E premte, 29.03.2024, 07:16 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Turne futbolli në Stuttgart

E diele, 24.06.2012, 06:55 AM


T U R NI R   I   F U T B O L L I T    NË   S T U T T G A R T

 

Njoftojmë  gjithë bashkëatdhetarët tanë  Stuttgart me rrethinë, se me datën 07.07.2012, duke filluar prej orës 9:00 mëngjesit, do të mbahet një turnir  i futbollit enkas për fëmijët shqiptar. Turniri do të organizohet nga shkollat shqipe, në bashkëpunim me një grup bashkëatdhetarësh tanë të cilët  janë të kyqur  në jetën sportive  Stuttgart me rrethinë. Ky turnir do të organizohet vetëm për fëmijëtshqiptar të këtyre grup moshave:

6-8  (4+1)  , 9-11 (5+1)  , 12-14 (5+1) dhe  15-17  (5+1).

Këshilli organizativ do  shpërblej të gjithë fëmijët pjesëmarrës me mirënjohje, kurse ekipet fituese të  gjitha grup moshave do  stolisen me kupën e më  të  mirit. Prandaj, kërkojmë nga ju, që të paraqitni ekipet  tuaja deri me datën 05.07.2012. Këshilli organizativ do të përkujdeset për prezencen tuaj ,që të shërbeheni me ushqim dhe pije freskuese. Kurse, Ansambli i valleve shqipe ´´MIGJENI´´do të paraqitet me program kulturo-artistik.

Tani, ky turnir është bërë tradicional për fëmijët  shqiptar. Prezenca e fëmijëve tuaj do ta madhështon këtë manifestim tradicional për fëmijet shqiptar.

Në  pjesën e dytë do të kenë rastin edhe të moshuarit  zhvillojnë lojë futbolli .

Shpresojmë se do  kaloni çaste të këndshme !

Adresa :

Stadion SG 07 Untertürkheim,  Bruckwiesenweg 18A, 70327 Stuttgart- Untertürkheim

 

Të  interesuarit  mund  të  paraqiten  në  këta  numra  të   telefonit:

1.     01727405494   2.  01622481355  3. 01625636070  4. 01627120179

dhe në këtë E-Mail:    shkolla.migjeni@gmx.de

Me  respekt:

Këshilli organizativ

 



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora