ka qenë regjistrimi I pjesëve të ndryshme në Teatrin Kombëtar. Madje të gjitha dramat dhe komeditë e filmuara në TK janë tuajat dhe ju janë besuar ju dhe vëtëm juve. Ndiheni i privilegjuar?

Po. Ndihem shumë I privilegjuar. Nqs sdo të ishin bërë ato filime profesionale sot nuk do të kishim shumë role që kanë lujatur nga aktorët e mëdhjenj në drama apo komedi. Të gjitha këto vepra që transmeton herë pas here TVSH do të ishin harruar nga teleshikuesi. Do ishte harruar Naim Frashëri, Mihal Popi, Kadri Rroshi, Ilia Shyti, Stavri Shkurti, Sulejman Pitarka, e shumë e shumë të tjerë. Regjsitrimi nga ana regjisroiale e dramave dhe komedive ka shumë punë dhe kërkon shumë detaje. Jo çdo kush mund të bëjë xhirime të tilla.

Sa drama dhe komedi keni regjistruar në celuloid?

Janë plot 75. Pra janë një numër  shumë I madh dhe ende vazhdoj të regjistroj.

Monumnetet e kulturës kurdoherë janë në qendër të vëmendjes në çdo vend të botës. Si kanë qenë ën ekranin e TVSH këto mrekulli të trashëgimisë kulturore shqiptare?

Për të qenë korrekt do të them që I kemi dhënë goxha hapësirë. I kemi dhënë një dhe kushtuar goxha kohë dhe xhirime. Një cikël I tillë zgjati shumë kohë me gazetarin e talentuar Petro Lati. Në këto emsione ne kemi bashkpunuar me shumë akademikë  , Prof.dr. Ndër tam und të përmend Myzafer Korkuti, Apollon Baçe. Njëkohësisht dua të theksoj se në filmin tim “Pengjet që nuk munda të realizoj konsulent ka qenë Aleksandër Meksi.

Të kalojmë tek filmi artsitk. Sa filma ka realizauar Iliri si regjisor?

Unë kam realziuar tre filma artsitikë si regjisor. Filmi im I parë ka qenë “Zambakët e Bardhë”. Në këtë film mora shumë aktorë nga rrethet që punonin nëpër teatro apo estarda të rretheve.  Midis tyre dua të përmend Vangjel Agorën, Flutura Godon,  Shkëlqim Dajan etj..Ky film ka si fabul një dashuri. Një dashuri të ngatrusra, ku personazshi I dytë Shkëlqimi donte ti rëmbente të dashurën  Vangjelit. Filmi ka shumë sitiuata, ka shumë dialog..Një flim që u pëlque në kohën që u realizua. Konkretisht ky film u realizua në vitin 1983.

Kur flasim për komedinë..?

Kam qenë regjisor I disa komedive. Në këtë bashkpunim kam qenë mes shumë aktorëve më të mirë të komedisë dhe të humorit si Koço Devole dhe Vangjel Kozma. Midis këtyre komedive dua të përmend “tre shokët pa shërbyesen” , “Karafili dhe Kleopatra”, “Si frëngu pulën”  etj…

Ku është gjetur më ngushtë Iliri gjatë regjistrimit në filmin artistik apo në komedi?

Secila gjini e artit ka veço ritë e saj. S’mund të them se tëk kjo gjini është më e lehtë. Vet kam qenë në të dy gjinitë thuajse I barabartë.

Me cilët nga politikanët e sotëm ke luajtur ndonjë rol filmi në monizëm?

Kam lujatur me Arben Imamim. Pikërisht tek filmi “Njeriu me top”. Në këtë film që ka lënë shumë gjurmë në artin kinematografik shqiptar unë dhe Arben Imami ishim djemtë e Mere Fizit, apo të plakut Mere. Ishte një fim i vështirë por që u realizua me sukses. Ishte ky film që më hapi shumë dyer dhe ku kam pas shumë kërkesa. Unë isha djali I madh I plakut Mere. Ndërsa Arben Imami djali I vogël. Arbeni ka luajtur një rol të vogël por që është pëlqyer nga kritika e kohës. Ishte një aktor këmbngulës, shumë korrekt. Në këtë film kishim përpara të madhin Kadri Roshi. Prania e tij na mobilizonte. Ai të ngrente në këmbë që ti përshtateshe.

Realizimet profesionalisht më të mira,

“Zambakët e bardhë”, telefilmat: “Tre shokët pa shërbyesen”, “Karafili dhe Kleopatra”,disa drama; si “Kush e solli Doruntinën”, “Nata e dymbedhjetë”, “8 Persona plus”,”Rrëshajat”, “Gomone”, “Pjata prej druri”, “Trojanët” të cilen e kam në proçes montazhi. Teledramat: “Opera për tre grosh”, “Mësuesi i letërsisë”, “Mirëseerdhe Elona”, tre koncerte të plota me krijimtarinë më të mirë të Ansamblit të Këngëve dhe valleve popullore në 40-vjet: “Vallezojne shqipet”, cikli i spektakleve: “Eshtuna

gazmore e një qyteti”,  festivalin e pranverës: “Këngët e stinës ‘93”  dhe sidomos 14-koncertet e Vitit  të Ri, ku do të veçohen “Varietenë e Vitit të Ri-2006  dhe i të Vitit të Ri, 2010-të.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT