E shtune, 20.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Faton Mehmeti: Tregime që pasqyrojnë fatin e një kombi

E hene, 25.06.2012, 06:19 PM


TREGIME QË PASQYROJNË FATIN E NJË KOMBI

Albina Idrizi: "Pergamenë e gjallë" (përmbledhje me tregime) SHB " Aes clubi "Beqir Musliu", 2011

NGA FATON MEHMETI

Letërsia shqipe në vitet e fundit, në veçanti me brezin e shkrimtarëve të rinj,ka sjellur vlera të ndryshe të cilat e begatojnë letërisnë tonë.Në mesin e shkrimtarëve të brezit të ri,që përfshin shkrimtarë që nga vitet e 90’ e këndej bën pjesë edhe Albina Idrizi. Vitin e kaluar botoi librin e saj të pestë me radhë '' Pergamenë e Gjallë '',si njëra ndër vepra  që fituan në konkursin e ministrisë së kulturës.

Vepra e saj me prozë '' Pergamenë e gjallë '' përmban 22 tregime: '' Poeti pelegrin '' , '' Shoqja e klasës '' , '' Botë kukullash '' , '' Përralla më e re për mbretin më të ri '' , '' Amnezia '', '' Hija e preitjes '' , '' Një Paris tjetër '' , '' Bimi '',  '' Dhe pak më ndryshe '', '' Vajza e mësuesit '', '' A don gjak zotëri '', '' Udhëtimi zyrtar '' , '' Sirena e detit të qetë '' , '' Heshtje e mbarsur '',  '' Sytë '', '' Lamtumira e Ali kurbetit '', '' Befasia e një dite dimri '', '' Storja për trëndafilin e egër '', '' Rikthimi '', '' Gjyshja '' dhe  '' Vdekja të don të tillë çfarë je ''.

Në antikën e lashtë pergamenë ishte lëkurë kafshësh,që përdorej për të shkruar shkrime si dëshmi të ekzistencës së njerëzimit.

Albina në këtë vepër ndjek rrugën e një Letërsi misonare, që ka si qëllim pasqyrimin  e realiteti si hap i parë drejt synimit për të ndryshuar gjërat në aspektin poezitive dhe këtë ka arritur ta  bëj përmes dy temave:

1.Tema nacionale me motivin atdhetar Kosovën

2.Tema individuale apo shoqërore  me motivet e jetës dhe cdo gjeje që e rrethon

Në temën nacionale Albina në qendër të rrëfimit e vë Shqiptarin –qytetarin e thjeshtë të Kosovës, duke përballur atë me Similituden e së kaluarës dhe së tashmës. Megjithatë Albina fatin '' tragjik'' e sinkornizon përmes Eufemizmit.

Narratori apo ciceroni në tregimet e Albinës  rrëfehet në vetën e parë, por në disa raste edhe në të dytë. Përmes kodit kronologjik që është rrjedha e ngjarjeve, Albina ndërton rrëfimin linear të udhëpërshkrimit të shqiptarit në historikun e tij jetësor. Tematika e tregimeve është e nduarndurshme, po gjithnjë në qendër mbetet fati i njeriut të këtij nënqielli. Atë e hasim në pozita të ndryshme, si në kurbet ( tregimet'' Lamtumira e Ali kurbetit '' ,

'' Heshtje e mbarsur '' ) , pastaj si refugjat ( tregimi '' Një Paris tjetër '' ), por edhe duke u ballafaquar me problemet e përditshme pas luftës së fundit ( tregimi "Udhëtimi zyrtar '' ,'' Bimi '' , '' Dhe pak më ndryshe '' etj )

Albina e ndërton rrëfimin përmes metaforës ku syzheun e përmbys  që në fillim jepet apo arrihet kulminacione mandej '' tregohen'' shkaqet, arysjet.

Ligjerimi letrar  përmes një gjuhë mjaft të qëndrushme artistike, trajton pasojat e një realitet të hidhur të fatit të shqiptarit, i cili ballafaqeohet me këtë pasoja siç janë të zhdukurit, dhunimet ndaj femrave, varëferisë etj.

Ndërsa tema individuale shquhet për trajtimin e një nostalgjie të Albinës për ditën e saj që kryeshisht lidhën me shkollën ( '' Shoqja e klasës '' , '' Vajza e mësuesit '',), si dhe përjetimet e saj përsonal  ( '' Gjyshja '', '' Vdekja të don të tillë çfarë je '' , '' Amnezia '' etj ) përmes kodit narrativ në veten e parë.

Të gjithë këto tregime apo  krijime artistike janë shpjegime në thellesi të një strukture të thellë

Përmes këtyre formave narratologike në mënyrë fare të natyrshëm bëhet shtresëzimi fenomenologjik i fenomenit të formimit të përsonalitetit të përsonazhit, që në esencë autorja i jep fatin tragjik të një realiteti të hidhur.

Nga pikëvështirmi fenomenologjik tema që strukturon një vepër me një shumësi imazhesh, mund të paraqitet si një objek, si një skenë, si një grumbull reminishencash.

Albina përmes kësaj vepre me tregime  ka  marrë përgjegjësinë që mos të ulë kurrë tensionin dhe mos të lejojë kohë të vdekur, dhe ajo këtë e ka arritur. Si për nga mënyra e shtjellimit ashtu edhe  për tensionin dhe dendësinë e këtyre tregimeve që  kanë  një vlerë embrionale tërësore në letërsinë shqiptare. Për këtë mund të themi se  tregimet e Albinës janë të lehta për t'u lexuar dhe të vështira për t'u shkruar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora