E enjte, 25.04.2024, 09:17 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Përparim Hysi: Një akuzë tronditëse...

E diele, 24.06.2012, 07:52 AM


Një akuzë tronditëse...

(esse )

Pas leximit të "Shkallët e ferrit" të Reshat Kripës

Nga Përparim Hysi

E lexon romanin e Reshat  Kripës "Shkallët e ferrit" dhe,menjëherë,zë e hamendëson: të jenë hipotetike apo reale këto shkallë ? Duke hamendësuar,me të vërtetë,që nuk ke se si mos tronditesh:shkallët,mjerisht,nuk janë hipotetike apo sajesa të një pene,por një realitet i zymtë dhe rrëngjethës.  Aq rrëngjethëse janë,sa të vjen të ulërish dhe të bërtasësh kundër atyre që i ngritën këto shkallë që janë aty e aty,indentike apo dhe ca më keq se sa rrathët e Ferrit që ka përshkuar këtu e 8 shekuj më parë,Dante  i madh dhe i papërsëritshëm.

Në roman,pa ndonjë sforcim të madh, hasë në befasi,sa,për një çast,nuk të duket se je bash në shekullin e XX-të,por të duket vetja sikur je një "pasagjer modern" që ke hipur mbi trenin e mesjetës. Dhe ç'shkruaj  është pak.Fare pak. Kur sheh toturat  që ushtrohen nëpër qelitë e degës mbrëndshme,nuk ka se si nuk të shkon mëndja në qindra e qindra vjet më parë,në ato tortura që,ndoshta,me aq sa kam lexuar,ushtroheshin vetëm nga  njerëzit e inkuizicionit,sidomos nga jezuitët,kundër njerëzve të shkencës e përparimit. Ajo që i dallon këto tortura,është vetëm një fakt:në diktaturën komuniste mungoi vetëm djegia made in Xhordano Bruna,Jan Hus,Kopernik dhe për të mos vazhduar më tej. Toturat e diktaturës komuniste-hoxhiste ishin ku e ku më sadiste dhe më të egra nga të gjithë vëndet e lindjes komuniste. Vërtet që yrnekun e kish marrë nga Rusia,por "xherahët" e  Hoxhës e Co... qenë nga më sadistët. E kam thënë dhe diku tjetër,më duket: në se Stalini ,mes miqësh intimë,kish nofkën aq kuptimplote:Koba,ky "Enveri inë!!!",pa patur frikë se i prish "ajkën",duhet ta kish nofkën:Kobi. Se kob që hëngri të gjallë qindra familje atdhetare,por,sistematikisht,hëngri dhe shokët e vetë. Metaforikisht,më kujton atë filmin "Shpatarja e verbër",e cila,godiste vertikalisht dhe horizonatlisht. Ky,Kobi inë,sikur kish lindur si një "zombie" që kënaqej veç duke toturuar dhe,sa më shumë njerëz të dënonte,aq më i qetë dhe i gëzuar qe. Dhe të ngrihen flokët gjëmb e të shkojnë mornica kur lexon,se "Kobi in" kish studjuar në Francë.Në Perëndim. E mori nuk e mori diplomën,as që ka rëndësi. Ai për 50-vjet sundoi,si me zjarr e  me hekur,dhe,do nuk do, të shkon në mëndje,një parashikim gjenial  bërë nga një  misionar  kishtar grek,i cili,sa vuri këmbë në Gjirokastër (thonë e zuri mbrëmja atje dhe qe aty nga viti 1820  ) ,u thotë bashkëshokëve të vetë:-O burra të ikim nga ky qytet,se mbas  afër 100-vjetësh,në këtë qytet do të lindë një djall... Orakulli grek qe mik i Pasha Aliut dhe është Shën Kozmai. Një parashikim gjenial:djall e kaluar djallit.

 

*    *   *

 

Të vijmë tek romani. Në qendër të romanit,është një igjinier nga një familje të lidhur me luftën. Igjinieri ka mbaruar studimet në një nga vëndet e Lindjes (mike aso kohe me vëndin tonë ) dhe mundohet,me mish e me shpirt, që këto dije t'i vëjë në shërbim të Atdheut. Igjinier Agron Canaj,është intelektuali i asajj kohe,që,përveç punës,shuan pasionin e tij mbi libra.Zgjeron horizontin që si e si të kryejë sa më mirë detyrën e tij. Jo vetëm punonjës i mirë,po dhe një familjar shëmbullor.Dhe bashkëshortja e tij është intelektuale:drejtoreshë shkolle dhe,parë kështu,kalimthi,nuk ke se çfarë kërkon më shumë nga kjo familje,e cila,ka dhe një çupë si trëndafil dhe mjaft të mbarë. Veç tyre,me ta rron dhe e ëma që,siç zhvillohen ngjarjet më vonë,ka një përfaqësim dinjitoz në roman.  Por kaq sa lexoni,është veç një "trokitje" në portën e kësaj familje.Trokit atje dhe,pasi hapet porta,ke për të parë se si para syve tënd, shfletohet një histori aq tronditëse,sa nuk ke të bësh më me një rrëfim,po me një dramë. Një dramë që pak ose fare pak,dallon nga ato tragjeditë e lashta ku pjesa më e madhee e personazheve gjen vdekjen. Edhe këtu,pas kësaj porte që u "hap",ka për të parë syri lemerira.Lemerira që të stresojnë dhe,në je në moshën time apo diku tay afër,ka rrezik që të lëviz tensioni. Nodh si pa dashje,po i tillë është densiteti i ngjarjeve që zënë e zhvillohen para syve,si në një ekran të madh.Veç ekrani është i zi dhe të vjen pështirë nga ato që sheh.

 

*    *    *

 

Partia apo "Kobi in" janë kapur nga një obsesion tragjik: të sajojnë armiq,qofshin dhe imagjinarë se kanë nevojë të ushqejnë oreksin  sadist për ngrënie kokash. Armiq të jashtëm,po se po:imperialstë e revizionistë,por,sidomos,të brëndshëm. Këta,të brëndshmit,janë dhe më të"kërkuar",se"sirit vigjelent të partisë" nuk i shpëton asgjë;se "lufta e kllasave zhvillohet dhe në gjirin e  familjes",-porosiste Kobi,shoku SHPATI !!! Dhe pikërisht,nga kjo "luftë e sajuar për gjetje armiqësh" e pëson dhe igjinier Agron Canaj. Këtë intelektual të ndershëm dhe aq paqësor,pa pritur,e prangosin si armik dhe sabotator. Kaq qe.Nga një familje e qetë dhe,relativisht,e lumtur në këtë familje bie një tërmet i vërtetë politik. Agron Canaj,me që nuk pranonte të tradhtonte shokët,u torturua çnjerëzishj,por nuk u dha. Nuk u dha...Është veç një fjalë goje. "Xherahët" e "Kobi in",dinë mirë se si t'i mrephin hanxharët. Ata janë si ata djajët e vegjël që ecin në gjurmat e Djallit të madh. Janë aq të egër e sadist,sa nuk njohin skrupuj. Lëshohen si hijena mbi bashkëshorten dhe të bijën. Duke përdhunuar qoft të shoqen dhe ca më shumë të bijën 15-vjeçare,para sysh të dalin veç nazistët e Hitlerit me çifutët apo dhe me vëndaset në viset që pushtonin. S'ka krim më të ndyrë se sa kaq. Kur bëhet me fëmijë,njeriu është më pak burrnor;bëhet pak më i "thyeshm" dhe ndodh që e dhe dorëzohet,siç ndodhi me igjinier Agronin. Është një "thyerje" e dhimbshme dhe  tronditëse. Sa i bukur para torturave dhe sa burrëror dhe për t'u marrë shëmbull,aq keqardhës bëhet kur fillon "thyerjen". Një "thyerje" që lë pasoja:një bashkëshok pushkatohet dhe tre prej tyre burgosen kot së koti. Parë me këtë sy,Agron Canaj,hyn tek ata personazh që herë del i bukur dhe herë pak përçud,po,megjithatë,i dhimbshëm. Të jetë unik ky personazh apo veç sajesë e një pene që i ka njohur dhe ca më tepër i ka kaluar këto "shkallë ferri". Duke bërë pak anaologji me këto shkallë dhe me rrathët mitike të "Ferrit" të Dantes,autori,sjell me shëmbuj dy tercina,që,unë,përmbledhtas,mund t'i them  kështu:

-Ju që kini hyrë këtu,lani duarët nga çdo shpresë".Dhe vërtet që kështu ndodhi.Po ta lexosh romanin,gjen gjithë atë dramë që zhvillohej mu para syve tanë. Dhe Reshat  Kripa nuk është as i pari dhe as i fundit që shkruan për këtë "ferr" të asaj kohe.Por,megjithatë,unë iu futa kësaj "esseje" jo për të folur për këtë dramë,sajuar nga hiçi,nga një obsesion pervers e sadist,por e thërres në "gjyq të hapur" Reshta Kripën si "plagjiat" që më "ka parë gurët".

 

*    *   *

Sentenca "më ke parë gurët",përdoret në domino.Lojtari që mundet,akuzon kundërshtarin se"më ke parë gurët",pa fitove. Po Reshat Kriap "ç'gurë më ka parë?". Ju lutem bëni pak durim.Unë "akuzoj" veç me fakte. Në qytetin tim,dënuan një ditë prej ditësh,një igjinier shumë të zotin,që kish mbaruar në  Poloni.E quajtën agjent dhe sabotator. E shpallën armik. E ndau gruaja"se nuk mund të rronte me një "armik",dhe jo pak,po 7-vjet të mira,në apsan.

Prokurori që bëri akuzën qe i njohuri im dhe,një ditë në intimitet,i them:-Ore,si e morët në qafë atë igjinier X... ?!!! Dhe prokurori më tha:-I kishim vënë 15 veta që e "ruanin" dhe kur pamë që gjithë ai mundim na shkoi kot,e arrestuam,e torturuam dhe i bëmë skicën e vëndndodhjes të"asaj shtëpisë në Vrashavë" ku "çonte dhe merrte informata".Këto do t'i mësonte përmëndësh dhe do t'i "recitonte" paara"gjyqit të popullit". A nuk ndodhi kështu me Agron  Canaj ? Ç'më thuaj,more Reshat  Kripa?!!!

Por dhe pak më tej. Një zanatçi të rëndomtë në qytetin tim që rregullonte vetëm bicikleta,e arrestuan për"agjitacion e propagandë" (e vërteta:qe pinjollë i një dere të madhe !)  ;e arrestauan dhe drejt e në kaush:në Tiranë. Duke u nisur nga përbërja familjare,destinacioni i tij qe për në Burrel. Tek prisja,-më tregonte fakiri,- për të shkuar në Burrel,befas më afrohet një i burgosur dhe më thotë:- Ti ke me shkue në Burrel.Atje janë do shoq të mi (priftërinj katolikë,më tha dhe emrat,po sot nuk më kujtohen ),të lutna me u çue fjalë pendim prej meje,se nuk mujta me i rujt e me më fal,due.

-Shkova,- tregonte miku im, dhe,sa mbrrita,i kërkova dhe u thashë porosinë.Dhe ata njëzëri më thanë:-Po si mos me e fal,or mik! Këtij satanai (aludimi është për xherahët e Kobit ) nuk mundesh me i rezistue. E,tani,të dashur lexues:bëni krahasimin dhe më shkruani:- "M'i ka për gurët Reshat  Kripa ?" Se a nuk e arrestuan kot së koti igjinier Agronin?A nuk ia prishën familjen si atij,në Fier? A nuk u "thye" si ai  miku i kaushit në Tiranë? Dhe,së fundi,a nuk e falën dhe Agronin njësoj si ndodhi me  ata priftërinjtë katolikë? Ja,të gjitha,këto ndodhin dhe në romanin e Reshat Kripës ,i cili,jo vetëm nuk ka shpikur,por e ka mbajtur pak dorën të "shtrënguar" duke na treguar  për një dramë kaq trondtëse.

 

*     *   *

Ajo që ia ngre vlerat këtij romani,është  fakti shumë domethënës:falja. Falja është një finale aq e bukur.Finsikët dinë të falin.Dhe  janë para nesh,ende të gjallë,një pjesë e atyre që i ngjitën ato shkallë ferri dhe që të gjithë nuk kërkuan hakmarrje,por,përkundrazi,falën. Falja është ruba më e bukur që  ka veshur ky roman. I kapur pas kësaj  faljeje,edhe unë po e "fal" Reshat Kirpën që"duke më parë gurët",ka sjellë për lexuesit një libër që nuk është vetëm artistik,por dhe si një dëshmi dhe porosi:ato "shkallë ferri" kurrë mos u  ua pafshin sytë më.Dhe nga ana tjetër,a nuk ia vlen që "pasazhe të këtij romani,siodmos ato faqet ku sadistët lëshohen si hijenat mbi një adoloshente ,duke e shpërfytruar aq sa e cojnë në varr, të ishin si"tregime për moshat parrauniversitare dhe jo vetëm për to? Unë mendoj që,tërsisht,romani ka vlera të një leksioni moral të  papërsëritshëm.Thyer para këtyre vlerave,ia fal " plagjiaturën" Reshat Kripës dhe jo vetëm kaq:pafshë "gurë të tjerë më cilësorë" !!!.

 

Tiranë,21 qershor 2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora