E premte, 19.04.2024, 09:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Intervistë me Jusuf Buxhovin

E marte, 19.06.2012, 06:51 PM


Intervistë me Jusuf Buxhovin

PELLAZGËT  JANË THEMELUES TË ANTIKITETIT

Intervistoi: Muharrem Sfarqa

Jusuf Buxhovi, në botën e letrave hyri si tregimtar, përmes dy vëllimeve CIRKU e PIONI. Vazhdoi me romanin e parë MATANËKRENA, për të pasuar kështu, thuaja nga viti në vit me nga një vepër të re, llojesh e fushash të ndryshme por, më së shumti në fushën e romanit dhe të publicistikës historike. Nga viti 1972, kur u shpërfaq e deri më sot, ka të botuar 34 libra, prej të cilave më së shumti, romane dhe libra histoeriografikë.

Libri i kësaj natyre, në tri vëllime, “KOSOVA”, i cili u botua në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë, me të drejtë llogaritet kontributi më i madh që një njeri i kulturës dhe shkencës, bën për kombin.

Ky libër vazhdon të prezentohet gjithandej, të komentohet, debatohet, të kritikohet po, mbi të gjitha, të mirëpritet si rrallë ndonjë libër i botuar viteve të fundit në Kosovë.

Kjo dhe vizita e këtj shkrimtari dhe historiografi ditë më parë edhe në Gjermani, ku u prezentua libri i tij, na shtyri të bëjmë dhe një bisedë më të zgjeruar e të hapur për lexuesit e gazetes “ Bota Sot”

Pyetje:  Zoti Buxhovi, këto ditë ju patët promovime të vëllimit tuaj ‘’Kosova’’ nëpër disa shtete të Europës si ne Zvicër, Gjermani e Suedi. Cilat janë përshtypjet e juaja nga këto takime?

Përgjigje:  Ishin këto takime tejet të frytshme dhe të dobishme, meqë takova një pjesë të mirë të përfaqësuesve të diasporës sonë, e cila ishte ndryshe nga ajo që e njihja para luftës, pra kur si korrespodent i "Rilindjes" në Bon ndanim brengën, shqetësimin dhe frikën për ardhmërinë e Kosovës. Tash, hetova se përfaqësuesit e diasporës nuk flisnin më nga kënvështrimi i frikës për humbjen e atdheut nga pushtuesi, por flisnin për frikën e dështimit të atdheut nga keq-qeverisja e klasës politike shqiptare, e cila idealin e bërjes së shtetit e ka kthyer në ideal për pasurim, pra për kepërdorimin e tij për interesa meskine.

Pyetje:  Gjatë promovimit të librit tuaj në Gjermani, ju treguat një emocion të papërmbajtur ngase ishit në vendin ku kishit nisur formimin embrional të kësaj vepre. Cka do të thotë për ju kthimi në vendin i cili ishte burim i dokumenteve të shumta historike, tepër të rëndësishme për historiografinë tonë?

Përgjigje:  Natyrisht, se në këtë rrugëtim, takimi me Gjermaninë, paraqet diçka të veçantë, ngaqë Gjermania, ku kam qendruar mbi njëzet e sa vjet si korrespodent i përhershëm i "Rilindjes", paraqet jo vetëm vendim tim të punës, ku për vite të tëra për lexuesin shqiptar kam raportuar për këtë vend, por edhe djepin tim intelektual, shpirtëror dhe shkencor, ku kanë filuar hulumtimet e mia shkencore në fushën e historiografisë. Në këtë vend, ku i ka rrënjët shkenca e albanologjisë, njëherash gjenden edhe arkivat plot e përplotë me dokumente nga e kaluara jonë. I tillë ishte edhe Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon, ku vola rreth katër mijë dokumente nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një pjesë e të cilave gjetën pasqyrim në veprën "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878", që doli këto ditë nga shtypi.

Pyetje:  Cilat ishin raportet e popullit, shkencëtarëve dhe shtetit gjerman ndaj çështjes kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti sipas dokumenteve dhe  relacioneve  historike?

Përgjigje:  Në të vertetël protokollet orgjinale të Kongresit të Berlinit, të cilat nuk janë njohur deri më tani nga historiografia jonë në formën e mirëfilltë, pra si dokumente origjinale, paraqesin argumentin më të mirë se si është spekuluar me rolin e Gjermanisë, por edhe të perëndimit në përgjithësi në çështjen tonë kombëtare, veçmas nga kriza lindore e tutje. Natyrisht, se këtu rol të madh ka pasur historiografia serbomadhe, ajo ruse dhe greke, të cilat kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që ta shtrembërojnë qendrimin gjerman dhe atë evropian ndaj çështjes shqiptare, duke bërë përpjekje që perëndimoret të paraqiten si armiq të shqiptarëve, gjë që nuk është e vërtetë. Edhe pse nuk mund të mohohet se nga Kriza Lindor e tutje, shqiptarët dhe çështja e tyre janë shikuar më shumë si objekt se sa subjekt dhe se për këtë shkaktar kryesor kanë qenë politikat e vendeve sllavo-orotodokse, megjithatë, po mos të ishte Gjermania dhe disa vende perëndimore (Austro-Hungaria, Italia dhe Britania e Madhe), nuk do të kishim as Shqipërinë e përgjysmuar londineze, e nuk do të kishte shqiptarë në trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim Gjermania nuk ishte armiqësore ndaj shqiptarëve, siç mëson Beogradi dhe aleatët e saj, por përkundër interesave të saj, ajo mbrojti shqiptarët, që nga koha e Princ Vidit, e deri në ditët tona. Mjafton këtu të përmendet roli i Gjermanisë që mori ajo në mbrojtje të shqiptarëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, kur strehoi mbi 300 mijë shqiptar (shumë prej të cilëve tash kanë fituar shtetësinë gjermane), por edhe ishte ndër vendet e para që iu bashkua NATO-s për ta bombarduar soldateskën  jugosllave në Kosovë gjatë vitit 1999

Pyetje:  Cilët janë ata  shkenctar gjerman, të cilëve  shqiptarët  dhe Kosova duhet t’ju qëndrojnë mirënjohës dhe falënderues përgjithmonë?

Përgjigje:  Ka si shumë shkencëtarë, të cilëve jo vetëm Kosova por në përgjithësi populli ynë duhet t'u jetë mirëjohës. Ndër ta duhet përmendur Laibnizin, Hahnin, Gustav Majerin e shumë e shumë të tjerë, që ia vunë themelet albanologjisë, duke bërë që shqiptarët të njihen si popull antik, në kohën kur propaganda hegjemoniste e Beogradit, ajo e Moskës dhe e Athinës, bënte përpjekje që t'i paraqiste ata popull pa histori dhe të rrezikshëm për qytetërimin evropian, me çka ata duhej të përjashtoheshin nga harta politike dhe shtetërore e Ballkanit.

Pyetje:   Vëllimi juaj “Kosova” edhepse ka shënuar të gjitha rekordet e plasmanit (është shitur në mbi 30 mijë ekzemplarë) dhe është bërë libër popullor, ai megjithatë ka filluar të shikohet me skepticizëm nga politikaj të pushtetit të Kosovës edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë. Pse ndodhë kjo?

Përgjigje:   "Kosova" tashmë ka fituar epitetin e librit popullor. Në panairin e librit, që këto ditë u mbajt në Prishtinë, pritej në radhë për të. Shtypëshkronja nuk po ia del të përmbush kërkesat e tregut dhe kjo është një mrekulli. "Kosova", pra është kthyer në një shënjë identifikuese me një lashtësi historike, siç është antikiteti, dhe me një lavdi që lidhet me qytetërimin botëror, që solli ajo kohë dhe ajo mendësi. Kështu, "Kosova" për shqiptarët paraqet një emblemë civilizuese, ndër më të rëndësishmet, me të cilën ata i bëjnë ballë gjithë përpjekjeve që bëhen sot që ata të shfaqen si popull pa histori, ose me histori të vonshme disavjeçare, siç pretendojnë disa politikanë të tanishëm, që kanë aprovuar pakon e Ahtisarit, me të cilën "tapitë" historike të Kosovës (ato që kanë të bëjë me krishterimin), u jepen serbëve, edhe pse dihet se shqiptarët ishin ata që të parët pranuan krishterimin (shekulli III), ndërkohë që sllavët këtë e bënë shtatë shekuj më vonë, pasi që erdhën në këto troje si pushtues!

Pyetje:  Ky botim i juaji, vlerësohet se ka sfiduar edhe Akademitë e Shkencave të dy Shteteve tona edhepse mund të konstatojmë se ky nuk ishte qëllimi, megjithatë, gjerë më sot vazhdon të mbretëroje një heshtje e pajustifikueshme e shkencës kompetente për librin tuaj. Si e komentoni këtë?

Përgjigje:   Qendrimi im se shqiptarët lidhen me lashtësinë pellazge, se shqiptarët janë ndër themeluesit e Bizantit, se në Kosovë nuk pat shtet mesjetar serb, por vetëm zhupanë, që erdhën si pushtues këtu nga shekulli XIII e tutje si dhe çështje të tjera, tërbuan Akademikët serbët, të cilët reaguan me shumë ashpërsi. Reagimi i tyre është edhe i pritshëm, meqë për herë të parë, një hsitorian shqiptar ua thotë të vertetën që ata e dinë dhe i frikësohen  shumë. Por, i pakutueshëm shfaqet qendrimi i hisotriografisë zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilën jo vetëm që nuk kundërshtuan, por me heshtjen e tyre, sikur vertetuan se edhe më tutje, së paku te çështjet që "po kontestohen" nga ana e Begoradit, mbesin peng i historiografisë serbomadhe.

Ndoshta edhe kjo ka arsyet e veta të parsyeshme. Sepse, po qe se kundërshtohet,atëherë bien shumë nga libra e "akademikëve" tanë dhe historianëve, që janë kryekëput qendrime ideologjike. Të tillët, pra, për hirë të titutjve dhe intersave, sakrifikojnë shkencën dhe vetë historinë!

Pyetje:  Në trajtimin e thellë të gjenealogjisë së rrënjës sonë, ju dhe filizofët e mëdhenjë si Platoni, Plutarku etj., i nxirrni si paraardhës të shqipëtarëve. Ju me këto konstatime keni tronditur historinë e kulturës Helene. C’mund të na thoni për këtë?

Përgjigje:   Pellazgët janë themelues të antikitetit. Këtë e kanë thënë shumë shkencëtar para dy shekujsh, dhe ngjashëm flasin shumë e shumë të tjerë edhe sot, gjë që kjo bie ndesh me atë se antikiteti kishte për pronar grekët dhe mendësinë e tyre. Vetë autorët antikë (Homeri, Plantoni, Herodoti, Aristoteli e të tjerë), bëjnë të ditur se ishin pellazgë. Madje, kjo sot pranohet edhe nga grekët, të cilët nuk kanë nga t'ia mbajnë, për t'i dallashuar ato që thonë autorët antikë. Shikuar nga ky prizëm, shqiptarët kanë plotësisht të drejtë që edhe artin dhe letërsinë si dhe mendësinë antike, ta trajtojnë edhe pasuri të tyre. Pse jo! Ky nuk është kurrëfarë përvetësimi, por identifikim me një madhështi qytetëruese.

Pyetje:  Ju jeni edhe njëri nga themeluesit kryesor të LDK-së, si parti e parë politike shqiptare. Cila ishte kredoja e saj për çlirimin e Kosovës?

Përgjigje:  Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka të bëjë me lëvizjet politike të fundviteve të tetëdhejta dhe atyre të nëntëdhejta, që quan te shkatërrimi i Jugosllavisë, që si përgjigje duhej ta kishte përgjigjen e shqiptarëve, që kishte të bënte me kthimin e të drejtës për shtet të tyre. Andaj, kjo lëvizje, e lindur dhe e dretjuar nga LDK, ishte fund e krye në kuadër të konceptit të Rilindjes kombëtare dhe si e tillë paraqet themelet e shtetit të Kosovës.

Pyetje:  Cili eshtë mendimi politik i Jusuf Buxhovit sot për Kosovën dhe Shqiptarët.

Përgjigje:   Kosova gjendet në një udhëkryq të rëndësishë, ku mund të realizojë aspiratat historike, por edhe mund të rrezikojë ato. Politikisht gjendemi në një situatë tepër kritike, ku duhet të dëshmojmë përkatësinë tonë qytetërimit perëndimor dhe të vlerave qytetëruese që kanë të bëjë me të. Jashtë këtij koncepti, Kosova rrezikon qenien e vet. 

Pyetje:   Edhe diqka qe ndoshta është dashur t’ju pyesim, e nuk ju kemi pyetur: a mendon Jusuf Buxhovi t’i rikthehet politikës apo përfundimisht i është dhënë letërsisë dhe historiografisë ( veprimtarisë intelektuale)?

Përgjigje:   Jusuf Buxhovi i është dhënë shkencës dhe letërisisë. Këtu ndjehem i lirë dhe i pavarur dhe mund të jap atë që i duhet shkencës dhe krijimtarisë sonë. Si hulumtues dhe krijues, krahas punës sime, do të stimuloj edhe veprimtarinë shkencore dhe hulmtuese të të rinjve. Kjo do të bëhet me themelimin e një fondacioni (Dardania), që do të shpallet me një shtator dhe do t'u dedikohet hulumtimve historike. Në këtë fondacion, krahas honorareve që sjell "Kosova", shpresoj të dredhen edhe ndihma nga jashtë, në mënyrë që shkencëtarët e rinjë të, cilët nuk kanë mundësi të stimulohen nga shteti dhe nga institucionet shkencvore, që nuk qajnë kokën për hulumtime të mirëfillta, të fitojnë mundësitë për të hulumtuar historiografinë nëpër arkivat e jashtme.

Faleminderit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora