E enjte, 18.04.2024, 06:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrëfimi i Ahmet Golemit për brengën e Kadaresë

E hene, 25.06.2012, 06:56 PM


Golemi: Ju rrëfej tragjedinë e Ganimetit, vajzës më të bukur të Tiranës

“I internuan në një fshat të Lushnjes, ku nënë e bijë u vetëflijuan”

Nga Albert Zholi

“Quhej Ganimet Cuka, ndërsa Ismail Kadare në romanin e tij e quan Margarita. Ishte vajza më e bukur e Tiranës, e lakmohej nga të rinjtë. Ishte e fejuar me një diplomat anglez, por pas prishjes së marrëdhënieve, diplomati iku e Ganimeti mbeti vetëm. Tentoi të arratisej por nuk mundi... E lakmoi për lidhje intime kreu i Degës së Punëve të Brendëshme të Tiranës, por ajo refuzoi kategorikisht. Së bashku me të ëmën e çuan në internim e për edukim në një fasht të largët të Lushnjes... Atje, në kasollen ku u akomoduan, në pragmbrëmje, nënë e bijë flijohen..”.. Kështu nis rrëfimin për ‘Telegraf’ shkrimtari, sportisti e komentatori Ahmet Golemi...

Konfirmuat se në duar keni një roman që i kushtohet tragjedisë së vajzës më të bukur të Tiranës....?

-Po, ajo bukuri e natyrës e kishte emrin Ganimete Cuka... Pati një dramë jetësore, pasi i dashuri i saj, diplomat anglez, pas luftës iku nga Shqipëria... E dërguan në internim nga Lushnja, ku ajo u vetëflijua atje së bashku me të ëmën...Për Ganimeten ka shkruar dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke e quajtur atë me emrin artistik Margarita...

Të kthehemi tek romani juaj dhe historia e vajzës më të bukur të Tiranës, të cilën ju thoni se e keni njohur?

-Njeriu në jete ka disa detyrime. Gjithmonë me ka ngacmuar deri në përkushtim ajo të cilën e mishëroj në romanin që kam në dore e që ja dedikoj Ganimet Cukës, që mendoj ta titulloj “Vila te Selvia”. Dua të theksoj këtu rolin e pashembullt negative te Q.B, që u bë ferri i Ganimetit.

Cili është ky personazh dhe çfarë lidhje ka me vajzën e bukur Ganimete e tragjedinë e saj?

-I them ‘Q’ personazhit, pasi në fakt qelbësirë ishte. Dramat jetësore të vajzës, por mbi të gjitha epshet e këtij njeriu që kishte një emër konkret, që donte ta shfrytëzonte bukurinë e vajzës, pas internimit për biografi, e çuan të renë në vetëvrasje... Në këtë akt sublim dua te them se vetëvrasjet, janë në rritje për të qenë një motiv, që njerëzit duhet të mendohen mirë përpara një akti te tillë... Këtë e them unë që kam tentuar ta bëj lëtë akt dhe qe sot u bëj thirrje te gjithëve të jenë gjakftohte. Kur qetësohen, të gjithë thonë që sa mire që nuk e realizuan atë akt...

Si e sillni tragjedinë e Ganimetit në romanin tuaj?

-Vetëvrasja është një gjest që s’duhet menduan. Ky eshte mesazhi i romanit. Dëshiroj që ky libër të jetë si një pishtar për ata që duan të njohin veprimet kriminale, antinjerëzore, te atij sistemi që çoi në vaje njerëz të tillë si Ganimeti. Romani ruan një linjë të prekshme të realitetit te asaj kohe... Njëkohësisht, në libër do të jetë dhe shtëpia e Ganimetit afër selvisë, të një martirje që është lënë në harresë, pasi ajo me aktin që ndërmori, dënoi sistemin obskurantist, mos dëshirën për plotësimin e qejfeve dhe dëshirave seksuale të shokut Q., kreut të Degës së Brendshme të Tiranës... Gjithë Tirana e njihte këtë dëshirë seksomanie të shokut Q. Pas tre ditesh, ajo u vetëflijua së bashku me nënën.

Konfirmuat se për vajzën e bukur Ganimet dhe aktin e saj ka shkruar shkrimtari Ismail Kadare?

-Ka qenë vajzë e rrallë, ndoshta bukuri e papërsëritëshme, por dhe një njeri i tillë... Kanë shkruar për ‘të, ka shkruar shkrimtari Agim Musta ka shkruar per këtë vetflijim. Por më mire per këtë akt ka shkruar shkrimtari i madh Ismail Kadareja në romanin e tij “Perballë pasqyrës së nje gruaje”.

Këndvështrimi i Kadaresë për Ganimet Cukan?

-E ka pare në këndvështrimin e një të riu dhe në roman i ka vënë emrin Margarita. Ismaili e përcjell bukur shtëpinë ku qëndronte ajo përballë godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve tek Rruga e Dibrës. Ai, në roman përcjell ato ngasjet e tij që i pëlqente një femër e bukur, duke e parë se si ecte rrugës përballë Lidhjes. Ismaili nuk e njihte me emër por në biseda e cilësonte femra e bukur përballë Lidhjes. I kishte vënë një emër të tijin, Margarita. Bisedonte mes miqsh per të dhe pse nuk e kish takuar asnjëherë. Janë ato ngasjet e një të riu që i pëlqen një femër.

Ikja e Kadaresë në Berat në punë prodhuese, ja ‘largoi’  vajzën e bukur...?

-Ne kohën që iku në Berat për lidhje me terrenin, Ismaili se pa më Ganimetin. Kur ishte në Berat Ismaili vinte here pas here në Tiranë. Ishin vitet 1964-65. Një ditë kur vjen në Tirane për punë, Ismaili takon Dhimitër Xhuvanin. Midis të tjerave Dhimitri i flet Ismailit edhe per Ganimetin. I thotë gjithë historinë e saj tragjike...

Cila është kjo histori?

-Së bashku me të ëmën, Ganimetin e kishin dërguar në Lushnje... Pas tre ditësh, ajo u vetëflijua bashkë me të ëmën në një kasolle ku i kishin vënë per te jetuar.

Diçka për njohjen me Ganimetin?

-Në rininë time kam njohur një femër që quhej Ganimet Cuka, një nga femrat me të bukura të Tiranës. Ishte një femër që rridhte nga një fmailje tregetarësh. Ajo kishte studjuar në Institutin femëror “Nëna Mbretëreshë”. Ishte me nje kulturë të madhe. Kishte nje ecje elegante dhe ishte fejuar me një atashe të ambasadës angleze në Shqipëri, para dhe gjatë luftës. Pas prishjes së mardhënieve, ambasadat angleze dhe amerikane u larguan nga vendi ynë. Kështu që dhe Ganimeti ngeli sërish beqare...

Përse u internua Ganimeti në Lushnje?

-Ganimeti tentoi të arratisej dhe ka provuar terrorin psikologjik dhe seskual te hetuesve. Ganimeti jetonte me të ëmën në qendër të Tiranës. Shtëpia e tyre ishte përballë Lidhjes së Shkrimtarëve. Kishte dhe një aftësi për parukiere apo shërbime estetike. Ishte ndoshta femra e parë në Tiranë që rregullonte nuset. Bënte lule artificiale që i çonte në atë kohë në dyqanet që shisnin mallra artizane. Kishte dhe një provokim nga kryetari i Degës së Brendshme të Tiranës. Në atë kohë godina e Degës ishte tek Selvia. Ai qe quhej shoku Q., donte ta shtinte në dorë me çdo kusht. Kjo dëshirë e tij ishte bërë prezent në gjithë Tiranën... Ganimeti, me së fundi internohet se bashku me nënën e saj në një fshat të Lushnjës. Internimi u bë Si pasojë

Dini detaje të vetëflijimit?

-Aty në dyqanin e fshatit ato kshin blerë litar, sapun dhe në darkë ishin vetëflijuar. Ganimeti kishte lene nje letër per sigurimin e fshatit. Ishte nje vetëflijim krejt sublime. Dy femra nënë dhe bije qe ishin dhe shoqe...

Çfar shkruhej në këtë letër?

-Letrën e saj e ka kërkuar me ardhjen e demokracisë, por s’është gjetur. Kryesorja është se asaj ose atyre nuk u dihet as yarri. Kjo ngjarje e tronditi Ismailin. Ai në librin e vete Ganimeten e thërret Margarita...

Dhimbja për vajzën e bukur Ganimet, që vetëflijohet, nuk është një arst i vetëm... Pohuat se dhe ju keni tentuar për një akt vetëflijimi?

-Po, ua thash më lart. Por dhe vetëvrasja është një akt njerëzor. Një akt që ka një shtysë dhe një justifikim.

Në çfar rrethanash tentuat për vetëflijim?

-Unë e kisha menduar dhe më para vetvrasjen pasi është absurde ta mendosh që në atë shoqeri ku shkruhej “Njeriu është kapitali me i cmuar” shoqëria është më humane. Dënimi im fillon kur isha gazetar ne Ministrinë e Arsimit dhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.  Mua me arreston Operativi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe më rrasin në birucën nr 50 në burgun e Tiranës. Dhe pikerisht aty pashë humnerën greminën e padukshme të jetës time. Ne ate birucë fillojne hetimet. Hetues ka qene Fatos Trebeshina, njeri që mund të denonte dhe babanë e tij vetëm për të arritur shkallët e larta të karrierës...

Sa zgjati hetuesia juaj?

Plot 7 muaj. Muaj plot ankth dhe tmerr. Dhe sot nuk e di pse e kam bërë hetuesinë dhe burgun. Mendoj se ndoshta që kam pas kunat Alfred Moisiun ish —ushtarak i lartë, apo ndoshta dënimi im ishte për të trembur masën që ne dënojmë shkrimtarë pa diskutuar të tjerë që gabojnë. Madje aty bënë përpjekje të me kalonin në agjenturë, sa që hetuesi me la të kuptoj se do denohesh me pushkatim , pasi je një ndër ata atentatorë që ke dashur të vrasesh Enver Hoxhën. Pra me çuan dhe me tej në hetuesi duke me aluduar se gjoja isha agjent i UDB jugosllave... Kërkonin depersonalizim... Më çuan disa herë në psikiatri... Këtu u detyrova të mendoj vetëflijimin...

Sot jeni penduar per nje akt të tillë?

-Sigurisht, por duke e parë nga këndvështrimi i sotëm. Atëherë kushtëzimet ishin të tjera që tentonin te të zvetënonin gjithçka. Duhet kujtuar se vetvrasjes është nje akt ku njeriu ka krijuar nje vetëdije për çka ka marrë persiper. Mund të kujtojmë shkrimtar të mëdhenj si Xhek Londoni, Ernest heminguej, Majakovski, që janë vetëvrarë. Kanë qenë rrethanat të tilla por mendohet se ata kane arritur gjithçka në letërsi, s’kishin me cfare te jepnin dhe arrinin në aktin final. Por mbi të gjitha kam një histori që e kam përjetuar para arrestimit tim. Një ngjarje shumë tronditëse...

Përse bëhet fjalë?

-Eshtë një ngjarje shumë tronditëse, duke pasur parasysh se une kam përjetuar shumë vetvrasje, nga njerëz të njohur në atë kohe si Aslian Rusi voleibollisti më i mire shqiptar, vëllai i tij Mimi një basketbollist po kaq i mire. Që të dy u vetëflijuan njeri pas tjetrit Si pasojë e persekutimit, që atëherë ishte pjese e shoqërisë... Faik Ballanca dhe Viktor Qurku, ishin dy vetëvrasjet më të çuditshme të kohës. Ishin dy krijues që e bënë këtë akt në mënyrë shumë misterioze. Njeri u vetëvra me çifte dhe tjetri u hodh ne greminat e Lukovës buzë ujit....

 

DETAJ 1

GANIMET CUKA

Ganimet Cuka, sipas bashkëkohësve, ishte ndër vajzat më të bukura të Tiranës, e lakmuar nga djemtë. Ajo kishte qenë e fejuar me një diplomat anglez, i cili, me prishjen e marrëdhënieve shtetërore, u largua nga Shqipëria. Me brengën e ndarjes dhe me dëshirën për jetë të lirrë, vajza e bukur Ganimet tenton arratisjen. Por kapet dhe i nënshtrohet kaluari.

 

DETAJ 2

INTERNIMI

Kadare e kolegët e tij, nuk shikojnë më që para godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve vajzën më të bukur të Tiranës. Së bashku me të ëmën, ajo ishte dërguar për internim në një fshat të thellë të Lushnjes. Ndërkohë, Ganimeti është përballur me këmbënguljen e Kryetarit të Degës së Brendshme të Tiranës për marrëdhënie intime, gjë të cilën e ka refuzuar kategorikisht.

 

DETAJ 3

TRAGJEDIA

Është dita e tretë që nënë e bijë janë dërguar në fshatin e Lushnjes për internim dhe janë akomoduar në një stallë. Është viti 1964. Përballë dramave jetësore, pamundësisë për të qenë të lira, nënë e bijë, ndërmarrin vendimin fatal... Së bashku shkojnë në dyqanin e fshatit, blejnë sapun e litarë dhe rikthehen në kasollen... Aty, Gnimeti dhe e ëma vetëflijohen...

 

 

SOM 1

“Ishte një femër që rridhte nga një familje tregtarësh. Ajo kishte studiuar në Institutin femëror ‘Nëna Mbretëreshë’. Ishte me një kulturë të madhe. Kishte një ecje elegante dhe ishte fejuar me një atashe të ambasadës angleze në Shqipëri, para dhe gjatë luftës. Pas prishjes së marrëdhënieve, ambasadat angleze dhe amerikane u larguan nga vendi ynë. Kështu që dhe Ganimeti ngeli sërish beqare...”

 

SOM 2

“I kishin hipur të dyja në një kamion, dhe i kishin çuar në një katund të humbur të Lushnjës. Atje, pasi u kishin thënë se këtej e tutje duhej të riedukoheshin, duke punuar në kooperativë... Ato nuk kishin thënë asgjë. Kishin rregulluar plaçkat në barakë…. Kishin shkuar gjer tek shitorja e kooperativës për të blerë ca gjëra. Atje, me sa dukej, kishin blerë midis të tjerash litarin dhe sapunin…”

 

FAQE 2

 

Tragjedia e Margaritës në romanin “Përballë

pasqyrës së një gruaje” të Ismail Kadaresë

 

...Dy ditë përpara Vitit te Ri u ktheva në Tiranë. Qyteti m’u duk i huaj, i vëngër. Dola nëpër ca rrugë anësore me shpresë se mos takoja ndonjë të njohur, por nuk gjeta kërkënd. Me siguri të gjithë fshiheshin. Nga një zyrë poste, ku nuk kisha hyre kurre, i

telefonova shokut të zyrës, me shpresë, se ndoshta ishte kthyer edhe ai për të kaluar Vitin e Ri në familje. Njoha zërin e nënës së tij, që në krye më tha se nuk ishte aty. Pastaj, kur e mori vesh kush isha, ma dha. Pas pak ishim të dy në rruge, të mbështjellë me palltot e gjata si dy humbameno, duke tëshirë e duke thithur hundët. Me zërin e ngjirur nga rrufa këmbyem të rejat e fundit, kryesisht ato që kishin lidhje me qarkullimin. - Asnjë shenje zbutjeje,-tha shoku im,- përkundrazi.

Ndërsa ndizja një cigare të dyte, ai me pyeti:

- E more vesh për Margaritën?

-Jo,-i thashë— çfarë?

Kishim kohë që nuk e kishim zënë në gojë dhe zemra me ndolli për keq.

- I hoqën edhe ato, nënë e bije, - vazhdoi ai.

Aha, ia bëra me vete.

- Po s’është vetëm kjo, - vazhdoi. — Puria e tyre përfundoi në tragjedi. Tragjedi?- pyeta.- Tragjedi e kujt?! Fol me

qartë.

- Margarita me të ëmën, - tha ai — kanë vrarë veten të dyja. Më mbeti fryma. Nuk isha në gjendje të thosha asgjë. Pa pritur ta pyesja ai me tregoi vetë, me një lodhje në zë, atë që kishte ndodhur. I kishin hipur të dyja në një kamion, bashkë me plaçkat dhe i kishin çuar në një katund të humbur të Lushnjës. Atje, pasi u kishin thënë se këtej e tutje duhej të riedukoheshin, duke punuar në kooperativë, u kishin dhënë edhe banesën: një barake të vogël. Ato nuk kishin thënë asgjë. Kishin rregulluar plaçkat në barakë, pastaj po atë pasdite, kishin shkuar gjer tek shitorja e kooperativës për të blerë ca gjëra. Atje, me sa dukej, kishin blerë midis të tjerash litarin dhe sapunin…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora