E enjte, 18.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: M’thërret vendlindja në Tugjec

E marte, 19.06.2012, 06:32 PM


M’ THËRRET VENDLINDJA NË TUGJEC
 Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir KRASNIQI

M’ thërret vendlindja në  Tugjec –
Hajde bir , e mos  mu ngec  !
Këndoma këngën si përherë ,
Si bylbyli në pranverë !
Ah , Tugjec , more  Tugjec ,
Kund behane , ty s’ tu  gjet !
Vend i dashur për  lezet ,
Vend i bukur si xhenet !

M’ thërrasin brigjet  , m’ thërrasin lugjet –
Gjyshi im , ku i ka lanë  trungjet !
M’ thërrasin arat dhe zabelet –
Baba im , ku i la  themelet   !
M’ thërrasin sofrat  veç e veç –
Ku m’ ka qitë nëna përpeq ,
Pite , pulë , bukë e kuleç ,
Tambël maze  me gjyveç !...

M’ thërret qilari  i Tugjecit –
Ku jam rritë me lëng të specit  ,
Ku kem pjekë kunguj kupec ,
Ku kem ngrënë  bostan  llubec !...
M’ thërrasin pllajat  e  Tugjecit –
Ku s’ pushon kënga e turrecit ,
T’ shkoj e t’ rri nën hije t’ krekcit ,
Ku s’ ia prishë qejfin buburrecit !

M’ thërret vendlindja  në Tugjec –
Ku nuk ka njerëz  grindavec ,
Ku jam rritë me fëmijë  kukllec  ,
Ku kam  luajt  me dordolec !...
M’ thërrasin hijet  në Tugjec –
Ku kem luajt me  guralec ,
Ku kem luajt pulla gurec  ,
Ku kem luajt kile e jadec   !...

M’ thërret vendlindja , më djeg malli –
T’ shkoj n’ Tugjec , ku bien kavalli !
M’ thërrasin  odat e burrërisë  -
T’ i  këndoj këngët e  trimërisë   !

Gjilan, më 15.06.2012. 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora