E enjte, 18.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Fjalimi i Gilbert Gardes në konferencën e Mathieu Arefit në Lion

E shtune, 23.06.2012, 04:11 PM


Mathieu Aref ose

Memoria shqiptare e rikthyer

Fjalim përshëndetës mbajtur me rastin e konferencës shkencore të Mathieu

Arefit mbi temën

Pellazgët dhe Greqia e lashtë

Nga Gilbert Gardes*

Përkthyer në shqip nga Edita KUKI

Université  René Cassin Lyon 47 avenue Serge Berthet

Zonja dhe Zotërinjë,

Jemi të lumtur të ju mikpresim që të ndëgjojmë Mathieu Arefin, i ardhur posaçërisht nga Parisi që të ndajë me ne njohuri të reja, të vlerësuara tronditëse nga disa, mbi origjinën e Shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Faleminderit të gjithëve që keni bërë mundin të vini, në këtë diele ditë pushimi. Nderi më është dhënë t’ju prezentoj këtë hulumtues të pavarur në një tekstë të shkurtër që kam titulluar :

Mathieu Aref ose Memoria shqiptare e rikthyer

Personaliteti intelektual i Mathieu Arefit nuk është unik  por shumë i rallë ndër njerëzit.

Shqiptar nga Mati nga i vinin prindërit, Ai ka lindur në Egjiptë në 1938 dhe mbiemri i tij Aref shpjegohet në anë të një gabimi i një skribti egjiptian, në fakt mbiemri i tij është  Canameti.

Përfundon studimët e tij në Egjiptë në shkollat franceze ndër të cilat Misioni Laik Francezë , i cili është nën patronatin e Akademisë së Lionit (Lyon), më pas ai ka diplomuar në arkitekturë.

Është pra:

- Një shqiptar egjiptian i rritur në kosmosin francezë, i martuar në Francë ku kanë lindur 4 fëmijët e tij, vend ku më në fund merrë nënshtetësinë franceze në vitin 1975. Çfar ngre ne kulm karrieren e tij eshte teza te doktoraturës qe mbrojti me janar 2012.

Është pra:

- Një kosmopolitë, një qytetar i botës, i cili fletë natyrisht gjuhën shqipe, arabishtën por edhe italishtën dhe anglishtën, i cili do të na ligjëron sot për Pellazgët misterioz .

Na ka bërë nderin të shkruajë librat e tij në mënyrë teë natyrshme në gjuhën frenge, gjuhë që nuk themi mjaft se sa është një fanar  ndriçues botërorë mbi horizontin e demokracisë.

Ashtu Mathieu Aref, me profilin e tij ideal, është zotuar me misionin shkencor që të rindërtoje një memorie, memoria e një kombi të tërë përmes gjuhës së tij. Të risjellë origjinat e tyre, aq të lashta sa humbën në ditët e para të njerëzimit, të risjellë gjuhës dhe qytetërimit një paraardhje mbi shumicën e gjuhëve evropiane, vazhdon të na befasojë.

Prandaj nuk është e çuditshme, që mbas më se 150 vite, Ai rimerr në dorë pështarin fisnik të Rilindjës Shqiptare e cila arriti kulmin e saj me lidhjën e Prizrenit në vitët 1870, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe babëgjyshi i tij. Vëllëzërit Frashëri, historianë, gjuhëtarë, poliglotë, poetë dhe revolucionarë janë simbolët e saj. Qëllimi i tyre ishte atëherë të risjellnin dhe ti kundërvihnin me memorien shqiptare armiqëve grek, turk e serb dhe injorancës perëndimore. Ashtu lindi një traditë intelektuale dhe pyetje të reja.

Çështja e origjinës së Shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre shtrohet sot me më shumë nxitim se kurrë më parë. Është shëndruar në një kërkim, po aq obseduesë sa ishte ai i Graalit të Percëvalit.

Robert d’Angély, i vdekur në vitin 1966,  vepra e të cilit e quajtur: “Enigma e zgjidhur, Lashtësia e gjuhës  dhe Kombit shqipëtar” është botuar vetëm në vitin 1992, përfaqësonte një gjeneratë të parë të avant-gardës së pavarur. Ai, një jetë të tërë u mundua përkundër stuhive të dëshmojë se gjuha shqipe ka zanafillën e saj nga Pellazgjishtja, përmes gjuhës Ilire, dhe që, siç e shkruan Mathieu Arefi « Gjuha shqipe është një fossilë i gjallë i Pellazgjishtës së lashtë ».

Sot, Mathieu Arefi, i mbrojtur si Yllisi nga perendesha Athena në këtë rrugëtim të gjatë, përfaqëson gjeneratën e re, gjeneratë e pasur me hipoteza të reja të hulumtuara ndër shkencat e reja. Mbasi të ketë filluar ti përpunoj studimët mbi këto çështje në vitin 1996, Ai ka publikuar dy libra themelore : në 2003 , Shqipëria apo odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik  dhe në 2004 , Greqi, (Mikenianët=Pellazgët), ose zgjidhja e një enigme.

Do të kemi pas pak çaste kënaqësinë të ndëgjojmë Mathieu Aref të zhvilloj temën në konferencën e tij të quajtur « Pélazgët dhe Greqia e lashtë ».

***

Më parë, do dëshiroja të nënvizoj ca ide të cilat tregojnë sa janë të pasura dhe domethënëse punimët shkencore të tij.

Nuk bëhet hulumtues në historinë e gjuhëve kush të doje. Duhet njohur gjuhë të shumta, ti shkruash nëse jo edhe ti flasësh. Gjë që vlen për gjuhët mesdhetare, të gjalla dhe të vdekura, nga Danubi në Afrikë veriore, nga Italia në Turqi e gjerë aty ku lind India. Që të gjitha janë të lidhura, pak a shumë, me çështjën që na intereson.

Duhet gjithashtu qenë mirënjohës Mathieu Arefit për meritën që të mos jetë mjaftuar me të vetmën linguistik, të ketë shqyrtuar me durim njohuritë nga Arkeologjia, nga fonetika historike,  nga etnologjia krahasuese, Antropologjia dhe lamitë shkencore të shumta tjera.

Duhet gjihtashtu falenderuar Mathieu Arefit që ka, siç edhe duhet, hulumtuar njohuritë egzistuese me integritet të lartë shkencor, i liruar nga anshmëria dhe  pa shtrembërime përkundër asaj që na kanë dhënë shembullin « shkenctarëve » serb, viktima të një nacionalizmi ekzagjerues.

Ndërmarrja e tij është pra Herkuleziane ose, më mirë e shprehur, e ngjashme me zjarrin e Prometeut. Mbasi, nëse nuk sjellë shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të retaurojnë memoriën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës, të krenohen me paraardhës të pakapshëm që janë gjithkund por të dukshëm askund njëherazi. Të lashtët i përshkruajnë Pellazgët si barinjë të veshur me të bardhë, “Të një ndershmërie naive dhe të veshur me pambukë të bardhë” do të shprehej Victor Hugo, sikur veshja e bardhë në pyetje mos të ishte prej leshi!

Kjo nevojë jetike e Shqiptarëve për të njohur origjinën e tyre, shkencërisht, mos vallë të jetë ëndërra e një Kombi të harruar, të injoruar, të qortuar, të masakruar, viktimë e padrejtësive të cilat nuk shfaqen zhurshëm por durohen heshturazi?

Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikimësh që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane.

Librat e Mathieu Arefit na ftojnë në një refleksion mbi kohën dhe përbëjnë një Odise linguistike, gramatikale që kthejnë njeriun në poezi apo ëndërime.

Shkenca vjetërsohet, poezia mbetët.

 

www.gilbert-gardes.fr

_____

 

* Historian i artit, ish-sekretar i Përgjithshëm Qendrës Kërkimore Kombëtare Shkencore (françeze), Drejtor i Kulturës së Shoqërisë Bashkimi Shqiptar



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora