E shtune, 27.02.2021, 07:23 AM (GMT)

Kulturë

Sokol Demaku: Mirënjohje poetëve Basha dhe Hoxha

E hene, 18.06.2012, 04:22 PM


Mirënjohje poetëve Remzi Basha dhe znj. Qibrije Hoxha

Nga Sokol Demaku

Ende nuk është vonë po qe se themi se para disa muajsh (shtator (2011), redaksia e revistës "Shqip.dk", shpalli një konkurs për "Poetin e vitit". Në ketë konkurs u përfshinë një numër i madh poetësh me vargjet e tyre, ku të gjithë u shquan për përmbajtjen e tyre të pasur. Lexuesi pati rastin të njihet me poetin dhe shkrimtarin tonë nga Suedia, zt . Remzi Basha. Duke lexuar poezinë e tij, çdokush e kupton mallin që ai e ndjen për vendlindjen dhe sa me dashuri dhe përkushtim i shkruan ato vargje. Poezia e tij është frymëzuese, burimore dhe e gjallë, që del nga forca vigane e këtij njeriu që nuk ka ditur kurrë të ndalet. Dëshira e tij është e madhe që kudo që flitet gjuha shqipe, kudo që i thonë tokë shqiptare, të jenë bashkë dhe siç shprehet dhe vetë poeti:

“I dua trojet e mija të gjitha bashkë, e të shëtis pash me pash se është vendi im, është toka bekuar e te parëve tanë. Toka e atyre që dhane jetën për te.” Dhe pena e poetit nuk ka të ndalur. Ai shkruan për heronjtë e rënë në luftë për liri. Në vargjet e tij ka lot malli dhe vuajtje, por dhe ngazëllim gëzimi e fitoreje, sepse çdo aktivitet i tij vullnetar nuk i shkoi kot, sepse Kosova u çlirua dhe ajo tashmë është e lirë dhe e pavarur. Remzi Bash nuk ndalet. Ai shkruan dhe shkruan. Dhe kur flet me të thotë se ka edhe shumë për të thënë e për të shkruar: “Nuk janë asgjë 10 librat që kam bërë. Nuk di të ndalem. Dua te shpreh e të kujtoj ata që nuk janë më, dua t’u them se amaneti i tyre u bë realitet.”

Krahas librave të tij në gjuhen shqipe, disa sosh janë përkthyer edhe ne gjuhën angleze dhe atë suedeze. Ai ka mall për Çamërinë dhe në shkrimet e tij ai e shpreh më së miri ketë gjë. Ai ka shëtitur në çdo cep të Shqipërisë që e kish ëndërruar dhe dëshiruar që një ditë ta shihte këtë vend, ku dhe ne gjumin e natës shihte ëndrra, se si një ditë do të ishte atje, dhe kjo u bë realitet. E sot Shqipëria është e lirë, siçç e lirë është edhe Kosova dashuria e përjetshme e poetit. Suhareka është vendi i lindjes që ai me aq mall i kushton poezitë e tija. Ndaj duke parë gjithë këtë punë voluminoze, ketë poezi kaq të thjeshtë, por aq kuptimplote, ai pati nderin të jetë fituesi i këtij çmimi të caktuar nga redaksia.

Ky çmim, në shenje respekti e mirënjohje iu dorëzua poetit nga Kryetari i shoqatës Alba - Dansk, z. Arben Hoxhaj. Pastaj Kryeredaktori i "Shqip.dk", Luigj Shkodrani, i dorëzoi znj. Qibrije Hoxha "Mirënjohje",për kontributin e saj te shquar në çështjen e Kosovës, por dhe një ndër aktivistët më të shquara në Skandinavi e më gjerë. Zonja Qibrije shquhet për kontributin e dhëne edhe ne përkthime te ndryshme nga gjuha shqipe në suedisht, dhe anasjelltas, nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ajo gjithë jetën ja ka kushtuar çështjes kombëtare. Është pjesëmarrëse e rregullt ne te gjitha organizimet qe janë bërë në Skandinavi, duke dhënë kontributin e saj të çmuar. Ajo ka marrë pjesë në kongreset e Lidhjesh Shqiptare në botë, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Dhe ajo vazhdon sot e kësaj dite të kontribuojë në çështjet më madhore të shqiptarëve, pra, edhe kjo sokoleshë Kosove nuk din të ndalet dhe nuk ka të ndalur. Një mirënjohje e veçantë për poetin Remzi Basha, u nda këto ditë edhe nga redaksia e revistës Shqiptari në Bukuresht.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora