E shtune, 20.04.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike

E diele, 24.06.2012, 06:28 PM


Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike

Nga Albert Vataj

“Pesëdhjetë nuancat e të hirtës” ka hyrë tashmë në rendin e ri të rekordeve botërore, si libri më i shitur. Një libër mirfilli erotik ka kapluar majën, duke rrëmbyer “përdhunshëm” kreun  “Harry Potter” dhe “Kodin e Da Vincit”. Ngasja erotike e hamshorëve të parasë, e transkiptuar në marrëveshje të zakonta në ditët tona, me Lolitat e shekullit XXI, ka joshur dëshirat dhe pasionet e përjetimeve tekstshkruese të asaj pjese të botës që jo vetëm vendos normë në estetikë dhe sfidë, por dhe imponon model.  Vetëm nëntë javë nga botimi i tij, romani "Fifty Shades of Grey" (Pesëdhjetë Nuancat e Grey) është bërë libri më i shitur i të gjitha kohëve. Romani erotik i E. L. James bënë fjalë për një biznesmen që i hynë një lidhjeje perverse të dashurisë me një vajzë të re. Libri tashmë ka nxitur debate të shumta publike, ndërkohë që në Hollywood ka filluar të planifikohet ekranizimi i tij. Kryepersonazhet janë mashtruesi dhe multimiliarderi Christian Grey, i cili me studenten Anastasia Steele nënshkruan një kontratë, e cila këtë të fundit e obligon të shndërrohet në partneren e tij sado-mazohiste. Në Britani romani "Fifty Shades of Grey" është bërë publikimi më i shitur, duke tejkaluar sagën për magjistarin Harry Potter, “Kodin e Da Vincit” dhe shumë libra të tjerë. 49-vjeçarja Erika Mitchell, e cila fshihet prapa pseudonimit E.L. James, është e entuziazmuar me faktin që romani i saj tash e nëntë javë kryeson listën e bestsellerëve në Britani. Në gjithë botën romani është shitur në mbi 10 milionë kopje. Në Hollywood, ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të luaj në adaptimin e librit të Mitchell, regjinë e të cilit duket se do ta bëjë Angelina Jolie.

Shitja e romaneve erotike brenda një kohe të shkurtër në Britani të Madhe është shtuar 30 për qind falë tabletave digjital. Mediat angleze citon se shkarkimi i “rrëfejzave prekëse” është gjithnjë e më i popullarizuar sidomos te femrat. Transaksioni është diskret dhe blerësit nuk kanë nevojë të skuqen tek arka për faktin se me tabletë nuk vërehet titulli i librit që lexohet. Kështu po shpjegohet lulëzimi i kësaj gjinie letrare. Marrë para sysh këtë, shumë botues kanë ndërmend t’i kthehen kësaj pune fitimprurëse. Kështu shpjegohet edhe suksesi i deri diku i papritur i librit ‘Fifthy Shades of Grey’ (Pesëdhjetë nuancat e të hirtës) nga letrarja deri vonë e panjohur britanike El James. Ky libër këto ditë në Amerikë u gjend në krye të librave më të shitur të New York Times. Kjo trilogji, të cilën si roman elektronik e ka botuar shtëpia e vogël botuese australiane ‘The Writer’s Coffee House’, është shitur në më shumë se 250.000 kopje dhe është bërë hit në qarqet letrare të SHBA. Romani është rrëfim epshor për në romancë epshore ndërmjet ndërmarrësit të ri Christian Gray dhe studentes së virgjër e naive te letërsisë Anastasia Stihl.

Ndërsa bota e admiruesve të librit përballet me një fenomen të tillë, rrëzohen të gjitha hamendjet se interneti, dhe batërdia e rrjeteve sociale janë vrasësit e librit. Kwto tregues që më së shumti kanë befasuar edhe autoren, dëshmojnë gjithashtu një ngasje prej letërsisë erotike, një joshje prej trilleve dhe qëmtesave rozë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora