E merkure, 30.09.2020, 10:25 AM (GMT+1)

Reportazh

Shaban Cakolli: Azem Shkreli na bëri të ndjehemi krenarë

E marte, 19.06.2012, 06:33 PM


Hasan Qyqalla, duke pranuar çmimin Shkreli

AZEM SHKRELI NA BËRI TË NDIHEMI KRENARË QË I TAKOJMË KOMBIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE

Shkruan: Shaban Cakolli

Kanë kaluar  një javë nga mbajtëja e takimit Shkreli në mërgatë,organizuar nga LSHAKSH në Gjermani,dhe për këtë takim askush asnjë fjalë,as nëgazetat tona,as në ekranet televizive!!Përse ndodhë kjo?Për disa takime aspak të rëndësishme,sulen kamerman,gazetar dhe jo gazetarë,madje i japinpublicitet në shumë kanale televizive dhe shumë faqe të shtypit.Jo rrallë kamermanët për të plotësuar programet e tyre kur ju duhen,vijnë ftuar e paftuar për gjirime,kurse për të gjiruar takimin e një figure të rëndësishme si është Azem Shkreli i cili zuri vendin në majat e letërsisë sonë,kamermanët kërkuan nga LSHAKSH disa qindra euro!Nuk jemi gjë kundër përse ata kërkojnë,por të gjithë e dijnë se LSHAKSH nuk ka fonde të mbuloj këtoshpenzime.Paramendo,sikur europianët të mbanin një takim të një figure të tyre të rëndësishme si është i yni Azem Shkreli,sallat e tyre do të mbuloheshinnga shumë kamerman e gazetarë nga mbarë Europa.Azem Shkreli nuk ka nevojë për lavdata,ai ishte lavdata vet,ai  e krijoi pavdekësinë me nderë e punë.kurse nepo e përkujtuam i bëjmë nderë vetës sonë,artit dhe kulturës sonë dhe mbarë kombit.Azem Shkreli ishte dhe mbetet ndër krijuesit më komplet  të letërsisë sonë.i cili ia doli të bashkoj modernizimin me klasicizmin në krijimtarinëshqiptare.Krijimtaria e  Azem Shkrelit ishte krijimtari e kultit,njerëzore,shquhej në të gjitha fushat e letërsisë por ndër më të mirët ndristenë fushën e poezisë.Ai e shtriu në mënyrën më brilante poezinë shqiptare,madje përmbledhja e tij"E DI NJË FJALË PREJ GURI"nga shumë krijues me emërështë quajtur"BIBËL E LETËRSISË".LSHAKSH në Gjermani e organizon takimin  Shkreli në mërgatë,takim ky i cili tani është bërë tradicional.Kështume 3 qershor ky takim u mbajt në Qendrën e Kulturës në Ennepetal të Gjermanisë, LSHAKSH përkujtuan Azem Shkrelin figurën madhore të letërsisë dhekulturës sonë shqiptare.Prania e ministrit të  diasporës  z.Ibrahim Makolli,e familjes të rrespektuar të të madhit Azem Shkreli,mysafirët dhe krijuesitia shtuan madhështinë këtij takimi.Takimin e bëri të hapur kryetari i LSHAKSH,z. Martin Çuni,ndërsa Agim Gashi(rrapsodi) interpretoi poezinë e Shkrelit"QAVA PËR TY ARBËRI".Për jetën dhe veprën e  Azem Shkrelit bëri fjalë krijuesi Hasan Qyqalla,i cili tha :Azem Shkreli ishte intelektual,largpamës dhei guximshëm për zhvillimin e kulturës shqiptare.Duke folur gjërë e gjatë për vepren e  Shkrelit,Qyqalla zbërtheu dy poezi të Shkrelit:"KATËR KËSHILLA VETËS" dhe "THIRRJE PROFETIKE"

 

Kemi me u zgjue edhe na të vdekurit

Në dasmën e kuqe të kësaj toke.

 

Mos na i harroni emnat,

Mos na i harroni  vorret.

Këto vargje të  Shkrelit,janë shkruar shumë,shumë kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë sikur të ishin shkruar tani,në prag të ngjarjeve të fundit në Kosovë,të cilat ndërruan rrënjësisht fatin e saj.Më pas mysafirët patën fatin të ndjekin një videofilm të një takimi letrar që e pati organizuar i madhi  Azem Shkreli  në mesin e mërgimtarëvenë Dortmund të Gjermanisë më 1996.Kështu kishin parapa organizatorët,për vetën time,unë me dëshirë do e ktheja dhe shiqoja dhjetëra herë atë videofilm,për të dëgjuar atë fisnik të ngrohët,me fjalë të buta,të ngrohëta,bindëse,nga se pas fjalëve të tij,ku do të gjenin vend fjalët tona?Pjesa tjetër e programit  u shoqërua nga poetët të cilët i kishin përkushtuar poezi viganit të madh të letërsisë Azem Shkrelit.Poezi për  Shkrelin deklamuan:Martin Çuni,Gonxhe Letmi Begisholli,Hasan Qyqalla,Pal Sokoli,kurse ministri i diasporës  Ibrahim Makolli,foli për jetëndhe veprën e  Shkrelit dhe evakuoi disa kujtime që ka pasur me te.Në fund të takimit fëmijët e mërgimtarëve tanë,duke dhënë këngë dhe recitale tëbukura i dhanë jehonën më të këndëshme këtij takimi madhështor dhe u shpërblyan me duartrokitje frenetike,si fëmijët e poetës sonë Gonxhe Letmi Begisholli,fëmijët e  Osman Makollit dhe fëmijët e familjes Kurtishi.Pjesa kulmore e takimit si gjithnjë i  dedikohet ndarëjes së çmimit  Shkreli.ÇMIMI sHKRELI i cili tani më është bërë tradicional,u akordohet vlerave më të spikatura në fushën e letërsisë,duke vlerësuar veprat më të mira,të gjinivetë ndryshme letrare.Për këtë kanë filluar pregaditjet muaj më parë,është zgjedhur juria për vlerësim në krye me Halil Haxhosaj nga Kosova dhe Pal Sokolie Shaban Cakolli në mërgatë.Për konkurim ka pasur shtatëmbëdhjetë vepra krijuese në poezi dhe prozë.Juria kanë ardhur në përfundim për të zgjedhur vepratmë të mira dhe njëzëri erdhën në këtë përfundim:

Çmimi i parë iu nda krijuesit Engjëll Koliqit dhe përmbledhëjes poetike"NËN KURORËN E LISIT PLAK"

Çmimi i dytë, Hasan Qyqalla dhe përmbledhëjes poetike"MESHARI MODERN"

Të njejtin çmim e mori edhe përmbledhja poetike" POST HEKUBA" e poetës Yllka  Filipi

Çmimi i tretë u nda në prozë.ai vend i takoi Andrea Petromilos"VAJZA ME BLUZË NGJYRËMANUSHAQE"

LSHAKSH në Gjermani ndanë gjëthnjë edhe mirënjohëje për veprimtarë të shquar kombëtarë,letrarë dhe kulturor.Me dhjetëra mirënjohëje ka ndarëkryetari i  LSHAKSH,z.Martin Çuni,prej tyre mirënjohëje iu ndanë edhe miqëve gjerman të cilët në shumë forma kanë përkrahur popullin tonësi dhe kanë bashkëpunuar me  LSHAKSH.Qytetarët gjerman shprehen fjalë falemnderuese për LSHAKSH dhe mbështeten popullin shqiptar,popull si thanëata me një kulturë të lartë kombëtare.Gjatë  thuaj tërë takimit në fjalë,unë isha i angazhuar,nuk kam marrur shënime as foto filmike,pastaj ndodhëtë ketë mangësi, mund të mos kem cekur shumë gjëra,por u mundova sadopak të njoftoj opinjonin e interesuar,pasi nuk e pa kush të arsyeshme të ndajëpak kohë për të shkruar.Takimi Shkreli për ne mërgimtarët krijues mbetët takim i shejtë,kishim fat e privilegj që e patëm,ai jeton në ndërgjegjen tonëshpirtërore si një qenie e pashuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora