E shtune, 20.04.2024, 03:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Në gjurmë të një enigme

E hene, 25.06.2012, 06:10 PM


Në gjurmë të një enigme

tregim

Nga Përparim Hysi

Sa më shumë që kalojnë vitet,aq më shumë më bren dyshimi i një ngjarjeje që e kam përjetuar këtu e dyzet e pesë vjet më parë. Për pak,kam qenë "pjesëmarrës në vrasje",në mund të shprehem kështu, dhe them se,në shpëtova nga një vdekje e sigurt,ka qenë vetëm rastësi. Ka qenë pak dhe fat apo,sado që nuk jam supersticioz, Zoti zbriti nga lart dhe më foli në veshë:-Mos shko ! Kështu do jetë pa tjetër,se,sa më shumë ngulmonin ata,aq më shumë  dhe me aplitudë kokëfortësie,qe kundërshtimi im. Se as më shkonte në mëndje se ç'bluanin me "mokrrat e tyre" dy miqët e mi. Dy miqët e mi,njëri oficer dhe tjetri civil.

 

*     *    *

 

Unë e kam prekur këtë histori të vërtetë dhe në një tregim tjetër,me titull "Arratisja e toger Myzeqarit",por në po i  kthehem kësaj historie me një version pak ndryshe,kam arsye madhore. Miqtë e mi (me siguri ata do më kishin vrarë apo do më kishin hedhur në det qoft dhe kundër dëshirës së tyre ),si oficeri ashtu dhe cicvili u arratisën aty mesviteve '60-të dhe ngulmonin që t'më merrnin dhe mua  me vete,për të ngrënë peshk të pjekur në tjegull.Kuptohet që dhe mua,në mos do më piqnin në tjegull,do më hidhnin në det,aty ku kishte më thellë. Do ndodhte kështu,pa një e dy,se si atëhere dhe sot e kësaj dite,për njëmijë e një arsye,arratisja nuk është një "sport" që më pëlqen. Të pëlqen,nuk të pëlqen ndodh si me atë thënien:po të lanë për prift,bëhesh dhe dhespot.Pra,kërce,o prift,nga belaja. Por le t'i lëmë hamendësitë dhe të dalim nga deti në stere.Se  stereja mua më pëlqen.A nuk kërkonte stere Anteu i lashtë,që,sa e prekte,bëhej dy herë më i fortë.Kështu dhe unë. Kam "frikë" nga deti.Nga ujtë në përgjithësi. 12-vjet jetova buzë oqeanit  (pak,po t'më jepje shtymën,dhe mund të rrokullizehesha në ujë ) ,po rrallë,shumë rrallë,u futa atje. Jam paksa malor.Duket është thirrja e lashtë e gjakut.Prindërit i kisha nga Skrapari dhe babai,kur më shihte që vapës,"vidhesha" dhe frymën në lumë,kurrë s'e ma ndau dajakun.Rrahur që këlysh dhe frika nuk më doli dhe kur u bëra qen !

Por ç'ndodhi me të vërtetë?!

 

*     *    *

 

Një ushtar kishte bërë letër,lart,në ministri ku shkruante se toger Myzeqari do arratisej !!! Ushtari nuk kish bërë letër anonime,po me emër e mbiemër duke i vënë pikat mbi i:do arratiset.Kaq.Po mos mendoni se qe pak.Vet Komisari i Forcave Ushtarake Detare (komanda jonë supreme,se qemë repart bregdetar ),gjeneral Ethem Gjinushi,erdhi me një frymë dhe mblodhi gjithë repartin që qe goxha i madh. U lexua letra dhe priteshin veprimet e tjera,që,kush e mban mënd atë kohë,e di mirë se ç'veprime bëheshin. Sa u lexua letra,u tha dhe emri i ushtarit që kish bërë letrën,dhe i pari u ngrita unë,impulsiv siç jam nga natyra,e hodha poshtë gjithë atë akuzë të ndyrë dhe fare qesharake. Thashë,në vija të trasha,se autori i letrës,është nisur nga një çast pak diskret. Toger Myzeqari e kish dënuar ushtarin me burg dhe ushtari,i fyer në dinjitet,u hakmorr kështu. Natyrisht,mbrojtja ime qe e ndjerë dhe qeshë vënë në një pozitë pak delikate dhe kjo imja.Ushtari ishte shoku im i ngushtë dhe me të shkëmbej "tepsitë"dhe sot. Por unë gjykoj ashtu si ndjej.Të kam shok apo mik,po në gjykoj se diku nuk ke të drejtë,jam me palën tjetër,sado që mund të të vijë thartë. Kështu ndodhi dhe me shokun tim të mirë.Por gjykova ashtu dhe jo vetëm gjykova,po sikur shtrova "shinat" ku kaloi "treni i mendimeve" dhe pasfolësve në atë mbledhje ku varej fati i një ushtaraku. Për të gjithë ata që e lexojnë,dua të them vetëm kaq:togeri nuk kishte asnjë lidhje me pozitën time si ushtar.Unë qeshë prej dy vjetësh në zyrën sekrete dhe jo vetëm nuk varesha prej tij,por qeshë gati oficer dhe,në dalloja nga ata,se nuk merrja rrogë. Sado në zyrën sekrete dhe sado që nuk varesha fare prej tij,por gjykova me zëmër dhe kurrë nuk jam penduar për qëndrimin tim.Pavarësisht,se  ç'ndodhi më vonë....

Mbledhja që zgjati goxha,mbaroi në favor të oficerit dhe,gjenerali,kur mori fjjalën mbyllëse,tha,në vija të trasha:-Falnderojmë ushtrin X... që me guxim,me emër e mbiemër informoi partinë dhe komandën për një dyshim që kishte,por,nga ana tjetër,porosis komandën që vigjelenca duhet prehur...

 

*     *    *

 

Ka qenë e shtunë,në mbrëmje.Toger Myzeqari dhe Civili,shoku i tij, më ftuan tek klubi i vetëm që kishte Shëngjini.Hymë atje dhe ia shtruam me  të prië dhe me të ngrënë.Nuk mbaj mend mirë se sa kohë kishte kaluar nga letra dhe kjo qe dhe shkaku që më ftoi. Civili (kështu po e quaj këtej e tutje,megjithëse e mbaj mend mirë seç e quanin ) kishte një javë që qe martuar.Ai qe nga një familje e mirë,e lidhur me partinë dhe,siç më kujtohet,i ati i tij,qe kandidat  i byrosë së partisë në rreth.Të ishe kaq,nuk qe pak. Civili qe një tip sportiv.Boksier i cilësisë së lartë,që,me portretin e tij sportiv,më dukej si ai Xhagai i famshëm tek filmi "Vagabondi".Dallimi qe se ky,Civli,nuk qe i shëmtuar e kaba si Xhagai,por tip sportiv,por dhe i bukur.Kur zhvishej dhe bënte plazh,mënd e hanin me sy gocat.Në gjoksin e tij leshator,mund të fshihej ariu.Si boksier,Civili,kishte dhënë prova:u kish thyer nofullat dy vetave me të cilët qe grindur dhe qe dënuar 6-muaj me kondicionel. Pinim për shtatë qejfe,kur thonë,dhe tak e mori fjalën togeri. -Nesër është e dielë.Ti,më tha,je pushim si dhe unë. Ky -e kish fjalën për Civilin- që në mëngjes me anije  do çojë peshkatarët në det (Civili qe motorist i anijes ) ,dhe sa ata hedhin rrjetat nga lançat *barka të vogla që përdoren për gjueti *,ne,të tre ia futim në anije me peshk të pjekur në tjegull.Birrat po i marim që sot dhe kemi për të bërë qejf.

-Ju faleminderit,-kundrështova me politesë,-peshkun e ha sa më luan çaçka e kokës,po në det nuk vij.Nuk rri dot aq gjatë.

-Po,pashë Zotin ça je tuj fol?!-ndërhyri fare pa politesë Civili.Po a je i marrë apo shtihesh?Po vij po të marrë veta "hop"kaliboç dhe fill e në anije.

-Jo,-ngulmova unë.Nuk vij.Pjesën ma sillni e në mbrëmje po ju pres tek porti.

- Ke me i ra pishmanit,-tha Civili si prishurqejf.

U ndamë,u përqafuam dhe,ndërsa unë e mbajta frymën në repart,ata mbetën dhe një copë herë e nuk di se kur  u ndanë.

 

*     *    *

 

E nesërmja qe e dielë dhe as e mbaj mënd se me se u mora para dite,po e mbaj mend mirë që mbasdite,vonë,sado që e kisha lënë për të prtiur miqtë në port,se do më sillinin peshk në tjegull,shkova në kinema. Sa mbaroi dokumentari dhe filloi filmi,befas dëgjohet një zë i fortë:-Ushtarakët në repart ! Alarm luftarak! Dola me një frymë dhe ia fillova vrapit,se kur bëhej alarm lufttarak,unë duhet të hapja zyrën se oficerët e shtabit,në kasafortat e "zyrës sekrete" kishin koburet.

Reparti nga qyteza e Shengjinit nuk është as 20 minuta larg dhe tek mbrrita me vrap,tek dera e zyrës,gjeta Shefin e  Shabit,major Tahir Beja që po më priste.

-Hys  (kështu në mbiemër më thërriste  gjithmonë) ,prit të marrin armatimin oficerët dhe merr makinën (bëhej fjalë për "Olivetin" me të cilët shtypja shkresat e repartiti )  dhe frymën tek dhoma ku flenë oficerët.Është arratisur toger Myzeqari dhe do shpërthejmë derën !!!

Sa dëgjova fjalën arratisje,desh thirra. Desh më "poqën si peshk në tjegull!!!". Megjithatë,nuk e dhashë veten dhe shkova për të  mbajtur procesverbalin. Togeri kish lënë një letër,ku,me sa mbaj mend,thoshte:... të më falë togeri X...(shoku i tij i ngushtë ) se po i marrë koburen me 24 fishekë. Këto 2400 lekë *të vjetra* janë të kapiten  X..,që ka radhën e llotarisë dhe peliçen (ajo qe  e re,e paveshur,nga ato që në qafë qenë me llush  )  ,ia jepni M...,bashkëfshatarit tim. Kaq qe.Përpilova proçesin ku firmosa unë,shefi dhe një  kapter dhe komanda kaloi në gadishmëri nr.1. Dy muaj të mirë kemi fjetur me këpucë veshur për të qenë të gatshëm,në rast sulmi,se togeri me Civilin frymën e mbajtën në Jugosllavi dhe që andej pritej dhe sulmi.Ikën me anijen që e drejtonte Civili motorist.Anija kish emrin simbolik "Pionieri",të cilën,kur e rikthyen në port,e kishin skataur me mballoma sikur ta kishin kafshuar tufë peshkaqenësh.

U arratis Togeri,po,sakaq,si të kishte qenë prapa kurrizit,mbrriti gjenerali.U  mblodhëm prapë.

-Tani,- më tha shoku im që kish bërë atë letrën, do të shoh se sa para do të bëjë lëkura !!! Kollaj që hidhesh si zorra në prush !

-Ik e mos më çaj kokën,-ia preva me të qeshur.Opo mirë me mua ndreq kollaj ti,po do të shoh kur të të ngrejë gjenerali me një këmbë.Atje cicëro! Je shkelur me patok,-më tha jo pa shpoti dhe,po me shpoti,shtoi:-Po  u shkele me patok,bën vezë të madhe ! Dhe u shkri së qeshuri,ndërsa mua po më lëshonte koka tym.

 

*    *   *

 

Gjenerali,pak si i zi qe dhe ca nga ngjarja e jashtëzakonshme,qe pak si ajo era që nxjerrë shi të furishëm. Në sallë sikur kish rënë çehreja e vdekjes dhe pa shumë ceremoni,qe gjenerali që foli.-Ku është ai ushtari që e mori në mbrojtje këtë tradhëtar të Atdheuteut?

Nuk prita që emri im të lakohej dy herë.Jo vetëm u ngrita,por thashë pa ma bërë bef syri:

-Po.E mbrojta.Jam nisur vetëm nga mësimet e shokut Enver,që,midis tjerash,kur flet për myzeqarin thotë:-Myzeqari është nga ato dru që nuk e ha mola.Dhe toger Myzeqari nga Divjaka është dhe nuk kisha si të besoaj se mund të arratisej. Famijarisht janë të lidhur me partinë.Po dhe Civili... Lëre Civilin,po ky,yni,pse bëri kështu.Gjenerali,kur e pa,se tek flisja nuk kisha as pikën e drojes,sikur u "thye"nga fjala ime (mbështetur në thënien e Enverit ) dhe,pa lënë të flitej më,mori vet fjalën,duke thënë se ky problem do shihej si me lupë në organizatë të partisë dhe,pak nga pak,në gjithë forumet.

Pak nga pak,filluan të merren masa kundër ushtarakëve që nuk kishin prehur aq sa duhet vigjelencën dhe më tej,ja tek mbrriti një letër nga familaja e oficerit nga Divjaka.Familja dënonte dhe bënte "hasha" birin e saj dhe tek Civili ndodhi dhe më keq:iku nusja duke u kthyer tek familja e saj dhe të jatin e Civilit e përjashtuan nga partia.

 

*     *   *

 

As do i isha kthyer kësaj ngjarjje që edhe mund ta kisha harruar.Se,në fund të fundit, sa ngjarje humbasin mjegullave të kohës! Por në po i  kthehem,kam një arsye. Gjeta gjurmët e togerit të arratisur.Jo vetëm i gjeta,por u gëzova që ai rronte dhe e jetonte në USA. Atje qeshë dhe unë. Natyrisht,shumë larg meje,po,megjithtë,jo vetëm qe i gjallë,por fliste me superlativa për një tjetër të arratisur. Ky,tjetri,mori përmasat e një legjende me rikthimin tragjik dhe mbarimin po tragjik të tij në Shqipëri.Është fjala,për Xhevdet Mustafën. "Miku"im jo vetëm e kujton me përmallim Xhevdet Mustafën,se ky "i paska dhuruar një makinë,atje,në Amerikë",por i vinte keq,se,kur ky,Xhevdet Mustafa,paska zbarkuar në Divjakë (aty në vëndlindjen e toger Myzeqarit  ) paska vrarë dhe një kushëri të divjakasit. Natyrisht,gjaku ujë nuk bëhet dhe "mikui im ,i dikurshëm",shfaqte keqardhjen për kushëririn. Më tej,asgjë nuk di.Por dhe kaq nuk është se janë pak,për t'më vënë në hamendësime dhe dyshime:-Vëretet të jetë arratisur toger Myzeqari me gjithë atë, Civilin?   Pastaj,lind pyetja tjetër:-Si u lidh me Xhevdet Mustafën? -Pse ky i fundit,ndryshoi vëndin e zbarkimit për në Divjakë ? Kush ia dha koordinatat për Divjakë ? Po me Civilin çfarë të ketë ndodhur?  Vërtet  Zelanda e Re të jetë"streha" e të besuarëve të sigurimit shqiptar,siç ndodhi me  bashkëshokun e Xhevdet Mustafës që u "dorëzua" tek sigurimi ynë dhe këta e dërguan andej ku dhe vdiq ?!

Janë plot dhe plot pyetje që nuk ua gjej dot përgjigjen.Pjesa racionale e mëndje sime arsyeton kështu:-Arratisja e togerit dhe Civilit ka qenë e sajuar nga organet tona të  sigurimit. Po racionalisht mendoj dhe një gjë:kurrë nuk do kisha pranuar të arratisesha,se jo vetëm qeshë i martuar dhe kisha një djalë tri vjeç në atë kohë,por e dija mirë seç pasoja do t'u lija familjes sime,që,dhe pa këtë arratisje, trajtioheshin si të padëshiruar,se kisha një xhaxha të pushkatuar.

 

Sa më shumë kalon koha,aq më shumë hamendësoj. Si të jetë e vërteta,vallë  ?! Ah,sikur,qoft dhe njëri nga "miqtë" e peshkut të pjekur në tjegull.të haste në këtë tregim timin apo dhe në atë tjetrin"Arratisja e toger Myzeqarit" ta lexojë dhe të bëhet i gjallë   Sa mirë do më vinte ! Kurrë nuk është vonë.

 

* për lexuesit: kur ndodhi kjo"arratisje",gradat ishih hequr,por,po të vini re,unë citojsipas gradave.Si puna e lekëve:sado janë ndërruar që në 1964,edhe sot flasim me të vjetrat.Deri sa u lirova në vitin 1967,,kështu fllisja me oficerët:sipas gradave. Edhe gradat,më duket se u hoqën,kur u ndërrua leku.Apo jo ?

 

Tiranë, 18 qershor 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora