E enjte, 25.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Xhamia'' pa minare

E enjte, 21.06.2012, 06:31 PM


„XHAMIA“ PA MINARE

Nga:  KALOSH ÇELIKU

Teatri Shqiptar në Shkup, moti e ka humbur misionin e tij të shenjtë si instuticion i kulturës shqiptare, që nga koha e „ndryshimeve demokratike“. Fushë e lirë kjo për trusakatët, kur Partitë politike shqiptare i zhvillonin fushatat parazgjedhore lokale e parlamentare dhe „betejat e tyre të përgjakshme“ me Shpatën e Skënderbeut për liri. Politikë „madhore“ bënin në sallë, brenda katër mureve „burrat e mejdanit“. E shpallnin Shqypni Etnike. E ngrenin flamurin kuqezi para syve të popullit dy sahat në teatër. I suleshin foltores duke u shtyrë me bërryla me fjalime të zjarrta patriotike, secili më patriot se shoku hipur mbi Kalin e bardhë me një këmbë të thyer gjatë fushatave parazgjedhore për pushtet. E zvarritnin krahëve si ferexhe flamurin shqiptar kombëtar nëpër sallë para publikut. Inati të vjen sot, që ky gjysmëteatër shqiptar më lirshëm ka marrë frymë në kohën e „artë“ komuniste, sesa në Ditën e sotshme „demokratike“ me dy universite shqiptare. Fabrika prodhimi të „salep-intelektualve“ me diploma universitare e tituj shkencor.

Përinat, veprimeve të tyre „strategjike“, në vend që të merret me kërkime arsimore-shkencore, që nga ky vit do t’u „konkurojë“ me prodhimin e rrumaducëve serik pasuniversitar edhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore në Shkup. Hoqi dorë nga përurimi i librave dhe konferencat e përjavshme „shkencore“ duke u fotografuar krah për krahu para kamerave televizive „çaj-ruso-shkenctarët“ e Bit-Pazarit. Nuk kishin levërdi materiale me zhurmën kulturore - shkencore „kalorësit e arratisur“ të partive politike t’i mbushin xhepat me djersën e popullit. Lakmi ua morën kolegëve të dy universiteteve shqiptare, Fakultetit Pedagogjik, Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe  dhe Universiteteve privat që gjatë këtyre viteve  mbinë si këpurdhat pas shiut. Njëzëri, vendosën të merren edhe këta „shkenctarë“ me prodhimin serik të  diplomave dhe titujve univarsitar me „shumicë e pakicë“ duke i shitur si zarzavate bujqësore të kalbura në Bit-Pazar. Përçudi, synojnë t‘i mbushin thasët e grisur me paratë e studentëve të varfër duke i plaçkitur haptas para syve të popullit e sakatuar tashti edhe në tru me sëpatën „intelektuale“ pa asnjfarë bagazhi shkencor. Aspak, nuk janë larg veprimeve të atyre doktorësakatëve edhe „salep-intelektualve“ për nga „njohurit shkencore“ dhe titujve universitar të fituar me „gjoks“ e intervenime partiake me ndihmën e „vëllezërve strategjik“ në këtë shtet të ri „demokratik“. Alamet  profesorësh janë dudumët, vërtetet nuk vijnë nga Universiteti i Sorbonës dhe Havardit, ama vijnë nga ai i Çajtoreve të Bit-Pazarit me „bursa studimore“ të Fondacioneve „humanitare“ për bashkëjetesë dhe „vëllazërim-bashkim“. Tashti, më në fund erdhi koha të shohim kulminacionin e „lulëzimit“ arsimor të shqiptarve. Gjithë jetën mbetën lypës te Ura e Gurit duke u ankuar me protesta demokratike në rrugë, se: nuk kanë shkolla në gjuhën shqipe, universitete shtetëror e private. Rroftë Partia Neokomunsite që ua e hapi derën haramëve krah më krah duke i stolisur me poste partiake, jua dha „edhe arrën edhe çekiçin në dorë“. Dudumët do t’i dalin zot nesër Atdheut me „prodhime bujqësore“ me afate të skaduara për një përdorim në Koperativën e Livadheve. Partizançe e „shpëtojnë“ nga kanceri vdekjeprurës me rrënjë të lëshuara arsimin dhe instuticionet shqiptare, që sistemi komunist na i rrëzoi për „shërim“ në shtratin e vdekjes klinike  në „spital“, falë „aftësive“ të tyre arsimore e shkencore.

Dorën në zemër, „Drama Shqiptare“ në atë kohë edhe pse nën një çati të përbashkët me „Dramën Turke“ i pagëzuar si Teatër i Kombësive, vërtet ishte çerdhe kulturore e krijuesve shqiptar: Loni Papa me Cucën e maleve, Spiro Çomora me Karnevalet e Korçës, Teki Dervishi me Zbutsin e njerëzve me sy prej zymrydi, Anton Pashku me Gof -in, Ymer Shkreli me dramën Zeka i Zi udhëton për në Babilon, Beqir Musliu me Shtriganin e Gjel Hanit... Edhe atë, kohë kur nuk kishim mundësi të siguronim bileta, shkaku se ishin shitur brenda një dite. Falë Zotit, ishim të detyruar në mungesë të karrigeve nga errësira, shfaqjet teatrore të asaj kohe t’i përcjellim më këmbë. Vetëm, këtu duhet përmendur se, në atë kohë aktorët e punësuar në këtë gjysmëteatër nuk kishin pretendime që të bëhen shkrimtarë, regjosorë dhe politikanë. Jo vetëm kaq, „gjenitë“ me gunat krahëve në atë sistem komunist nuk dëshironin t‘i bënin shkrimtare edhe gratë e tyre duke arnuar përralla popullore për fëmijë, regjisorë e aktorë me zor fëmijët e tyre pa talent. Tekstet e vënë në skenë, në atë kohë i shkruanin shkrimtarë të dëshmuar shqiptar të letrave shqipe. Fatmirësisht, sot shfaqjet teatarore në kët institucion me gjysmë shpirti jepen gratis, po nuk u hy njeri i gjallë në sallë me përjashtim të ndonjë politikani të arratisur, që e ka humbur rrugën për në shtëpi ose e ka përzënë gruaja me shqelma në sokak. Në atë kohë, organizoheshin manifestime kulturore-artistike shqiptare edhe para syve e tytave të armëve policore. Shfaqje të shumta teatrore për fëmijë. Drama shqiptare ishte çerdhe kulturore „irredentiste“ ku takoheshin herë pas here krijuesit shqiptar të „rrezikshëm“ për shtetin neokomunist. Dhe, diskutonin me orë të tëra kokë më kokë për artin dhe letërsinë: Teki Dervishi, Adem Kastrati, Musa Ramadani, Ymer Shkreli, Frederik Rreshpja, Pano Taçi, Gani Xhafolli, Fadil Curri, Fehmi Kurexha, Fadil Bekteshi, Muhamet Curri, autori i këtij shkrimi, Kalosh Çeliku...

Po, sot në Ditën e Motit Madh 2012, ç’punë kombëtare bën ky Teatër Shqiptar, përveç aktiviteteve propaganduese kulturore-politike?! Askush nuk e di, thonë që është strukur në mes të bërllokut, në Bit-Pazar. Edhe, gërhet në gjumë, sharron jerm shelgje në livadh. Ëndrra sheh syhapur në mes të Dimrit. Ferexhenë e zezë e ka hudhur krahëve. Kokën e ka mbuluar me shami si një grua e vejë pa burrë. Herë pas here vë në skenë ndonjë dramë të arnuar arnë përmbi arnë nga shkrimtarët e vetëquajtur të Oborrit, shpallin fushtatat e tyre parazgjedhore partitë politike shqiptare, japin deklarata teknefese para kamerave televizive kalorës të arratisur. Ose, grupacione të xhindosura të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni duke shpalosur idetë e tyre patriotike-fetare për një „Pranverë myslimane- shqiptare“ edhe në Shkup. Kohë qorre kjo, kur për arsimin dhe kulturën shqiptare përkujdesen dhe vendosin trusakatët: Tollumbaxhiu, hoxha, partizani partiak, që nuk di ku e ka kokën e ku bythën.

Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë ende në zemrën e shqiptarit të vërtet duke fshehur identitetin, marrin guximin pa pasur në gjak e shpirt shqiptarinë, kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë t‘i udhëheqin punët e Shtetit shqiptar. Edhe, vajtojnë halldupët nateditë se kush na udhëheq në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë duke e nxjerrë veten në siprëfaqe, se: Shqiptarët u dashka t’i udhëheqin „hoxhallarët“. Mashat shqiptare të shitura shumë lirë nëpër shekuj te armiqtë e Shtetit Shqiptar. Edhe, lexoj në Facebook: „Islami, feja e vëretetë“.  Nuk e di, pse ma kujtojnë thirrjen e shqiptarve gjatë ndryshimeve demokratike në IRJ të Maqedonisë: PPD -ja, Partia politike e vërtetë e shqiptarëve.  Xhadi, që gjatë këtyre viteve na i polli dhjetëra kopilesha shqiptare plot trusakatë me thasë. Edhe një kopile tjetër pritet të na pjellë në vjeshtë me petk fetar-politik e „Din e Iman“. Një Zot e di ku i kanë baballarët këto kopilesha që na i lënë natën pas dere „vëllezërit“.

Vallë, në Ditën e sotshme të Motit Madh 2012, a frymon ende shqip ky Teatër Shqiptar?! A merr frymë lirisht sikur dje fuqishëm me gjithë mushkëri?! Dhe, sa ka tru, hundë dhe zemër shqiptare sot ky Teatër?! Jo, nuk e di e them plot gojën. Në gjirin e tij sot sillet siç thotë populli shqiptar i hurit e litarit: më shumë politikanë, tregtarë e spiunë sesa artistë. Mezi vihet në skenë ndonjë tekst drame nga të punësuarit e tij dudumë, familjarët (gratë dhe fëmijët e tyre), ose miqtë e ngusht të klanit të tyre me zgjebe partiake me tekste të arnuara nga dramaturxhia e letërsisë botërore arnë përmbi arnë. Aktorët e punësuar në këtë institucion kulturor janë të vetëshpallurit „gjeni“ të shekullit: edhe politikanë, edhe drejtorë, edhe shkrimtarë, edhe regjisorë... Vetëm, shum pak janë aktorë, zot t‘i dalin punës artistike për të cilën edhe marrin rroga mujore me vite nga populli shqiptar të cilin e kanë rrëzuar nën këmbë si ujqërit.

Teatri Kombësive i dikurshëm në Shkup, sot është shndërruar në „xhami“ pa minare. Dërrasave të tij në skenë që dikur para syve të Policisë letrare shpërthenin vlerat e arrira artistike, tinëz me frikë valonte flamuri kombëtar kuqezi, sot në „demokraci“ në Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përkrah tij zvarritet edhe flamuri i huaj me gjysmëhënë e yll të kuq në ballë. Përmëkeq, manipulohen dhe politizohen fëmijët shqiptar nga partitë politike shqiptare dhe grupacione të pakokë të fesë islame gjoja me „kësula të bardha“ në kokë e flamuj partiak e me gjysmëhënë në duar si „revolucionar“, kur ata nuk kanë shkolla e as tekste shkollore. Uzurpojnë me „politikë madhore e fe Islame“ për thirrje „revolucionare“ institucionin e vetëm kulturor shqiptar në Shkup, të cilin mezi e shpëtuam dhe e trashëguam duke derdhur djersë e gjak nga Partia Komuniste. Fatkeqësisht, sot grupacione të fesë Islame me ndihmën e partive politike shqiptare, Teatrin Shqiptar po e shndërrojnë në „xhami“ turko-arabe. I mungon vetëm minarja me simbolin e gjysmëhënës dhe yllit komunist në majë. Edhe atë, në këtë kohë „demokratike“, kur besimtarët myslimanë kanë hapsirë marramendëse nëpër qindra xhami ku mund t’i organizojnë nateditë manifestimet e tyre fetare-kulturore. Publikisht i pyes organizatorët e këtyre manifestimeve fetare - kulturore, si do ta ndjenin veten po të lexonim poezi ne poetët shqiptar nëpër xhamitë e tyre myslimane?! Edhe pse, para Luftës së Fundit të Kosovës (1998 - 1999), kur politika serbe na i mori të gjitha institucionet e arsimit e kulturës, për të qenë më të sigurtë nga përndjekja e policisë serbe që na ndiqte këmba-këmbës, në atë kohë me në krye poetin bohem Mirko Gashin i armatosur me „dy kashikara“  lot rrushi në xhepat e gunës zezë, ne organizonim orë letrare dhe lexonim poezi edhe në xhami. Mirko Gashi nga „Hytbja“ lexonte poezi për Lumin: Ende pa i mbushur dy vjet, nuk do të lidhet në djep. Tashti, edhe pse Kosova e ka fituar pavarësinë dhe lirinë, dhe është shtuar dukshëm me të madhe pas lufte numri i xhamive, nuk e besoj se sot mund të gjenim vend strehimi mes „besimtarve besnik“ të Zotit të lexojmë poezi në ndonjë xhami dhe ulemi këmbëkryq në qilimat e persisë.

Pajtohem, këto grupacione të fesë Islame të mos kishin hapsirë, lokale ku t’i manifestonin „idetë e tyre fetare“, lutjet drejtuar Allahut t’i organizojnë edhe në Teatrin Shqiptar në mungesë të xhamive, po nuk e di një veprim të këtillë sa e lejon edhe Kur’ani, feja Islame kur i kemi me qindra xhami, shtëpi të Zotit. Nuk jam ndonjë njohës i madh i fesë Islame, po me siguri edhe vetë Zoti nuk do të pajtoheshte me veprimet pakrye të këtyre bandave myslimane që u pri në ballë Shejtani i Allahut. Realitet i hidhur ky, që sot flet ndryshe: shqiptarët kanë nevojë për instutucione kulturore dhe shkolla shqipe. Xhami përveç qyteteve kemi me katër minare edhe nëpër katunde. Përinatë të „kaurrit“, jo një xhami, po dy-tri edhe katër xhami i ka secili katund shqiptar me një shkollë të vetme si „dhuratë“ që nga sistemi komunist me çati gati të rrëzuar sot mbi kokë. Dudumët sot shkaun dhe „kaurrët shqiptar i luftojnë“ me xhami turko-arabe e jo me shkolla shqipe. Atëherë, ku qëndron problemi që na ngatërrohet me shekuj nëpër këmbë këta „njerëz të sotshëm me tru të moçëm“?! Nuk e shihni, i kemi nateditë para syve dhe mbi kokë edhe në rrugë. Populli shqiptar brez pas brezi në luftë për Shqipëri Etnike, është koha trutë të mos i mbajë më bashkë me këmbët në legen në Ditën e sotshme të Motit Madh.

Respekt për fenë Islame dhe besimtarët e vërtetë besnik të Zotit, po atje ku e kanë vendin në xhami! Përmëtepër, në Xhaminë Shqiptare. Shtëpinë e Zotit, që është në shërbim të popullit dhe Shtetit Shqiptar. Përndryshe, kështu siç e kanë nisur këta „hoxhallarë“ të Allahut, „njerëz të sotshëm me tru të moçëm“ siç ka thënë shkrimtari shqiptar Filip Papajani, që sot merren edhe me „politikë madhore“, një ditë edhe shkollat shqipe do të na i shpallin „xhami“ pa minare...



(Vota: 299 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora