E premte, 19.04.2024, 02:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzad Baliu: Krahët e shqipes

E merkure, 20.06.2012, 07:01 PM


KRAHËT  E  SHQIPES

Botoi: shtypshkronja Shkrola, Prishtinë 1012. Botues: Radio Kosova e Lirë

Nga Begzad Baliu

bbaliu@yahoo.com

Është vepër epike-heroike, kushtuar luftës çlirimtare të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjithësisht, popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kundër terrorizmit policor, ushtarak e paramilitar serb në vitët 1998-9, përmes modelit heroik të epikës letrare në vargje, deri me çlirimin e Kosovës, pikërisht më 12 qershor 1999. Në vepër janë vijëzuar rreth 30 betejat më të rëndësishme shqiptare-serbe, disa minibeteja verbale brendaserbe, si dhe asosh diplomatike ndërkombëtare.

Veprimet në vepër e në terren zhvillohen në tri rrafshe: hapësinore përmes betejash të përgjakshme shqiptare-serbe, betejash verbale brendaserbe rreth dështimit dhe  atyre diplomatike në tryeza. Vepra trajton kontraste luftarake dimensionesh të ndryshme, si lufta kundër së keqes, një ndër idetë bosht të epit, mbi bazën e së cilës krijohet një sistem i tërë luftarak, që e trodiiti botën, duke zënë vendet e para informative në mediumet elektronike botërore, që shkaktoi një organizim përkrahës diplomatik e ushtarak ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës.

Esenca dhe aktualiteti i epit: trajtohet përmes raportit midis pushtuesit dhe popullit të robëruar.

Të këqiat, në ep fillojnë nga pushtuesi, që e shkaktoi luftën çlirimtare të përkrahur nga bashkësia progressive ndërkombëtare.

Thelbi i kuptimit të epit është përpjekja për t’i shpëtuar vdekjes së ngadalshme, përmes shtypjes e shfrytëzimit, por edhe gjenocidit të pahetuar gjithaq, për të mos rënë në sy të botës,

Mënyra e rrëfimit epik përmes vargjeve të rimuara me mjeshtri të rrallë, funksioni i veprimit, krijimi i tablove, imazheve poetike, tipizimi i situatave dhe karaktereve, i detajeve, karakterizimi i personazheve, e bëjnë veprën artistikisht të vlefshme, më tepër se historike.

Epi realizohet brenda një hapësire përmes episodeve të ndryshme, dialogëve sa në një taborr, sa në tjetrin (serb-shqiptar serb-serb; ndërkombëtar / diplomatik, i përzier),

Bota poetike e epit, struktura, sistemi shprehës i tij dhe metrika janë ngritur mbi modelin e krijimtarisë folklorike të epikës gojore. Formulësimet kanë një funksion të vaçantë. Ato përdoren me rastin e tipizimit të heroizmit të personazheve, në detajet e përshkrimit të betejave e ndërluftimeve, gjendjes shpirtërore e fizike të  personazheve etj.

Këtë luftë autori e vëzhgoi, e përjetoi dhe artistikisht e letrarizoi nga afër, si aktivist në krye të informimeve nga terreni i luftës, duke e njohur kështu nga afër frymëmarrjen çlirimtare shqiptare, përballë çirrjeve të tërbuara terroriste serbe, qëmoti, si student, mësimdhënës e aktivist tridhjetë  vjeçar i Lëvizjes ilegale çlirimtare, që nga demonstratat e 68-shit, kur ishte student, të 81-shit, kur edhe vuajti edhe denim, përndjekje e papunësi disavjeçare.

Stili i veprës është i qëndisur me figura stilistike të shumëllojshme, si: metafora, epitete, krahasime etj., që i japin epit shije dhe fuqi shprehëse të gatshme për lexim, përjetim, recitim, e interpretim.

Gjuha e veprës, sidomos frazeologjia e pasur vihen në shërbim të figurshmërisë. Vetë autori është ekspert i gjuhës dhe studiues i leksiko-semantikës e frazeologjisë.

Ideja e veprës përqëndrohet në luftën e drejtë çlirimtare, me gjithë arsenalin e varfër luftarak, por me ndihmën e faktorit diplomatik e ushtarak ndërkombëtar, duke dalur kështu fituese kundrejt pushtuesit barbar, me gjithë numrin shumëfish më të madh ushtarak dhe të arsenalin e fortë luftarak, me të cilin synoi asgjësimin e një populli.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora