E enjte, 28.03.2024, 06:11 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Vritet këngëtarja bukuroshe, që sfidoi talibanët

E marte, 19.06.2012, 05:58 PM


Një këngëtare bukuroshe e muzikës pop- folk, e cila pati sfiduar një dekret të talibanëve kundër muzikës dhe kërcimit, është qëlluar për vdekje ndërkohë që dilte nga një sallon bukurie.

Ylli i muzikës pakistaneze, Ghazala Javed, 24 vjeç, u qëllua kur një motoçiklist hapi zjarr mbi makinën ku gjendej ajo me babain e saj, i cili po ashtu gjeti vdekjen.

Policia thotë se i dyshuari kryesor është ish i shoqi i këngëtares, të cilit ajo i pati kërkuar divorcin pasi pati zbuluar se ai kishte të paktën edhe një grua tjetër.

Kërkesa e saj është e pazakontë për një shoqëri thellësisht konservatore, ku shumë njerëz e quajnë një fyerje që gruaja të kërkojë divorc.

Ajo u qëllua me gjashtë plumba, raporton CNN.

Për shkak se talibanët në Pakistan e kishin bërë të vështirë të regjistroheshin këngët dhe të performohej muzikë, ajo këndonte në Dubai ku edhe përgatiste këngët.

Ajo ishte mjaft popullore mes të rinjve dhe progresistëve

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora