E premte, 19.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Turniri tradicional në futboll “Besian Idrizaj 2012”

E hene, 25.06.2012, 07:59 PM


Në Linz u mbajt turniri tradicional në futboll  “Besian Idrizaj 2012”

Turnirin e nderuan shumë futbollist profesionist nga tërë Evropa

Nga Ramiz Selimi

Shoqatat “Dardania” dhe ajo “Bashkimi”, në dyvjetorin e vdekjes së futbollistit tonë të njohur Besian Idrizaj, morën përsipër organizimin e këtij turniri tradicional, të dytin me radhë, të cilin e organizuan me mjaft sukses.

Organizatorët Shoqata “Dardania” dhe shoqata “Bashkimi”

Të rinjtë si asnjëherë gjerë me tani, të organizuar jashtëzakonisht mirë, erdhën nga të gjitha anët e Evropës për ta nderuar dhe garuar në ketë turnir. 24 ekipe të futbollit të ndara në grupe muarën pjesë në ketë turnir tani më tradicional. Turniri u zhvillua gjatë vikendit për dy ditë me radhë, i ndarë në katër grupe me nga gjashtë ekipe. Ndeshjet u zhvilluan në fushën sportive “Franckstraße” në Linz. Në këtë turnir i cili u organizua për nderë të perkujtimit të sportistit të njohur Besian Idrizaj, morën pjesë ekipet, me shumë simpatizant të tyre të rinjë, adhurues të futbollit të cilët si kurrë më parë janë argëtuar duke treguar një kulturë të lartë sportive.

 

Fituesi i turnirit të futbollit“Besian Idrizaj 2012” Ekipa “REX.W.A”

Truniri në fjalë ishte njëri ndër aktivitetet e shumta të Shoqatës” Dardania”, të cilët me punë të palodhshme po mundohen që rininë shqiptare ta inkuadrojnë në shumë aktivitete. Ky është njëri ndër aktivitetet e rralla të organizimeve sportive që rinia  jonë po e shijonë në diasporë.

 

Pozita e dytë i takoi ekipit “Besian Idrizaj”

Me një fjalë rasti kryetari i Shoqatës “Dardania” z. Mehdi Prushi foli për veprën dhe talentin e të ndjerit Besian Idrizaj, duke treguar se ai ka lënë gjurmë në të gjitha vendet ku ka luajtur, “Ne jemi krenar që patëm një djalë tillë. Besiani nuk do të harrohet asnjëherë. Shumë prej nesh ende flasim për të. Ai është ende ne mendimet tona. Ai ka qenë koleg i shkëlqyer, bashkëlojtar i shkëlqyer mirëpo mbi të gjitha ka qenë një shok i shkëlqyer dhe këtë nuk mund ta harrosh”, tha ai.  Pas këtij fjalimi u bë hapja e turnirit, Turniri u hap me disa ndeshje mjaft të forta dhe të pëlqyeshme për shikuesit.

 

Pozita e tret i takoi ekipit “Glasrein” me futbollist shumë të talentuar

Ekipet pjesëmarrese në turnirin 2012 ishin:

Grupa A: Besian Idrizaj, Sadiku 2, Llapi, Ilirida, Presheva, Pllajniku,

Grupi B: Styer-i, Bujaria, Shkendija, Dardania, Shahinaj, Bashkimi,

Grupi C: Glaserei, Liria, Sadiku 1, Besa, Dukagjini, Gashi Junior,

Grupa D: Kosova, Berat Tours,  Rex W.A, S.W.Linz, Studenti, Opoja.

Vlen për tu theksuar se në turnir morën pjesë edhe futbollist të akademive të ndryshme evropiane si ajo nga Chelsea, Bajern, Salzburg etj, si dhe futbollist të kombeve tjera nga Austria, Hungaria, Polonia, Çekia Turqia e disa futbollist me prejardhje nga Afrika.

 

Ekipet finaliste  “REX.W.A” dhe “Besian Idrizaj” me organizatorin

Turniri u fitua nga REX.W.A

Kualiteti i lart i futbollistëve bëri që turniri të jetë tepër kualitativ dhe mjaft interesant për shikuesit. Lirisht mund të thuhet se takimet u zhvilluan, në një atmosferë mjaftë të ngrohtë sportive. Njëherit organizimi i turnirit si dhe sjellja bravuroze e skuadrave , bënë që ky eveniment sportiv të marrë epitetin e një realizimi korrekt dhe të plot suksesshëm .Ketë punë të përkryer ekipore e bënë kryesia e dy shoqatave „Dardania“, dhe shoqata “Bashkimi”, si dhe sponzoruesit, kompani të shumta shqiptare si:zot. Ukë BEHA me kompaninë “Glasrein”, zot.Albert BERISHA drejtor i lokaleve, “Skorpoin” dhe “Acapulco”, zot.Dul KRASNIQI, me kompaninë “Tuseva”, zot.Xhimi me kompanin “Sadiku”,  Ben Kryeziu me kompaninë  “Beni” , Mehdi Prushi  dhe Bashkimi,  të cilët kontribuuan materialisht në mbarëvajtjen e punës së organizimit duke siguruar mjetet për blerjen e Kupave, rekuizitave, fotografive,flamujve etj.

 

Z.Mehdi Prushi duke i dorëzuar kupën kalimtare futbollistit Kreshnik Kelmendi

Në finale u takuan dy ekipet më meritore si “REX.W.A” dhe “BESIAN IDRIZAJ”, pas një loje shumë të pëlqyer nga shikuesit e shumtë të pranishëm, rezultati përfundimtar  ishte  në të mirë të REX.W.A . Vendin e tret zuri ekipi “Glasrein”. Vendi i katërt i takoi fituesit te vitit të kaluar “Besa”. Duhet përmendur se Golashënuesi më i mirë i turnirit ishte  Rami Qafleshi, kurse portieri më i mirë  ishte Shqipron  Bobaj. Ndërsa, lojtari më i mirë  i turnirit ishte Kreshnik Kelmendi nga ekipi fitues. Për më të mirët u ndan kupa,  dhe për tri ekipet e para edhe mjete materiale, varësisht nga pozita përfundimtare.

 

Ekipi i dytë pas marrjes së trofeve

Pasi që ky turnir ishte organizuar për nderë të përkujtimit të Besianit, tani turniri do të ketë edhe karakter shoqërorë në vitet tjera, me qëllim që rinia të jetë më aktive me afër me njeëri-tjetrin. U tha se ky turnir ka marrë formën e turnirit tradicional. Edhe bashkia e Linz-it ka shprehur dëshirën që në vitet tjerat të jetë bashkorganizatore e këtij turniri.

 

Futbollist që shumë shpejt do të mbrojnë ngjyrat  kombëtare

 

Futbollist nga akademitë e ndryshme evropiane

 

Talenti Liridon Beha nga Akademia e Chelsea-s



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora