E premte, 19.04.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Madhështia matet me vepra

E shtune, 23.06.2012, 03:56 PM


Madhështia nuk matet me metra, por  me vepra

"LULJA LA LULISHTEN"  ADEM  BERISHA

Shkruan: Shaban Cakolli

Arti është padyshim njëri nga mënyrat më thelbësore,për zbulimin dhe ndriçimin e së vërtetës,kurse e vërteta është  vlera më e lartë e shpirtit të njeriut.Poezia për shkak të natyrës së  vet  specifike,shquhet si instrument për zbulimin dhe dhënjen e së vërtetës, romantike dhe estetike.Megjithatë  nuk  janë edhe raste të rralla,kur poezia  synon zbulimin e të  vërtetës së hidhur.Poezitë e tilla dalin disi të rënda.tronditëse dhe tragjike.Tragjike  nga se vet e vërteta  për  njeriun është e tillë.

Miku,veprimtari dhe  krijuesi ynë  i shquar  Adem Berisha,ishte ndërmjet këtyre dy  llojeve të poezisë.Ai ka shkruar tri përmbledhëje me poezi:"KRENARIA DHE PIKËLLIMI";"LULJA  LA LULISHTËN" dhe"PËRBALLJE".

Në librin e parë"KRENARIA DHE PIKËLLIMI,nuk do të zgjërohemi,nga se kemi shkruar herë  më parë,por  vlenë    ceket se në këtë  libër fund e krye ishte  ngarkuar me një qark preokupimesh.Vetëdija e poetit   vihej  mbi  historinë,bashkëkohësinë,problemet

shoqërore,psiko-sociale  dhe  etike.Menjëfjalë  poezia e tij  vihej në shenjë  të mardhënjeve njeri-kohë. Po i kthehemi përmbledhjes tjetër të Adem Berishës"LULJA  LA LULISHTEN":Kjo përmbledhëje bie në grupin  tematik të dhimbjeve,karakteristikë

qëndrore e temës del"DIELLZA",e mbesa e  poetit,një  lule e shkëputur  nga lulishtja në  moshën  më të njomë,kur  duhej të rritej në  mes luleve tjera,por një dorë e pakujdesshme  e shkëputi padrejtësisht  nga lulishtja!

Problemi  jetë-vdekje,çështjet meta-fizike të ekzistencës,dhëmbja,vetmia,shpresa  shfaqen  si vargje tematike që deri në fund  lidhen  me një temë bazë.E vërteta që na e zbulon  kjo poezi,është një e vërtetë e hidhur,pranë të cilës poeti kërkon shërim plagësh.

Libri"Lulja la Lulishtën",e poetit  Adem Berisha është një temë  mbi dhimbjen,një dhimbje  e thellë e cila lidhet  me mungesën e njeriut më të dashur.Ajo nxitë për meditim,për të përshkruar  dramën shpirtërore me një ligjerim  konkret,i  liruar nga

figuracionet  e tepruara,por fund e krye e veshur  me një petk të bukur  poetik.Situata jetësore ndeshet  me dramën  e shpirtit të poetit,ku poeti përballë  dhimbjeve qëndron burrërorë i palëkundur.Dhembja,regjinë e  së cilës e ka bërë jeta,kurse

regjbërës dhe gjirues është vet poeti.Lidhshmëria  e temave është vet"Djellza" lulja e  lulishtes.Autori  nxjerr  dhembjen  dhe  vargëron poezi për poezi.Lexuesi ka për të u ndeshur në  poezitë  e dy rrafsheve paralele.

Libri është  i ndarë në dy cikle:Në ciklin  e parë vet poeti  është  vetja e  parë,ku shtron tematikën  e dhembjes të një  luleje  të nxjerrur padrejtësisht  nga lulishtja.Cikli  i dytë"SË BASHKU PËR DJELLZËN",sikur i tëri  kodon në shenjë të dialogut të poetit

me miqët  tjerë  poet.Adem Berisha,i cili  ka një muaj që nuk jeton  mes nesh,ishte  i rrethuar me miq,poet,krijues,artist,të cilët ndanin dhimbjen për  Djellzën me  bacen Adem dhe kanë thurur vargje për Djellzën.Vargje për  Djellzën kan thurur:

Arlind Gashi,Erëmira  Masha,Këze(Kozeta)Zylo,Alma Papamihali,Sh.Cakolli,Naser  Gashi,Arjola Ziu,Mirjeta  Shala,Xheladin Hamza;Agim Metbala,Ferit Ramadani,Irena Haska;Sonila Memoci,Lediana Kapaj,të cilët ndanin dhe lehtësonin dhimbjen

me bacen Adem dhe përmbyllin kapitullin e dytë"Së bashku për Diellzën".Jeta dikur ikën, njeriu përmes veprave jeton",thoshte miku ynë i çmuar dhe shumë i dashur baca  Adem.Ai një muaj më parë u nda nga jeta,por miqësia e tij e ngrohët me ne,

veprat që na i ka lënë,kujtimet me te,e bëjnë të pavdekshëm dhe do të çmohet,kujtohet e rrespektohet  nëpër breza.Një javë para se të ndahej nga jeta i madhi baca  Adem,botoi  librin"PËRBALLJE".Ky libër sjell mesazhe të qarta gjatë  rrugëtimit të

shoqërisë sonë historik,mesazhe këto për kapjen e bërthamës,ku synim i saj është ndreqja e  defekteve të shoqërisë,ndërtimi  i saj në baza të  shëndosha për një të ardhme të ndritur  të shoqërisë dhe vendit.Libri i tij është  një libër me  vulë poetike,

por në këto  momente  të ndarjes  nga ai,as dora nuk gjenë forcë të  e përshkruaj.Baca e kishte traditë që librat të ua dërgonte miqëve.Kur më dërgoi këtë libër ajo çka më shqetësoi së tepërmi ishte se baca më kishte lënë këtë mbishkrim:

"Kujtoje  bacën Adem,edhe kur  ai të mos jetë  më"!Ajo çka kam mundur të kuptoj  nga miqët,të gjithëve ua ka lënë  këtë mbishkrim:Kjo më nxitë  të mendoj se baca kishte ndier këtë parandjenjë,sikur poetët janë sikur profetët,ata kanë parandjenja

dhe kur ato të ndodhin të lënë  njollë  në zemër.Ne asnjëherë nuk kemi pritur,kurrë nuk na ka shkuar mendja se baca këto momente do të ndahet nga ne,andaj  kjo dhimbje na përvëlon.Bacë Adem Berisha tani fizikisht  nuk jeton  me ne,por miqësia,ngrohtësia

,kujtimet,veprat që na i la,e bëjnë  të pavdekshëm,veprat e tij do të jetojnë  nëpër breza.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora