E premte, 29.03.2024, 04:00 PM (GMT)

Kulturë

Vivjan Canaj: Modelingu është dhunti nga Zoti

E hene, 25.06.2012, 05:11 PM


Flet Vivjan Canaj, modelja shqiptare me bukurinë e magjishme

Modelingu është dhunti nga Zoti ...

Nga Albert ZHOLI

... Është një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës. Vivjan CANAJ, adoleshentja 18- vjeçare, e cila tashmë ka provuar disa eksperienca në pasarela të ndryshme duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në disa evente dhe kompeticione mode. Në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”, modelja e njohur shqiptare rrëfen fëmijërinë e saj, ambiciet, sfidat dhe rrugën drejt suksesit.

Eksperiencat e deri tanishme?

Gjithçka ka nisur nga Modelingu. Në Shkurt të vitit 2011 bëhem pjesë e kompeticionit Super Model of Albania 2011 (një prodhim i Tv-Klan), ku arrij të shkoj deri në finalen e madhe. E më pas përzgjidhem për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe Albania , ku dal në vendin e dytë dhe vlerësohem me çmimin “Best Photography”. Më pas filloj bashkëpunime me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme fotografike. Gjithashtu, kam qenë protagoniste në disa klipe muzikore.

Na përmend disa evente mode, ose firma për të cilat keni sfiluar?

Tirana Fashion Vveek, sfilata për kompani të ndryshme si: TEG, Citypark etj.. Gjithashtu, kam pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës.

Çfarë është Modelingu për ju, si e konceptoni atë?

Modelingu është pasioni më i madh në jetën time. Mendoj që unë kam lindur për të qenë një modele, sigurisht, një dhunti nga zoti.

Si është jeta e një modeleje ?

Sigurisht që, jeta e një modeleje nuk është e thjeshtë. Duhet shumë punë e përkushtim, gjithashtu, një dietë rigoroze dhe palestër intensive.

Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë sipas jush ?

Janë disa në disa fusha të jetës. Unë i ndjek meshkujt që vishen me modë, ku ndër ta mund të veçoj Hermes Nikaj.

Ju kemi parë në disa foto me stilistin e njohur shqiptar Joni Peci, cila është lidhja juaj me të?

Joni Peçi, në fakt është producenti im, por dhe një nga miqtë e mi më të mirë.

Angazhimet e momentit?

Aktualisht bashkëpunoj me Joni Peçin, jam modele tek Joni Peci Fashion Group. Gjithashtu dhe nxënëse e vitit të dytë tek “Faik Konica”.

Pro apo kundër kirurgjisë plastike ?

Plotësisht pro. Secili ka gustot e tija në jetë. Sot nuk duhet të ketë privime.

Martesë apo bashkëjetesë ?

Secili sipas idesë dhe midesë. Konkretisht të dyja në kohën e duhur.

-Si e kaloni kohën e lirë?

Duke lexuar dhe duke parë televizion.

Ç’është dashuria për ju?

Është diçka shumë e bukur dhe e fuqishme që po aq duhet respektuar.

Ku i bëni pushimet?

Zakonisht në det. Nuk kam vende stabël, por pëlqej rërën dhe vendet e pastra.

Çfarë vlerësoni tek një njeri?

Sinqeritetin dhe të qënit njeri.

Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo inteligjente?

Mirë është kur i thonë të dyja, por më mirë kur më thonë inteligjente.

Mendoni të merreni me politikë?

S’e besoj. Jam shumë larg saj, por i pëlqej femrat që merren me politikë pasi janë shumë të guximshme.

Veshja e preferuar?

Ndjek rregullisht modën. I përdor të gjitha llojet e veshjeve që më shkojnë.

Kur ndiheni më mirë?

Kur më vlerësojnë punën dhe marr çka më takon.

Jeni grindavece?

Aspak. Por kur më bien në qafë me kompetencë ja tregoj veten gjithkujt.

Së fundmi, doni të shtoni diçka tjetër?

Një falënderim shumë të përzemërt për familjen time, veçanërisht mamit tim, e cila ka qenë një shtysë për mua. Gjithashtu, dhe për lexuesit e “Telegraf”!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora